{"id":72548,"date":"2021-10-22T17:41:28","date_gmt":"2021-10-22T15:41:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ajola-prenci-perballet-me-raport-negativ-te-dsik-per-shkak-te-bashkeshortit\/2021\/10\/22\/"},"modified":"2023-04-06T18:29:19","modified_gmt":"2023-04-06T16:29:19","slug":"ajola-prenci-perballet-me-raport-negativ-te-dsik-per-shkak-te-bashkeshortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ajola-prenci-perballet-me-raport-negativ-te-dsik-per-shkak-te-bashkeshortit\/2021\/10\/22\/","title":{"rendered":"Ajola Pren\u00e7i p\u00ebrballet me raport negativ t\u00eb DSIK p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebshortit"},"content":{"rendered":"<p>DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Ajola Pren\u00e7i, bazuar n\u00eb d\u00ebnimin e bashk\u00ebshortit ish-prokuror p\u00ebr korrupsion. Pren\u00e7i e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar dhe dashakeq konstatimin e DSIK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos penalizohej p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebshortit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81133\" aria-describedby=\"caption-attachment-81133\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ajola-Prenci-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-81133 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ajola-Prenci-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81133\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81133\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Kurbinit, Ajola Pren\u00e7i pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja Ajola Pren\u00e7i e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kurbinit u p\u00ebrpall t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe p\u00ebr nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb, q\u00eb bazohej n\u00eb informacionet lidhur me bashk\u00ebshotin ish-prokuror t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion dhe p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e saj gjyqtar, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte pasur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kontakt me krimin e organizuar. N\u00eb vler\u00ebsimin profesional, Pren\u00e7i u vler\u00ebsua pozitivisht.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr pokuroren Pren\u00e7i kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Ajola Pren\u00e7i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, Pren\u00e7i u em\u00ebrua n\u00eb prokurorin\u00eb e Matit, nd\u00ebrsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit.<\/p>\n<p><strong>Raporti negativ i DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs raport negativ, duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Pren\u00e7i p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Megjith\u00ebse DSIK ka raportuar se ndaj prokurores Ajola Pren\u00e7i nuk disponohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, raporti e penalizon subjektin p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Bekteshi nuk e b\u00ebri t\u00eb ditur emrin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ish-prokurorin e Puk\u00ebs, P\u00ebllumb Pren\u00e7i, i shkarkuar n\u00eb vitin 2014 pasi u d\u00ebnua p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Gjithashtu, DSIK ka informuar se p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, i cili ushtron detyr\u00ebn e gjyqtarit ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, si dhe n\u00eb faktin se subjekti ka sh\u00ebnuar gabim vitin e lindjes s\u00eb formularin e deklarimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, DSIK i ka q\u00ebndruar konstatimit p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Pren\u00e7it p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se edhe Komisioni ka gjetur t\u00eb nj\u00ebjtat konstatime si DSIK. Ajo shpjegoi se subjekti e ka deklaruar d\u00ebnimin e bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se edhe p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e Pren\u00e7it \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar procesi i vetingut. Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se prokurorja Pren\u00e7i nuk ka shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuarve nga bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit.<\/p>\n<p>Prokurorja Pren\u00e7i e kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK.<\/p>\n<p>\u201cRaporti i DSIK \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb dhe nuk ka lidhje me mua. T\u00eb gjitha konkluzionet lidhen me bashk\u00ebshortin dhe v\u00ebllan\u00eb tim gjyqtar,\u201d pohoi ajo dhe e cil\u00ebsoi dashakeq e diskretitues raportin.<\/p>\n<p>Pren\u00e7i theksoi se nuk e kishte fshehur ngjarjen e bashk\u00ebshortit, duke e cil\u00ebsuar si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn e saj. Subjekti vijoi se zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bashk\u00ebshortit u takon organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin tim. Nuk \u00ebsht\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb martes\u00ebs,\u201d deklaroi Pren\u00e7i dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshorti nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb ndikim n\u00eb detyr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse DSIK do t\u00eb kishte disponuar minimumin e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr ndikimin tim, do t\u2019i kishte vendosur n\u00eb raport. Por nuk kan\u00eb ekzistuar. Neve na ka lidhur jeta, por secili p\u00ebrgjigjet personalisht p\u00ebr veprimet e tij,\u201d pohoi ajo dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb d\u00ebnimin \u201ckolektiv\u201d t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Pren\u00e7i faj\u00ebsoi situat\u00ebn e krijuar prej ngjarjes s\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr transferimet gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit, q\u00eb sipas saj ka ndodhur 7 her\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb padrejta. \u201cK\u00ebrkoj q\u00eb KPK mos ta ket\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb raportin e DSIK p\u00ebr figur\u00ebn. Nuk mendoj se nj\u00eb bashk\u00ebshort duhet t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr veprimet e tjetrit,\u201d k\u00ebrkoi ajo.<\/p>\n<p>Ngat\u00ebrres\u00ebn lidhur me vitin e lindjes Pren\u00e7i e cil\u00ebsoi si nj\u00eb gabim t\u00eb kryer pa dashje dhe pa e kuptuar. Teksa subjekti po shpjegonte lidhur me konstatimin p\u00ebr kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb v\u00ebllait, kryesuesja Shuli v\u00ebrejti se nuk i ishte kaluar barr\u00eb prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje dhe Pren\u00e7i i nd\u00ebrpreu sqarimet.<\/p>\n<p><strong>Mungesa financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 75 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2004 kundrejt vler\u00ebs 2 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores Bekteshi, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 burimet e k\u00ebsaj pasurie, por ka pasqyruar nj\u00eb kedi p\u00ebr blerje apartamenti. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklaruar si burime kursime dhe kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk ka deklaruar kursime n\u00eb vitin 2003, kur ai ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar vet\u00ebm mund\u00ebsia e kursimit n\u00eb vitin 2004. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se kredia n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar dhe t\u00ebrhequr n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2005, rreth dy muaj pasi sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb. Nisur nga ky fakt, Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit as kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, subjekti ka shpjeguar se ka marr\u00eb hua n\u00eb vitin 2004 shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb nga familja e hall\u00ebs s\u00eb saj dhe ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb atij viti p\u00ebr huamarrjen. Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb hall\u00ebs p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua, Pren\u00e7i ka shpjeguar se kjo shum\u00eb rrjedh nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga aktiviteti tregtar i fruta-perimeve dhe nj\u00eb dyqan rrobash. Ajo ka shtuar se familja e hall\u00ebs ka shitur edhe dy prona tok\u00eb-ar\u00eb prej nga ka gjeneruar t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i hall\u00ebs nuk ka pasur t\u00eb regjistruar aktivitet privat dhe se nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat e petenduara nga tregtia. Nisur nga k\u00ebto kostatime, si dhe nga fakti se subjekti nuk e ka deklaruar huan\u00eb si burim krijimi p\u00ebr apartamentin n\u00eb Shkod\u00ebr, KPK nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake as shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit lidhur me burimet e krijimit, n\u00eb p\u00ebrfundim ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2004. Bekteshi sqaroi se Pren\u00e7i e ka konsideruar si gabim t\u00eb paq\u00ebllimsh\u00ebm mosdeklarimin e huas\u00eb si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Pren\u00e7i tha se ishte p\u00ebrgjith\u00ebsisht dakord lidhur me konstatimet p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Ajo sqaroi se q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte kredin\u00eb i duhej t\u00eb vendoste nj\u00eb pasuri si kolateral dhe prandaj kishte marr\u00eb huan\u00eb nga halla. Sipas subjektit, menj\u00ebher\u00eb pas blerjes s\u00eb apartamentit kjo pasuri ishte vendosur si garanci n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb dhe pas disbursimit t\u00eb saj ishte shlyer huaja n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kishim q\u00ebllim ta fshihnim huan\u00eb, pasi kemi n\u00ebnshkruar edhe akt noterial\u201d, theksoi Pren\u00e7i.<\/p>\n<p>Mosdeklarimin e kursimeve n\u00eb vitin 2003 nga bashk\u00ebshorti subjekti e konsideroi si nj\u00eb gabim p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb eksperienc\u00ebs n\u00eb plot\u00ebsimin e formular\u00ebve t\u00eb deklarimit. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ajo e mbrojti me faktin se bashk\u00ebshorti kishte kryer edhe gabime t\u00eb tjera n\u00eb deklarime dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se ai kishte sh\u00ebnuar pag\u00ebn bruto, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb pasqyronte at\u00eb neto.<\/p>\n<p>Pren\u00e7i deklaroi se, n\u00ebse do t\u2019i konsideroheshin huaja dhe kursimet e bashk\u00ebshortit, at\u00ebher\u00eb rezultonte me balanc\u00eb pozitive. Lidhur me mosdeklarimin e huas\u00eb si burim, Pren\u00e7i theksoi se edhe aktualisht si burim p\u00ebr apartamentin njeh kredin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklarimin e kredis\u00eb n\u00eb vitin 2004, ajo tha se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa keqdashje pasi e ka plot\u00ebsuar n\u00eb vitin 2005, kur dhe ishte kryer disbursimi.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar me prova rrethanore se halla dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin ushtruar aktivitet treg\u00ebtar dhe se kishin krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kursimin e vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe vendime t\u00eb tjera t\u00eb KPK-s\u00eb, kur p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Pa probleme dometh\u00ebn\u00ebse ka rezultuar edhe shlyerja e vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisionit, jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb vitet 2011 dhe 2012, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 228 mij\u00eb lek\u00eb dhe 60 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi referoi pretendimet e subjektit lidhur me k\u00ebto mungesa financiare, e cila ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit p\u00ebr transportin, bonuset dhe dietat e p\u00ebrfituara prej tij. Pren\u00e7i i p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebto k\u00ebrkesa edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe pretendoi se n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb analiz\u00ebn financiare do t\u00eb rezultonte balanc\u00eb negative vet\u00ebm n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00ebn 98 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Ajola Pren\u00e7i k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 26 tetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Ajola Pren\u00e7i, bazuar n\u00eb d\u00ebnimin e bashk\u00ebshortit ish-prokuror p\u00ebr korrupsion. Pren\u00e7i e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar dhe dashakeq konstatimin e DSIK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos penalizohej p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebshortit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72549,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,472],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ajola-Prenci-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Kurbinit, Ajola Pren\u00e7i pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72548"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72550,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72548\/revisions\/72550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}