{"id":72698,"date":"2021-09-21T19:55:16","date_gmt":"2021-09-21T17:55:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-se-prokurori-lorenc-merkuri-ka-cenuar-besimin-e-publikut\/2021\/09\/21\/"},"modified":"2023-04-06T18:42:14","modified_gmt":"2023-04-06T16:42:14","slug":"kpk-ngre-dyshime-se-prokurori-lorenc-merkuri-ka-cenuar-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-se-prokurori-lorenc-merkuri-ka-cenuar-besimin-e-publikut\/2021\/09\/21\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime se prokurori Lorenc M\u00ebrkuri ka cenuar besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri ka fshehur pasurit\u00eb duke mos i deklaruar n\u00eb vite si dhe ka cenuar besimin e publikut. M\u00ebrkuri e kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80631\" aria-describedby=\"caption-attachment-80631\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-ne-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80631\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-ne-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80631\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80631\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Lorenc M\u00ebrkuri i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 21 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin M\u00ebrkuri kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Lorenc M\u00ebrkuri e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 e n\u00eb vazhdim ka ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e prokurorit M\u00ebrkuri ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting 1\/3 pjes\u00eb takuese t\u00eb nj\u00eb apartamenti 69.3 m2 n\u00eb vendin e quajtur \u201cKanali i \u00c7uk\u00ebs\u201d n\u00eb Sarand\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 nga prind\u00ebrit p\u00ebr \u00e7mimin 3.1 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi ajo ka deklaruar shitjen e nj\u00eb apartamenti nga prind\u00ebrit dhe t\u00eb ardhurat e tyre nga puna n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe sip\u00ebrfaqen e ballkonit dhe at\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, sip\u00ebrfaqja totale e apartamentit \u00ebsht\u00eb 108 m2. Duke iu referuar sip\u00ebrfaqes s\u00eb p\u00ebrgjithshme, Pine tha se \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl krahasuar me at\u00eb t\u00eb refernc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo konstatoi se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS, n\u00eb dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes, bashk\u00ebshortja e subjektit dhe prind\u00ebrit e saj kan\u00eb rezultuar t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb SHBA. Pine shtoi se kalimi i pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve \u00ebsht\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, duket se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklaratat periodike dhe se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr burimet e krijimit, duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, pasi t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vitin 2007 jan\u00eb konsideruar si burim i paqart\u00eb p\u00ebr blerjen n\u00eb 2011-\u00ebn, si dhe nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Prokurori M\u00ebrkuri u ndal gjat\u00eb n\u00eb shpjegimet e tij duke lexuar thuajse t\u00eb gjith\u00eb parashtrimet me shkrim. Ai i kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishin ata iniciuesit e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, por prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe pretendoi se e kishte deklaruar rregullisht.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrkurit, \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit ishte sipas atij t\u00eb referenc\u00ebs dhe se n\u00eb hipotek\u00eb regjistrohej vet\u00ebm sip\u00ebrfaqja e shfryt\u00ebzueshme.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit se bashk\u00ebshortja dhe prind\u00ebrit e saj nuk jan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. M\u00ebrkuri solli si agument faktin se bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe se nuk mundej t\u00eb largohej nga puna p\u00ebr 10 muaj dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb paguhej. Ai pretendoi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>\u201cEdhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes apo noteri nuk mund t\u00eb b\u00ebnin gabime t\u00eb tilla\u201d, pohoi M\u00ebrkuri dhe shtoi se sistemi TIMS ka probleme dhe nuk mund t\u00eb merret si prov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kishte siguruar dokumentacion ligjor se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme dhe se shlyerja e vler\u00ebs ishte kryer me disa k\u00ebste.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam banes\u00ebn n\u00eb Sarand\u00eb me sip\u00ebrfaqe normale p\u00ebr t\u00eb jetuar. N\u00ebse do ishte e bashk\u00ebshortes nuk kishte pse t\u00eb mos e deklaroja, pasi prind\u00ebrit e saj kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme\u201d, pohoi M\u00ebrkuri. \u201cNuk kisha pse ta fshihja dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vendosja emrin e bashk\u00ebshortes. Pretendimi p\u00ebr t\u00eb atribuar pasurin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes si ton\u00ebn \u00ebsht\u00eb i pabazuar,\u201d theksoi ai the vijoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dinte q\u00eb do t\u00eb em\u00ebrohej si prokuror dhe as q\u00eb do t\u00eb kryhej veting n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb gjykohem pse vjehrri dhe vjehrra duan t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb ligjshme tek vajza e tyre,\u201d tha ai dhe mohoi t\u00eb kishte c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cAudi\u201d n\u00eb vitin 2015 kundrejt vler\u00ebs rreth 1 milion lek\u00eb, subjekti ka deklaruar shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga vjehrri; kursime n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00e7mimin e shitjes s\u00eb nj\u00eb Benzi n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb automjetit t\u00eb llojit Benz, KPK ka konstatuar se M\u00ebrkuri ka deklaruar si burim krijimi n\u00eb vitin 2010 nj\u00eb hua banakre n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro. Sipas KPK rezulton se subjekti ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009 dhe m\u00eb pas n\u00eb shkurt t\u00eb 2010-\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga ky konstatim, M\u00ebrkuri ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se e ka bler\u00eb mjetin n\u00eb Gjermani n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 6000 euro dhe se ka marr\u00eb nj\u00eb hua nga shtetasi T.N. n\u00eb vler\u00ebn 8000 euro. Ai ka shtuar se e ka marr\u00eb kredin\u00eb p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb dhe pages\u00ebn e zhdoganimit t\u00eb mjetit.<\/p>\n<p>Sipas Komisonit, kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar pas blerjes s\u00eb mjetit n\u00eb 2009-\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, huaja nga T.N. nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasi ka ndryshuar burimin p\u00ebr Benz-in; se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasuriep; si dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij duket se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri shpjegoi se rezultonte q\u00eb t\u00eb kishte dy hyrje drejt Shqip\u00ebris\u00eb me automjetin tip Benz, pasi n\u00eb 2010-\u00ebn kishte shlyer detyrimet doganore. I pyetur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb detaje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transkasion nga relatorja Pine, kryesuesi Hamitaj dhe v\u00ebzhguesi Petkovi\u00e7, subjekti pohoi se her\u00ebn e dyt\u00eb nuk kishte pasur hyrje t\u00eb tij apo t\u00eb mjetit, por se dokumentacioni ishte formal dhe se ishte kryer nga institucioni i dogan\u00ebs. Ai tha se nuk mund t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet e nj\u00eb institucioni.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e huas\u00eb nga T.N., subjekti pretendoi se e kishte shlyer brenda vitit dhe nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e gjendjes s\u00eb nj\u00eb depozite t\u00eb \u00e7elur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb vitin 2010, q\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 385 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e asaj shume. M\u00ebrkuri pretendoi se kishte qen\u00eb korrekt n\u00eb deklarimin e k\u00ebsaj depozite dhe se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri ka deklaruar se marr\u00eb hua nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb USD nga daja i bashk\u00ebshortes, vler\u00eb q\u00eb sipas tij e ka depozituar cash si garanci p\u00ebr marjen e viz\u00ebs n\u00eb SHBA. Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se huaja ishte marr\u00eb p\u00ebr pak\u00eb koh\u00eb p\u00ebr garanci dhe ishte kthyer duke mos pasur asnj\u00eb efekt n\u00eb pasurit\u00eb e tij. Ai pretendoi se daja i bashk\u00ebshortes kishte pasur burime t\u00eb ligjshme pasi kishte shitur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe nj\u00eb objekt me tre kate n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit.<\/p>\n<p>Pine relatoi n\u00eb seanc\u00eb mosdeklarimin nga babai i M\u00ebrkurit, i cili ka qen\u00eb gjyqtar, t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 93 m2 + shtes\u00eb 40 m2 dhe nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 112 m2 + zyr\u00eb 20 m2 + truall 150 m2, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me kat\u00ebr avokat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebto pasuri rezulton t\u00eb jen\u00eb deklaruar nga babai i subjektit n\u00eb vitet 2004 dhe 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se n\u00eb deklarat\u00ebn e subjektit t\u00eb viti 2012 nuk \u00ebsht\u00eb pasyqruar edhe nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 23.8 m2 i nd\u00ebrtuar pa leje n\u00eb vitet \u201995 -\u201896. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vite edhe nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 4200 m2, ku babai ka qen\u00eb trash\u00ebgimtar me 1\/5 pjes\u00eb takuese. Ka rezultuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga gjyshi i subjektit si ish-pronar me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave t\u00eb vitit 1994.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiti sqaroi se babai nuk i ka deklaruar pasi kishte qen\u00eb vet\u00eb subjekt dhe i kishte deklaruar m\u00eb par\u00eb. \u201cKa menduar se ka qen\u00eb e deklaruar,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK e ka ndryshuar q\u00ebndrimin e saj nga pozitiv n\u00eb negativ. N\u00eb rapotin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr prokurorin M\u00ebrkuri ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime korruptive n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje penale si dhe dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb takime t\u00eb q\u00ebllimta.<\/p>\n<p>Relatorja Pine shpjegoi se Komisioni ka vler\u00ebsuar disa dosje dhe se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr konstatimet e DSIK p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, si dhe p\u00ebr konstatimet e KPK q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb me dije n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri e cil\u00ebsoi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsues dhe pa asnj\u00eb prov\u00eb. Ai u shpreh se n\u00eb dosjet e analizuara nga KPK rezultonte se kishte kryer detyr\u00ebn. \u201cFakti se subjektet e hetuara nuk jan\u00eb dakord me mua, nuk do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb,\u201d tha ai lidhur me konstatimet n\u00eb dosjet e analizuara prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin u relatuan nj\u00eb duzin\u00eb denoncimesh nga publiku, ku ankuesit kan\u00eb pretenduar m\u00eb s\u00eb shumti se subjekti ka pushuar hetime p\u00ebr trafikant\u00eb droge; ndaj t\u00eb akuzuarve p\u00ebr korrupsion; se ka tjet\u00ebrsuar pron\u00ebn duke ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb trafikanti droge q\u00eb \u00ebsht\u00eb nipi i bashk\u00ebshortes; p\u00ebr mang\u00ebsi profesionale dhe shkelje ligjore.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri i konsideroi edhe t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e denoncuesve. Ai i cil\u00ebsoi denoncimet si hakmarrje t\u00eb t\u00eb pandehurve ndaj d\u00ebnimeve q\u00eb ai kishte k\u00ebrkuar ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u201cE konsideroj hakmarr\u00ebse se kam kryer detyr\u00ebn sipas ligjit dhe i pandikuar,\u201d deklaroi M\u00ebrkuri si p\u00ebrgjigje ndaj 7 denoncimeve t\u00eb kryera nga i nj\u00ebjti person me inicialet A.R, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e tij p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Ai ngriti gjithashtu dyshime se dhe denoncues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb gjendeshin n\u00eb burg me shtetasin A.R. kishin t\u00eb nj\u00ebjtin \u201csteriotip\u201d t\u00eb akuzave ndaj tij. \u201cPo t\u00eb shihet jan\u00eb n\u00eb sinkron me ankesat e tyre\u201d, tha ai dhe i cil\u00ebsoi denoncimet subjektive dhe t\u00eb pabazuara. M\u00ebrkuri theksoi se bashk\u00ebshortja nuk kishte asnj\u00eb nip n\u00eb Shqip\u00ebri dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ishte trafikant.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Lorenc M\u00ebrkuri k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 22 shtator, ora 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri ka fshehur pasurit\u00eb duke mos i deklaruar n\u00eb vite si dhe ka cenuar besimin e publikut. M\u00ebrkuri e kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72699,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72698"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72698"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72700,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72698\/revisions\/72700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}