{"id":72719,"date":"2021-09-17T18:22:18","date_gmt":"2021-09-17T16:22:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/e-kam-amanet-nga-vjehrri-prokurori-erjon-celaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren\/2021\/09\/17\/"},"modified":"2023-04-06T18:43:06","modified_gmt":"2023-04-06T16:43:06","slug":"e-kam-amanet-nga-vjehrri-prokurori-erjon-celaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/e-kam-amanet-nga-vjehrri-prokurori-erjon-celaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren\/2021\/09\/17\/","title":{"rendered":"&#8220;E kam amanet nga vjehrri\u2019: Prokurori Erjon \u00c7elaj jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs, Erion \u00c7elaj dha shpjegime n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr nj\u00eb apartament q\u00eb pretendon se ia ka dhuruar vjehrri si dhe p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Kosov\u00eb me nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80599\" aria-describedby=\"caption-attachment-80599\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erion-Celaj-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80599\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erion-Celaj-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80599\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80599\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Erion \u00c7elaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Erion \u00c7elaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore iu komunikua barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin \u00c7elaj po kryhet trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda \u00c7iftjen dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pransishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Erion \u00c7elaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror n\u00eb P\u00ebrmet dhe n\u00eb Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb u fokusua m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, i bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 48 mij\u00eb euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00c7elaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnj\u00eb \u201ccentez\u00eb\u201d dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2012 marr\u00ebveshjen e vjehrrit t\u00eb ndjer\u00eb m\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. Nga verifikimi i pron\u00ebs ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb dy apartamente t\u00eb ndryshme, q\u00eb jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7elaj ka shpjeguar p\u00ebr KPK-n\u00eb se vjehrri i tij s\u00eb bashku me ortakun kan\u00eb dakord\u00ebsuar nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb vitin 2007 me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese p\u00ebr t\u00eb kryer gjith\u00eb instalimet elektrike kundrejt vler\u00ebs 94 mij\u00eb euro ose n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dy apartamenteve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb banes\u00ebn e bler\u00eb nga subjekti.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se kontrata e shitblerjes ishte n\u00ebnshkruar nga prokurori \u00c7elaj dhe se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se vlera 48 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb likujduar plot\u00ebsisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte n\u00ebnshkruar vet\u00ebm prej tij, pasi bashk\u00ebshortja ishte e angazhuar n\u00eb disa situata familjare.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurorit Erion \u00c7elaj se duket se nuk provohet q\u00eb apartamenti t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar nga vjehrri, pasi n\u00eb aktin e shit-blerjes nuk p\u00ebrcaktohet marr\u00ebveshja e vitit 2007 si burim, si dhe \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se subjekti ka shlyer \u00e7mimin 48 mij\u00eb euro. Sipas KPK-s\u00eb, nga hetimi administrativ nuk \u00ebsht\u00eb provuar marr\u00ebdh\u00ebnia mes nd\u00ebrtuesit dhe vjehrrit dhe as p\u00ebrfitimi i ndonj\u00eb apartamenti nga ortaku i tij.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7elaj k\u00ebrkoi q\u00eb burimi i deklaruar prej tij p\u00ebr apartamentin t\u00eb konsiderohet i ligjsh\u00ebm. \u201cDeklarohej se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga vjehrri dhe se kjo \u00ebsht\u00eb ezauruar n\u00eb vitin 2007 kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshja. Nuk kam asnj\u00eb kontribut dhe e ftoj Komisonin ta vler\u00ebsoj\u00eb me objektivitet k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u201d tha \u00c7elaj.<\/p>\n<p>Prokurori sqaroi se e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb siguronte dokumentacion provues p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien mes vjehrrit, ortakut t\u00eb tij dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese pasi kishte kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb vler\u00ebsonte edhe n\u00eb frym\u00ebn e vendimarrjeve t\u00eb tjera, si dhe t\u00eb analizonte duke konsideruar informalitetin. \u201cKjo pasuri \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb amanet nga vjehrri i ndjer\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb realizuar vullneti i tij,\u201d pohoi \u00c7elaj.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 si dhe munges\u00eb financiare n\u00eb blerjen e dy automjeteve.<\/p>\n<p>\u00c7elaj shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte harruar t\u2019i deklaronte kursimet cash t\u00eb vitit 2008 dhe i konsideroi harres\u00eb dhe pakujdesi edhe mosdeklarimin e transaksioneve p\u00ebr dy automjetet.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i krijimit t\u00eb dy depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shumat nga 3990 USD secila. Sipas \u00c7iftjas, subjekti ka deklaruar se vlerat e k\u00ebtyre depozitave jan\u00eb dhuruar nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes q\u00eb ka jetuar dhe punuar n\u00eb Itali p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2011 dhe se i kishte deklaruar ato sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr trajtim preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas \u00c7iftjes, shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb 20 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 743 mij\u00eb lek\u00eb. \u00c7elaj pretendoi se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb e kishte par\u00eb kur kalonte n\u00eb qytetin e Fierit dhe se nuk e njihte shit\u00ebsin.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe mosdeklarimi i zot\u00ebrimit t\u00eb 50 aksioneve n\u00eb Shq\u00ebrin\u00eb Albtelecom. Sipas relatores, subjekti nuk i ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb vite k\u00ebto aksione. \u201cDuket se subjekti gjendet n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit \u2018P\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u2019, pasi ka zot\u00ebruar aksione n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka p\u00ebrfituar fonde publike\u201d, tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se nuk kishte pasur m\u00eb par\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto aksione, por e kishte m\u00ebsuar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2011 kur ILDKPKI i kishte k\u00ebrkuar disa informacione gjat\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr ngritjen n\u00eb detyr\u00eb. Ai shpjegoi se babai kishte qen\u00eb punonj\u00ebs i Albtelecom dhe se ai kishte sh\u00ebnuar edhe emrin e tij kur shoq\u00ebria ishte privatizuar. \u201cK\u00ebto aksione jan\u00eb n\u00eb vler\u00eb minimale e t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Nuk kam pasur arsye pse t\u2019i fshihja po t\u2019i dija\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, Komisioni ka konstatuar munges\u00eb financiare n\u00eb shum\u00ebn 361 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007; 7000 USD n\u00eb vitin 2009; 182 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn dhe p\u00ebr vitin 2012 \u00ebsht\u00eb konsideruar balanc\u00eb negative e gjith\u00eb vlera e apartamentit.<\/p>\n<p>\u00c7elaj e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe pretendoi se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij rridhnin nga burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn e profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK e ka ndryshuar raportin e par\u00eb pozitiv p\u00ebr prokurorin \u00c7elaj, duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb t\u00eb dytin.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, jan\u00eb ngritur dyshime se subjekti mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion pasiv para dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u00c7iftja sqaroi se Komisioni ka marr\u00eb akses n\u00eb informacionin e klasifikuar t\u00eb DSIK-s\u00eb nga ka konstatuar se mund t\u00eb kishte informacione q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>\u00c7elaj i kund\u00ebrshtoi me forc\u00eb konstatimet e DSIK-s\u00eb dhe i konsideroi ato q\u00ebndrime dashakeqe dhe t\u00eb nj\u00ebanshme. Duke ju referuar relacionit t\u00eb Komisonit q\u00eb sipas tij e rr\u00ebzon DSIK-n\u00eb, \u00c7elaj k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i sistemit TIMS, KPK ka konstatuar se n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 subjekti ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me nj\u00eb shetetas q\u00eb ka rezultuar se ka qen\u00eb i d\u00ebnuar disa her\u00eb p\u00ebr disa vepra penale.<\/p>\n<p>Sipas KPK, \u00c7elaj ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre fakteve, pasi ka qen\u00eb drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs kur shtetasi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb proceduar. I pyetur nga Komisioni, \u00c7elaj ka deklaruar se shtetasin F.T. e njeh si pronar t\u00eb nj\u00eb restoranti, por se nuk ka pasur kontakte dhe se nuk ka udh\u00ebtuar ndonj\u00ebher\u00eb me at\u00eb person.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje lidhur me faktin se ai e ka ditur q\u00eb F.T. ka qen\u00eb i proceduar, si dhe se nuk ka qen\u00eb i sinqert\u00eb gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb shpjegimeve.<\/p>\n<p>\u00c7elaj dha shpjegime dhe u pyet gjat\u00eb lidhur me konstatimin p\u00ebr shtetasin F.T. Ai mohoi t\u00eb kishte pasur njohje me t\u00eb dhe u shpreh se nuk i kujtohej n\u00ebse kishin udh\u00ebtuar bashk\u00eb n\u00eb vitin 2013. Sipas subjektit, s\u00eb bashku me tre shok\u00eb kishte shkuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb ceremoni atje dhe nj\u00eb nga shok\u00ebt i kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe F.T. me vete.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se n\u00eb koh\u00ebn kur ishte regjistruar procedimi penal ndaj F.T., nuk kishte qen\u00eb drejtues prokurorie.<\/p>\n<p>KPK ka siguruar informacion nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb kryer nga nj\u00eb avokat q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfliktuar me pronarin e apartamentit ku jeton me qira subjekti i rivler\u00ebsimit. Sipas ankuesit, subjekti e ka klasifikuar si \u2018plagosje t\u00eb leht\u00eb me dashje\u2019 veprimin e kryer nga pronari i apartamentit dhe jo \u2018konflikt p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja pohoi se subjekti ka qen\u00eb drejtues n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe se prokurori i \u00e7\u00ebshtjes ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt me 90 mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb, p\u00ebr pronarin e sht\u00ebpis\u00eb ku jeton \u00c7elaj. \u201cDuket se subjekti ka kryer ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm,\u201d pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>\u00c7elaj shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se vet\u00ebm i kishte sugjeruar pronarit t\u00eb shyt\u00ebpis\u00eb ku jetonte q\u00eb t\u00eb mos kryente kall\u00ebzim penal ndaj personit tjet\u00ebr, pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt civil. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrcaktimi i prokurorit b\u00ebhej n\u00ebp\u00ebrmjet list\u00ebs s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb dhe se e hartonte k\u00ebt\u00eb list\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb muajit. Ai shtoi se nuk ka arritur t\u00eb gjej\u00eb at\u00eb dokument p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7elajt, mes denocuesit dhe pronarit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb kishte pasur veprime t\u00eb nd\u00ebrsjellta. Ai mohoi t\u00eb kishte pasur ndikim dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se gjykata e kishte d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr e hetuar nga subjekti lidhur me veprat penale \u201cplagosje e leht\u00eb me dashje\u201d dhe \u201cheqje e paligjshme e liris\u00eb\u201d. Sipas Komisionit, duket se subjekti ka favorizuar dy t\u00eb pandehurit dhe nuk ka kryer hetime p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale autorin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7elaj u mbrojt duke pretenduar se kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me burg t\u00eb dy t\u00eb pandehurve dhe se personi i tret\u00eb nuk ishte identifikuar nga informacionet operative t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7elaj u pyet gjat\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ONM-s\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb apaartamentit dhe udh\u00ebtimin me shtetasin F.T., i proceduar disa her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 21 shtator, ora 12:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs, Erion \u00c7elaj dha shpjegime n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr nj\u00eb apartament q\u00eb pretendon se ia ka dhuruar vjehrri si dhe p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Kosov\u00eb me nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erion-Celaj-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erion \u00c7elaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72719"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72719"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72719\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72721,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72719\/revisions\/72721"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}