{"id":72626,"date":"2021-10-06T17:32:01","date_gmt":"2021-10-06T15:32:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-irena-hoxha-perballet-me-pyetje-ne-kpk-per-huane-nga-kunati\/2021\/10\/06\/"},"modified":"2023-04-06T18:36:49","modified_gmt":"2023-04-06T16:36:49","slug":"gjyqtarja-irena-hoxha-perballet-me-pyetje-ne-kpk-per-huane-nga-kunati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-irena-hoxha-perballet-me-pyetje-ne-kpk-per-huane-nga-kunati\/2021\/10\/06\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Irena Hoxha p\u00ebrballet me pyetje n\u00eb KPK p\u00ebr huan\u00eb nga kunati"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Hoxha u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit, i cili i kishte huazuar 60 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Hoxha vler\u00ebsoi KPK dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80879\" aria-describedby=\"caption-attachment-80879\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Hoxha-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80879\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Hoxha-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80879\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80879\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Irena Hoxha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Hoxha u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me pyetje mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit dhe disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>Hetimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb e nxor\u00ebn gjyqtaren e Tiran\u00ebs me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb ardhurash mbi 7 milion\u00eb lek\u00eb. Balanca negative vinte kryesisht nga moskonsiderimi si burim i ligjsh\u00ebm prej Komisionit i nj\u00eb huaje 60 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha foli me emocionalitet n\u00eb seanc\u00eb dhe e vler\u00ebsoi Komisionin p\u00ebr pun\u00ebn korrekte n\u00eb hetimin e saj dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mbrojtje. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se dokumentet e sjella prej saj ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shpjeguar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha u hetua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Irena Hoxha ka nj\u00eb karrier\u00eb prej 25 vjet\u00ebsh n\u00eb gjyq\u00ebsor. Ajo ka filluar detyr\u00ebn si ndihm\u00ebs gjyqtare dhe kancelare n\u00eb gjykat\u00ebn e Dibr\u00ebs dhe n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli tha se Hoxha ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Nga sa doli prej relatimit, gjyqtarja kishte rezultuar pa probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Por Shuli vuri n\u00eb dukje se n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb ishin gjetur disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe se gjyqtares i ishin k\u00ebrkuar shpjegime n\u00eb lidhje me deklarimin e gjendjes cash p\u00ebr nj\u00eb vit dhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo kishte deklaruar p\u00ebrfitimet nga nj\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, n\u00eb deklarimet vjetore Hoxha kishte deklaruar p\u00ebrfitime cash nga toka bujq\u00ebsore dhe n\u00eb nj\u00eb rast ishte shprehur p\u00ebr qira prej k\u00ebsaj toke. Por n\u00eb deklarat\u00ebn veting ajo pretendonte se fitimet ishin n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n<p>Termat u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e debatit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. Hoxha k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo kishte p\u00ebrllogaritur nj\u00eb mesatare vjetore t\u00eb p\u00ebrfitimeve n\u00eb natyr\u00eb nga toka e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo theksoi se kjo tok\u00eb ishte punuar nga kunati dhe se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ishte prodhim i fshatit ajo e merrte nga ferma. Ajo tha se prej vitesh nuk kishte bler\u00eb \u201casnj\u00ebher\u00eb komposto\u201d, p\u00ebr t\u00eb ilustruar se \u00e7do prodhim e merrte nga fshati.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb pyetje mbi termat e p\u00ebrdorura nga gjyqtarja, p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit, i cili i kishte dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares 60 mij\u00eb euro hua p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli tha se fillimisht gjyqtarja nuk kishte deklaruar burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre parave t\u00eb marra n\u00eb vitin 2011, por n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d kishte specifikuar pun\u00ebn nga emigracioni. Si\u00e7 doli nga relatimi, kunati i gjyqtares kishte dokumentacion provues p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb rreth 80 mij\u00eb euro nga puna n\u00eb Greqi. Por nga analiza financiare q\u00eb p\u00ebrfshinte shpenzimet e familjes s\u00eb tij rezultonte se ai nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si kursim. Sipas KPK-s\u00eb, atij i mungonin 4.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo, KPK nuk e mori n\u00eb konsiderat\u00eb huan\u00eb si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm pasurie dhe vler\u00ebsoi gjyqtaren me balanc\u00eb negative prej m\u00eb shum\u00eb se 7 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Shuli tha se gjyqtarja kishte k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb edhe p\u00ebrfitimet e tij si bujk dhe po ashtu t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb edhe fakti q\u00eb ai kishte punuar n\u00eb Greqi q\u00eb prej vitit 1992 edhe pse jo e gjith\u00eb periudha ishte mbuluar me dokumentacion.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetje-p\u00ebrgjigjet e b\u00ebra n\u00eb sall\u00eb, Hoxh\u00ebs iu k\u00ebrkua t\u00eb shpjegonte n\u00ebse fitimet nga bujq\u00ebsia kishin qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb natyr\u00eb, si kishin sh\u00ebrbyer ato p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime. Hoxha k\u00ebmb\u00ebnguli se nj\u00eb pjes\u00eb e produkteve ishin shitur dhe kishin krijuar t\u00eb ardhura. Megjithat\u00eb, gjyqtarja nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb shpjegonte se pse kishte deklaruar vet\u00ebm p\u00ebrfitime n\u00eb natyr\u00eb si p\u00ebr veten edhe p\u00ebr kunatin. N\u00eb nj\u00eb moment, Shuli pyeti gjyqtaren se \u201cPse nuk i kishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt\u201d k\u00ebto p\u00ebrfitime si cash.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja tha se t\u00eb ardhurat e kunatit duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Ajo tha se kur ishte marr\u00eb huaja nuk kishte shtruar pyetje mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre dhe ishte habitur q\u00eb kunati kishte pasur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb at\u00eb sasi q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb KPK.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja e ONM-s\u00eb, Elka Ermenkova komentoi se si gjyqtare q\u00eb deklaronte pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb prej vitesh, Hoxha duhej t\u00eb kishte pyetur p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhe pyeti at\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptonte me mos interesimin p\u00ebr paligjshm\u00ebrin\u00eb apo ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Hoxha u p\u00ebrgjigj se t\u00eb ardhurat e kunatit ishin t\u00eb ligjshme dhe se ai nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete problematike apo kriminale. Por Ermenkova replikoi duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se kjo nuk ishte ngritur si \u00e7\u00ebshtje dhe as p\u00ebrmendej n\u00eb relatim.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja theksoi se t\u00eb ardhurat e vetme q\u00eb konsideroheshin nga procesi si t\u00eb ligjshme ishin ato p\u00ebr t\u00eb cilat ishin paguar tatimet. \u201cE kuptoj tradit\u00ebn shqiptare, e kuptoj edhe q\u00eb familjet ndihmojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por nj\u00eb gjyqtare apo nj\u00eb prokuror duhet t\u00eb tregohet m\u00eb i kujdessh\u00ebm\u201d, tha v\u00ebzhguesja.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare, Hoxha u shpreh duke vler\u00ebsuar s\u00ebrish procesin. Ajo tha se kishte \u201cKonsideratat m\u00eb t\u00eb larta\u201d p\u00ebr trup\u00ebn dhe po ashtu e cil\u00ebsoi vetingun si nj\u00eb proces t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer me profesionaliz\u00ebm detyr\u00ebn dhe se kishte lidhur jet\u00ebn me pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Hoxha u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit, i cili i kishte huazuar 60 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Hoxha vler\u00ebsoi KPK dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Irena-Hoxha-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Hoxha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72626"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72626"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72628,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72626\/revisions\/72628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}