{"id":72605,"date":"2021-10-08T18:23:50","date_gmt":"2021-10-08T16:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-adelajda-gjuzi-e-permbysi-analizen-financiare-te-kpk-se\/2021\/10\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:35:38","modified_gmt":"2023-04-06T16:35:38","slug":"gjyqtarja-adelajda-gjuzi-e-permbysi-analizen-financiare-te-kpk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-adelajda-gjuzi-e-permbysi-analizen-financiare-te-kpk-se\/2021\/10\/08\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Adelajda Gjuzi e p\u00ebrmbysi analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vler\u00ebsoi bind\u00ebse pretendimet e gjyqtares s\u00eb Beratit, Adelajda Gjuzi p\u00ebr konsiderimin t\u00eb ligjshme t\u00eb dhurimeve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit prej nga u konstatua fillimisht mungesa m\u00eb e madhe e burimeve t\u00eb ligjshme, si dhe p\u00ebr uljen e shpenzimeve, duke e rrudhur balanc\u00ebn negative disa her\u00eb q\u00eb n\u00eb fund e \u00e7moi jo penalizuese. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80302\" aria-describedby=\"caption-attachment-80302\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelajda-Gjuzi-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80302\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelajda-Gjuzi-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80302\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80302\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 7 shtator 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Beratit, Adelajda Gjuzi, duke i konsideruar jo penalizuese mungesat financiare p\u00ebr pasurin\u00eb dhe bind\u00ebse shpjegimet p\u00ebr dy garazhe t\u00eb blera n\u00eb vjehrri n\u00eb pallatin ku jeton subjekti, p\u00ebr t\u00eb cilat fillimisht u ngrit\u00ebn dyshime se ishin pasuri t\u00eb fshehura. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nuk u gjet\u00ebn probleme n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Adelajda Gjuzi p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014-2015, Gjuzi ka punuar si ndihm\u00ebse ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb pas n\u00eb Berat n\u00eb funksionin e gjyqtares.<\/p>\n<p>Nga analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb kyrer nga Komisioni duke filluar nga viti 2012 kur Gjuzi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekt deklarimi, \u00ebsht\u00eb konstatuar fillimisht balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.3 milion\u00eb lek\u00eb. Balancat negative jan\u00eb konstatuar n\u00eb burimet e deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 108.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 8 milion\u00eb e 860 mij\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr shpenzimet e mobilimit n\u00eb 2015-\u00ebn; nj\u00eb autoveture tip Benz t\u00eb bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa jan\u00eb konstatuar n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb justifikuar me dokumenatcion ligjor burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dhurimet e deklaruara dhe shumat e kaluara n\u00eb llogari t\u00eb djalit, q\u00eb m\u00eb von\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur nga ky i fundit p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit. Gjithashtu, jan\u00eb konstatuar balanca negative edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri private, si dhe dietat e shp\u00ebrblimet.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK ka rezultuar se pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga subjekti, nga muaji qershor i vitit 2013 dhe n\u00eb vijim, bashk\u00ebshorti i saj ka filluar t\u00eb sigurohet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb pag\u00eb rreth dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe nuk ka deklaruar m\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitim n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrblimeve mbi performanc\u00ebn, ashtu si \u00ebsht\u00eb pretenduar p\u00ebr vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cKjo rrethan\u00eb n\u00ebnkupton se p\u00ebrfitimet e pretenduara, si m\u00eb lart, nga vet pal\u00ebt, jan\u00eb vler\u00ebsuar si jo t\u00eb ligjshme p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar m\u00ebnyra e marrjes s\u00eb tyre nga bashk\u00ebshorti i subjektit\u201d, konstaton KPK n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burime p\u00ebr krijimin e pasurive dhe shpenzimet.<\/p>\n<p>Gjuzi e ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit, duke pretenduar se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2016 ka punuar si gjyqtare vet\u00ebm 7 muaj e 20 dit\u00eb pasi ka sh\u00ebrbyer pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb si ndihm\u00ebse ligjore.<\/p>\n<p>Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2012 e n\u00eb vijim. Gjuzi ka pretenduar se prindr\u00ebit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhurara t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb djalit t\u00eb tyre shuma 3 milion\u00eb lek\u00eb, 8000 euro dhe 6000 dollar\u00eb. N\u00eb shpjegimet e saj, Gjyzi ka argumentuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga aktiviteti i tyre privat. Gjithashtu ajo ka pretenduar se vjehrra ka p\u00ebrfituar shuma monetare t\u00eb d\u00ebrguara nga Kanadaja nga v\u00ebllai i saj prej vitit 2007.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, Gjuzi ka v\u00ebrejtur se prind\u00ebrit e kan\u00eb krijuar q\u00eb n\u00eb vitin 2007 pasi e kan\u00eb pasur t\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb. \u201c[\u2026]p\u00ebr sa koh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d, ka k\u00ebrkuar Gjuzi.<\/p>\n<p>Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshihet dhe nj\u00eb shum\u00eb 220 mij\u00eb lek\u00eb e dhuruar nga miqt\u00eb e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti ka k\u00ebrkuar t\u00eb ulen nga analiza financiare e\u00a0 vitit 2015 shpenzimet p\u00ebr mobilim n\u00eb shum\u00ebn 460 mij\u00eb lek\u00eb sipas nj\u00eb fature t\u00eb k\u00ebtij viti, pasi sipas saj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ky detyrim \u00ebsht\u00eb paguar me an\u00eb t\u00eb bank\u00ebs n\u00eb 2019-\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjuzi ka k\u00ebrkuar t\u00eb hiqen edhe shpenzimet e p\u00ebrllogaritura p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb drejtim t\u00eb Bajram-Currit, duke pretenduar se nuk mund t\u00eb llogariten nj\u00ebsoj si shpenzime p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit. Ajo ka pretenduar se n\u00eb Tropoj\u00eb ka shkuar \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb sebepeve familjare t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka k\u00ebrkuar t\u00eb ulen shpenzimet e transportit p\u00ebr n\u00eb Berat ku ushtron detyr\u00ebn, duke pretenduar se ka udh\u00ebtuar me koleg\u00ebt e saj, si dhe shpenzimet e bashk\u00ebshortit kur ka udh\u00ebtuar p\u00ebr q\u00ebllime pune.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar pretendimin e Gjuzit p\u00ebr dhurimet e miqve t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe ka shtuar n\u00eb analiz\u00eb si t\u00eb ardhur shum\u00ebn 220 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga miqt\u00eb e bashk\u00ebshortit; shumat e dhuruara nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb 2012-\u00ebn n\u00eb vlerat 8000 euro dhe 6000 USD, si dhe shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu jan\u00eb ulur shpenzimet e transportit n\u00eb Berat, shpenzimet e udh\u00ebtimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr q\u00ebllime pune, si dhe pjes\u00ebrisht udh\u00ebtimet turistike, sipas faturave t\u00eb paraqitura p\u00ebr rezervimet e hoteleve.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar edhe pretendimin lidhur me pages\u00ebn p\u00ebr mobilimin n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016 jan\u00eb kosideruar si vler\u00eb totale e arredimit t\u00eb dyja shumat 380 mij\u00eb lek\u00eb dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruara nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2016 ka rezultuar nj\u00eb bilanc i p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar penalizues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]duke e vler\u00ebsuar kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij dhe n\u00ebn drit\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe t\u00eb objektivitetit, trupi gjykues \u00e7mon se pamjaftueshm\u00ebria financiare e sip\u00ebrp\u00ebrmendur n\u00eb vler\u00ebn totale 900,050 lek\u00eb [\u2026], nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e mas\u00ebs s\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb znj. Adelajda Gjuzi\u201d, konkludon Komisioni dhe vler\u00ebson se subjekti ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb, duke justifikuar dhe shpjeguar bindsh\u00ebm t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e analizuara.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe dy garazhe q\u00eb babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit i ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 kundrejt \u00e7mimit total 15 mij\u00eb euro, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat ku gjendet apartamenti i tyre n\u00eb Tiran\u00eb. Nisur nga fakti se vjehrri jetonte n\u00eb Elbasan, si dhe prej deklarimit t\u00eb subjektit se si burim krijimi i k\u00ebtyre pasurive kishte sh\u00ebrbyer nj\u00eb hua q\u00eb babai i bashk\u00ebshortit ka marr\u00eb nga nj\u00eb e af\u00ebrme q\u00eb jetonte n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kishte pasur gjendje t\u00eb mjaftueshme n\u00eb bank\u00eb, Komisioni ka ngritur dyshime se mund t\u00eb ishin pasuri t\u00eb fsehura t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni ka ndryshuar q\u00ebndrim duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet e Gjuzit dhe faktin se k\u00ebto garazhe jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe prej vjehrrit kur ai vinte p\u00ebr q\u00ebllime pune n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se n\u00ebse k\u00ebto pasuri do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb saj, ato mund t\u00eb ishin bler\u00eb me ndihm\u00ebn financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit, sikurse ishte vepruar edhe p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]duke pasur parasysh se p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre garazheve nuk ka qen\u00eb ekskluziv i subjektit, pasi ato jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj \u2012 duke pasur n\u00eb v\u00ebmendje edhe pohimin e subjektit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se blerja e k\u00ebtyre pasurive ka qen\u00eb n\u00eb lidhje me perspektiv\u00ebn e transferimit t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb jetuar s\u00eb bashku, pasi t\u00eb dalin n\u00eb pension[\u2026]\u201d, trupi gjykues vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk egzistojn\u00eb m\u00eb elemente t\u00eb fshehjes s\u00eb mundshme t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga analiza financiare e KPK ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e dy garazheve, pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrllogaritje huan\u00eb e marr\u00eb t\u00eb deklaruar prej subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni i vler\u00ebson bind\u00ebse shpjegimet e gjyqtares Adelajda Gjuzi dhe \u00e7mon se nuk mund t\u00eb ket\u00eb pasoj\u00eb ligjore q\u00eb i atribuohet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vler\u00ebsoi bind\u00ebse pretendimet e gjyqtares s\u00eb Beratit, Adelajda Gjuzi p\u00ebr konsiderimin t\u00eb ligjshme t\u00eb dhurimeve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit prej nga u konstatua fillimisht mungesa m\u00eb e madhe e burimeve t\u00eb ligjshme, si dhe p\u00ebr uljen e shpenzimeve, duke e rrudhur balanc\u00ebn negative disa her\u00eb q\u00eb n\u00eb fund e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72606,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[516,124,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelajda-Gjuzi-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72605"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72607,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72605\/revisions\/72607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}