{"id":72569,"date":"2021-10-18T18:00:51","date_gmt":"2021-10-18T16:00:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-manjola-bejleri-jep-shpjegime-per-balancat-ngative-per-pasurine\/2021\/10\/18\/"},"modified":"2023-04-06T18:30:57","modified_gmt":"2023-04-06T16:30:57","slug":"gjyqtarja-manjola-bejleri-jep-shpjegime-per-balancat-ngative-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-manjola-bejleri-jep-shpjegime-per-balancat-ngative-per-pasurine\/2021\/10\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Manjola Bejleri jep shpjegime p\u00ebr balancat negative p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa burimesh financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr krijimin e pasurive si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e disa burimeve t\u00eb deklaruara, q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga gjyqtarja e Tiran\u00ebs Manjola Bejleri.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81043\" aria-describedby=\"caption-attachment-81043\" style=\"width: 555px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Manjola-Bejleri-gjyqtare-e-Gjykat\u00ebs-s\u00eb-Tiran\u00ebs.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81043\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Manjola-Bejleri-gjyqtare-e-Gjykat\u00ebs-s\u00eb-Tiran\u00ebs-555x400.jpg\" alt=\"\" width=\"555\" height=\"400\" data-id=\"81043\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81043\" class=\"wp-caption-text\">Manjola Bejleri, gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Manjola Bejleri e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 18 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro kat\u00ebr or\u00eb dha shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr balancat negative dhe p\u00ebr dyshimet p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb mjeti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait, t\u00eb cilat i kund\u00ebrshtoi. Bejleri u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb 30 denoncimeve nga publiku, megjith\u00ebse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e k\u00ebtyre gjetjeve.<\/p>\n<p>Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerit Sprenger.<\/p>\n<p>Manjola Bejleri e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Ajo ka qen\u00eb gjithashtu kryetare e shoqat\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Bejleri u p\u00ebrfaq\u00ebsua edhe nga djali i saj, i cili n\u00eb fund paraqiti rezultatet e analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga ana e tyre.<\/p>\n<p><strong>Balancat negative<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi mosdokumentimin e burimeve t\u00eb ligjishme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe totale 104 m2 n\u00eb vitin 2003 kundrejt vler\u00ebs 41 mij\u00eb e 440 USD, pasuri e rivler\u00ebsuar n\u00eb vitin 2017 n\u00eb vler\u00ebn 13 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjyqtarja Bejleri ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb USD dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb USD t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai i madh n\u00eb vitin 2002. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka sqaruar se nuk e ka shlyer ende huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai i cili jeton n\u00eb Australi, pasi ai ka t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme dhe kan\u00eb vler\u00ebsuar q\u00eb p\u00ebr momentin t\u00eb mos ia kthej\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se Bejleri e ka pasqyruar n\u00eb deklarime k\u00ebt\u00eb deytrim financiar. Por, nga analiza financiare e KPK \u00ebsht\u00eb konkluduar se huadh\u00ebn\u00ebsi A.B. nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi se kredia 30 mij\u00eb USD e marr\u00eb n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb shlyer totalisht n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebn e mbetur 23 mij\u00eb USD. Si burime p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur gjat\u00eb vitit 2007, Bejleri ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga, shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pjes\u00ebs takuese \u00bc-\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e p\u00ebrfituar me privatizim nga familja e origjin\u00ebs, si dhe 1 milion lek\u00eb hua po nga v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se edhe v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Australi ka shitur pjes\u00ebn e tij takuese \u00bc p\u00ebr vler\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb transkasion ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nga n\u00ebna e tyre.<\/p>\n<p>Sipas KPK, vlera totale e shitjes ishte 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb dhe se pjesa takuese \u00bc \u00ebsht\u00eb rreth 470 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo 1 milion lek\u00eb sa ka deklaruar subjekti.<\/p>\n<p>Sanxhaktari vijoi se huaja e marr\u00eb nga v\u00ebllai i vog\u00ebl n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar, por rezulton se \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike. \u201cDeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb hetimit ka rezultuar se v\u00ebllai nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb\u201d, pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e KPK p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb 23 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2007 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Manjola Bejleri u ndal gjat\u00eb n\u00eb shpjegimet e p\u00ebr gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe theksoi se analiza financiare e KPK-s\u00eb p\u00ebrmban pasakt\u00ebsi. \u201cSqaroj se vetmja pasuri q\u00eb kam krijuar nga puna ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb banes\u00eb 1+1 me vler\u00eb 41 mij\u00eb USD e bler\u00eb me kredi si dhe nj\u00eb makin\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, pohoi Bejleri.<\/p>\n<p>Bejleri k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebllai n\u00eb Australi ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe se e ka v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt me dokumentet q\u00eb kishte dor\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara prej tij nga puna n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA dhe n\u00eb Kanada. Gjyqtarja solli n\u00eb v\u00ebmendje se ka dor\u00ebzuar dokumentacion lidhur me llogarin\u00eb e kursimeve t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr pension.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb tij t\u00eb kursyera jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb taksuara dhe t\u00eb ligjshme, pasi ndryshe nuk do t\u00eb lejoheshin. \u00cbsht\u00eb fond p\u00ebr pensionin\u201d, pohoi Bejleri dhe v\u00ebrejti se ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb siguroheshin dokumente p\u00ebr pagimin e detyrimeve nga v\u00ebllai p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2001. Ajo shtoi se kishin depozituar dokumentacion dhe t\u00eb dh\u00ebna lidhur me pag\u00ebn minimale n\u00eb Australi prej nga ai rezultonte se kishte pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 12 mij\u00eb USD dhe dh\u00ebnien e k\u00ebsaj vlere hua.<\/p>\n<p>Bejleri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej edhe gjendja e saj n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente p\u00ebr pagimin e tatimit p\u00ebr t\u00eb arhdurat nga v\u00ebllai pasi ka kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb dhe dokumentet nuk ruhen.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se kishte provuar edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro. Ajo shpjegoi se nuk kishte pasur ndonj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ta shlyer kredin\u00eb menj\u00ebher\u00eb, por v\u00ebllai kishte dashur t\u00eb blinte sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb kishin p\u00ebrfituar nga familja e saj e origjin\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo pasuri ishte vendosur si kolateral. Sipas Bejlerit, kjo kishte qen\u00eb arsyeja q\u00eb kishe shlyer kredin\u00eb, pasi nuk mund t\u00eb kryhej shit-blerja e pjes\u00ebve takuese t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Bejleri theksoi se v\u00ebllai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese dhe huan 1 milion lek\u00eb. P\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb madh n\u00eb shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti deklaroi se kjo ishte provuar se ishte kryer n\u00eb vitin 2018 dhe jo n\u00eb vitin 2007. Sipas Bejlerit, v\u00ebllai i vog\u00ebl nuk kishte p\u00ebrfituar pjes\u00eb takuese pasi kishte qen\u00eb i mitur kur ishte kryer privatizimi, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e kishin dhuruar pjes\u00ebn e tyre me kushtin q\u00eb t\u00eb jetonin aty.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se kishte provuar se v\u00ebllai kishte punuar p\u00ebr disa organizata jofitimprur\u00ebse q\u00eb prej vitit 1999 dhe se kishte p\u00ebrfituar paga t\u00eb mira nga 600 deri n\u00eb 800 USD. Sipas saj, m\u00eb pas v\u00ebllai ka punuar p\u00ebr Albtelekom me pag\u00eb t\u00eb mir\u00eb ku ka siguruar m\u00eb shum\u00eb se 1 milin\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe n\u00eb vijim si pedagog. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb njohur vlera 3.7 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga organizatat jofitimprur\u00ebse\u201d, deklaroi Bejleri dhe pretendoi se n\u00ebse p\u00ebrfshihen k\u00ebto t\u00eb ardhura analiza financiare e v\u00ebllait del pozitive n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb tregon mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs takuese 1 milion lek\u00eb dhe dh\u00ebnien e huas\u00eb po n\u00eb at\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare u konstatua edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 38 mij\u00eb euro nga gjyqtarja Bejleri.\u00a0 Sipas Sanxhaktarit, subjekti duhet t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb deklaruara: shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti si pension ushqimor p\u00ebr djalin; vler\u00ebn 32 mij\u00eb euro t\u00eb trash\u00ebguar nga i ati; shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai i vog\u00ebl p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, si dhe kthimin e k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Bejleri pretendoi se ish-bashk\u00ebshorti kishte pasur mund\u00ebsi financiare nga aktiviteti i tij privat p\u00ebr shum\u00ebn q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb djalit. Gjithashtu, ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe v\u00ebllai dhe i ati kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se i ati kishte punuar 47 vjet si gjyqtar, si dhe kishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1989 m\u00eb shum\u00eb se 8000 USD si pjes\u00eb takuese nga shitja e nj\u00eb banese t\u00eb trash\u00ebguar n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb USD. \u201cKur pagat ishin 400 lek\u00eb\u201d, evidentoi Bejleri.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se babai i ndjer\u00eb e ka mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi shum\u00ebn 32 mij\u00eb euro pasi vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i mori jet\u00ebn, pasi kishte menduar ti kishte gati p\u00ebr \u00e7do situat\u00eb t\u00eb paparashikuar lidhur me gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore, Bejleri sqaroi se ai kishte disponuar vet\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa 700 mij\u00eb lek\u00eb i kishte depozituar bashk\u00ebshortja e tij me t\u00eb ardhura para martes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e KPK p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb disa vite q\u00eb n\u00eb total arrin shifr\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Djali i gjyqtares Bejleri, avokati Egest Xhoga evidentoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konstatimesh q\u00eb i cil\u00ebsoi si gabime t\u00eb KPK n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai pretendoi se Komisioni kishte dubluar vlerat e shpenzimeve dhe se kishte pasur raste kur i kishte p\u00ebrllogaritur dhe tre her\u00eb, sipas deklarimeve, sipas INSTAT dhe sipas shpenzimeve t\u00eb dokumentuara me kart\u00eb krediti.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi p\u00ebrfshirjen e vlerave p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb konsideroi se ishte provuar burimi i ligjsh\u00ebm si dhe t\u00eb ndreqen gabimet p\u00ebr shpenzimet. Xhoga tha se kishin depozituar rreth 50 prova t\u00eb reja dhe se kishin v\u00ebrtetuar q\u00eb analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 rezultonte me bilanc pozitiv 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr fshehje<\/strong><\/p>\n<p>KPK ngre dyshime se gjyqtarja Bjeleri mund t\u00eb ket\u00eb fshehur nj\u00eb automjet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeyti tip Volsk\u00ebagen Passat t\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja shpjegoi se nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se ky mjet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga subjekti p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa v\u00ebllai nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se v\u00ebllai ka zot\u00ebruar nj\u00eb tjet\u00ebr autovetur\u00eb tip Benz n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ka bler\u00eb automjetin tip Volks\u00ebagen Passat.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bejleri solli n\u00eb v\u00ebmendje se m\u00eb par\u00eb ajo i kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb mjetit q\u00eb kishte zot\u00ebruar n\u00eb vitin 2003 dhe se kishte qen\u00eb e sinqert\u00eb edhe n\u00eb deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bler\u00eb prej tij n\u00eb 2010-\u00ebn. Sipas subjektit, v\u00ebllai e kishte shitur Benz-in dy vite pasi kishte bler\u00eb Passat-in, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimet e familjes s\u00eb tij jasht\u00eb shtetit kishin p\u00ebrdorur mjetin e pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtores n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtetuar se v\u00ebllai nuk ka bler\u00eb asnj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr nga viti 2012 e n\u00eb vijim\u201d, theksoi Bejleri.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Manjola Bejleri k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 20 tetor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa burimesh financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr krijimin e pasurive si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e disa burimeve t\u00eb deklaruara, q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga gjyqtarja e Tiran\u00ebs Manjola Bejleri.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72570,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[111,107,118,510],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Manjola-Bejleri-gjyqtare-e-Gjykat\u00ebs-s\u00eb-Tiran\u00ebs.jpg","fifu_image_alt":"Manjola Bejleri, gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72569"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72569"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72569\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72571,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72569\/revisions\/72571"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72570"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}