{"id":72608,"date":"2021-10-08T12:03:25","date_gmt":"2021-10-08T10:03:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-durim-hasa-nuk-provoi-pasurine-dhe-ka-cenuar-besimin-e-publikut\/2021\/10\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:35:57","modified_gmt":"2023-04-06T16:35:57","slug":"kpk-durim-hasa-nuk-provoi-pasurine-dhe-ka-cenuar-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-durim-hasa-nuk-provoi-pasurine-dhe-ka-cenuar-besimin-e-publikut\/2021\/10\/08\/","title":{"rendered":"KPK: Durim Hasa nuk provoi pasurin\u00eb dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se gjyqtari i Beratit, Durim Hasa rezultoi me bilanc negativ p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me veprimet n\u00eb disa transaksione p\u00ebr disa apartamente dhe q\u00ebndrimin e tij n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje e vendimarrje ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79235\" aria-describedby=\"caption-attachment-79235\" style=\"width: 563px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Durim-Hasa-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79235\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Durim-Hasa-n\u00eb-KPK-563x400.jpg\" alt=\"\" width=\"563\" height=\"400\" data-id=\"79235\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79235\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Durim Hasa n\u00eb KPK<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli m\u00eb 14 qershor vendimin e shkarkimit nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Beratit Durim Hasa, pasi u gjet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe u konstatua se me veprimet e tij n\u00eb transaksionet e disa apartamenteve dhe me disa vendimarrje t\u00eb tij, kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Durim Hasa u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Roland Ilian.<\/p>\n<p>Durim Hasa e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Skraparit. Prej vitit 2008 deri n\u00eb shkarkimin e tij nga detyra, Hasa e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK renditen barrat e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtari Hasa nuk ka arritur t\u00eb bind\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 96.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007, si dhe nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Sipas KPK, Hasa nuk ka deklaruar sakt\u00eb burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 34 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka sh\u00ebnuar si burim t\u00eb ardhurat e familjes, nd\u00ebrsa n\u00eb 2006-\u00ebn ka deklaruar dhe nj\u00eb dhurat\u00eb nga babai dhe hua n\u00eb v\u00ebllai. \u201c[\u2026]subjekti duhet t\u00eb kishte deklaruar sakt\u00eb burimin e krijimit, referuar koh\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb pages\u00ebs\u201d, thekson Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kursimet e pretenduara n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 1992, duke u bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga individ\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. \u201c[\u2026]p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs drastike financiare q\u00eb kaloi vendi at\u00eb vit, si pasoj\u00eb e ndryshimeve t\u00eb natyr\u00ebs politike dhe ekonomike, jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit deri n\u00eb 400% q\u00eb kaloi ekonomia shqiptare\u201d, referon KPK konkluzionin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK vler\u00ebson se Hasa nuk provoi me dokumentacion ligjor burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb huaje 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2006. \u201cPavar\u00ebsisht deklarimit n\u00eb DIPP-n\u00eb e vitit 2006 t\u00eb huas\u00eb, personi tjet\u00ebr i lidhur duhet t\u00eb provonte se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb deklaruar n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse tatimore dhe p\u00ebr to \u00ebsht\u00eb paguar detyrimit tatimor. Fakti q\u00eb k\u00ebto vlera monetare jan\u00eb n\u00eb sistemin bankar, nuk justifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre\u201d, shprehet Komisioni.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Hasa nuk provoi dot me dokumentacion ligjor edhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb babait p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shume 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar pretendimi i subjektit se n\u00eb vitin 2006 ka kursyer 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo 400 mij\u00eb lek\u00eb sa ishte deklaruar m\u00eb par\u00eb, pasi sipas KPK ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb paraqitur pas njohjes s\u00eb subjektit me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim tw analizws sw burimeve tw apartamentit, trupi gjykues i Komisionit konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar likuidimin e vler\u00ebs 34 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2006, kur \u00ebsht\u00eb porositur kjo pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje deklarimesh me provat e administruara n\u00eb lidhje me pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb garazhi automjeti; deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 55 m2 n\u00eb Berat p\u00ebr \u00e7mimin 2.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cRenault Megane\u201d n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr 2700 euro.<\/p>\n<p>Hasa \u00ebsht\u00eb gjetur me deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe munges\u00eb burimesh dhe p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb nj\u00eb shume 1.2 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2005 shtetasit S.L.. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma 200 mij\u00eb lek\u00eb e deklaruar prej subjektit si e p\u00ebrfituar si interesa financiare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, deklarimet kontradiktore dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh joformale n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament t\u00eb pron\u00ebsi ose posedim t\u00eb gjyqtarit Hasa n\u00eb qytetin e \u00c7orovod\u00ebs ka sjell\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh jan\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cMercedes-Benz\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb tabel\u00ebn financiare t\u00eb hartuar nga Komisioni jan\u00eb pasqyruar balanca negative p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2016, n\u00eb vler\u00ebn totale 4.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, Komisioni ka analizuar disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga gjyqtari Hasa prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar gjendja e tij n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe se ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia duke mos hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Hasa ka marr\u00eb vendim ndaj shtetasit S.L, me t\u00eb cilin kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore dhe interesi, pasi i ka dh\u00ebn\u00eb hua me interes. \u201cN\u00ebp\u00ebrmjet marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr vler\u00ebsim sigurie ndaj shtetasit S. L., me t\u00eb cilin kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore dhe interesi dhe ishte n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Nisur nga informacionet e institucioneve ligjzbatuese, Komisioni ka verifikuar nj\u00eb vendim p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim mase sigurie nga \u201carrest me burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim p\u00ebr paraqitje\u201d. Sipas trupit gjykues, subjkti ka leht\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb, ndon\u00ebse nuk plot\u00ebsoheshin kushtet p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>\u201cKy vendim i dh\u00ebn\u00eb nga subjekti, i par\u00eb n\u00eb harmoni me provat e tjera t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit, informacioni i verifikuar nga organet ligjzbatuese, si dhe bindja e brendshme e trupit gjykues, ka element\u00eb q\u00eb t\u00eb bindin se n\u00eb rastin konkret ka pasur nj\u00eb favorizim t\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb dh\u00ebnien e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb\u201d, shprehet trupi gjykues dhe vler\u00ebson se ky favorizim ndikon n\u00eb perceptimin e komunitetit ku jeton i pandehuri n\u00eb lidhje me organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka pasur nj\u00eb hetim nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr veprat penale, \u201cushtrim i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm nga funksionari q\u00eb ushtron funksion publik\u201d, \u201ckorrupsion pasiv t\u00eb gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarit tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb pushuar nga Gjykata e Posa\u00e7me me arsyetimin se nuk provohet se fakti egziston fakti penal. \u201c[\u2026]Ky vler\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces administrativ, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk v\u00eb n\u00eb dyshim vendimin, t\u00eb marr\u00eb nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe nj\u00eb rast kur gjyqtari Hasa ka takuar nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb t\u00eb pandehurit me inicialet A. M., gjat\u00eb koh\u00ebs kur shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cFrekuentimi i personave t\u00eb af\u00ebrm me t\u00eb pandehurit, i gjykuar vet\u00ebm n\u00eb dukje, cenon figur\u00ebn dhe integritetin e nj\u00eb magjistrati, duke ndikuar n\u00eb perceptimin e publikut p\u00ebr dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, vler\u00ebson Komisioni dhe v\u00ebren se subjekti e ka konfirmuar vet\u00eb takimin me t\u00eb af\u00ebrmin e t\u00eb pandehurit A.M. .<\/p>\n<p>Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje se gjyqtari Hasa ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh joligjore p\u00ebr dy apartamente n\u00eb \u00c7orovod\u00eb duke mos i kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi an\u00ebs formale.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Hasa nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 transaksionet e kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 52 m2 n\u00eb \u00c7orovod\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 59 m2 po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Gjithashtu, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2011 kontrat\u00ebn e k\u00ebmbimit t\u00eb pasurive. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka ushtruar tagrat e pronarit t\u00eb apartamentit me sip. 59 m2 , n\u00eb lagjen \u201c***\u201d dhe apartamentit me sip. 52 m2 , n\u00eb lagjen \u2018***\u2019, n\u00eb \u00c7orovod\u00eb, n\u00eb kushtet kur nuk mund t\u00eb sillej si pronar, pasi ndodhej n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor justifikues p\u00ebr posedimin de jure t\u00eb k\u00ebtyre apartamenteve\u201d, shprehet Komisioni dhe konstaton se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe subjekti ka kryer transaksione p\u00ebr blerjen dhe shitjen e tyre.<\/p>\n<p>Hasa ka sqaruar se \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me shtetasin E.D. q\u00eb t\u00eb blinte nj\u00eb apartament q\u00eb ky i fundit e kishte p\u00ebrfituar me statusin e t\u00eb pastrehut. Sipas Has\u00ebs, E.D. donte t\u00eb blinte nj\u00eb apartament n\u00eb nj\u00eb lagje tjet\u00ebr ku jetonin prind\u00ebrit dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se e ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrfituar prej E.D. si i pastreh pa n\u00ebnshkruar dokumentacion pasi duhej q\u00eb pala shit\u00ebse t\u00eb shlyente kredin\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Entit Komb\u00ebtar i Banesave, EKB. Hasa ka pohuar n\u00eb KPK se, me q\u00ebllim garantimin e blerjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb ka kryer blerjen e banes\u00ebs q\u00eb kishte synim pala shit\u00ebse dhe pasi t\u00eb shlyhej kredia p\u00ebr llogari t\u00eb EKB-s\u00eb do t\u00eb kryenin nd\u00ebrrimin.\u00a0 Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb Komisioni t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe periudh\u00ebn kur jan\u00eb kryer veprimet.<\/p>\n<p>Por Komisioni vler\u00ebson se Hasa ka vepruar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb magjistrat. \u201c[\u2026]i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i pari n\u00eb dh\u00ebnien e shembullit se dokumentacioni ligjor ka r\u00ebnd\u00ebsi[\u2026]\u201d, vwren KPK dhe shton se nga hetimi administrativ jan\u00eb gjetur edhe disa mang\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK \u00e7mon se gjyqtari Durim Hasa duhej shkarkuar pasi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se gjyqtari i Beratit, Durim Hasa rezultoi me bilanc negativ p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me veprimet n\u00eb disa transaksione p\u00ebr disa apartamente dhe q\u00ebndrimin e tij n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje e vendimarrje ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72609,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[517,124,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Durim-Hasa-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Durim Hasa n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72608"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72608"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72608\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72610,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72608\/revisions\/72610"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}