{"id":72743,"date":"2021-09-15T18:29:29","date_gmt":"2021-09-15T16:29:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-ankimin-e-gjyqtarit-arben-vrioni-ndaj-vendimit-te-kpk\/2021\/09\/15\/"},"modified":"2023-04-06T18:43:59","modified_gmt":"2023-04-06T16:43:59","slug":"kolegji-degjon-ankimin-e-gjyqtarit-arben-vrioni-ndaj-vendimit-te-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-ankimin-e-gjyqtarit-arben-vrioni-ndaj-vendimit-te-kpk\/2021\/09\/15\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon ankimin e gjyqtarit Arben Vrioni ndaj vendimit t\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb seanc\u00eb publike p\u00ebr gjyqtarin e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Arben Vrioni pas konstatimit t\u00eb problemeve procedurale n\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Vrioni k\u00ebrkoi pavlefshm\u00ebri t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, por Kolegji e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80547\" aria-describedby=\"caption-attachment-80547\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Arben-Vrioni-ne-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80547\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Arben-Vrioni-ne-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80547\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80547\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Arben Vrioni ne KPA | Foto : V.Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ankimin e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebs, Arben Vrioni ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili e pati shkarkuar at\u00eb me 22 n\u00ebntor 2019.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pas nj\u00eb takimi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb seanc\u00eb publike p\u00ebr gjyqtarin Vrioni, pas konstatimit t\u00eb problemeve procedurale n\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Vrioni u mbrojt nga avokati Sokol Hazizaj dhe k\u00ebrkoi fillimisht q\u00eb Kolegji t\u00eb shpallte pavlefshm\u00ebri t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, bazuar n\u00eb shkeljet procedurale t\u00eb gjetura.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator<strong>\u00a0<\/strong>Ardian Hajdari dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Sokol \u00c7omo, e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Schuetz tha se ajo nuk ishte n\u00eb rrethin e k\u00ebrkesave paraprake q\u00eb mund t\u00eb paraqiteshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Por Hazizaj k\u00ebmb\u00ebnguli disa her\u00eb, n\u00eb disa nd\u00ebrprerje t\u00eb tjera q\u00eb vendimi i KPK t\u00eb cil\u00ebsohej me \u201cpavlefshm\u00ebri absolute\u201d dhe \u201cnul\u201d, nd\u00ebrsa bashk\u00eb me Vrionin parashtruan si k\u00ebrkes\u00eb kryesore \u00e7eljen e hetimit nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesave t\u00eb her\u00ebpashershme t\u00eb Hazizaj dhe v\u00ebrejtjes s\u00eb tij se trupa nuk qe shprehur p\u00ebr to, kryesuesja e trup\u00ebs iu p\u00ebrgjigj se do t\u00eb mbaheshin n\u00eb konsiderat\u00eb dhe se ishin sh\u00ebnuar n\u00eb procesverbal.<\/p>\n<p>Vrioni vet\u00eb b\u00ebri mbrojtje sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ai edhe \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga KPK, e cila nuk b\u00ebri hetim n\u00eb dy kriteret e tjera. Vrioni k\u00ebmb\u00ebnguli se argumentet e Komisionit nuk q\u00ebndronin dhe se pasuria e tij ishte e ligjshme.<\/p>\n<p>Ai fokusua n\u00eb gjetjet e KPK sipas radh\u00ebs. Fillimisht k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb sqaronte problemet me shit-blerjen e nj\u00eb apartamenti, nj\u00eb kapar t\u00eb paguar nga e \u00ebma, diferencat mes \u00e7mimit n\u00eb kapar dhe \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjyqtari i shkarkuar nga Komisioni, k\u00ebmb\u00ebnguli para Kolegjit se vendosja n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit mes n\u00ebn\u00ebs dhe shit\u00ebsit e vler\u00ebs 4.5 milion\u00eb lek\u00eb ishte thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar blerjen.<\/p>\n<p>Ai po ashtu u fut n\u00eb detaje t\u00eb k\u00ebrkimeve q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebrmendi nd\u00ebr t\u00eb tjera se kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr shkoll\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb bler\u00ebsit t\u00eb nj\u00eb apartamentit p\u00ebr t\u00eb provuar q\u00eb ai ishte shitur n\u00eb vitin 2002 dhe jo n\u00eb vitin 2004 kur ishte b\u00ebr\u00eb kontrata e shitjes.<\/p>\n<p>Komisioni i pati cil\u00ebsuar k\u00ebto transaksione si problematike. KPK pati dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se kapari i paguar prej 1.5 milion lek\u00eb ishte humbur pasi kontrata q\u00eb ishte lidhur mbi at\u00eb nuk ishte p\u00ebrfunduar. Po ashtu KPK pati cil\u00ebsuar se nj\u00eb shitje apartamenti me kontrat\u00eb n\u00eb vitin 2004 nuk mund t\u00eb merrej si e ardhur p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb Vrioni k\u00ebmb\u00ebnguli edhe se KPK kishte interpretuar gabim disa gjetje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs. Nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebna nuk mund t\u00eb konsiderohej person i lidhur, por person tjet\u00ebr i lidhur, ai po ashu u p\u00ebrpoq t\u00eb provonte se ajo kishte pasur t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar se nuk kishte pasur nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb transaksione t\u00eb komplikuara ai iu referua trash\u00ebgimis\u00eb nga gjyshi i tij. Ai tha se gjyshit i ishin sekuestruar nj\u00eb sasi e madhe \u201cmonedhash me gjel\u201d dhe pasi pyeti n\u00ebse ishte apo jo live (n\u00eb transmetim) vuri n\u00eb dukje se e \u00ebma kishte pasur s\u00ebrish prej k\u00ebsaj pasurie q\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb krijimin e llogarive bankare.<\/p>\n<p>Vrioni u p\u00ebrpoq po ashtu t\u00eb rr\u00ebzonte nj\u00eb prej pohimeve t\u00eb tij para Komisionit. Ai tha se deklarimi prej tij i vler\u00ebs s\u00eb shpenzimeve jetike deri n\u00eb vitin 99\u2019 nuk duhej t\u00eb ishte marr\u00eb parasysh, por KPK duhej t\u00eb pyeste INSTAT. Vrioni k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK do e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebse deklarimi i shpenzimeve do kishte qen\u00eb i ul\u00ebt dhe tha se i nj\u00ebjti arsyetim vlente edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. \u201cPse duhet t\u00eb merret parasysh deklarimi im n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim deklarativ\u201d, tha gjyqtari. Ai po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb korrigjimin e disa shpenzimeve p\u00ebr mobilim dhe udh\u00ebtim dhe gabimeve sipas tij n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb mes tij dhe baxhanakut dhe nj\u00eb d\u00ebrges\u00eb parash nga n\u00ebna e tij te baxhanaku nuk ishin t\u00eb lidhura me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe KPK i kishte lidhur ato pa pasur prova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ai s\u00ebrish theksoi se e \u00ebma nuk ishte person i lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Vrioni kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK edhe sa i p\u00ebrket transaksioneve me makinat. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb e ardhura e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb makine m\u00eb shtrenjt se sa ishte bler\u00eb t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e \u00e7mimit fillestar. Gjyqtari tha se e vetmja pjes\u00eb q\u00eb nuk duhej t\u00eb njihej ishte fitimi p\u00ebr t\u00eb cilin nuk ishte paguar tatimi.<\/p>\n<p>KPK e nxori Vrionin me nj\u00eb bilanc negativ prej 6.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, por gjyqtari pretendoi se kishte pasur t\u00eb ardhura dhe se bilanci ishte pozitiv. Pasi pranoi disa prova t\u00eb reja q\u00eb Vrioni solli n\u00eb Kolegj, ky i fundit u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim. Seanca u caktua n\u00eb 27 shtator n\u00eb or\u00ebn 14.00.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/transaksionet-me-nenen-dhe-baxhanakun-penalizuan-gjyqtarin-arben-vrioni\/\">Transaksionet me n\u00ebn\u00ebn dhe baxhanakun penalizuan gjyqtarin Arben Vrioni<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb seanc\u00eb publike p\u00ebr gjyqtarin e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Arben Vrioni pas konstatimit t\u00eb problemeve procedurale n\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Vrioni k\u00ebrkoi pavlefshm\u00ebri t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, por Kolegji e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72744,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,362],"tags":[437,116,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Arben-Vrioni-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arben Vrioni ne KPA | Foto : V.Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72743"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72743"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72743\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72745,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72743\/revisions\/72745"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72744"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}