{"id":72590,"date":"2021-10-13T19:33:47","date_gmt":"2021-10-13T17:33:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-ervin-karanxha-i-papershtatshem-profesionalisht\/2021\/10\/13\/"},"modified":"2023-04-06T18:32:27","modified_gmt":"2023-04-06T16:32:27","slug":"vendimi-i-kpk-ervin-karanxha-i-papershtatshem-profesionalisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-ervin-karanxha-i-papershtatshem-profesionalisht\/2021\/10\/13\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Ervin Karanxha, i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e shkarkimit, KPK konstaton mang\u00ebsi serioze dhe t\u00eb q\u00ebllimta n\u00eb hetimet e prokurorit Ervin Karanxha. Q\u00ebndrimi i tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut u konsiderua si cenim i besimit te drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79597\" aria-describedby=\"caption-attachment-79597\" style=\"width: 547px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-8071.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79597\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-8071-547x400.jpg\" alt=\"\" width=\"547\" height=\"400\" data-id=\"79597\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79597\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Ervin Karanxha pas njoftimit te vendimit nga KPK. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli m\u00eb 7 korrik vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Karanxha p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Karanxha u cil\u00ebsua gjithashtu i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb aspektin profesional dhe u cil\u00ebsua se kishte cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia \u2018me veprimet dhe mosveprimet e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Karanxha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Karanxha nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij, duke mos iu p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb d\u00ebrguara si dhe duke mos depozituar n\u00eb \u00e7do rast dokumentacionin e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkesave procedurale t\u00eb shumta dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, ka synuar zvarritjen e procesit, n\u00eb kushtet kur Komisioni i ka garantuar t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor \u2013 madje duke i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur provat dhe shpjegimet e tij n\u00eb lidhje me rezultatet e hetimit administrative,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, kund\u00ebrshtit\u00eb dhe k\u00ebrkesat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Karanxh\u00ebs ishin t\u00eb q\u00ebllimta dhe kishin si synim shtyrjen dhe zgjatjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Ervin Karanxha u krye nga trupa e drejtuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktari.<\/p>\n<p><strong>Probleme me hetimet <\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga raporti pozitiv i mbajtur nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Veprimtaris\u00eb Etike dhe Profesionale, i miratuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KPK e cil\u00ebson subjektin t\u00eb pap\u00ebrshtsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin. Konstatimet e KPK-s\u00eb jan\u00eb bazuar n\u00eb shqyrtimin e kat\u00ebr prej 26 denoncimeve nga publiku, ku jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb q\u00ebndrimin dhe hetimet e kryera nga Karanxha.<\/p>\n<p>Pozita e Karanxh\u00ebs, sipas vendimit t\u00eb zbardhur, \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar edhe nga mungesa e bashk\u00ebpunimit me KPK. Sipas vendimit, ai nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe nuk ka depozituar dokumentacionin e k\u00ebrkuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e shqyrtuara n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i ankesave t\u00eb depozituara nga shtetasit E.K. dhe F.O, ka rezultuar se ata kan\u00eb kryer kall\u00ebzime penale q\u00eb jan\u00eb shqyrtuar nga prokurori Ervin Karanxha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur si objekt konflikte administrative me ALUIZN-in t\u00eb shqyrtuara nga bashk\u00ebshortja e tij, gjyqtarja Bernina Kondi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto fakte dhe duhej t\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga hetimi i \u00e7\u00ebshtjeve, pasi e vendosin n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb paan\u00ebsis\u00eb, t\u00eb etik\u00ebs dhe vlerave profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar se Karanxha nuk ka kryer hetime p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj nj\u00eb p\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Sipas denoncuesit, vendimi i prokurorit p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pa kryer ndonj\u00eb hetim ose verifikim, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Denoncuesi ka pretenduar se n\u00ebse prokurori do kishte kryer hetime, do arrinte nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Karanxha nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb denoncim dhe se ka demonstruar minimalisht mang\u00ebsi t\u00eb theksuara t\u00eb njohurive ligjore n\u00ebp\u00ebrmjet rolit t\u00eb tij pasiv n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore, n\u00eb funksion t\u00eb zbardhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr e denoncuar lidhej me nj\u00eb hetim p\u00ebr \u201cdh\u00ebnie ndihme p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u201d, t\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs nga Krimet e R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb jave nga caktimi i \u00e7\u00ebshtjes, subjekti i rivler\u00ebsimit i ka k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs ndryshimin e mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj personave n\u00ebn hetim nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d t\u00eb caktuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBrenda 24 dit\u00ebsh nga caktimi i \u00e7\u00ebshtjes, ka urdh\u00ebruar kthimin e tre telefonave celular\u00eb dhe t\u00eb automjetit t\u00eb sekuestruar t\u00eb nj\u00ebrit prej personave n\u00ebn hetim (pik\u00ebrisht H.M.), me motivacionin \u2018nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme si prova materiale dhe nuk kan\u00eb lidhje me vepr\u00ebn penale,\u201d evidenton KPK, duke i quajtur t\u00eb dyshimta veprimet e kryera nga Karanxha.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, rezulton se k\u00ebta telefona u sekuestruan nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale, si mjete komunikuese p\u00ebr organizimin e ndihm\u00ebs ndaj personave p\u00ebr kalimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit jasht\u00eb shtetit dhe t\u00eb p\u00ebrdorura personalisht nga i hetuari. Edhe automjeti i kthyer u sekuestrua nga Krimet e R\u00ebnda, bazuar n\u00eb dyshimin se automjeti ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr transportim[\u2026],\u201d shton KPK, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr urgjenc\u00ebn e heqjes s\u00eb sekuestrove.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka gjetur gjithashtu se Karanxha ka shtyr\u00eb hetimet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit me arsyetimin se ishte e nevojshme t\u00eb merreshin d\u00ebshmi dhe t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb fr\u00ebngjisht let\u00ebrporosia e \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dosje jan\u00eb gjetur 57 faqe t\u00eb p\u00ebrpiluara n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge nga autoritetet franceze, nd\u00ebrsa let\u00ebrporosia dhe p\u00ebrkthimi i saj ishin realizuar m\u00eb par\u00eb nga ish-Krimet e R\u00ebnda.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Karanaxha i ka k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs nj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb minimumin e parashikuar nga ligji duke e bazuar n\u00eb pendimin e thell\u00eb nga ana e t\u00eb pandehurit. \u201c\u2026pendim ky q\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb shprehur apo pasqyruar nga asnj\u00eb dokument t\u00eb dosjes, p\u00ebrkundrazi\u2026 rezulton e kund\u00ebrta,\u201d v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se k\u00ebto rrethana e vendosin subjektin n\u00eb kushtet e defekteve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb drejtim t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive ligjore \u2013por q\u00eb sipas trup\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme nisur nga p\u00ebrvoja dhe eksperienca e subjektit.<\/p>\n<p><strong>Hetimi pasuror <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 90.12 m2 me vler\u00eb 8.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2011, si dhe ngre dyshime p\u00ebr kryerjen e veprimeve fiktive me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti ka pasqyruar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja si dhe kursimet familjare n\u00eb vite. N\u00eb deklaratat periodike ka sh\u00ebnuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me shum\u00ebn e siguruar nga revokimi i nj\u00eb kontrate sip\u00ebrmarrje t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Berat, si dhe kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka konstatuar se subjekti e ka filluar marrdh\u00ebnien me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese para kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin, pasi rreth dy muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb gusht t\u00eb 2011-\u00ebs bashk\u00ebshortja ka lidhur kontrat\u00eb me OSHEE.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Karanxh\u00ebs, gjyqtarja e Apelit Administrativ, Bernina Kondi u shkarkua nga KPK m\u00eb 15 qershor 2020 pasi u konstatuan probleme n\u00eb praktikat e blerjes s\u00eb dy apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb. KPK konkludoi tejkalim t\u00eb parashikimeve ligjore n\u00eb veprimet e gjyqtares Kondi p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr strehimin n\u00eb qytetin e Beratit, ku ushtronte detyr\u00ebn \u2013 t\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb pas p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Karanxha ka pretenduar se kredia nga BKT-ja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit si gjyqtare dhe nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja mbi procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij, Komisioni, duke ju referuar Kodit t\u00eb Familjes sjell n\u00eb v\u00ebmendje se \u201cbashk\u00ebshort\u00ebt p\u00ebrgjigjen mbi pasurin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do detyrim kontraktues\u201d. Gjithashtu, KPK evidenton faktin se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kredimarrje dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>KPK i q\u00ebndron konstatimit se veprimet juridike t\u00eb kryera n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj kredie me kushte leht\u00ebsuese jan\u00eb kryer n\u00eb tejkalim t\u00eb parashikimeve ligjore mbi p\u00ebrfitimin e saj dhe se jan\u00eb kryer me dijenin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb prokurorit Karanxha.<\/p>\n<p>Sipas KPK, deklarimet e paqarta dhe kontradiktore t\u00eb b\u00ebra nd\u00ebr vite nga subjekti i rivler\u00ebsimit lidhur me ecurin\u00eb e likuiditeteve cash dhe n\u00eb bank\u00eb, e vendosin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi trupin gjykues p\u00ebr t\u00eb analizuar sakt\u00eb burimet financiare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr p\u00ebriudh\u00ebn 2003-2016 jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb vitet 2006, 2008, 2010, 2011 dhe 2012 n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e shkarkimit, KPK konstaton mang\u00ebsi serioze dhe t\u00eb q\u00ebllimta n\u00eb hetimet e prokurorit Ervin Karanxha. Q\u00ebndrimi i tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut u konsiderua si cenim i besimit te drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72591,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-8071.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ervin Karanxha pas njoftimit te vendimit nga KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72590"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72592,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72590\/revisions\/72592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}