{"id":72560,"date":"2021-10-20T17:18:52","date_gmt":"2021-10-20T15:18:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokuroren-daniela-sulaj-per-bilancin-negativ-ne-blerjen-e-nje-trualli\/2021\/10\/20\/"},"modified":"2023-04-06T18:30:20","modified_gmt":"2023-04-06T16:30:20","slug":"kpk-e-shkarkoi-prokuroren-daniela-sulaj-per-bilancin-negativ-ne-blerjen-e-nje-trualli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokuroren-daniela-sulaj-per-bilancin-negativ-ne-blerjen-e-nje-trualli\/2021\/10\/20\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi prokuroren Daniela Sulaj p\u00ebr bilancin negativ n\u00eb blerjen e nj\u00eb trualli"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Daniela Sulaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 1.9 milion lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa problemet e gjetura n\u00eb kriterin e profesionalizmit nuk u cil\u00ebsuan shkarkuese.\u00a0 Sulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime sqaruese.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79852\" aria-describedby=\"caption-attachment-79852\" style=\"width: 555px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Magjistratja-Daniela-Sulaj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-e-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79852\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Magjistratja-Daniela-Sulaj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-e-KPK-555x400.jpg\" alt=\"\" width=\"555\" height=\"400\" data-id=\"79852\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79852\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Daniela Sulaj duke dal\u00eb nga seanca e KPK<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e bazoi shkarkimin e prokurores Daniela Sulaj n\u00eb munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar blerjen e nj\u00eb trualli p\u00ebr sht\u00ebpi n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2013. N\u00eb vendimi e zbardhur KPK thot\u00eb se kishte nj\u00eb mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb Sulajt p\u00ebr \u00e7mimin dhe sip\u00ebrfaqen dhe dokumenteve t\u00eb administruara nga Komisioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan, vler\u00ebsoi se Sulaj rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 3.4 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013 kur ishte kryer kontrata e shit-blerjes, nd\u00ebrsa duke llogaritur t\u00eb gjith\u00eb vitin bilanci negativ zbriste n\u00eb 1.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i gjeti probleme Sulajt sa i p\u00ebrket hetimit t\u00eb figur\u00ebs. Problemet e gjetura n\u00eb hetimin e dy dosjeve hetimore t\u00eb pushuara p\u00ebr akuzat e korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00eb mjeku u cil\u00ebsuan nga KPK si jo shkarkuese.<\/p>\n<p>Prokuroroja Daniela Sulaj, e cila punonte s\u00ebfundmi si inspektore pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ka kund\u00ebrshtuar gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngul se diferenca \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes s\u00eb truallit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit. Sulaj po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer hetimet n\u00eb dy rastet e procedimeve p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK hetimi i pasuris\u00eb ndaj prokurores Sulaj u fokusua te dy kontratat e shit-blerjes s\u00eb nj\u00eb trualli. Si\u00e7 del nga vendimi procesi ka filluar n\u00eb vitin 2003 me nj\u00eb kontrat\u00eb premtimi shitje p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 333 metra me \u00e7mim 1.9 milion lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur n\u00eb vitin 2013 me nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerje p\u00ebr 450 metra katror\u00eb truall dhe \u00e7mim 13.5 milion\u00eb lek\u00eb. Pasuria \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij. KPK i kaloi barr\u00eb prove Sulajt p\u00ebr t\u00eb argumentuar diferencat n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe ato n\u00eb \u00e7mim.\u00a0 Komisioni arsyeton se referuar dokumentacionit \u00e7mimi i blerjes ishte ai n\u00eb kontrat\u00ebn e 2013 dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim Sulaj rezultonte me diferenc\u00eb negative.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza financiare e kryer nga Komisioni n\u00eb dat\u00ebn e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb subjekti dhe personi i lidhur me t\u00eb rezulton se nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb paguar me burime t\u00eb ligjshme vler\u00ebn 5,763,275 lek\u00eb, duke rezultuar me pamjaftueshm\u00ebri financiare n\u00eb shum\u00ebn prej -3,408,493 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar blerjen e pasuris\u00eb n\u00eb dat\u00ebn e blerjes\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Prokurorja si\u00e7 del nga vendimi pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasuri dhe se \u00e7mimi i blerjes ishte paguar n\u00eb vitin 2003. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vitin 2003 kontrata kishte pasur t\u00eb parashikuar se \u00e7mimi nuk mund t\u00eb ndryshohej n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe se n\u00eb vitin 2013 kjo kontrat\u00eb vet\u00ebm ishte formalizuar. Sulaj pretendoi se n\u00eb formalizim noteri kishte k\u00ebmb\u00ebngulur t\u00eb vendoste si vler\u00eb p\u00ebr transaksionin \u00e7mimin e referenc\u00ebs p\u00ebr zon\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe jo \u00e7mimin e shitjes t\u00eb paguar q\u00eb n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Sulaj tha se kjo ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm formalisht dhe se nuk kishte pasur pages\u00eb ekstra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ajo po ashtu arsyetoi se shtesa n\u00eb sip\u00ebrfaqe kishte ardhur nga rregullimi q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb tok\u00ebs pas blerjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy sht\u00ebpive. Ajo tha se kishte nj\u00eb kontrat\u00eb verbale mes pal\u00ebve q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb t\u00eb mos kishte pages\u00eb ekstra.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar\u00eb KPK arsyeton se pretendimet e Sulajt\u00a0 dhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale e shit\u00ebsit q\u00eb mb\u00ebshtet at\u00eb, jan\u00eb deklarative dhe nuk rr\u00ebzojn\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb lart, si dhe bazuar n\u00eb nenin 690 t\u00eb Kodit Civil, sipas t\u00eb cilit kontrata e lidhur ka forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr pal\u00ebt, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs n\u00eb lidhje me blerjen e pasuris\u00eb truall prej 450 m2 (n\u00eb pjes\u00ebn takuese) pa paguar asnj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr t\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit nuk u provua deklarimet e subjektit se sip\u00ebrfaqja shtes\u00eb prej 117 m2 ishte marr\u00eb kundrejt t\u00eb nj\u00ebjtit \u00e7mim t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2003. N\u00eb fund KPK tha se Sulaj rezultonte me diferenc\u00eb negative n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion dhe se deklarimi i saj p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb ishte i pamjaftuesh\u00ebm<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasuris\u00eb truall n\u00eb dat\u00ebn 02.09.2013 dhe investimin e kryer p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e banimit n\u00eb vitin 2013, sipas pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe pik\u00ebs 5 germa \u201cb\u201d e nenit 33 t\u00eb ligjit 84\/2016, duke rezultuar me pamjaftueshm\u00ebri financiare n\u00eb shum\u00ebn prej -3,408,493 lek\u00eb n\u00eb dat\u00ebn e blerjes dhe p\u00ebr vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn &#8211; 1,911,246 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Dosjet me probleme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur KPK shprehet se kishte ve\u00e7uar nga hetimi profesional i prokurores dy dosje t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga shorti.<\/p>\n<p>Dosja e par\u00eb si\u00e7 del n\u00eb vendim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kall\u00ebzimin e nj\u00eb shtetasi britanik ndaj ortakut t\u00eb tij shqiptar\u00eb t\u00eb identifikuar nga KPK si E.D. Sulaj si\u00e7 thuhet n\u00eb vendim ka vendosur pushim t\u00eb hetimeve p\u00ebr akuz\u00ebn e mashtrimit, por KPK v\u00eb n\u00eb dukje se shtetasi britanik n\u00eb deklarimet e tij kishte ngritur akuza p\u00ebr pages\u00eb ryshfeti ndaj nj\u00eb ish-ministri.<\/p>\n<p>\u201cKa referuar midis t\u00eb tjerave edhe disa fakte mitmarrjeje ku p\u00ebrfshihen zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb si z. E.H, n\u00eb lidhje me favorizimin p\u00ebr marrjen e licenc\u00ebs p\u00ebr krijimin e nj\u00eb resorti turistik n\u00eb G t\u00eb Kavaj\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrmendura n\u00eb vendim, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se zyrtari i lart\u00eb kishte qen\u00eb minist\u00ebr i Jasht\u00ebm n\u00eb vitet 2010-2011,\u00a0 rezulton se ish-ministri \u00ebsht\u00eb Edmond Haxhinasto.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se prokurorja k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer hetimin dhe se p\u00ebr akuzat e ngritura nga biznesmeni nuk ishin indicie t\u00eb mjaftueshme. Sipas saj qoft\u00eb Haxhinasto dhe biznesmeni shqiptar\u00eb kishin mohuar akuzat p\u00ebr ryshfet dhe kishin pretenduar se takimet mes tyre ishin p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes.<\/p>\n<p>Por KPK thot\u00eb se shpjegimet e subjektit nuk ishin bind\u00ebse. \u201cSubjekti nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm n\u00eb lidhje me kryerjen e veprimeve t\u00eb plota hetimore p\u00ebr zbardhjen e fakteve penale t\u00eb referuara n\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr kryerjen e veprimeve korruptive nga funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK shkon edhe m\u00eb tej duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se arsyet p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes kishin qen\u00eb t\u00eb qarta, pasi nga analiza e dosjes penale rezultoi se faktet e referuara nga kall\u00ebzuesi dhe ato t\u00eb deklaruara nga shtetasit e marr\u00eb n\u00eb pyetje konvergonin me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Sipas Komisionit n\u00eb deklarime p\u00ebrmendeshin takime me funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror \u201cp\u00ebr favorizimin e marrjes s\u00eb nj\u00eb licence p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit turistik n\u00eb fshatin G t\u00eb Kavaj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton se k\u00ebto takime nuk kishin qen\u00eb t\u00eb nevojshme, pasi p\u00ebr dh\u00ebnien e licec\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb parashikoheshin veprime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj Komisionit i rezultoi e pahetuar plot\u00ebsisht edhe kall\u00ebzimet ndaj kirurgut kardiolog E.P. n\u00eb dhjetor 2012, hetimi p\u00ebr t\u00eb cilat ishte pushuar nga Sulaj. N\u00eb vendim nuk p\u00ebrmendet emri i kirurgut, por n\u00eb Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb momentin e kall\u00ebzimit ai ishte \u201cme detyr\u00ebn e Shefit t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kardiologjis\u00eb t\u00eb QSUT-s\u00eb \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrkojn\u00eb me koh\u00ebn kur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kryente Edvin Prifti, i cili u arrestua n\u00eb shkurt 2021 dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Sipas KPK Sulaj nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb kryer veprime hetimore p\u00ebr t\u00eb identifikuar nj\u00eb infermiere q\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb kall\u00ebzim dhe as nuk e kishte marr\u00eb n\u00eb pyetje k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. KPK v\u00eb n\u00eb dukje se kishte pasur zgjatje t\u00eb afateve t\u00eb hetimit, por nuk kishte pasur vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjatje. Shpjegimet e prokurores nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme nga Komisioni. \u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb pasiv p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb duhura hetimore\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa theksohet se prokurorja nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyet e zgjatjes s\u00eb afatit t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni del n\u00eb p\u00ebrfundimit se problemet e gjetura n\u00eb dy dosje nuk \u00e7onin n\u00eb vler\u00ebsim negativ p\u00ebr prokuroren n\u00eb kriterin e profesionalizmit. \u201cGjetjet e konstatuara n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk jan\u00eb n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb cenojn\u00eb nivelin profesional t\u00eb subjektit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioni arsyeton se Sulaj shkarkohej vet\u00ebm bazuar n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Daniela Sulaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 1.9 milion lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa problemet e gjetura n\u00eb kriterin e profesionalizmit nuk u cil\u00ebsuan shkarkuese.\u00a0 Sulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime sqaruese.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72561,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[508,476,118,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Magjistratja-Daniela-Sulaj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-e-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Daniela Sulaj duke dal\u00eb nga seanca e KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72560"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72562,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72560\/revisions\/72562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}