{"id":72530,"date":"2021-10-25T17:42:38","date_gmt":"2021-10-25T15:42:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-klorinda-cela-perballet-me-akuza-per-fshehje-pasurish-ne-kpk\/2021\/10\/25\/"},"modified":"2023-04-06T18:28:41","modified_gmt":"2023-04-06T16:28:41","slug":"gjyqtarja-klorinda-cela-perballet-me-akuza-per-fshehje-pasurish-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-klorinda-cela-perballet-me-akuza-per-fshehje-pasurish-ne-kpk\/2021\/10\/25\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Klorinda \u00c7ela p\u00ebrballet me akuza p\u00ebr fshehje pasurish n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Ashtu si n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj t\u00eb shkarkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Klorinda \u00c7ela ka fshehur dy pasuri dhe ka mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81156\" aria-describedby=\"caption-attachment-81156\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klorinda-seanca-degjimore.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81156\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klorinda-seanca-degjimore-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81156\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81156\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK p\u00ebr gjyqtaren Klorinda \u00c7ela. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit i lexoi gjetjet e procesit t\u00eb vetingut p\u00ebrball\u00eb karrigeve t\u00eb boshatisura, pasi gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Klorinda \u00c7ela nuk u paraqit as n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 25 tetor.<\/p>\n<p>Sipas kryesueses s\u00eb trup\u00ebs, Genta Tafa Bungo, subjekti nuk kishte paraqitur justifikim p\u00ebr munges\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb. Nd\u00ebrsa relatori Lulzim Hamitaj tha se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtaren ishte mbyllur vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Klorinda \u00c7ela p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Klorinda \u00c7ela dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Ken Dhima p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me pasurin\u00eb \u2013por k\u00ebrkesa u rr\u00ebzua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Dejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dhima u shkarkua nga detyra m\u00eb 29 korik 2021, pasi nga hetimi i KPK-s\u00eb rezultoi me bilanc negativ n\u00eb 12 vite si dhe me pasuri t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>Komisioneri Hamitaj renditi n\u00eb relatimin e tij p\u00ebr gjyqtaren \u00c7ela nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasurish, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave u konstatuan balanca negative dhe u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb jan\u00eb konstatuar fillimisht nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, sipas t\u00eb cilit subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb; se nuk ka burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; si dhe ka kryer fshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00eb financiare t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 114.60 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 kundrejt \u00e7mimit 74 mij\u00eb e 400 euro. Nga hetimi nuk jan\u00eb gjetur probleme lidhur me nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 52 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas KPK-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet burimi i nj\u00eb huaje 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi A.\u00c7.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit, ashtu si \u00ebsht\u00eb pretenduar, pasi disponimi i vler\u00ebs mund t\u00eb ekzistonte pas kryerjes s\u00eb atij transaksioni.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb evidentuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting me at\u00eb t\u00eb vitit 2005, kur rezulton t\u00eb mos jet\u00eb pasqyruar pagesa e shum\u00ebs 22 mij\u00eb e 400 euro dhe burimi i saj financiar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00c7ela ka deklaruar n\u00eb vitin 2012 dhurimin e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 44 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 21 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb shitur ne vitin 2017 nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet financiare t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, subjekti ka paraqitur n\u00eb KPK nj\u00eb njoftim publik sipas t\u00eb cilit i ati do t\u00eb shpron\u00ebsohej bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim qeverie duke fituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga nj\u00eb truall dhe nga nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit e kan\u00eb bler\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e dhuruar n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpron\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb realizuar rreth dy vite m\u00eb von\u00eb. Hamitaj tha se gjyqtarja \u00c7ela nuk ka depozituar dokumentacion justifikues ligjor mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga prind\u00ebrit, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7ela dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 15 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe totale 188.18 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015, q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebhet nga tre nj\u00ebsi me t\u00eb vogla. N\u00eb kontat\u00ebn e porosis\u00eb vlera totale e pasurive \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb shum\u00ebn 246 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se n\u00ebse objektet do t\u00eb merreshin n\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb gjendje karabina, at\u00ebher\u00eb \u00e7mimi do t\u00eb ishte 105 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb pretendimet se k\u00ebto nj\u00ebsi jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim karabina dhe se \u00e7mimi total i tyre ka qen\u00eb 105 mij\u00eb euro, pasi nuk ka deklaruar n\u00eb vite shpenzime p\u00ebr punime. N\u00eb k\u00ebto kushte \u00e7mimi total \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb shum\u00ebn 246 mij\u00eb euro dhe nga analiza financiare \u00ebsh\u00eb konstatuar balanca negative 15 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi tjet\u00ebr sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 46 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 t\u00eb ardhurat po nga shpron\u00ebsimi n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe t\u00eb ardhura nga qiraja me subjektin \u201cA.\u00c7.\u201d n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn veting ajo ka sqaruar n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe nj\u00eb detyrim n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb ndaj n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, lidhur me huan\u00eb pa afat dhe pa interes n\u00eb vler\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje lidhur me vler\u00ebn e huas\u00eb s\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting me at\u00eb t\u00eb vitit 2015, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb konkluduar se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u2019i japin hua n\u00eb vitin 2015 shum\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ngre dyshime mbi marr\u00ebdh\u00ebnien e nj\u00eb qiradh\u00ebnie me shtetasin A. \u00c7., dhe t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb dhe para regjistrimit t\u00eb adres\u00ebs s\u00eb dyqanit.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 47 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, \u00c7ela ka deklaruar burime t\u00eb ndryshme krijimi. N\u00eb vitin 2015 ajo ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga shpron\u00ebsimi n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn vetin ka deklaruar huan\u00eb nga prind\u00ebrit 14 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb adhurat nga pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit si gjyqtar\u00eb, si dhe nga qiraja.<\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00c7ela dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr blerjen e dy garazheve n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb nga 4500 euro secili, ku si burim krijimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat dhe dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuri t\u00eb fshehura<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00c7ela dhe bashk\u00ebshoti i saj nuk kan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb ato periodike nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 190 m2 n\u00eb Sh\u00ebngjin. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb porositur nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2011 dhe \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr burimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, por ka sqaruar se k\u00ebsaj pyetjeje i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur bashk\u00ebshorti n\u00eb deklarimin e tij dhe se apartamenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kunatit, i cili mund t\u00eb tregoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm pasi ka 20 vjet n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se pasuria \u00ebsht\u00eb porositur dhe paguar nga bashk\u00ebshorti i subjektit, KPK ka kryer analiz\u00ebn financiare prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb e paguar nga ky i fundit, q\u00eb m\u00eb pas i ka transferuar t\u00eb drejtat tek v\u00ebllai E.Dh..<\/p>\n<p>KPK ngre dyshime edhe p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2009, familjari i subjektit A.\u00c7. ka porositur dyqanin p\u00ebr \u00e7mimin 220 mij\u00eb euro. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e garantuesit. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr porosie e atij viti, ku porosit\u00ebsi dhe garantuesi jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt, por \u00e7mimi i pasuris\u00eb rezulton 150 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se k\u00ebto dy kontrata rezulton t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin objekt dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat pal\u00eb, por t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb dy data t\u00eb ndryshme, n\u00eb t\u00eb cilat ndryshon \u00e7mimi dhe plani i pagesave.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka informuar se nuk ka marr\u00ebveshje me subjektin dhe bashk\u00ebshortin e saj, por se marr\u00ebveshja q\u00eb ata kan\u00eb \u00ebsht\u00eb kontrata e porosis\u00eb po e vitit 2009 me A.\u00c7. dhe bashk\u00ebshortin e subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb dyqani n\u00eb vler\u00ebn prej 150 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompania ka sqaruar se bashk\u00ebshorti i subjektit \u00ebsht\u00eb quajtur si garantor i kontrat\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb njohjeve personale t\u00eb m\u00ebparshme dhe se kjo ishte kryer p\u00ebr shkak t\u00eb pasigurive q\u00eb i ka paraqitur porosit\u00ebsi A.\u00c7. p\u00ebr likujdimin e k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>KPK ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e subjektit dhe personave t\u00eb lidhur prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 17 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se A.\u00c7. nuk e ka deklaruar fillimisht k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe pasi ka rezultuar se kontrata p\u00ebr furnizim me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bshk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, Komisioni ngre dyshime se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb porositur dhe paguar prej gjyqtar\u00ebve \u00c7ela e Dhima.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb A.\u00c7. me q\u00ebllim fshehjen e pasuris\u00eb dhe shmangien e kontrollit t\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka aritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortit nga shitja e librave, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi p\u00ebr disa hua, dhurime, sponcorizime apo shp\u00ebrblime t\u00eb p\u00ebrfituara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Hamitaj p\u00ebrfundoi se nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2016 ka rezultuar bilanc i p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ n\u00eb shum\u00ebn 55 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 KPK njoftoi se seanc\u00eb e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 28 tetor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj t\u00eb shkarkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Klorinda \u00c7ela ka fshehur dy pasuri dhe ka mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72531,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klorinda-seanca-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK p\u00ebr gjyqtaren Klorinda \u00c7ela. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72530"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72532,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72530\/revisions\/72532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}