{"id":72512,"date":"2021-10-27T17:10:41","date_gmt":"2021-10-27T15:10:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-silvana-lule-perballet-me-problemet-e-pasurise-se-bashkejetuesit\/2021\/10\/27\/"},"modified":"2023-04-06T18:27:40","modified_gmt":"2023-04-06T16:27:40","slug":"prokurorja-silvana-lule-perballet-me-problemet-e-pasurise-se-bashkejetuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-silvana-lule-perballet-me-problemet-e-pasurise-se-bashkejetuesit\/2021\/10\/27\/","title":{"rendered":"Prokurorja Silvana Lule p\u00ebrballet me problemet e pasuris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebjetuesit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs dha shpjegime n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr mungesat e burimeve financiare t\u00eb bashk\u00ebjetuesit n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe dy makinave. N\u00eb seanc\u00eb u relatuan edhe tre denoncime, p\u00ebr t\u00eb cilat Lule tha se kishte kryer hetime t\u00eb plota.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81208\" aria-describedby=\"caption-attachment-81208\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Lule-ne-seance.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81208\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Lule-ne-seance-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81208\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81208\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Tiran\u00ebs, Silvana Lule gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Silvana Lule dha shpjegime p\u00ebr burimet e pasurive t\u00eb bashk\u00ebjetuesit si dhe p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar t\u00eb konfiktit t\u00eb interesit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore q\u00eb u zhvillua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb KPK. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurorja Lule mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Lulen po kryhet nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn.<\/p>\n<p>Silvana Lule p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan disa probleme me pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb Lules, q\u00eb nga sa u relatua dhe deklarua prej subjektit, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ish-drejtuesin e ALUIZNI-it n\u00eb Tiran\u00eb, Florjan Hajdini.<\/p>\n<p>Hajdini \u00ebsht\u00eb hetuar nga prokuroria p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb dh\u00ebnien e disa lejeve t\u00eb legalizimit. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar m\u00eb von\u00eb nga Apeli.<\/p>\n<p>Balanca m\u00eb e madhe negative u konstatua nga Komisioni p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb porositur nga bashk\u00ebjetuesi i subjektit n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr \u00e7mimin 75 mij\u00eb euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera 6.3 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebjetuesi prej shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb po nga v\u00ebllai n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Faskaj tha se Hajdini rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i tij ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, Hajdini e kishte porositur apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb prej vitit 2009 dhe jo n\u00eb 2012-\u00ebn. \u201cKontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb von\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb hipotekimit t\u00eb objektit\u201d, sqaroi Lule dhe evidentoi se \u00ebsht\u00eb pranuar fakti se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur para vitit 2012.<\/p>\n<p>\u201cApartamenti i p\u00ebrket vet\u00ebm bashk\u00ebjetuesit,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa shtoi se kishte dor\u00ebzuar prova p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u2018Citroen\u201d q\u00eb bashk\u00ebjetuesi i subjektit ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 420 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni ka konstatuar se subjekti ka hetuar administratorin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka kryer shitjen. Por relatorja Faskaj sqaroi se kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb kryer dy vite pas blerjes s\u00eb mjetit dhe se nuk duket q\u00eb t\u00eb ket\u00eb konflikt interesi t\u00eb prokurores Lule n\u00eb hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Nga analiza financiare ka rezultuar se bashk\u00ebjetuesi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e gjith\u00eb \u00e7mimit t\u00eb makin\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 420 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Lule deklaroi se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb se kishte hetuar administratorin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka kryer shtijen, pasi personi n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtja prej saj, nuk ka qen\u00eb as ortak dhe as administrator i asaj shoq\u00ebrie. Lidhur me mungesat e burimeve, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb edhe kursimet e familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebjetuesit.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen nga bashk\u00ebjetuesi t\u00eb nj\u00eb automjeti tip BM\u00cb n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr, por sipas Komisionit shitja \u00ebsht\u00eb realizuar m\u00eb von\u00eb dhe shuma e p\u00ebrfituar nga ai transaksion nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e BM\u00cb-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se me k\u00ebt\u00eb mjet kan\u00eb udh\u00ebtuar edhe persona t\u00eb tjer\u00eb, ku nj\u00ebri prej tyre ka qen\u00eb i hetuar nga prokurorja Lule n\u00eb vitin 2009, \u00e7\u00ebshtjen ndaj t\u00eb cilit e ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Prokurorja Lule theksoi se shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe blerja e BM\u00cb-s\u00eb ishte kryer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, brenda dy minutave. \u201cQ\u00ebllimi i pal\u00ebve ka qen\u00eb blerja dhe shitja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb\u201d, vijoi ajo duke pretenduar se veprimet jan\u00eb kryer tek i nj\u00ebjti noter.<\/p>\n<p>Lidhur me personin q\u00eb kishte hetuar, p\u00ebr t\u00eb cilin u konstatua se ka udh\u00ebtuar me mjetin e bashk\u00ebjetuesit, Lule pohoi se ata jan\u00eb persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, me gjeneralitete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb jet\u00ebr tip Audi t\u00eb bler\u00eb nga Hajdini dhe v\u00ebllai i tij, G.H. n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 600 mij\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se mjeti ka qen\u00eb i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga Interpoli, pasi ka rezultuar i vjedhur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se prokuorja Lule ka hetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb mjetit R.N, por \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka ndodhur para bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb subjektit me Hajdinin.<\/p>\n<p>Faskaj konsideroi t\u00eb dyshimt\u00eb faktin se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe shitur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe se nga rezultatet e hetimit duket se bashk\u00ebjetuesi i Lules e ka ditur k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Lule sqaroi se bashk\u00ebjetuesi ishte bler\u00ebsi i tret\u00eb i mjetit dhe se ishte deklaruar si makin\u00eb e vjedhur 4 vite pasi ishte kryer ai transaksion. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebjetuesi nuk kishte pasur njohje me R.N. dhe se nuk mbante mend ta kishte hetuar at\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur edhe lidhur me mosdeklarimin e zot\u00ebrimit t\u00eb aksioneve nga bashk\u00ebjetuesi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, e themeluar n\u00eb vitin 2014. Lule ka shpjeguar se shoq\u00ebria ku bashk\u00ebjetuesi rezulton aksioner nuk ka pasur aktivitet dhe t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2008 ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe pasurit\u00eb dhe veprimtaria financiare e bashk\u00ebjetuesit, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lule e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pranohen provat p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebjetuesit p\u00ebr blerjen e apartamenteve n\u00eb Vlor\u00eb e Tiran\u00eb, si dhe t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb 2013-\u00ebn. Gjithashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pranohet se shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe blerja e BM\u00cb-s\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimisht k\u00ebrkoj q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb vler\u00ebsohet se pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit jan\u00eb 100% t\u00eb tijat dhe se nuk kam asnj\u00eb p\u00ebrfshirje. Jemi n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb, por veprojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebr pasurit\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebr prokuroren Lule ishte pozitiv. Subjekti ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv edhe p\u00ebr tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura prej saj dhe pes\u00eb t\u00eb shortuarat. Po ashtu, pjesa m\u00eb e madhe e 10 denoncimeve nga publiku kan\u00eb rezultuar pa probleme, nd\u00ebrsa q\u00eb u relatuan gjer\u00ebsisht tre denoncime, ku u ngrit\u00ebn edhe dyshime p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebr t\u00eb cilat Lules i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Denoncuesi F.A. ka pretenduar se subjekti nuk ka kryer hetime lidhur me kall\u00ebzimin e b\u00ebr\u00eb prej tij ndaj djemve t\u00eb daj\u00ebs, duke pretenduar se kishin manipuluar d\u00ebshmin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb duke falsifikuar provat, e p\u00ebr rjedhoj\u00eb kishin p\u00ebrjashtuar nga trash\u00ebgimia n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kall\u00ebzimi ka qen\u00eb p\u00ebr falsifikim dokumentesh, prokurorja Lule ka vendosur mosfillimin e hetimit p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d me argumentin se fakti nuk parashikohet si vep\u00ebr penale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se nuk ka hetuar lidhur me pretendimin p\u00ebr falsifikimin e dokumenteve me arsyetimin se nuk jan\u00eb pretenduar dokumente konkret\u00eb. Faskaj v\u00ebrejti se kall\u00ebzuesi kishte evidentuar se falsifikimi ishte kryer n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb pretenduar.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe proceset civile lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku t\u00eb paditurit jan\u00eb mbrojtur nga v\u00ebllai i bashk\u00ebjetuesit t\u00eb subjektit. Faskaj sqaroi se vendimi i mosfillimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2012, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti ka e ka deklaruar bashk\u00ebjetes\u00ebn nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Por nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konkluduar se tre jav\u00eb pas marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb mosfillimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, prokurorja Lule ka udh\u00ebtuar me bashk\u00ebjetuesin p\u00ebr t\u00eb takuar v\u00ebllan\u00eb e saj n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>\u201cKy fakt ngre dyshim se n\u00eb koh\u00ebn e marrjes s\u00eb vendimit, subjekti ka patur njohje me bashk\u00ebjetuesin prandaj ngrihen dyshime se ajo e ka hetuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit,\u201d pohoi Faskaj.<\/p>\n<p>Prokurorja Lule deklaroi se nuk rezultonte t\u00eb kishte pasur dokumente t\u00eb falsifikuara dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb marr\u00eb zgjidhje vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet procesit civil. Lidhur me p\u00ebrcaktimin e vepr\u00ebs penale \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, Lule tha se mund t\u00eb ishte gabim nga pakujdesia pasi mund t\u00eb ishte punuar mbi ndonj\u00eb vendim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk njihej me v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebjetuesit G.H. n\u00eb koh\u00ebn e hetimit t\u00eb k\u00ebsaj, c\u00ebshtje. \u201cMe bashk\u00ebjetuesin jam njohur n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013,\u201d deklaroi ajo dhe sqaroi se udh\u00ebtimi nuk ishte kryer me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb. Lule sqaroi se G.H. kishte qen\u00eb avokat i t\u00eb kall\u00ebzuarve nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile dhe se nuk kishte nga ta njihte. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi n\u00eb hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka kryer hetim edhe mbi kall\u00ebzimin e kryer nga denoncuesi tjet\u00ebr A.C., i cili ka pretenduar se Lule ka zvarritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme hetimet dhe m\u00eb pas ka vendosur mosfillimin e hetimit.<\/p>\n<p>Por prokurorja tha se: \u201cGjykata \u00ebsht\u00eb shprehur se hetimet jan\u00eb t\u00eb plota\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund prokurorja Silvana Lule k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 29 tetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs dha shpjegime n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr mungesat e burimeve financiare t\u00eb bashk\u00ebjetuesit n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe dy makinave. N\u00eb seanc\u00eb u relatuan edhe tre denoncime, p\u00ebr t\u00eb cilat Lule tha se kishte kryer hetime t\u00eb plota.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72513,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Lule-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Tiran\u00ebs, Silvana Lule gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72512"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72512"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72512\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72514,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72512\/revisions\/72514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}