{"id":72584,"date":"2021-10-14T12:55:24","date_gmt":"2021-10-14T10:55:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-riceljen-e-hetimit-te-figures-dhe-profesionalizmit-te-gjyqtares-adelina-zarka\/2021\/10\/14\/"},"modified":"2023-04-06T18:32:13","modified_gmt":"2023-04-06T16:32:13","slug":"kpk-u-nda-per-riceljen-e-hetimit-te-figures-dhe-profesionalizmit-te-gjyqtares-adelina-zarka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-riceljen-e-hetimit-te-figures-dhe-profesionalizmit-te-gjyqtares-adelina-zarka\/2021\/10\/14\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit t\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit t\u00eb gjyqtares Adelina Zarka"},"content":{"rendered":"<p>Komisioner\u00ebt Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici i konsideruan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin mungesat financiare dhe gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, nd\u00ebrsa kryesuesja Xhensila Pine shkon me tej duke k\u00ebrkuar ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mbi mosdeklarimin e kontaktit t\u00eb bashk\u00ebshortit me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, si dhe \u00e7mon se gjyqtarja ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80518\" aria-describedby=\"caption-attachment-80518\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelina-Zarka-pas-seances-ne-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80518\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelina-Zarka-pas-seances-ne-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80518\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80518\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Adelina Zarka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 16 shtator 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Fierit Adelina Zarka p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive, munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr krijimin e tyre dhe gjendjen n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb kreu vetingun e Zark\u00ebs, relatores Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtarit Olsi Komici, problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares duke e \u00e7muar t\u00eb panevojsh\u00ebm hapjen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Kd\u00ebrkoh\u00eb, kryesuesja e trupit gjykues, Xhensila Pine, megjith\u00ebse shprehet dakord p\u00ebr shkarkimin p\u00ebr pasurin\u00eb, ka paraqitur mendim paralel lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e gjyqtares Zarka p\u00ebr ri\u00e7eljn e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin paralel Pine sqaron se ka votuar pro pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Ajo i referohet gjetjes s\u00eb hetimit adminsitrativ p\u00ebr mospasqyrimin nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs lidhur me udh\u00ebtimin e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 2005 dhe 2009 jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb person q\u00eb rezulton i d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shumica nuk doli n\u00eb konkluzion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje me argumentimin se nuk u ri\u00e7el hetimi p\u00ebr figur\u00ebn dhe gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr marrjen e vendimit p\u00ebrfundimtar &#8211; Pine sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjektit iu k\u00ebrkuan shpjegime dhe thekson se \u00e7elja e hetimit p\u00ebr dy komponent\u00ebt e tjer\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte arsyetimin lidhur me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p><strong>Shkarkimi p\u00ebr pasurin\u00eb \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting gjyqtarja Adelina Zarka ka deklaruar pjes\u00ebn takuese \u00bd t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie banimi n\u00eb Fier, me dy kate banimi dhe nj\u00eb kat magazin\u00eb, me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimore 1176 m2.\u00a0Ajo ka sqaruar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs 2000-2004 dhe se vlera totale e investimit ka qen\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka kryer krahasimin e vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb deklaruar nga subjekti me vler\u00ebn referuese sipas kostove t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se me vler\u00ebn e tregut t\u00eb lir\u00eb t\u00eb kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr vitin 2001, vlera totale e investimit duhej t\u00eb ishte n\u00eb shum\u00ebn 23.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb, ashtu sipas deklarimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr pjes\u00ebn e investimit t\u00eb kryer prej familjes s\u00eb saj, Zarka ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti 66.04 m2 n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000 kundrejt vler\u00ebs 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00e7mimi i pasqyruar ka rezultuar 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr burimin e apartamentit 66.04 m2 q\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1993 nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga dokumentacioni i administruar prej KPK-s\u00eb gjat\u00eb hetimit ka rezultuar se kjo pausri \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2000, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar edhe detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr diferenc\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb pretenduar me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes, subjekti e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb lapsus. Ajo ka paraqitur si prov\u00eb faktin se bashk\u00ebshorti e ka ark\u00ebtuar n\u00eb bank\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vler\u00ebs 4.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur \u00ebsht\u00eb kryer transaksioni.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Zarka ka deklaruar si burime krijimi edhe tre hua pa interesa, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2000; nj\u00eb hua n\u00eb vitin 2001 n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti tek nj\u00eb shok i tij dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga djali i tezes s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk i ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb huat\u00eb e pretenduara gjat\u00eb hetimit administrativ. \u201cDuke qen\u00eb se nuk u gjet asnj\u00eb gjurm\u00eb lidhur me ekzistenc\u00ebn e tyre duket se jan\u00eb deklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vlerat negative t\u00eb rezultuara p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie[\u2026]\u201d, vler\u00ebson KPK n\u00eb hetimin paraprak.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2000 t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar shuma e pretenduar 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb subjekti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e vler\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer shitja e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur me t\u00eb\/bashk\u00ebshorti kan\u00eb realizuar nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje n\u00eb vitin 2000, duke shmangur detyrimin p\u00ebr pagimin e taksave ndaj shtetit\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Pretedimet e subjektit se detyrimet jan\u00eb paguar dyfish n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb nj\u00eb gjobe t\u00eb caktuar nga ILDKPKI-ja dhe ekzekutuar sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Komisioni nuk i quan bind\u00ebse. Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se masa administrative e dh\u00ebn\u00eb nga ILDKPKI-ja p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb, si dhe pagimi n\u00eb vitin 2018 i vler\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb gjob\u00ebs, nuk p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat ligjore, si dhe nuk legjitimon vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit si nj\u00eb e ardhur e ligjshme p\u00ebr krijimin sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konsideron se vlera e pretenduar e shitjes 4.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga ajo e tregut dhe se nuk u gjet ndonj\u00eb lidhje e k\u00ebtij deklarimi t\u00eb subjektit me shum\u00ebn e derdhur nga bashk\u00ebshorti n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb kryer investimet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb me dy kate + magazin\u00eb gjat\u00eb viteve 2000-2003. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur me t\u00eb\/bashk\u00ebshorti duket se kan\u00eb ndryshuar deklarimet lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebrtimin\/investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, konstaton KPK lidhur me deklarimet p\u00ebr marrjen e huave.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se huat\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar as m\u00eb par\u00eb dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe se subjekti ka deklaruar si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie nj\u00eb burim tjet\u00ebr dhe deklaratat e paraqitura si prov\u00eb nuk mund t\u00eb pranohen si t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kostove t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB n\u00eb vitin 2001, nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -5.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr insvetimet e kryera n\u00eb \u00bd e vler\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kryesuesja Xhensila Pine paraqet mendim paralel, ajo shprehet dakord p\u00ebr shkarkimin p\u00ebr problemet e gjetura p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe shton se subjekti nuk e ka kaluar testin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia,\u00a0\u201cFirmosja e kontrat\u00ebs nr. ***, dat\u00eb 17.5.2000, e cila u pranua nga subjekti se p\u00ebrmbante elemente fiktive lidhur me \u00e7mimin bie ndesh me m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes q\u00eb pritet nga nj\u00eb gjyqtare, e cila edhe jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs duhet t\u00eb kujdeset q\u00eb sjellja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb funksionit zyrtar q\u00eb ushtron dhe cenon besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d, vler\u00ebson Pine.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zarka \u00ebsht\u00eb gjetur prej Komisionit n\u00eb dy raste n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb vitin 2018 ajo ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kompanis\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familjar\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb me qira ambjentet e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr 3200 euro n\u00eb muaj q\u00eb prej vitit 2006.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]arrihet n\u00eb konkluzionin se n\u00eb periudh\u00ebn kohore kur \u00ebsht\u00eb shqyrtuar kjo \u00e7\u00ebshtje, shoq\u00ebria tregtare \u201c***\u201d sh.a. vijonte marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktuale t\u00eb qiras\u00eb me bashk\u00ebshortin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit J. Z. p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn magazin\u00eb dhe 2 kate banimi me pages\u00eb 3.200 (tre mij\u00eb e dyqind) euro\/muaj\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Zarka ka pretenduar se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale qiraje nuk ka ndikuar n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me objekt pushimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr efekt t\u00eb afateve t\u00eb parashkrimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ajo ka dor\u00ebzuar si prova k\u00ebrkesat p\u00ebr heqjet dor\u00eb nga shqyrtimi i dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera me pal\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, trupi gjykues konkludon se Zarka \u00ebsht\u00eb\u00a0gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e vitit 2018.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konkludon se Zarka \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit edhe n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vjehrrit p\u00ebr tu regjistruar si person fizik.<\/p>\n<p>Lidhur me shqyrtimit e k\u00ebtyre dy \u00e7\u00ebshtjeve, kryesuesja Pine n\u00eb mendimin paralel shprehet se subjekti ka treguar munges\u00eb kujdesi p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar me objektivitet mund\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebheqjes p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do dyshim p\u00ebr paan\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb gjykim. \u201c[\u2026]kam vler\u00ebsuar se subjekti i rivler\u00ebsimit d\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e moscenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d, vler\u00ebson Pine duke u bazuar n\u00eb shkeljet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioner\u00ebt Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici i konsideruan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin mungesat financiare dhe gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, nd\u00ebrsa kryesuesja Xhensila Pine shkon me tej duke k\u00ebrkuar ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mbi mosdeklarimin e kontaktit t\u00eb bashk\u00ebshortit me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, si dhe \u00e7mon [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72585,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[513,402,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelina-Zarka-pas-seances-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Adelina Zarka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72584"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72586,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72584\/revisions\/72586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}