{"id":72680,"date":"2021-09-23T13:12:56","date_gmt":"2021-09-23T11:12:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-damiela-goxha-perballet-me-vetingun\/2021\/09\/23\/"},"modified":"2023-04-06T18:41:28","modified_gmt":"2023-04-06T16:41:28","slug":"gjyqtarja-damiela-goxha-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-damiela-goxha-perballet-me-vetingun\/2021\/09\/23\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Damiela Goxha p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Damiela Goxha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe nuk u eviedentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin. Komisioni nuk konstatoi probleme p\u00ebr pasurit\u00eb e saj, por u relatuan gjetje p\u00ebr disa transaksione t\u00eb prind\u00ebrve dhe v\u00ebllez\u00ebrve, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti dha shpjegime.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80660\" aria-describedby=\"caption-attachment-80660\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Damiela-Goxha-djathtas-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80660\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Damiela-Goxha-djathtas--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80660\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80660\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Damiela Goxha (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Damiela Goxha u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 23 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Goxha po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Damiela Goxha ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihm\u00ebse ligjore n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe prej vitit 2018 e kryen funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Goxha mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe n\u00eb pasurit\u00eb e zot\u00ebrura prej subjektit, nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb motr\u00ebn si dhe gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni u shpreh se nuk e ka konsideruar t\u00eb arsyeshme t\u00eb kryej\u00eb hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit n\u00eb vitin 1997, ku jeton dhe subjekti, pasi \u00ebsht\u00eb pasuri e krijuar 15 vite para se Goxha t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK ka kryer hetime lidhur mbi transaksione bankare dhe transferta t\u00eb kryera nga prind\u00ebrit e subjektit dhe v\u00ebllez\u00ebrit e saj p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb tyre tregtare.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se dy v\u00ebllez\u00ebrit administrojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare dhe kan\u00eb kryer transaksione me nj\u00eb shoq\u00ebri italiane. Sipas Hamitajt, ka rezultuar se me shoq\u00ebrin\u00eb italiane ka pasur marrdh\u00ebnie tregtare edhe babai i subjektit, nga njohjet e t\u00eb cilit kan\u00eb vazhduar bashk\u00ebpunimin edhe djemt\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj pohoi se nga hetimi ka rezultuar se shoq\u00ebria e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit ka kryer 56 mij\u00eb euro blerje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe m\u00eb von\u00eb kan\u00eb marr\u00eb edhe nj\u00eb kredi tjet\u00ebr 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua se babai i subjektit ka marr\u00eb dy hua n\u00eb shumat 40 mij\u00eb euro dhe 42 milion\u00eb lek\u00eb, duke i formalizuar ato me kontrata noteriale.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se subjekti ka shpjeguar se babai i ka marr\u00eb huat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shoq\u00ebrin\u00eb e djemve dhe se ata i kan\u00eb kthyer parat\u00eb me t\u00eb cilat ka shlyer shumat e sip\u00ebrcituara. Hamitaj shtoi se Goxha ka deklaruar se k\u00ebto shuma nuk kan\u00eb krijuar pasuri p\u00ebr prind\u00ebrit apo motr\u00ebn e saj dhe se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr qarkullim p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve. Ajo i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb k\u00ebto transaksione t\u00eb mos trajtohen n\u00eb procesin e saj t\u00eb rivlere\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi se nga analiza financiare duket se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsve me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huave dhe as mund\u00ebsia financiare e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr kthimin e atyre shumave.<\/p>\n<p>Relatori Hamitajt deklaroi se \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit e gjyqtares Goxha, ku sipas tij nj\u00eb pjes\u00eb e shum\u00ebs \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb sesanc\u00eb u tha se nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare kryesisht p\u00ebr shumat e marra hua, megjith\u00ebse nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi se subjekti i rivler\u00ebsimit ka dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime lidhur me konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja Damiela Goxhi fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer dhe u shpreh se ishte dakord p\u00ebr rezultatet lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr pasurit\u00eb e saj. Ajo shtoi se ishte p\u00ebrgjith\u00ebsisht dakord p\u00ebr gjetjet p\u00ebr profesionalizimin, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi konsiderimin e prind\u00ebrve t\u00eb saj si persona t\u00eb lidhur n\u00eb hetimin e kryer p\u00ebr transaksionet e kryera prej tyre p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, si dhe p\u00ebr transaksionet e k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se prind\u00ebrit nuk duhet t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb lidhur, por si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d, pohoi Goxha dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit nj\u00eb tjet\u00ebr rast t\u00eb ngjash\u00ebm kur KPK nuk i kishte konsideruar prind\u00ebrit e nj\u00eb subjekti si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se prind\u00ebrit kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pasuri, apartamentin q\u00eb e kan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1997. \u201c\u00cbsht\u00eb bler\u00eb kur un\u00eb isha 10 vje\u00e7e,\u201d sqaroi ajo. Goxha k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb hetoheshin edhe depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe sqaroi se ato ishin krijuar n\u00eb vitet 2011 dhe 2012 kur ishte ende n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, dy motra dhe dy v\u00ebllez\u00ebr. Vellez\u00ebrit jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb aktivitet tregtar dhe jan\u00eb ndihmuar nga prind\u00ebrit. Mua nuk me lind asnj\u00eb e drejt\u00eb apo detyrim nga aktiviteti i v\u00ebllez\u00ebrve,\u201d theksoi Goxha dhe shtoi se nuk mund t\u2019u k\u00ebrkonte prind\u00ebrve q\u00eb t\u00eb mos ndihmonin djemt\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb hua tregon se un\u00eb nuk kam kontribuar,\u201d argumentoi ajo. Goxha theksoi se kishte dor\u00ebzuar prova dhe dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se v\u00ebllez\u00ebrit dhe prind\u00ebrit e kishin ushtruar aktivitetin tregtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur prej saj. Goxha k\u00ebrkoi q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb mos konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur. Megjithat\u00eb, ajo shpjegoi se ata kan\u00eb pasur depozita n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb dhe se ishte v\u00ebrtetuar q\u00eb nj\u00ebri prej tyre kishte shitur edhe nj\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se transaksionet kishin sh\u00ebrbyer si nevoja t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr likujditet, pasi ata importonin produkte me shumic\u00eb dhe u nevojiteshin shuma parash deri sa t\u00eb ark\u00ebtonin t\u00eb ardhura pas shitjeve.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trupit gjykues, Etleda \u00c7iftja konstatoi se gjith\u00eb magjistrat\u00ebt e rinj insistonin q\u00eb prind\u00ebrit e tyre t\u00eb mos konsiderohen persona t\u00eb lidhur dhe e pyeti subjektin n\u00ebse kishte qen\u00eb e kujdesshme q\u00eb transaksionet e prind\u00ebrve t\u00eb mos ndikonin n\u00eb detyr\u00ebn e saj si gjyqtare.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb ka takuar t\u00eb kujdesem, pasi prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb vet\u00eb t\u00eb kujdesh\u00ebm. \u00c7do transaksion \u00ebhst\u00eb kryer me veprime bankare ose \u00ebsht\u00eb legalizuar para noterit,\u201d u p\u00ebrgjigj ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Damiela Goxha deklaroi se e meriton t\u00eb jet\u00eb gjyqtare e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 27 shtator, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Damiela Goxha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe nuk u eviedentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin. Komisioni nuk konstatoi probleme p\u00ebr pasurit\u00eb e saj, por u relatuan gjetje p\u00ebr disa transaksione t\u00eb prind\u00ebrve dhe v\u00ebllez\u00ebrve, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti dha shpjegime.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72681,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[143,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Damiela-Goxha-djathtas-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Damiela Goxha (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72680"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72680"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72680\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72682,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72680\/revisions\/72682"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}