{"id":72557,"date":"2021-10-20T17:42:30","date_gmt":"2021-10-20T15:42:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-cel-hetimin-gjyqesor-per-prokuroren-lindita-ziguri\/2021\/10\/20\/"},"modified":"2023-04-06T18:30:12","modified_gmt":"2023-04-06T16:30:12","slug":"kolegji-cel-hetimin-gjyqesor-per-prokuroren-lindita-ziguri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-cel-hetimin-gjyqesor-per-prokuroren-lindita-ziguri\/2021\/10\/20\/","title":{"rendered":"Kolegji \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokuroren Lindita Ziguri"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi parashtrimet e komisionerit Florian Ballhysa, q\u00eb e konsideroi hetimin e KPK-s\u00eb si jo-shterues dhe pranoi nj\u00eb duzin\u00eb me prova t\u00eb dor\u00ebzuara nga prokurorja Lindita Ziguri p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81069\" aria-describedby=\"caption-attachment-81069\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81069\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81069\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81069\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 20 tetor t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr prokuroren e Tiran\u00ebs Lindita Ziguri, i cili konstaton se konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb duket se nuk bazohet n\u00eb nj\u00eb hetim shterues.<\/p>\n<p>Ballhysa parashtroi shkaqet e ankimit, duke i k\u00ebrkuar Kolegjit q\u00eb pas hetimit t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb konkludoj\u00eb n\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa prokurorja Ziguri paraqiti prova t\u00eb reja dhe dokumente nga fashikulli i hetimit n\u00eb KPK, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se nuk jan\u00eb shqyrtuar.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi m\u00eb 12 janar me votat e Olsi Komicit dhe Valbona Sanxhaktarit prokuroren Ziguri n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa Xhensila Pine u shpreh n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore n\u00eb institucionin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa parashtroi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn shkaqet e ankimit t\u00eb bazuar n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, duke konstatuar munges\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb mbi rrethanat e aktivitetit tregtar t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2007; p\u00ebr huamarrjet e tij n\u00eb vitet 1993 dhe 1994 dhe p\u00ebr nj\u00eb hua 5000 euro t\u00eb marr\u00eb nga prokurorja Ziguri p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Gjithashtu, ai evidentoi se Komisioni nuk ka kryer rivler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb subjektit nuk jan\u00eb pasqyruar angazhimet dhe veprimtarit\u00eb private t\u00eb ushtruara nga bashk\u00ebshorti i saj p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007. Komisioneri evidentoi se shoq\u00ebria q\u00eb zot\u00ebronte bashk\u00ebshorti i prokurores, ka lidhur kontrat\u00eb bashk\u00ebpunimi n\u00eb vitin 2005 me nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtuese e cila kishte marr\u00eb leje n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese n\u00eb nj\u00eb objekt 5 kate. Bashk\u00ebshorti i subjektit ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ushtrimin e aktivitetit do t\u00eb merrte nj\u00eb kredi q\u00eb nuk rezulton ta ket\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me nj\u00eb person p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy apartamenteve me struktur\u00eb 2+1, n\u00eb vler\u00ebn totale 225 mij\u00eb euro. Ballhysa evidentoi se Komisioni nuk ka hetuar lidhur me k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebsoi se duhet t\u00eb k\u00ebrkohen informacione nga Kadastra p\u00ebr porsit\u00ebsin e apartamenteve, n\u00ebse ai zot\u00ebron banesat n\u00eb fjal\u00eb, si dhe p\u00ebr p\u00ebrfituesin e t\u00eb ardhurave nga shitja e tyre.<\/p>\n<p>Prokurorja Lindita Ziguri u paraqit n\u00eb seanc\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor, por i lexoi vet\u00eb parashtrimet para Kolegjit.<\/p>\n<p>Lidhur me aktivitetin e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 2005-2007, Ziguri u shpreh se kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb shkres\u00eb, prej nga kuptohej se cili ishte investitori real.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se n\u00eb momentin kur ishte n\u00ebnshkruar kontrata me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese ishte nd\u00ebrtuar kati i dyt\u00eb i objektit dhe dhe kishte filluar i treti. Ziguri sqaroi se megjith\u00ebse administratori i firm\u00ebs nd\u00ebrtuese kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e bashk\u00ebpunimit, ai ia kishte kaluar t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat nj\u00eb subjekti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vazj\u00ebs s\u00eb tij. Sipas prokurores, nd\u00ebrtuesi kishte k\u00ebrkuar t\u00eb dilte edhe nga leja nd\u00ebrtimore duke shtuar m\u00eb shum\u00eb kate dhe k\u00ebtu kishte nisur konflikti me bashk\u00ebshortin e saj, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se nuk ishte realizuar as kredia p\u00ebr investimin dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2008 bashk\u00ebshorti ishte s\u00ebmurur r\u00ebnd\u00eb, fakt q\u00eb sipas saj v\u00ebrteton se ai nuk ishte m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vepronte apo t\u00eb ushtronte aktivitetin e tij.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti dhe asnj\u00eb an\u00ebtar i familjes nuk ka p\u00ebrfituar nga ai investim dhe nuk kemi asnj\u00eb pretendim,\u201d pohoi Ziguri dhe shtoi se leja e legalizimit t\u00eb objektit rezulton se ka dal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuesit me t\u00eb cilin ishte n\u00ebnnshkruar kontrata n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs 40 mij\u00eb euro nga porosit\u00ebsi i apartamentit n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, Ziguri tha se kjo vler\u00eb nuk ishte paguar asnj\u00ebher\u00eb. Ajo pohoi se n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs ishte kryer n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se porosit\u00ebsi kishte siguruar se do ta gjente k\u00ebt\u00eb vler\u00eb tek t\u00eb af\u00ebrmit deri n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se kur pala tjet\u00ebr hoqi dor\u00eb rimori shum\u00ebn 99 mij\u00eb euro q\u00eb kishte kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit. Ziguri shtoi se kishte marr\u00eb v\u00ebrtetim nga gjykata q\u00eb provonte se, prej koh\u00ebs s\u00eb anulimit t\u00eb kontrat\u00ebs e deri tani nuk ka pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi ku t\u00eb pretendohet moskthimi i ndonj\u00eb shume nga porosit\u00ebsi. Gjithashtu, Ziguri siguroi se kishte qen\u00eb e kujdeshme lidhur me rastet e mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit edhe para se t\u00eb miratohej ligji n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb hetohet edhe lidhur me huamarrjet e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 1993-1994, n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit ka hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebtyre personave.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Ziguri shpjegoi se k\u00ebto veprime ishin kryer nga bashk\u00ebshorti para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe se kishte siguruar v\u00ebrtetime q\u00eb faktonin se nuk kishte kryer asnj\u00eb hetim lidhur me huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ballhysa v\u00ebrejti n\u00eb vijim se n\u00eb gjendjet q\u00eb jan\u00eb aktet e d\u00ebrguara nga KPK, nuk provohet mund\u00ebsia e daj\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 5000 euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri deklaroi se daja i saj e kishte ndihmuar me vler\u00ebn 5000 euro pasi n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi jeton n\u00ebna e saj. Sipas subjektit, megjith\u00ebse daja kishte k\u00ebmb\u00ebngulur t\u2019ia dhuronte, ajo nuk kishte pranuar dhe ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb shlyheshin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme. Ziguri pohoi se kishte filluar ta shlyente huan\u00eb n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se KPK nuk kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e daj\u00ebs, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Gjithashtu k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zbriteshin shpenzimet p\u00ebr nj\u00eb prej vajzave t\u00eb daj\u00ebs, me pretendimin se ishte provuar se ajo jetonte n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. \u201cRezulton se daja ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua shum\u00ebn 5000 euro,\u201d pohoi Ziguri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb edhe vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe t\u00eb konkludoj\u00eb me ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri deklaroi se mendonte se provat q\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzonte v\u00ebrtetonin deklarimet e saj p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo dor\u00ebzoi nj\u00eb dyzin\u00eb me prova, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave pretendoi se i kishte dor\u00ebzuar edhe n\u00eb KPK, por nuk ishin pasqyruar n\u00eb vendim. Dokumentet e dor\u00ebzuara u administruan si prova nga Kolegji q\u00eb vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 26 tetor, ora 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi parashtrimet e komisionerit Florian Ballhysa, q\u00eb e konsideroi hetimin e KPK-s\u00eb si jo-shterues dhe pranoi nj\u00eb duzin\u00eb me prova t\u00eb dor\u00ebzuara nga prokurorja Lindita Ziguri p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72558,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72559,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72557\/revisions\/72559"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}