{"id":72662,"date":"2021-09-27T13:34:26","date_gmt":"2021-09-27T11:34:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-afatin-e-ankimit-ndaj-konfirmimit-te-anton-martinit-dhe-cenimin-e-besimit-te-publikut\/2021\/09\/27\/"},"modified":"2023-04-06T18:40:28","modified_gmt":"2023-04-06T16:40:28","slug":"kpa-u-nda-per-afatin-e-ankimit-ndaj-konfirmimit-te-anton-martinit-dhe-cenimin-e-besimit-te-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-afatin-e-ankimit-ndaj-konfirmimit-te-anton-martinit-dhe-cenimin-e-besimit-te-publikut\/2021\/09\/27\/","title":{"rendered":"KPA u nda p\u00ebr afatin e ankimit ndaj konfirmimit t\u00eb Anton Martinit dhe c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji konkludoi unanimisht se prokurori i Tiran\u00ebs Anton Martini ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimet e nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb apartamentit q\u00eb zot\u00ebron, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb kund\u00ebrankimit t\u00eb subjektit p\u00ebr afatet e ankimit dhe gjetjet mbi c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77662\" aria-describedby=\"caption-attachment-77662\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77662\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4909-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"77662\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77662\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini dhe avokati Jualian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA ndryshoi m\u00eb 10 qershor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ish-kandidatit p\u00ebr SPAK, prokurorit Anton Martini. Kolegji e shkarkoi Martinin p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb apartamentit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb zot\u00ebron &#8211; si dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, n\u00eb d\u00ebrgimin nj\u00eb mesazhi dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs kur ai ishte drejtues. Konkluzionet lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga subjekti dhe denoncimet ndaj tij, u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme si shkaqe shkarkimi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime vler\u00ebsoi se prokurori Martini ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit, si dhe nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsaj shume n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se nj\u00eb pjes\u00eb e mbetur e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb bono thesari, pas t\u00ebrheqjes s\u00eb saj nga llogaria bankare p\u00ebrb\u00ebnte shtim t\u00eb gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb dhe duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb vitin 2007. \u201cPo k\u00ebshtu edhe n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb t\u00eb vitit 2008, subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb deklaronte shtimin e gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 2.500.000 lek\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb investimit n\u00eb bono thesari t\u00eb t\u00eb ardhurave nga kredia\u201d, vijon argumentimin trupi gjykues.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se mosdeklarimi i k\u00ebtyre vlerave si shtesa t\u00eb cash-it n\u00eb banes\u00eb, krijon bindjen se nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr investimet n\u00eb fondin e investimeve n\u00eb Raiffeisen Invest n\u00eb vitet 2013 e 2014, t\u00ebrheqja e t\u00eb cilave n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb pretenduar nga subjekti i rivler\u00ebsimit si burim krijimi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin vit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e kund\u00ebrankimit dhe \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrankimi p\u00ebr afatet<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi u ankimua n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020, disa jav\u00eb pas afatit, por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa argumentoi se veprimtaria e tij ishte pezulluar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Martini kreu kund\u00ebrankim dhe gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb KPA k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb prishet vendimi i Komisionit p\u00ebr pranimin e ankimit, si dhe t\u00eb mos pranohej ankimi i kryer nga Komisioneri, pasi ishte dor\u00ebzuar jasht\u00eb afatit 15 ditor.<\/p>\n<p>Dukje ju referuar ligjit p\u00ebr vetingun si dhe Kodit t\u00eb Porcedurave Administrative dhe atij Civil, Martini pretendoi se\u00a0Komisioneri Publik ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr vendimin e KPK-s\u00eb q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 24 mars 2020 kur \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare n\u00eb interent. Ai shtoi se Komisioneri kishte marr\u00eb dijeni edhe n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimit elektronik me e-mail dhe me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese t\u00eb d\u00ebrguar zyrtarisht nga KPK, por ka refuzuar ta protokolloj\u00eb duke njoftuar se kishte pezulluar afatet e ankimit p\u00ebr shkak t\u00eb hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb aktit normativ lidhur me menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb nga covid-19.<\/p>\n<p>Ndryshe nga pretendimet e Martinit, KPA v\u00ebren se nuk ekziston asnj\u00eb akt q\u00eb konfirmon se Komisioneri ka marr\u00eb dijeni m\u00eb dat\u00eb 24 mars 2020. Sipas Kolegjit, edhe Komisioni ka pranuar t\u00eb nj\u00ebjtin fakt duke u shprehur se i ka rid\u00ebrguar Komisionerit Publik t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkres\u00eb m\u00eb dat\u00eb 28 maj 2020. KPA vler\u00ebson se njoftimi i vendimit konsiderohet i p\u00ebrmbushur n\u00ebse plot\u00ebsohen dy kushte kumulative: d\u00ebrgimi i njoftimit dhe marrja dijeni nga ana e Komisionerit Publik ose nga subjekti t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kolegji thekson se n\u00eb kushtet kur nuk provohet se Komisioneri e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim n\u00ebp\u00ebrmjet protokollit zyrtar shkres\u00ebn e d\u00ebrguar m\u00eb 24 mars 2020, njoftimi nuk mund t\u00eb konsiderohet i p\u00ebrfunduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me publikimin e vendimit n\u00eb faqen zyrtare, Kolegji v\u00ebren se kjo m\u00ebnyr\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga format e njoftimit. Sipas KPA, q\u00ebllimi i dispozitave \u00ebsht\u00eb q\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Komisioner\u00ebve Publik\u00eb dhe V\u00ebzhguesve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u2019u njoftohet vendimmarrja e Komisionit n\u00eb form\u00ebn e aktit t\u00eb shkruar. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit, n\u00eb rastin e Komisionerit, vendimi duhet t\u00eb jet\u00eb i shoq\u00ebruar edhe me dosjen e plot\u00eb t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb zhvilluar nga Komisioni.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe pretendimin tjet\u00ebr se vendimi \u00ebsht\u00eb komunikuar n\u00ebp\u00ebrmjet email-it duke argumentuar se njoftimet n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike p\u00ebrcaktohet n\u00eb ligj si m\u00ebnyr\u00eb komunikimi e organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit me subjektet, me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e procesit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se ankimi i Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Martinin \u00ebsht\u00eb paraqitur brenda afatit ligjor prej 15 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trupi gjykues t\u00eb KPA, Natasha Mulaj ka dal\u00eb me mendim paralel duke e kund\u00ebrshtuar procedur\u00ebn e ndjekur nga shumica p\u00ebr shqyrtimin e kund\u00ebrankimit t\u00eb prokurorit Martini.<\/p>\n<p>Mulaj sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Martini k\u00ebrkoi shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs paraprake p\u00ebr mospranimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb, sipas tij ishte depozituar jasht\u00eb afatit ligjor, p\u00ebrpara se t\u00eb shqyrtonte themelin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Mulaj v\u00ebren se dispozitat e Kodit t\u00eb Procedurave Administrative, Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile dhe Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkesave paraprake. Sipas saj, ku tipar kryesor i p\u00ebrbashk\u00ebt i k\u00ebtyre kodeve \u00ebsht\u00eb se gjykata, pas shpalljes s\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb trupit gjykues zgjidh k\u00ebrkesat paraprake t\u00eb pal\u00ebve duke u shprehur n\u00eb \u00e7do rast me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, p\u00ebrpara shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]\u00e7moj se shumica e trupit gjykues n\u00eb fillim duhet t\u00eb kishte trajtuar n\u00ebse ky ankim ishte paraqitur apo jo brenda afatit ligjor dhe me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb kishte vendosur p\u00ebr pranimin ose jo t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs[\u2026], shprehet Mulaj.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se k\u00ebrkimi i subjektit kishte natyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe e konsideron t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e shumic\u00ebs p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Mulaj e konsideron si shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb procedurale vendimin e shumic\u00ebs p\u00ebr hapjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes pa marr\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm\u00a0lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn paraprake.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]raste t\u00eb tilla t\u00eb ngjashme \u00e7ojn\u00eb n\u00eb paragjykimin e \u00e7\u00ebshtjes\u201d, Konkludon Mulaj por nuk shprehet n\u00ebse q\u00ebndron ose jo k\u00ebrkimi i prokurorit Martini.<\/p>\n<p><strong>Mendimi kund\u00ebr p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, trupi gjykues i KPA vler\u00ebsoi se Martini ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, gjat\u00eb komunikimit me nj\u00eb avokate si dhe n\u00eb organizimin e pun\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs kur ishte drejtues.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioneri, edhe shumica e Kolegjit vler\u00ebson se subjekti ka p\u00ebrfituar fonde nga buxheti i shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb e t\u00eb padrejt\u00eb &#8211; duke p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi t\u00eb p\u00ebrfituar me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr strehim, n\u00eb investim bono thesari gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2008.<\/p>\n<p>Martini argumentoi se me fondet e p\u00ebrfituara nga investimi n\u00eb bono thesari kishte paguar pjes\u00ebrisht qiran\u00eb e banes\u00ebs dhe se ato t\u00eb ardhura fitoheshin pik\u00ebrisht p\u00ebr strehimin e tij p\u00ebrderisa nuk kishte bler\u00eb ende nj\u00eb banes\u00eb. Ai theksoi se veprimi i kryer n\u00eb menaxhimin e kredis\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb ishte ligjor, por edhe thell\u00ebsisht njer\u00ebzor. Martini pretendoi se kredia ishte p\u00ebrdorur n\u00eb \u00e7do moment e faz\u00eb t\u00eb l\u00ebvirimit t\u00eb saj sipas q\u00ebllimit dhe destinacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Mulaj shprehet kund\u00ebr shumic\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim. Ajo argumenton se subjekti ka aplikuar p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb konform ligjit dhe se kredin\u00eb nuk e ka transferuar tek ndonj\u00eb i af\u00ebrm i familjes p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se subjekti ka shpjeguar n\u00eb seanc\u00eb se, i ndodhur n\u00eb kushtet e urdh\u00ebr mbrojtjes nga Policia e Shtetit, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, nuk ka qen\u00eb e mundur gjetja e nj\u00eb ambienti t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe konsiderat\u00eb deklarimet e subjektit n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike dhe korrekt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin e situat\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs, t\u00eb krijohet bindja q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur tendenc\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb apo t\u00eb ket\u00eb pasur q\u00ebllim marrjen e k\u00ebsaj kredie p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb bono thesari[\u2026]\u201d, vler\u00ebson Mulaj dhe thekson se Martini ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb reale p\u00ebr gjetjen e banes\u00ebs s\u00eb duhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme, p\u00ebr t\u00eb jetuar me familjen n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb kritereve t\u00eb urdhrit t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, Martini ka thyer rregullat e etik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrdorimin e disa shprehjeve gjat\u00eb komunikimeve me mesazhe telefonike nga telefoni i pun\u00ebs me avokaten E.\u00c7., si dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit, teksa g\u00ebzonte funksionin e prokurorit, i ka d\u00ebrguar shtat\u00eb mesazhe telefonike avokates E. \u00c7., me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i tregonte asaj se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe familjar\u00ebt e tij ishin t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga q\u00ebndrimi i saj, n\u00eb disfavor t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se gjuha e p\u00ebrdorur nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb komunikimin mes tij dhe avokates, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sjellje q\u00eb nuk i sh\u00ebrben q\u00ebllimit p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas shumic\u00ebs, p\u00ebrfshirja e subjektit krijon p\u00ebrshtypjen se ai ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb autoritetin e funksionit t\u00eb prokurorit p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi avokaten \u00c7., me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e interesave t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb, e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb shumic\u00ebs dhe vler\u00ebson se komunikimi privat n\u00ebp\u00ebrmjet mesazheve telefonike duhej t\u00eb ishte trajtuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb asnj\u00eb rast tjet\u00ebr nuk ka rezultuar q\u00eb subjekti t\u00eb kishte probleme me komunikimin ose t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Mulaj vler\u00ebson ndryshe edhe lidhur me konstatimin e shumic\u00ebs se Martini ka d\u00ebshtuar t\u00eb organizoj\u00eb dhe dokumentoj\u00eb shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb regjistruara n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, kur ai ishte drejtues. Vler\u00ebsimi i shumic\u00ebs erdhi pas verifikimit t\u00eb nj\u00eb denoncimi anonim ku pretendohej se subjekti p\u00ebr shtat\u00eb muaj nuk ka hedhur shortin n\u00eb prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe se \u00e7\u00ebshtjet i ka shp\u00ebrndar\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs dhe interesave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mulaj sjell n\u00eb v\u00ebmendje se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr shqyrtim pran\u00eb Kolegjit nga nj\u00eb denoncim anonim i ardhur p\u00ebr shqyrtim pran\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk u provua se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, p\u00ebr muajt dhjetor 2017 dhe janar 2018 t\u00eb ket\u00eb kryer shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Ajo shton se nga shqyrtimi n\u00eb KPA ka rezultuar se n\u00eb vitin 2017 ka pasur probleme sistemi CAMS p\u00ebr shkak t\u00eb fikjes s\u00eb serverave t\u00eb Prokuroris\u00eb se P\u00ebrgjithshme, si dhe d\u00ebmtimit t\u00eb databases s\u00eb sistemit e mos rikuperimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. \u201cHedhja e shorteve dhe regjistrimi p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb manualisht n\u00eb \u00e7do prokurori\u201d, thekson Mulaj dhe shton se Martini nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb shkelur ansj\u00eb prej dispozitave q\u00eb rregullojn\u00eb shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje duhet t\u00eb kishte analizuar dhe vler\u00ebsuar n\u00eb harmoni provat ligjore t\u00eb administruara dhe situat\u00ebn faktike t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, si faktin q\u00eb subjekti ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme me urdh\u00ebr mbrojtjeje fizike p\u00ebr vete dhe familjen, si dhe duhet t\u00eb mbante parasysh faktin e k\u00ebrkesave t\u00eb shumta t\u00eb tij gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebnimit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d, konstaton Mulaj dhe vler\u00ebson se nuk ka c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut as n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji konkludoi unanimisht se prokurori i Tiran\u00ebs Anton Martini ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimet e nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb apartamentit q\u00eb zot\u00ebron, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb kund\u00ebrankimit t\u00eb subjektit p\u00ebr afatet e ankimit dhe gjetjet mbi c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72663,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[522,112,149,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72662"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72662"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72662\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72664,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72662\/revisions\/72664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}