{"id":72689,"date":"2021-09-22T19:06:23","date_gmt":"2021-09-22T17:06:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mosdeklarimi-i-denimit-te-vellait-ve-ne-veshtiresi-gjyqtaren-semiramis-hoxholli\/2021\/09\/22\/"},"modified":"2023-04-06T18:41:52","modified_gmt":"2023-04-06T16:41:52","slug":"mosdeklarimi-i-denimit-te-vellait-ve-ne-veshtiresi-gjyqtaren-semiramis-hoxholli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mosdeklarimi-i-denimit-te-vellait-ve-ne-veshtiresi-gjyqtaren-semiramis-hoxholli\/2021\/09\/22\/","title":{"rendered":"Mosdeklarimi i d\u00ebnimit t\u00eb v\u00ebllait v\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtaren Semiramis Hoxholli"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs Semiramis Hoxholli u p\u00ebrball n\u00eb KPK me pyetje rreth mosdeklarimit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj n\u00eb Greqi p\u00ebr trafik droge, nd\u00ebrsa iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb q\u00eb kishte kryer p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb pedagogu t\u00eb saj drejt Kin\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80642\" aria-describedby=\"caption-attachment-80642\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80642\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2021-09-22-at-7.00.14-PM-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80642\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-80642\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj gjyqtares Semiramis Hoxholli pati nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb fokusuar mbi pasakt\u00ebsi minimale. Gjyqtarja nuk kishte pasuri n\u00eb emrin e saj dhe dukej q\u00eb rroga ishte shpenzuar p\u00ebr jet\u00ebs s\u00ebbashku me nj\u00eb overdraft dhe burimet ishin t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu rasti u duk i qart\u00eb deri kur relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Alma Faskaj, q\u00eb ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Etleda \u00c7iftja me an\u00ebtare Suela Zhegun, tha se Komisioni kishte k\u00ebrkuar shpjegime dhe detaje mbi nj\u00eb depozit\u00eb 57 mij\u00eb euro t\u00eb vendosur n\u00eb bank\u00eb nga n\u00ebna e saj. Parat\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb gjyqtares dhe relatorja vuri n\u00eb dukje se shpjegimet p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Greqi nuk kishin qen\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Hoxholli kishte k\u00ebmb\u00ebngulur se periudha p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po pyetej nuk i p\u00ebrkiste periudh\u00ebs s\u00eb saj si gjyqtare. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn kur ajo ishte studente dhe se ajo nuk duhet t\u00eb hetohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Megjithat\u00eb gjyqtarja kishte sjell\u00eb shpjegime dhe si\u00e7 tha dokumente mbi pun\u00ebn e v\u00ebllait.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebngulja n\u00eb relatim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri pa lidhje me gjyqtaren u b\u00eb e qart\u00eb vet\u00ebm kur Faskaj duke iu referuar nj\u00eb \u201cdenoncimi t\u00eb pa specifikuar\u201d tha se v\u00ebllai i gjyqtares ishte d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe se ky fakt nuk ishte deklaruar prej saj n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Faskaj tha se v\u00ebllai i gjyqtares ishte d\u00ebnuar fillimisht 12 vjet me akuz\u00ebn e trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve, por n\u00eb Apel vendimi ishte ulur n\u00eb 4 vjet, nd\u00ebrsa ai ishte konsideruar p\u00ebrdorues dhe ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se dozat me t\u00eb cilat ishte kapur ishin t\u00eb vogla. Sipas relatimit ai kishte b\u00ebr\u00eb 2.8 vjet burg dhe pjesa tjet\u00ebr ishte konvertuar me kusht dhe me gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Faskaj tha se parashikimet ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishin t\u00eb qarta. Duke iu referuar Nenit DH t\u00eb Kushtetut\u00ebs Faskaj tha se n\u00eb rast deklarimi t\u00eb pasakt\u00eb \u201czbatohet prezumimi n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt pas pyetjes nga KPK Hoxholli kishte pranuar se v\u00ebllai kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Greqi, por jo p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb sall\u00eb Hoxholli tha se hetimi ishte korrekt, por i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb besonte se ajo dhe prind\u00ebrit e saj nuk kishin qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb d\u00ebnimit. \u201cNuk kisha arsye p\u00ebr t\u00eb mos e deklaruar, pasi n\u00ebse e deklaroja nuk do m\u00eb d\u00ebmtonte, mosdeklarimi m\u00eb penalizon\u201d, tha ajo, nd\u00ebrsa u b\u00eb disa her\u00eb emocionale. Ajo tha se me v\u00ebllain ishin ndar\u00eb q\u00eb kur ajo ishte 13 vje\u00e7 e ai 17 p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit dhe kishte pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu e mbrojti v\u00ebllain duke th\u00ebn\u00eb se deri para gabimit, ai kishte b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb e provonin k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb Ferdinando Buatier i b\u00ebn\u00eb disa pyetje Hoxhollit n\u00eb lidhje me munges\u00ebn e dijenis\u00eb. Buatier i tha asaj se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar ishin rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ai pyeti gjyqtaren sa her\u00eb v\u00ebllai kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb pas k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb dinte detaje mbi pun\u00ebt q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Greqi. Hoxholli tha se v\u00ebllai vinte \u00e7do vit dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb 14 mars p\u00ebr \u201cDit\u00eb Ver\u00eb\u201d. Ajo tha se i v\u00ebllai kishte punuar n\u00eb kopshtari dhe n\u00eb nd\u00ebrtim dhe se kishte ruajtur dokumente p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb q\u00eb ajo i kishte depozituar.<\/p>\n<p>Hoxholli k\u00ebmb\u00ebnguli se me v\u00ebllain kishte biseduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin pasi ishte pyetur nga KPK. Ajo tha se pas k\u00ebsaj edhe i ati ishte tronditur. Ajo tha se i v\u00ebllai nuk kishte dashur t\u2019i shqet\u00ebsonte dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur arsye t\u00eb mosdeklarimit.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr Hoxhollin rezultoi edhe transferimi prej saj i nj\u00eb sasie prej 35 mij\u00eb eurosh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetasi kinez. N\u00eb relatim u tha se gjyqtarja e kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn kur ishte studente dhe parat\u00eb ishin t\u00eb nj\u00eb personi me inicialet N.M.<\/p>\n<p>Nga sa u kuptua b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin person dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn formul\u00eb transferimi parash q\u00eb penalizoi edhe magjistratin Artor Ylli. Vet\u00eb Hoxholli tha se ajo e kishte b\u00ebr\u00eb transferimin n\u00eb mir\u00ebbesim, pasi N.M dhe t\u00eb shoqen i njihte dhe se kishte respekt p\u00ebr t\u00eb si pedagog. Ajo tha se ia kishin k\u00ebrkuar favorin p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kufizimi mbi shumat q\u00eb mund t\u00eb transferoheshin.<\/p>\n<p>E pyetur nga Buatier n\u00ebse e kishte menduar q\u00eb ky transferim po b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb shmangur kufizimet dhe cili ishte q\u00ebndrimi i saj mbi k\u00ebt\u00eb veprim. Hoxholli tha se n\u00ebse do i k\u00ebrkohej n\u00eb k\u00ebto rrethana dhe pas asaj q\u00eb kishte m\u00ebsuar, nuk do ta b\u00ebnte m\u00eb k\u00ebt\u00eb favor.<\/p>\n<p>Gjyqtares iu vun\u00eb n\u00eb dukje edhe disa kritika nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb kryesisht mbi munges\u00eb t\u00eb audios n\u00eb seanc\u00eb dhe disa vonesa. Ajo tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn kur ishte stazhiere dhe se jo gjithmon\u00eb kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb sallat ku kishte kushte teknike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo tha se e vler\u00ebsonte hetimin dhe se kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunuese. Ajo tha se lutej q\u00eb Komisioni ta besonte dhe t\u00eb mos ia nd\u00ebrpriste k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. Vendimi p\u00ebr Hoxhollin u caktua n\u00eb 24 shtator n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs Semiramis Hoxholli u p\u00ebrball n\u00eb KPK me pyetje rreth mosdeklarimit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj n\u00eb Greqi p\u00ebr trafik droge, nd\u00ebrsa iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb q\u00eb kishte kryer p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb pedagogu t\u00eb saj drejt Kin\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72690,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[102,103,118,478],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2021-09-22-at-7.00.14-PM.jpeg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72689"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72689"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72689\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72691,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72689\/revisions\/72691"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}