{"id":72632,"date":"2021-10-05T13:58:40","date_gmt":"2021-10-05T11:58:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-engert-pellumbi-jep-shpjegime-per-figuren-dhe-profesionalizmin\/2021\/10\/05\/"},"modified":"2023-04-06T18:37:22","modified_gmt":"2023-04-06T16:37:22","slug":"gjyqtari-engert-pellumbi-jep-shpjegime-per-figuren-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-engert-pellumbi-jep-shpjegime-per-figuren-dhe-profesionalizmin\/2021\/10\/05\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Engert P\u00ebllumbi jep shpjegime p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Fierit Engert P\u00ebllumbi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb konstatimin e DSIK-s\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri dhe paraqiti shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e profesionalizmit.\u00a0<\/span><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80853\" aria-describedby=\"caption-attachment-80853\" style=\"width: 579px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Engert-Pellumbi-Foto-nga-Edmond-Hoxhaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80853\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Engert-Pellumbi-Foto-nga-Edmond-Hoxhaj-579x400.jpg\" alt=\"\" width=\"579\" height=\"400\" data-id=\"80853\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80853\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Engert Pellumbi Foto nga Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtari Engert P\u00ebllumbi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore paraqiti q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. P\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb nuk u relatuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Engert P\u00eblluymbi po kryhet nga trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Engert P\u00ebllumbi i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. N\u00eb vitet 2017-2020, P\u00ebllumbi punoi si k\u00ebshilltar ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe prej n\u00ebntorit 2020 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs si pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb delegimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u evidentuan probleme p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit P\u00ebllumbi, q\u00eb sipas KPK p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb llogari bankare n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse 22 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuara me t\u00eb ardhurat e pag\u00ebs; si dhe nj\u00eb autovetur\u00eb e bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 kundrejt shum\u00ebs 5000 euro t\u00eb dhuruar nga babai i tij, S.P..<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas relatorit Ilia, ka rezultuar se subjekti ka pasuar mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb bank\u00eb. Gjithashut, edhe i ati ka reuzltuar me mjaftueshm\u00ebri burimesh p\u00ebr dhurimin e vler\u00ebs 5000 euro, t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti i tij tregtar. Nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare ka rezultuar mjaftueshm\u00ebri burimesh p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebllumbi \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me mosdeklarimin e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb plan kursimi n\u00eb llogarin\u00eb rjedh\u00ebse t\u00eb pag\u00ebs ku depozitohej \u00e7do muaj shuma 1000 lek\u00eb. Subjekti tha se kishte qen\u00eb nj\u00eb harres\u00eb dhe se ishte kujtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan kursimi n\u00eb vitin 2019 kur kishte mbyllur llogarin\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><b>Gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Relatori Ilia shpjegoi se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK nuk kishte raportuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb gjyqtarit P\u00ebllumbi. Por, bazuar n\u00eb nj\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar pran\u00eb Prokuroris\u00eb Fier n\u00eb vitin 2015 dhe t\u00eb transferuar n\u00eb Lushnj\u00eb ku ishte vendosur pushimi n\u00eb 2016-\u00ebn, DSIK ka konkluduar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke ju referuar raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, Ilia tha se megjith\u00ebse nuk jan\u00eb konstauar kontakte dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, \u00ebsht\u00eb evidentuar se subjekti mund t\u00eb ndikohet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb seanc\u00eb nuk u relatua q\u00ebndrimi i Komisionit lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, por Ilia u shpreh se konstatimet e DSIK-s\u00eb dhe shpjegimet e subjekit t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtari P\u00ebllumbi e kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK-s\u00eb. \u201cVet\u00eb raporti i DSIK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kontradiktor. Vet\u00eb DSIK thot\u00eb se subjekti \u00ebsht\u00eb pa probleme, pastaj nisur nga nj\u00eb kall\u00ebzim dashakeqas q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar ndryshon raportin\u201d, deklaroi P\u00ebllumbi dhe e cil\u00ebsoi konkluzionin e DSIK-s\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai pohoi se ka qen\u00eb vet\u00eb prokurori kall\u00ebzues q\u00eb e ka regjistruar porcedimin. \u201cE ka d\u00ebrguar t\u00eb paketuar n\u00eb Lushnj\u00eb\u201d, tha P\u00ebllumbi. Ai pretendoi se nisur nga fakti se ishte d\u00ebrguar si procedim penal i regjistruar, Prokuroria e Lushnj\u00ebs kishte qen\u00eb e detyruar q\u00eb t\u00eb kryente verifikime para se t\u00eb vendoste pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebllumbi k\u00ebmb\u00ebnguli se Prokuroria e Fierit kishte pasur kompetenc\u00eb vet\u00ebm t\u00eb regjistronte kall\u00ebzimin dhe ta transferonte, dhe jo t\u00eb regjistronte procedimin penal. Ai shpjegoi se \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar ka qen\u00eb e natyr\u00ebs sekrete dhe se ndiqte si praktik\u00eb shqyrtimin e tyre n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjith\u00ebse Komisioni nuk relatori shum\u00eb detaje nga hetimi administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, P\u00ebllumbi shpjegoi se rr\u00ebzimi i vendimit t\u00eb tij nga Apeli ishte \u00e7\u00ebshtje interpretimi ligjor. Sipas subjektit, nuk q\u00ebndronte vler\u00ebsimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb se duhej t\u00eb kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm edhe prokurori. \u201cNuk e di si mund t\u00eb ishte pranishme vet\u00ebm nj\u00ebra pal\u00eb\u201d, tha P\u00ebllumbi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai sqaroi se megjith\u00ebse kishte q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Apeli, ai e kishte zbatuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi k\u00ebt\u00eb vendim p\u00ebr trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngjashme. \u201cPor, n\u00eb vitin 2017 ligji ndryshoi sipas praktik\u00ebs time lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, theksoi ai.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vler\u00ebsimin profesional gjyqtarit Engert P\u00ebllumbi i jan\u00eb \u201ckund\u00ebrv\u00ebn\u00eb\u201d rezultatet e hetimit administrativ t\u00eb KPK p\u00ebr tre dosjet e zgjedhura prej tij. P\u00ebllumbi ka dor\u00ebzuar p\u00ebr kontrollin profesional fashikujt e tre \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat ka marr\u00eb vendim pezullimi dhe i ka d\u00ebrguar p\u00ebr kontroll incidental n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Relatori Ilia theksoi se shqyrtimi e \u00e7\u00ebshtjeve e ka tejkaluar afatin e p\u00ebrcaktuar nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dy prej tyre \u00ebsh\u00eb konstatuar se dhe vendimi p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar p\u00ebr kontroll n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga fillimi i shqyrtimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">T\u00eb tre k\u00ebrkesat e P\u00ebllumbit p\u00ebr kontroll incidental jan\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata Kushtetuese. \u201cKonstatohet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka respektuar standardet p\u00ebr afatet e vendimarrjeve p\u00ebrfudimtare\u201d, evidentoi Ilia dhe shtoi se d\u00ebrgimi i \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk ka qen\u00eb rruga e duhur p\u00ebr zgjidhjen e tyre, pasi jan\u00eb rr\u00ebzuar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtari P\u00ebllumbi deklaroi se tre \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese i kishte p\u00ebrzgjedhur me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej p\u00ebr nivelin e arsyetimit ligjor dhe p\u00ebr njohurit\u00eb e tij. \u201cNuk mendoja se do t\u00eb shqyrtohej afati. Mund t\u00eb kisha zgjedhur edhe \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb thjeshta\u201d, pohoi P\u00ebllumbi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cE them me krenari se jam nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt gjyqtar\u00eb q\u00eb procedoj me kontrollet incidentale. N\u00eb asnj\u00eb rast ky mjet nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr zvarritje nga ana ime\u201d, tha P\u00ebllumbi. Ai vijoi se afati 6 muajor nuk mund t\u00eb merret shabllon, pasi nuk ishte vendosur nga ish-KLD p\u00ebr t\u00eb penalizuar gjyqtar\u00ebt, por p\u00ebr ti vler\u00ebsuar me pik\u00eb n\u00eb zhvillimin e karirer\u00ebs. Sipas P\u00ebllumbit, sipas dispozitave ligjore afati \u00ebsht\u00eb dy vjet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai pretendoi se dhe n\u00eb praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb pak raste pranohen k\u00ebrkesat p\u00ebr kontrollet incidentale. Subjekti theksoi se i p\u00ebrket shkoll\u00ebs s\u00eb interpretimit \u201cstrikt\u201d t\u00eb ligjit.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhur me pes\u00eb dosjet e shortuara, Ilia tha se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr disa gjetje por nuk i relatori ato n\u00eb seanc\u00eb.\u00a0 Ndaj gjyqtarit Pellumbi jan\u00eb depozituar kat\u00ebr denoncime nga publiku, por sipas KPK-s\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna apo indicie q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb vler\u00ebsimin e subjektit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Engert P\u00ebllumbi e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 7 tetor, ora 09:30.\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Fierit Engert P\u00ebllumbi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb konstatimin e DSIK-s\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri dhe paraqiti shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e profesionalizmit.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72633,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[519,402,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Engert-Pellumbi-Foto-nga-Edmond-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Engert Pellumbi Foto nga Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72632"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72632"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72632\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72634,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72632\/revisions\/72634"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}