{"id":72545,"date":"2021-10-24T13:22:59","date_gmt":"2021-10-24T11:22:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-nuk-iu-pergjigj-kerkeses-se-kolegjit-per-te-plotesuar-dosjen-gjysmake-te-irma-ballit\/2021\/10\/24\/"},"modified":"2023-04-06T18:29:15","modified_gmt":"2023-04-06T16:29:15","slug":"kpk-nuk-iu-pergjigj-kerkeses-se-kolegjit-per-te-plotesuar-dosjen-gjysmake-te-irma-ballit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-nuk-iu-pergjigj-kerkeses-se-kolegjit-per-te-plotesuar-dosjen-gjysmake-te-irma-ballit\/2021\/10\/24\/","title":{"rendered":"KPK nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kolegjit p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dosjen gjysmake t\u00eb Irma Ballit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji vendosi me shumic\u00eb t\u00eb kthente n\u00eb Komision rivler\u00ebsimin e prokurores s\u00eb Apelit, Irma Balli pasi rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar vendimin e KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. KPA shprehet n\u00eb vendim se gjeti shkelje procedurale nga KPK, e cila nuk i ka dor\u00ebzuar Kolegjit dosjen e plot\u00eb t\u00eb hetimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56548\" aria-describedby=\"caption-attachment-56548\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/irma-balli.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56548\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/irma-balli-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"56548\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56548\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Prokurorise se Apelit te Korces, Irma Balli, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb ktheu p\u00ebr rivler\u00ebsim n\u00eb dy kritere \u00e7\u00ebshtjen ndaj Drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Irma Balli, vihet n\u00eb dukje se KPK kishte shkelur procedurat p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor\u00eb dhe i kishte d\u00ebrguar Kolegjit nj\u00eb dosje t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim Kolegji thot\u00eb se p\u00ebrshkak t\u00eb mang\u00ebsive n\u00eb dosje ishte \u201cpamundur t\u00eb shqyrtohej mbi baz\u00eb dokumentacioni\u201d. Kolegji, si\u00e7 del n\u00eb vendim i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb dosja t\u00eb plot\u00ebsohej me \u201cakti procedural lidhur me rezultatet e hetimit administrativ\u201d, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk p\u00ebrcolli n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit aktin procedural \u201cRezultatet paraprake t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb\u201d n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb akti zyrtar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij konstatimi trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdari, Ina Rama e Natasha Mulaj, vendosi t\u00eb hapte seanc\u00eb publike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ndaj Ballit. Pasi d\u00ebgjoi Ballin n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb KPA vendosi me shumic\u00eb q\u00eb ta prish\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb shkurtit 2019 t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK t\u00eb kryesuar nga Luzim Hamitaj, me relator\u00eb Olsi Komici dhe an\u00ebtare Suela Zhegu.<\/p>\n<p>Shumica, Sokol \u00c7omo, Ina Rama dhe Ardian Hajdari, arsyeton se problemet e gjetura n\u00eb pasurin\u00eb e prokurores nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim. N\u00eb pakic\u00eb Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz shprehen se vendimi i shkarkimit vet\u00ebm mbi kriterin e pasuris\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se balli ishte hetuar vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, shumica vendosi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb rikthehej p\u00ebr shqyrtim t\u00eb dy kritereve t\u00eb tjera n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsit\u00eb proceduriale<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur nga Kolegji Balli kishte pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera se i ishte c\u00ebnuar e drejta p\u00ebr \u201cproces t\u00eb rregullt ligjor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Prokurorja v\u00eb n\u00eb dukje ndryshe nga detyrimi ligjor\u00eb p\u00ebr zbardhje t\u00eb vendimit brenda 30 dit\u00ebve, ajo u njoh me vendimmarrjen e plot\u00eb ndaj saj 90 dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb vendimit.\u00a0 Balli thot\u00eb se kjo i kishte c\u00ebnuar asaj t\u00eb drejt\u00ebn Kushtetutese t\u00eb ankimit n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i Ballit nuk \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7uar. Si\u00e7 ka gjetur BIRN m\u00eb h\u00ebr\u00ebt nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb KPK jan\u00eb zbardhur p\u00ebrtej afateve ligjore, duke krijuar vonesa p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit dhe nga ana tjet\u00ebr edhe kosto financiare n\u00eb buxhet. Ligji parashikon q\u00eb magjistrat\u00ebt e shkarkuar nga KPK t\u00eb vijon\u00eb t\u00eb paguhen me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs deri sa vendimi merr form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. KPK, e cila nd\u00ebrkoh\u00eb kritikon shpesh gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb p\u00ebr tejkalim afatesh, pretendon se parashikimi ligjor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb detyrues.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli po ashtu ankohet p\u00ebr q\u00ebndrim tendencioz nga ana e Komisionit, hetim t\u00eb tej zgjatur ndaj saj dhe nj\u00ebanshm\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se KPA mori n\u00eb shqyrtim pretendimet mbi procesin e rregullt n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi si\u00e7 shqyrton edhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendimeve t\u00eb shkarkimit, por gjeti se nuk mund t\u2019i shqyrtonte ato p\u00ebr shkak se dosja nga Komisioni kishte shkuar e mang\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, u konstatua se shkaku i ngritur n\u00eb ankim nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr cenim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb drejtim t\u00eb mos garantimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u2019u njohur, p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u2019u mbrojtur lidhur me t\u00eb gjitha gjetjet e Komisionit nga hetimi administrativ, ishte i pamundur t\u00eb shqyrtohej mbi baz\u00eb dokumentacioni\u201d, thuhet n\u00eb vendim<\/p>\n<p>Kolegji b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi duke i d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb Komisionit q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte dosjen. Por si\u00e7 del nga vendimi akti i k\u00ebrkuar q\u00eb tregonte ecurin\u00eb e procesit t\u00eb hetimit dhe p\u00ebrcakton \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat nj\u00eb subjekti i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs nuk u dor\u00ebzua n\u00eb Kolegj. N\u00eb vendim nuk p\u00ebrmenden arsye t\u00eb mosdor\u00ebzimit dhe as arsye se pse akti mungonte.<\/p>\n<p>Por KPA thot\u00eb se mungesa e b\u00ebnte t\u00eb pamundur shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi. Kolegji p\u00ebr t\u00eb korrigjuar t\u00eb met\u00ebn e dosjes thirri Ballin n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. \u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb d\u00ebgjohet dhe t\u00eb mbrohet lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e saj para trupit gjykues t\u00eb Kolegjit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebshtja e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn procedurale trupa n\u00eb KPA ishte unanime, n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb Ballit ajo u nda n\u00eb tre me dy. Shumica arsyetoi se Balli arrinte nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe rr\u00ebzoi gjetjet q\u00eb sipas KPK-s\u00eb ishin shkarkuese.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga vler\u00ebsimi dhe kontrolli i imt\u00ebsish\u00ebm i kryer n\u00eb Kolegj lidhur me pasurit\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kontrollit t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit objekt ankimi, trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, znj.Irma Balli, ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb saj\u201d, thuhet n\u00eb q\u00ebndrimin shumic\u00ebs p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Sokol \u00c7omo, Ina Rama dhe Ardian Hajdari.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se gjetjet e KPK n\u00eb lidhj me nj\u00eb karburant dhe nj\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe familjes s\u00eb saj, nuk ishin fakte q\u00eb \u00e7onin n\u00eb shkarkim. Shumica thot\u00eb se KPK kishte bazuar deklarimin e pamjaftuesh\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb nj\u00eb dosje me dokumente marr\u00eb nga Drejtoria e Arkivave n\u00eb Elbasan. Por shumica shprehet se pas verifikimit rezultoi se kjo dosje n\u00eb vetvete nuk ishte e plot\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave dosja duhej t\u00eb kishte 72 faqe, por n\u00eb t\u00eb ndodheshin vet\u00ebm 40 dhe se KPK kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gabuar bazuar mbi k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU konstatua q\u00eb num\u00ebrtimi i k\u00ebtij dokumentacionit ishte i \u00e7rregullt, \u00e7ka krijoi bindjen e trupit gjykues q\u00eb dokumentacioni i k\u00ebsaj dosjeje nuk ishte i plot\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shumica pranoi pasakt\u00ebsi apo paqart\u00ebsi n\u00eb deklarimet e Ballit, por vuri n\u00eb dukje se ato nuk mund t\u00eb konsideroheshin shkarkuese. Sipas tre gjyqtar\u00ebve Balli kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, kishe pasur burime t\u00eb ligjshme n\u00eb krijimin e nj\u00eb shume prej 26 mij\u00eb eurosh dhe se mosdeklarimi i k\u00ebmbimit t\u00eb shum\u00ebs n\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb tjet\u00ebr nuk ishte shkarkues.<\/p>\n<p>Shumica gjeti t\u00eb plot\u00eb edhe deklarimin mbi t\u00eb ardhurat nga qiraja. Sipas shumic\u00ebs n\u00eb pagesat e dokumentuara kompania qiramarr\u00ebsi kishte derdhur pages\u00ebn neto, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se pjesa tjet\u00ebr e parave ishte mbajtur prej saj si detyrim tatimor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Schuetz dhe Mulaj arsyetuan se vendimi i KPK duhej t\u00eb q\u00ebndronte sa i p\u00ebrket shkarkimit p\u00ebr pasurin\u00eb. \u201c N\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb, vendimi objekt ankimi i Komisionit duhet t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe masa disiplinore e shkarkimit nga detyra t\u00eb ishte konfirmuar nga trupi gjykues i Kolegjit\u201d, shprehet pakica.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs fakti q\u00eb vet\u00eb prokurorja ishte investuar n\u00eb regjistrimin e pasuris\u00eb dhe fakti q\u00eb n\u00eb aplikime kishte ndryshime n\u00eb num\u00ebr katesh e t\u00eb tjera, linte t\u00eb kuptohej se ajo ishte n\u00eb dijeni t\u00eb problemeve dhe pretendimet e saj p\u00ebr padijeni duhej t\u00eb rr\u00ebzoheshin. Pakica arsyeton se problematika n\u00eb dokumentacion dhe dyshimet p\u00ebr falsifikime e nd\u00ebrhyrje n\u00eb dokumentacion e b\u00ebnin subjektin t\u00eb shkarkuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur rrethanat faktike t\u00eb konstatuara nga Komisioni tregojn\u00eb dyshime t\u00eb k\u00ebsaj natyre, trupi gjykues i Kolegjit do t\u00eb duhej minimalisht t\u00eb konfirmonte gjetjen e Komisionit dhe t\u00eb rip\u00ebrcaktonte n\u00ebse n\u00eb k\u00ebto rrethana subjekti i rivler\u00ebsimit cenonte besimin e publikut\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Pakica gjithashtu pretendon se Balli nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, kishte b\u00ebr\u00eb deklarime jo t\u00eb plota dhe jo t\u00eb sakta t\u00eb cash dhe se p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja nuk ishte provuar plot\u00ebsisht pagimi i tatimit si\u00e7 parashikohej n\u00eb kontrat\u00eb noteriale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji vendosi me shumic\u00eb t\u00eb kthente n\u00eb Komision rivler\u00ebsimin e prokurores s\u00eb Apelit, Irma Balli pasi rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar vendimin e KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. KPA shprehet n\u00eb vendim se gjeti shkelje procedurale nga KPK, e cila nuk i ka dor\u00ebzuar Kolegjit dosjen e plot\u00eb t\u00eb hetimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72546,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[197,112,149,195],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/irma-balli.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Prokurorise se Apelit te Korces, Irma Balli, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72545"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72545"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72545\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72547,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72545\/revisions\/72547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}