{"id":72647,"date":"2021-09-30T18:51:15","date_gmt":"2021-09-30T16:51:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-hap-dhe-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-gjyqtarin-genti-shala\/2021\/09\/30\/"},"modified":"2023-04-06T18:38:28","modified_gmt":"2023-04-06T16:38:28","slug":"kpa-hap-dhe-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-gjyqtarin-genti-shala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-hap-dhe-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-gjyqtarin-genti-shala\/2021\/09\/30\/","title":{"rendered":"KPA hap dhe mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr gjyqtarin Genti Shala"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi hetimin e nj\u00eb denoncimi ku ngrihen dyshime se gjyqtari Genti Shala ka fshehur ortak\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, si dhe t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb pahetuar nga KPK, pretendime q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80805\" aria-describedby=\"caption-attachment-80805\" style=\"width: 503px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genti-Shala-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80805\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genti-Shala-1-503x400.jpg\" alt=\"\" width=\"503\" height=\"400\" data-id=\"80805\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80805\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Genti Shala | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA \u00e7eli dhe mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb enjten p\u00ebr ankimin e kryer nga Komisioneri Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Genti Shala. \u00c7elja e shqyrtimit gjyq\u00ebsor u vendos pasi pal\u00ebt paraqit\u00ebn parashtrimet.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Genti Shala u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 4 gusht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nd\u00ebrsa nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e gjykuar prej tij u transferua p\u00ebr inspektim n\u00eb ILD. Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon se gjyqtari Shala mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa arriti t\u00eb bindte trup\u00ebn gjykuese se nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr t\u00eb cilin u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb, i p\u00ebrkiste n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tezes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb p\u00ebrfundonte afati i ankimit t\u00eb Komisionerit, pran\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM mb\u00ebrriti nj\u00eb denoncim anonim q\u00eb ngrinte dyshime se gjyqtari Shala kishte fshehur aksione n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. ONM i rekomandoi Komisionerit ankimin e vendimit t\u00eb KPK me q\u00ebllim hetimin e k\u00ebtij denoncimi, si dhe t\u00eb nj\u00eb kontrate huaje t\u00eb vitit 2015 me argumentin se mund t\u00eb sillte ndryshim n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM u prit me dy q\u00ebndrime nga komisioner\u00ebt publik\u00eb Darjel Sina dhe Florian Ballhysa. Sina u shpreh se e kishte analizuar \u00e7\u00ebshtjen me ekipin e tij dhe kishin dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimi i Komisionit ishte i drejt\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Ballhysa ushtroi ankim duke u bazuar plot\u00ebsisht n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb. Ai k\u00ebrkoi rihetimin e gjyqtarit Shala p\u00ebr denoncimin e kryer p\u00ebr fshehje pasurie dhe p\u00ebr huan\u00eb e vitit 2015.<\/p>\n<p>Institucioni i Komisoner\u00ebve Publik\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes nga Darjel Sina. Ai shpjegoi se Ballhysa, i cili ka ushtruar ankimin, e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb paraqitej pasi gjendet jasht\u00eb shetit. Sina pohoi se do ti paraqiste ai parashtrimet dhe q\u00ebndrimet e Ballhy\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, ankimi \u00ebsht\u00eb ushtruar p\u00ebr shkak t\u00eb hetimeve te pakryera p\u00ebr elementet e reja t\u00eb evidentuara n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb &#8211; dyshimet p\u00ebr disponimin e aksioneve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si dhe p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sina sqaroi se n\u00eb denoncim pretendohet se gjyqtari Genti Shala zot\u00ebron 15% t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese \u201cSky 07 Construction sh.p.k\u201d, me administrator Leonard Lulaj. \u2018Duhen hetuar se jan\u00eb fakte t\u00eb reja\u201d, tha Sina. Ai shtoi se n\u00eb shkres\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ku pasqyrohen veprimet noteriale t\u00eb subjektit, \u00ebshte identifikuar nj\u00eb kontrat\u00eb huaje me shtetasin N.K.. Sipas komisionerit, kjo kontrat\u00eb huaje nuk \u00ebsht\u00eb hetuar nga KPK dhe se hetimi i saj mund t\u00eb sillte ndryshimin e analiz\u00ebs financiare. P\u00ebr tre denoncime t\u00eb tjera t\u00eb depozituara pran\u00eb Kolegjit, Sina u shpreh se nuk jan\u00eb gjetur rrethana apo indicie p\u00ebr t&#8217;ju n\u00ebnshtruar hetimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioneri k\u00ebrkoi t\u00eb ri\u00e7elet hetimi dhe t\u00eb administrohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs gjith\u00eb dokumentacioni i regjistrimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese \u201cSky 07 Construction sh.p.k.\u201d.<\/p>\n<p>Gjytari Shala i kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimet e Komisonerit. Ai theksoi se denoncimi ku pretendohet p\u00ebr zot\u00ebrimin e 15% t\u00eb kuotave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. &#8220;Deklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb morale dhe ligjore se \u00ebsht\u00eb denoncim i rrem\u00eb&#8221;, deklaroi Shala.<\/p>\n<p>Ai evidentoi se sipas hetimit administrativ t\u00eb kryer n\u00eb KPK, marrdh\u00ebnia e vetme e tij me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb blerja e nj\u00eb banese. Shala sqaroi se Komisioni ka konkluduar se ai ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb investim. Lidhur me dyshimet e ngritura p\u00ebr trajtim preferencial gjat\u00eb hetimit administrativ, Shala shpjegoi se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPK disa kontrata t\u00eb tjera shitblerje q\u00eb v\u00ebrtetonin se ai nuk kishte pasur trajtim preferencial n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion. Gjithashtu, Shala tha se nuk kishte rezultuar q\u00eb t\u00eb kishte pasur konflikt interesi pasi ai nuk kishte shqyrtuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb apo t\u00eb administratorit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shala deklaroi se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPA dokumente t\u00eb Q\u00ebndr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, QKB p\u00ebr regjistrimin dhe historikun e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie prej nga rezulton se nuk ka asnj\u00eb lloj lidhje. &#8220;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ankimi k\u00ebrkoj q\u00eb Kolegji t\u00eb konstatoj\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia ime me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe me detyr\u00ebn e gjyqtarit&#8221;, pohoi Shala.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb dhe ndikimin n\u00eb analiz\u00ebn finaciare t\u00eb vitit 2015, Shala shpjegoi se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr marrjen hua t\u00eb ndonj\u00eb vlere monetare, por p\u00ebr huap\u00ebrdorjen e nj\u00eb automjeti. Ai pretendoi se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e kishte paraqitur si hua p\u00ebr shkak t\u00eb formatimit teknik t\u00eb informacioneve.<\/p>\n<p>\u201cHuadh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjetit brenda dhe jasht\u00eb vendit. Kjo pasqyrohet edhe n\u00eb sistemin TIMS. Kontrata \u00ebsht\u00eb fakt i njohur p\u00ebr KPK dhe \u00ebsht\u00eb hetuar, prej nga \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb nuk kam pasur konflikt interesi\u201d, shpjegoi Shala.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb KPA t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dokumetacionin e kontrat\u00ebs noteriale p\u00ebr huap\u00ebrdojen e mjetit t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij dhe t\u00eb konstatoj\u00eb se nuk ka asnj\u00eb efekt n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisoneri nuk ngriti pretendime p\u00ebr denoncimet e tjera tw kryera pranw KPA-sw, subjekti dha shpjegime p\u00ebr secil\u00ebn dhe i konsideroi ato t\u00eb pabazuara. N\u00eb fund gjyqtari Shala k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Sina e konsideroi dokumentacionin e dor\u00ebzuar nga subjekti lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, kurse p\u00ebr kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb huas\u00eb e shpreh se dokumentacioni \u00ebsht\u00eb i rregullt. P\u00ebr denoncimet e tjera t\u00eb kryera n\u00eb Kolegj, Komisioneri u shpreh se e linte n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, Kolegji vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb administroj\u00eb si prov\u00eb dokumentacionin e dor\u00ebzuar prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Sin\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb akteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cSky 07 Construction sh.p.k.\u201d. P\u00ebr denoncimet e kryera n\u00eb Kolegj u vendos t\u00eb mos kryhej hetim pasi nuk jan\u00eb gjetur rrethana apo indicie t\u00eb mjaftueshme. Kryesuesi i trupit gjykues, Sokol \u00c7omo b\u00ebri me dije se vendimarrja q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aksesimin dhe administrimin e t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cSky 07 Construction sh.p.k.\u201d u mor me shumic\u00eb votash.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Rezarta Schuetz kreu nj\u00eb pyetje p\u00ebr Komisionerin Publik q\u00eb zgjati disa minuta p\u00ebr ta parashtruar, por p\u00ebr shkak t\u00eb komunikimit t\u00eb saj me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nuk u d\u00ebgjua n\u00eb ambjentet ku q\u00ebndrojn\u00eb publiku dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias q\u00eb prej marrjes s\u00eb masave p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb covid-19. Edhe komisioneri Sinai iu lut q\u00eb t\u00eb fliste me z\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb pasi nuk d\u00ebgjohej.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Sina tha se nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrgjigjej pasi duhej t\u00eb merrte mendimin e kolegut Ballhysa, t\u00eb cilin e p\u00ebrfaq\u00ebsoi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq s\u00ebrish, Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs m\u00eb 7 tetor, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi hetimin e nj\u00eb denoncimi ku ngrihen dyshime se gjyqtari Genti Shala ka fshehur ortak\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, si dhe t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb pahetuar nga KPK, pretendime q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[436,125,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genti-Shala-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Genti Shala | Foto : Edmond Hoxha ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72647"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72647"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72649,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72647\/revisions\/72649"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}