{"id":72578,"date":"2021-10-15T12:37:03","date_gmt":"2021-10-15T10:37:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-gjeti-gjyqtarin-desart-avdulaj-me-dy-makina-te-fshehura-dhe-hua-te-pajustifikuara\/2021\/10\/15\/"},"modified":"2023-04-06T18:31:48","modified_gmt":"2023-04-06T16:31:48","slug":"kpk-e-gjeti-gjyqtarin-desart-avdulaj-me-dy-makina-te-fshehura-dhe-hua-te-pajustifikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-gjeti-gjyqtarin-desart-avdulaj-me-dy-makina-te-fshehura-dhe-hua-te-pajustifikuara\/2021\/10\/15\/","title":{"rendered":"KPK e gjeti gjyqtarin Desart Avdulaj me dy makina t\u00eb fshehura dhe hua t\u00eb pajustifikuara"},"content":{"rendered":"<p>Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tre huadh\u00ebn\u00ebsve, dyshimet p\u00ebr fshehjen e dy makinave dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave cash \u00e7uan n\u00eb shkarkimin nga KPK t\u00eb gjyqtarit Desart Avdulaj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78911\" aria-describedby=\"caption-attachment-78911\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5948-3.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78911\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5948-3-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"78911\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78911\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Desart Avdulaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr gjyqtarin Desart Avdulaj, thekson nd\u00ebr gjetjet shkarkuese dyshimet se gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, kishte fshehur pron\u00ebsin\u00eb mbi dy mjete q\u00eb i kishte p\u00ebrdorur ai nga zhdoganimi, por q\u00eb kishin pronar\u00eb t\u00eb regjistruar persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Avdulaj nuk kishte p\u00ebrmbysur dot barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb tre huave dhe nuk justifikonte kursimet e p\u00ebrdorura n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti. Trupa e nxori Avdulajn me nj\u00eb bilanc negativ prej 13 milion lek\u00ebsh dhe tha se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se veprimet e tij c\u00ebnonin besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb hetoi rastin kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin dhe vendosi shkarkimin e gjyqtarit 26 maj 2021.<\/p>\n<p>Desart Avdulaj ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit. Pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i pezulluar nga detyra deri sa vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fshehja e makinave<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i KPK ngre dyshime se Avdulaj p\u00ebrdori nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ngjashme p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb p\u00ebrdorim pa deklaruar dy makina. Sipas Komisionit nj\u00eb makin\u00eb u ble nga v\u00ebllai i Avdulajt n\u00eb vitin 2010, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai ishte me studime jasht\u00eb vendit, dhe u p\u00ebrdor q\u00eb prej fillimit prej gjyqtarit.<\/p>\n<p>KPK shprehet n\u00eb vendim se pretendimet e gjyqtarit se makina ishte p\u00ebrdorur edhe nga pjesa tjet\u00ebr e familjes dhe t\u00eb ngjashme nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk dha asnj\u00eb arsye bind\u00ebse se p\u00ebrse v\u00ebllai, q\u00eb ndodhej me studime jasht\u00eb vendit, pavar\u00ebsisht mungesave financiare t\u00eb tij, duhet t\u00eb blinte nj\u00eb automjet, i cili nga momenti i blerjes do t\u2019i lihej n\u00eb p\u00ebrdorim v\u00ebllait t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se i mb\u00ebshteti dyshimet edhe mbi faktin se vet\u00eb Avdulaj nuk e kishte deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti n\u00eb asnj\u00eb prej gati 7 vjet\u00ebve q\u00eb e kishte p\u00ebrdorur at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb faktit se subjekti ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrdorimi t\u00eb dokumentuar p\u00ebr gati 7 vjet t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme, marr\u00ebdh\u00ebnie e cila nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet ligjore n\u00eb deklarimet vjetore pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, ka fshehur ekzistenc\u00ebn dhe deklarimin e burimit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb kryer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e ngjashme me nj\u00eb person q\u00eb jetonte n\u00eb Britani si emigrant u dokumentua edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine gjahu Mitsubishi Shogun e vit prodhimit 1999. Makina si\u00e7 del n\u00eb vendim ishte zhdoganuar n\u00eb vitin 2009 dhe menj\u00ebher\u00eb pas zhdoganimit ajo ishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga Avdulaj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nga hetimi i KLGJ rezultoi se gjyqtari e bleu makin\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014. \u201cShpjegimet n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb shtetasit A. Z., mosp\u00ebrdorimit nga pronari legal i tij p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Angli, si dhe p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij automjeti nga subjekti i rivler\u00ebsimit disa dit\u00eb pas zhdoganimit, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb konkluzionin se nga subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kryer fshehje e k\u00ebsaj pasurie\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Avduljat se ai e kishte p\u00ebrdorur mjetin deri n\u00eb mars 2010 dhe m\u00eb pas nuk e dinte \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me t\u00eb deri sa e bleu at\u00eb n\u00eb vitin 2014 nuk u pranua nga KPK. Nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje mes A.Z-s\u00eb dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr n\u00eb prill 2010, t\u00eb cil\u00ebn subjekti e solli vet\u00eb gjat\u00eb hetimit komplikoi edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se ishte e pakuptueshme se pse Avdulaj e kishte bler\u00eb mjetin nga A.Z n\u00eb vitin 2014, kur n\u00eb vitin 2010 A.Z e kishte shitur at\u00eb te nj\u00eb person me inicialet J.\u00c7.<\/p>\n<p>\u201cParaqitja e v\u00ebrtetimit t\u00eb noterit nga subjekti, q\u00eb ky automjet i \u00ebsht\u00eb shitur shtetasit J.\u00c7 n\u00eb dat\u00ebn 2.4.2010 nga shtetasi A. Z., vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me sa ka rezultuar referuar kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes t\u00eb dat\u00ebs 12.8.2014, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtetasi A. Z. q\u00eb ia shet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit k\u00ebt\u00eb automjet\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Avdulaj pretendoi se kontrata e par\u00eb e shit-blerjes nuk ishte p\u00ebrmbushur pasi pagesa nuk ishte kryer plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por KPK arsyetoi se p\u00ebrfshirja e tij si gjyqtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kishte cenuar besimin e publikut. \u201cAi \u00ebsht\u00eb ekspozuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shitblerjeje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr automjetin \u201cMitsubishi Shogun\u201d. Ekspozimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebniesh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb finale t\u00eb konfirmohet ligj\u00ebrisht si pronar i v\u00ebrtet\u00eb i automjetit, pasi de facto ishte q\u00eb n\u00eb momentin e ardhjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thuhen \u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Huat\u00eb dhe mungesa e kursimeve<\/strong><\/p>\n<p>KPK gjeti t\u00eb pajustifikuara ligj\u00ebrisht edhe tre hua t\u00eb marra nga Avdulaj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 101 metra katror\u00eb. Sipas hetimeve t\u00eb kryera nga Komisioni Avdulaj kishte deklaruar hua nga dy v\u00ebllez\u00ebrit p\u00ebr rreth 30 mij\u00eb euro dhe hua 20 mij\u00eb euro nga ortaku i nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb shumic\u00eb aksionet e nj\u00eb kompanie p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs q\u00eb hetoi rastin n\u00eb deklarimin e burmit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve Avdulaj kishte deklaruar fillimisht vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga puna, por kur u pyet gjat\u00eb procesit ai shtoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh t\u00eb tjera financiare, p\u00ebrfshi huamarrje nga vet\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb ardhura nga fitimet e kompanive dhe t\u00eb ardhurat e t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>KPK arsyeton se ndryshimi i q\u00ebndrimeve nga subjekti dhe shtimi i burimeve financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve nuk ishte gjetur i besuesh\u00ebm dhe ato nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. \u201cPra subjekti ka ndryshuar\/shtuar burimin e t\u00eb\u00a0 ardhurave p\u00ebr huan e dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai i tij pas d\u00ebrgimit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, prandaj vler\u00ebson q\u00eb ky burim i ri t\u00eb mos merret n\u00eb konsiderat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se asnj\u00eb nga tre huadh\u00ebn\u00ebsit nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast KPK tha se verifikoi deklarimet e b\u00ebra nga ortaku i v\u00ebllait, nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve, n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb babait t\u00eb tij q\u00eb ishte subjekt i ILDKPKI-s\u00eb dhe gjeti t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb pretendonte Avdulaj.<\/p>\n<p>KPK po ashtu refuzoi t\u00eb konsideronte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes apo si qoka t\u00eb l\u00ebna nga t\u00eb af\u00ebrmit pas martes\u00ebs. Referuar pretendimit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb ulur shpenzimet e familjes s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb rezultonin me pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurimin, KPK arsyetoi se vlerat e p\u00ebrllogaritura ishin shpenzime jetike minimale.<\/p>\n<p>Komisioni penalizoi Avdulajn edhe sa i p\u00ebrket mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb biznesi t\u00eb bashk\u00ebshortes, p\u00ebr t\u00eb cilin ai pretendoi se ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK gjeti se Avdulaj kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurir\u00eb, rezultonte me bilance negative n\u00eb disa vite dhe kishte kryer veprime q\u00eb c\u00ebnonin besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tre huadh\u00ebn\u00ebsve, dyshimet p\u00ebr fshehjen e dy makinave dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave cash \u00e7uan n\u00eb shkarkimin nga KPK t\u00eb gjyqtarit Desart Avdulaj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[512,116,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5948-3.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs Desart Avdulaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72578"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72578"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72578\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72580,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72578\/revisions\/72580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}