{"id":72653,"date":"2021-09-29T14:47:24","date_gmt":"2021-09-29T12:47:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-nuk-i-gjeti-penalizuese-mangesite-profesionale-te-prokurores-elida-hoxhaj\/2021\/09\/29\/"},"modified":"2023-04-06T18:39:22","modified_gmt":"2023-04-06T16:39:22","slug":"kpk-nuk-i-gjeti-penalizuese-mangesite-profesionale-te-prokurores-elida-hoxhaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-nuk-i-gjeti-penalizuese-mangesite-profesionale-te-prokurores-elida-hoxhaj\/2021\/09\/29\/","title":{"rendered":"KPK nuk i gjeti penalizuese mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb prokurores Elida Hoxhaj"},"content":{"rendered":"<p>Mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara prej Komisionit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga prokurorja e Fierit Elida Hoxhaj, si dhe disa balanca negative n\u00eb vite, u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar at\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79723\" aria-describedby=\"caption-attachment-79723\" style=\"width: 564px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Elida-Hoxhaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79723\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Elida-Hoxhaj-564x400.jpg\" alt=\"\" width=\"564\" height=\"400\" data-id=\"79723\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79723\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Elida Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 15 korrik t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prokuroren e Fierit, Elida Hoxhaj dhe t\u00eb transferoj\u00eb p\u00ebr inspektim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej saj, pasi problemet q\u00eb u evidentuan nuk u konsideruan shkarkuese. Gjithashtu, jo penalizuese u konsideruan edhe disa balanca negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Hoxhaj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren Elida Hoxhaj kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Prokurorja e Elida Hoxhaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitet \u201990. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizimin<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se ne tetor t\u00eb vitit 2020 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb regjistruar kall\u00ebzim penal ndaj prokurores Elida Hoxhaj, i kryer nga shtetasi A. B., administrator i nj\u00eb shoq\u00ebrie. Ai ka pretenudar se subjekti ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb hetimin e nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb depozituar prej tij n\u00eb vitin 2017 n\u00eb prokurorin\u00eb e Fierit. Prokuroria e Durr\u00ebsit ka konkluduar se fakti i denoncuar ndaj Hoxhajt nuk parashikohet nga ligji si vep\u00ebr penale dhe argumenton se nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vitit 2017 rezulton se nga subjekti nuk \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb veprim n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb rregullt t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se A. B. ka kall\u00ebzuar n\u00eb vitin 2017 nj\u00eb p\u00ebrmbarues gjyq\u00ebsor, drejtorin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin e sektorit t\u00eb kredive n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d n\u00eb Fier, duke pretenduar se i kan\u00eb d\u00ebmtuar interesat e ligjshme gjat\u00eb v\u00ebnies n\u00eb ekzekutim t\u00eb urdhrave t\u00eb ekzekutimit n\u00eb lidhje me kredit\u00eb e marra prej tij. Kall\u00ebzuesi ka shpjeguar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga \u201cCredins Bank\u201d q\u00eb kredit\u00eb e tij ishin kategorizuar si kredi t\u00eb k\u00ebqija dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive kjo bank\u00eb ka vazhduar me procedurat gjyq\u00ebsore e p\u00ebrmbarimore p\u00ebr rikthimin e shumave t\u00eb marra, duke deformuar realitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, Hoxhaj ka paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e procedimit penal, me arsyetimin se fakti nuk parashikohet nga ligji si vep\u00ebr penale, n\u00eb lidhje me veprat penale \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cvjedhje, duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d. N\u00eb lidhje me vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikim i dokumenteve\u201d, ajo ka argumentuar se jan\u00eb plot\u00ebsuar afatet e parashkrimit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr pushim \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata e Fierit, por pas ushtrimit t\u00eb ankimit nga A.B., Gjykata e Apelit Vlor\u00eb ka vendosur ndryshimin e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Apeli Vlor\u00eb ka urdh\u00ebruar organin procedues t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimet duke konkluduar se nuk ka vend p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb bank\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrmbaruesin gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ai me mosveprimin e tij, ka c\u00ebnuar interesat e kall\u00ebzuesit pasi nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur procedura p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Apeli Vlor\u00eb ka urdh\u00ebruar vazhdimin e hetimeve ndaj p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor A.K. p\u00ebr veprat penale \u201cfalsifikim i dokumenteve\u201d nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb aktin dhe at\u00eb t\u00eb \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se p\u00ebrmbaruesi gjyq\u00ebsor e ushtronte detyr\u00ebn e tij n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs dhe se t\u00eb gjitha veprimet i ka kryer n\u00eb kryeqytet, Prokuroria e Fierit ka konstatuar moskompetenc\u00ebn tok\u00ebsore p\u00ebr vazhdimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se Prokuroria e Tiran\u00ebs ka k\u00ebrkuar pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, por gjykata ka urdh\u00ebruar s\u00ebrish vazhdimin e hetimeve. Ky vendim \u00ebsht\u00eb apeluar nga prokuroria dhe ndodhet ende n\u00eb shqyrtim n\u00eb Apelin Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, produktiviteti dhe roli i prokurorit, bazuar n\u00eb kriteret mat\u00ebse t\u00eb vler\u00ebsimit profesional, [\u2026], duket se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e k\u00ebrkuar\u201d, konstaton Komisioni dhe e konsideron hetimin t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i ankesave, ka rezultuar se n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020, shtetasi A.B. ka regjistruar nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme ndaj prokurores Hoxhaj, ku ai k\u00ebrkon z\u00ebvend\u00ebsimin e subjektit nga \u00e7\u00ebshtjet e kall\u00ebzuara prej tij, pasi n\u00eb tre raste ajo ka disponuar me vendime pushime. Ai ka pretenduar se gjykata i ka prishur vendimet e pushimit, por prokurorja Elida Hoxhaj ka zvarritur hetimet.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar dokumentet e administruara n\u00eb funksion t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb kryer n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019 nga shtetasi A.B., p\u00ebr veprat penale \u201cvjedhje e pasuris\u00eb private m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb\u201d, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, n\u00eb bashk\u00ebpunim. N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka vendosur pushimin e k\u00ebtij procedimi p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckanosje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb shpjegimeve t\u00eb subjektit v\u00ebrehet p\u00ebrq\u00ebndrimi i saj n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e vendimit t\u00eb pushimit, nd\u00ebrsa nuk shpjegon mbi mos hetimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb kall\u00ebzuar nga kall\u00ebzuesi\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni sqaron se n\u00eb arsyetimin e vendimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, citohet se nga hetimet e kryera n\u00eb lidhje me pretendimet e kall\u00ebzuesit ka rezultuar se kjo vjedhje i b\u00ebhet nga viti 2000 dhe se vazhdimisht i \u00ebsht\u00eb drejtuar organeve kompetente me kall\u00ebzim. Po ashtu, n\u00eb vendim pasqyrohet se nga kall\u00ebzuesi pretendohet p\u00ebr kall\u00ebzime t\u00eb tij nga viti 2012 e n\u00eb vijim p\u00ebr persona q\u00eb vjedhin e shkat\u00ebrrojn\u00eb pron\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime gjykata ka vendosur kthimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe regjistrimin e procedimit penal p\u00ebr akuz\u00ebn e vjedhjes, sikurse ishte k\u00ebrkuar nga kall\u00ebzuesi. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar edhe kryerja e disa detyrave t\u00eb tjera t\u00eb cilat i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pakryera n\u00eb lidhje me akuz\u00ebn e \u201ckanosjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb tilla kushte, subjekti duket t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb produktiv n\u00eb hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo sipas k\u00ebrkesave t\u00eb neneve 73\/2 dhe 74\/4 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme \u201cp\u00ebr ta identifikuar si nj\u00eb magjistrat, i cili ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\/praktik\u00eb pune t\u00eb papajtueshme me pozicionin e tij\u201d. Sipas KPK mang\u00ebsit\u00eb e gjetura mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe p\u00ebr procedim disiplinor sipas dispozitave ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb kompetenc\u00eb e ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Guximtar Bo\u00e7i, i cili u denoncua nga shtetasja R.I. p\u00ebr k\u00ebrkimin e favoreve t\u00eb natyr\u00ebs seksuale.<\/p>\n<p>Pas shfaqjes s\u00eb k\u00ebtij denoncimi n\u00eb nj\u00eb emision investigativ ish-Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda filloi hetimet, por m\u00eb pas shpalli moskompetenc\u00ebn dhe e d\u00ebrgoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit. Hetimi i \u00e7\u00ebshtjes iu ngarkua prokurores Elida Hoxhaj, e cila disponoi me vendim pushimi.<\/p>\n<p>Denoncuesja R.I. \u00ebsht\u00eb ankuar duke pretenduar se vendimi i pushimit i \u00ebsht\u00eb njoftuar me vones\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb ankimohej. Gjithashtu ajo ka pretenduar p\u00ebr hetim jo t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm me q\u00ebllim favorizimin e gjyqtarit Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>Ankimi i R.I. ndaj vendimit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata e Fierit q\u00eb ka urdh\u00ebruar hetime t\u00eb m\u00ebtejshme, por Apeli i Vlor\u00ebs e ka prishur vendimin e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e pushimit t\u00eb prokurores Hoxhaj.<\/p>\n<p>Duke u bazuar dhe n\u00eb vendimet e gjykatave, Komisioni vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur ndonj\u00eb shkelje procedurale dhe v\u00ebren se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Trupi gjykues i KPK konsideron se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb sfer\u00ebs dhe kompetenc\u00ebs s\u00eb tij ligjore p\u00ebr t\u00eb ngarkuar subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe \u00e7mon se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb nuk ndikon n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prokurorja Hoxhaj nuk ka kryer deklarim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi banimi n\u00eb Fier ku ajo banon q\u00eb nga lidhja e martes\u00ebs n\u00eb vitin 1996, megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se mosdeklarimi i disa t\u00eb dh\u00ebnave nuk ka pasur q\u00ebllim mosrespektimin e ligjit p\u00ebr deklarim t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se banesa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga babai i bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 1967 kundrejt vler\u00ebs 25 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vijim, bashk\u00ebshorti dhe familjar\u00ebt e tij, prind\u00ebrit dhe v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrtuar shtesa an\u00ebsore deri n\u00eb vitet 1998 &#8211; 1999, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb aplikuar p\u00ebr legalizim n\u00eb vitin 2015 pran\u00eb ALUIZNI-t Fier.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar sakt\u00eb sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs, vlera e shpenzuar si dhe burimi i krijimit p\u00ebr nd\u00ebrtimet e kryera. Gjithashtu, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 aplikimin p\u00ebr legalizimin e nd\u00ebrtimit informal, banes\u00eb me dy kate, me sip\u00ebrfaqe banimi 263.4 m2. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe p\u00ebr shpenzimet e tjera familjare.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se nuk ka rezultuar q\u00eb Hoxhaj t\u00eb ket\u00eb kontribuar n\u00eb blerjen dhe nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb; faktit se ajo n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb si prokurore; si dhe duke konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar bashk\u00ebpunimin e saj n\u00eb qart\u00ebsimin e situatave \u2013 Komisioni nuk ka konstatuar rrethana q\u00eb diktojn\u00eb penalizimin e prokurores Hoxhaj n\u00eb pozit\u00ebn e saj si subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb vler\u00ebsuar jo penalizuese edhe disa balanca negative t\u00eb konstatuara nd\u00ebr vite, konkretisht n\u00eb blerjen e dy automjeteve n\u00eb shumat 85 mij\u00eb dhe 490 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb gjendje cash 334 mij\u00eb lek\u00eb. Duke i trajtuar n\u00eb raport me vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit, Komisioni \u00e7mon se k\u00ebto pamund\u00ebsi financiare jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr aplikimin e ndonj\u00eb mase disiplinore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebson se pamjaftueshm\u00ebria q\u00eb rezulton nga analiza financiare nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb niveli t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb lindjen e dyshimeve p\u00ebr veprime q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e prokurorit dhe \u00e7mon se prokurorja Hoxhaj ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara prej Komisionit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga prokurorja e Fierit Elida Hoxhaj, si dhe disa balanca negative n\u00eb vite, u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar at\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72654,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,473],"tags":[520,118,149,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Elida-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elida Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72653"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72653"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72653\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72655,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72653\/revisions\/72655"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}