{"id":72515,"date":"2021-10-26T19:41:51","date_gmt":"2021-10-26T17:41:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ermir-lelci-perballet-me-probleme-per-pasurine-e-profesionalizmin\/2021\/10\/26\/"},"modified":"2023-04-06T18:27:53","modified_gmt":"2023-04-06T16:27:53","slug":"ermir-lelci-perballet-me-probleme-per-pasurine-e-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ermir-lelci-perballet-me-probleme-per-pasurine-e-profesionalizmin\/2021\/10\/26\/","title":{"rendered":"Ermir Lel\u00e7i p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb e profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs Ermir Lel\u00e7i u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin q\u00eb kishte paguar edhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm. Gjithashtu, ai dha shpjegime p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb profesionale dhe raste konflikti interesi gjat\u00eb hetimit, t\u00eb konstatuara nga Komisioni.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81191\" aria-describedby=\"caption-attachment-81191\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ermir-Leci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81191\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ermir-Leci-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81191\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81191\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Shkodr\u00ebs Ermir Lel\u00e7i | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Ermir Lel\u00e7i nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime gjat\u00eb p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti q\u00eb zot\u00ebron s\u00eb bashku me t\u00eb atin, p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin profesional dhe gjendjen n\u00eb konflikt interesi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Lel\u00e7i mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Lel\u00e7i po kryhet nga trupa e gjykuese e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Ermir Lel\u00e7i e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai ka punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Berat dhe prej vitit 2004 kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror e ushtron funksionin n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh <\/strong><\/p>\n<p>Problemet kryesore q\u00eb u relatuan p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 138 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, kundrejt \u00e7mimit 6.2 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka sqaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se zot\u00ebron 33% t\u00eb k\u00ebtij apartamenti dhe babai 67%, sipas kontributit t\u00eb secilit.\u00a0 Si burime t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb prej tij n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursimet e babait nga vet\u00ebpun\u00ebsimi n\u00eb bujq\u00ebsi e blegtori nga viti 1991 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja pohoi se kredia e marr\u00eb prej subjektit \u00ebsht\u00eb pranuar si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi ka rezultuar se kur \u00ebsht\u00eb disbursuar \u00ebsht\u00eb transferuar menj\u00ebher\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>KPK konstaton se babai i subjektit ka investuar n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs duke paguar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vijon ende dhe sot t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb fshat. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2006 prokurori Lel\u00e7i ka lidhur kontrat\u00eb kapari me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese dhe ka paguar n\u00eb at\u00eb moment shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se po n\u00eb n\u00eb vitin 2006, jan\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dy pagesa t\u00eb tjera, nj\u00ebra n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb me mandat ark\u00ebtimi dhe tjetra n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb me transfert\u00eb bankare nga babai i subjektit.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb tjera p\u00ebr apartamentin, Komisioni konstaton se vlera e p\u00ebrgjithshme e paguar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy pagesat e kryer n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb vitin 2006, kap shifr\u00ebn 7 milion\u00eb e 590 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka paguar 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr apartamentin dhe jo 6.2 milion\u00eb lek\u00eb sikund\u00ebr deklaron\u201d, pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i detyrimeve p\u00ebr kredin\u00eb, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb shlyer vlera e plot\u00eb n\u00eb vitin 2009. Sipas KPK, subjekti ka shpjeguar se shuma e mbetur \u00ebsht\u00eb shlyer nga babai i tij.<\/p>\n<p>Lel\u00e7i ka deklaruar para Komisionit se i ati ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb krijuara nga aktiviteti blegtoral dhe ai bujq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb mbuluar pages\u00ebn e k\u00ebsteve, si dhe p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebto deklarime ai ka depozituar dokumentacion q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetojn\u00eb se babai ka pasur depozita bankare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme edhe para blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe se ka kryer veprime p\u00ebr pagesat n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar. \u00c7iftja pohoi se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se babai i subjektit ka n\u00eb p\u00ebrdorim rreth 40 dynym\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe se n\u00eb vitin 1995 ka bler\u00eb nj\u00eb traktor n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga analiza financiare e KPK nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga babai prej aktivitetit bujq\u00ebsor e blegtoral e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative fondesh n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb dhe 4.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve nga i ati.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe balancat negative t\u00eb babait, kan\u00eb rezultuar mungesa financiare n\u00eb vitet 2006,2007 dhe 2009 n\u00eb shum\u00ebn totale 6.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Lel\u00e7i e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK. Ai tha se s\u00eb bashku me nj\u00eb auditues privat kishin konkluduar se provonin q\u00eb babai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Sipas subjektit, \u00ebsht\u00eb provuar se i ati ushtron aktivitetin blegtoral dhe bujq\u00ebsor prej vitit 1993.<\/p>\n<p>\u201cProvohet se t\u00eb ardhurat jan\u00eb siguruar nga burime t\u00eb ligjshme. Kur ka aktivitet blegtoral paguhet vet\u00ebm taksa n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative p\u00ebrkat\u00ebse dhe jo tatime\u201d, pohoi Lel\u00e7i.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e pages\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shume 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitin 2016, subjekti shpjegoi se n\u00eb mandat ark\u00ebtim ishte e qart\u00eb se ai dokument \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb interesuarit, babait t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se vlera totale e paguar p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me marrdh\u00ebnien e t\u00eb atit me apartamentin q\u00eb p\u00ebdoret prej tij nga momenti i blerjes, Lel\u00e7i pohoi se i ati kishte zgjedhur t\u00eb jetonte n\u00eb fshat pasi \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar atje dhe \u00ebsht\u00eb me qet\u00eb, por se kur t\u00eb moshohej do t\u00eb transferohej t\u00eb jetonte aty.<\/p>\n<p>Sipas relatores, Komisioni ka hetuar edhe p\u00ebr ndonj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka hetuar n\u00eb vitin 2014 nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb regjistruar ndaj k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebr veprat penale \u201cnd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d, \u201cpun\u00ebsim i paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cshkelje e rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb\u201d. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal\u201d, pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Lel\u00e7i mohoi t\u00eb ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Ai deklaroi se kishte njoftuar drejtuesin e prokuroris\u00eb se kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament tek shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e kall\u00ebzuar, por ai i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb vazhdonte hetimin.<\/p>\n<p>Ai theksoi se marrdh\u00ebnia financiare q\u00eb kishte pasur me t\u00eb kall\u00ebzuarin kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2007 dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb lidhje tjet\u00ebr me at\u00eb person.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe mosdeklarimi i pjes\u00ebve takuese t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb tok\u00ebn bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga familjet e origjin\u00ebs sipas ligjit \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d. Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim, Lel\u00e7i u mbrojt n\u00eb seanc\u00eb me faktin se toka q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrdorim i ati p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit 7501, nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar ende si pron\u00eb e familjes. P\u00ebr mosdeklarimin e pjes\u00ebs takuese t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes, ai deklaroi se nuk kishin nj\u00eb informacion t\u00eb till\u00eb, pasi e shoqja kishte qen\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl kur ishte p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr profesionalizmin ka qen\u00eb pozitiv, Komisioni ka gjetur probleme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb verifikuar dhe p\u00ebr shkak t\u00eb shortimit rast\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar se prokurori Lel\u00e7i ka hetuar nj\u00eb kall\u00ebzim per ndjekje penale t\u00eb Drejtoris\u00eb rajonale t\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore Shkod\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb firmosur nga motra e tij, A.S.. \u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka k\u00ebrkuar heqjen dor\u00eb nga procedimi penal n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs penale\u201d, theksoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Sipas relatores, megjith\u00ebse <em>subjekti ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb motra e tij ka hartuar dhe firmosur kall\u00ebzimet ka qen\u00eb i bindur se nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga procedimi, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e m\u00ebsip\u00ebrme ligjore. <\/em><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se ndaj prokurorit Lel\u00e7i jan\u00eb depozituar 4 procedime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb Lezh\u00eb, ku denoncuesit kan\u00eb pretenduar se subjekti ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn pasi nuk ka kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ku ata kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rolin e kall\u00ebzuesit.<\/p>\n<p>Prokurori Lel\u00e7i i konsideroi denoncimet dashakeqe. \u201cAta kan\u00eb dashur t\u00eb m\u00eb heqin nga procedimet se e din\u00eb q\u00eb zbatoj ligjin. Kan\u00eb zgjedhur praktik\u00ebn t\u00eb m\u00eb denoncojn\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr heqje dor\u00eb\u201d, theksoi Lel\u00e7i dhe sqaroi se prokuroria e Lezh\u00ebs kishte vendosur mosfillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Komisioni e ka hetuar edhe n\u00eb aspektin profesional situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb prokurorit Lel\u00e7i n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb ngarkim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ku ai ka bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjes ka rezultuar se nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror ka pushuar nj\u00eb procedim penal ndaj shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesi i Prokuroris\u00eb Shkod\u00ebr e ka prishur vendimin dhe e ka bashkuar me nj\u00eb procedim tjet\u00ebr duke vendosur q\u00eb hetimi t\u00eb vazhdoj\u00eb nga Lel\u00e7i. Ky i fundit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve ka vendosur t\u00eb ngrej\u00eb akuz\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshkelje e rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka pushuar vepr\u00ebn penale \u201cnd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm\u201d p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Penal dhe ligjin e vitit 2014 \u201cP\u00ebr dh\u00ebnie amnistie\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>Mes 7 denoncimeve nga publiku, u ve\u00e7uan disa \u00e7\u00ebshtje, ku n\u00eb nj\u00eb prej tyre ankuesi pretendon se subjekti nuk ka hetuar akuz\u00ebn q\u00eb ai ka paraqitur ndaj disa punonj\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr veprat penale \u201cpushtimi i tok\u00ebs; \u201cnd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u2018falsifikim dokumentesh\u201d.<\/p>\n<p>Lel\u00e7i ka k\u00ebrkuar pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, por gjykata nuk e ka pranuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb duke urdh\u00ebruar vazhdimin e hetimeve, vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli Shkod\u00ebr. Po ashtu kan\u00eb rezultuar edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb shqyrtuara, kur k\u00ebrkesat p\u00ebr pushim t\u00eb prokurorit Lel\u00e7i jan\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykatat.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan disa raste kur mungon vendimi p\u00ebr zgjatjen e hetimeve dhe n\u00eb nj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar personi n\u00ebn hetim p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e pushimit t\u00eb hetimeve, si dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>I pyetur nga komisioner\u00ebt lidhur me mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatura nga hetimi administrativ, Lel\u00e7i u mbrojt kryesisht me ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale n\u00eb vitin 2017. P\u00ebr munges\u00ebn e vendimeve p\u00ebr zgjatje hetimi ai shpjegoi se i ishte drejtuar gjykat\u00ebs pas vendimeve t\u00eb saj p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkesave p\u00ebr pushim, por nuk ishin pranuar.<\/p>\n<p>Konstatimit t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs se rr\u00ebzimi i k\u00ebrkesave nga gjykatat apo drejtuesi i prokuroris\u00eb m\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb paaft\u00ebsi apo dembeliz\u00ebm, subjekti u mbrojt me t\u00eb nj\u00ebjtin argument, duke p\u00ebrmendur ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2017 q\u00eb sipas tij nevojitej koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar procedurat. \u201cUn\u00eb kam standartin tim, gjykata mund t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb edhe p\u00ebr veprime t\u00eb tjera\u201d, pohoi Lel\u00e7i dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 28 tetor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs Ermir Lel\u00e7i u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin q\u00eb kishte paguar edhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm. Gjithashtu, ai dha shpjegime p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb profesionale dhe raste konflikti interesi gjat\u00eb hetimit, t\u00eb konstatuara [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72516,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[459,118,149,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ermir-Leci.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Shkodr\u00ebs Ermir Lel\u00e7i | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72515"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72517,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72515\/revisions\/72517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}