{"id":72749,"date":"2021-09-15T10:00:37","date_gmt":"2021-09-15T08:00:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-degjon-ballafaqimin-e-qendrimeve-ne-ceshtjen-e-petrit-canos\/2021\/09\/15\/"},"modified":"2023-04-06T18:44:21","modified_gmt":"2023-04-06T16:44:21","slug":"kolegji-i-apelimit-degjon-ballafaqimin-e-qendrimeve-ne-ceshtjen-e-petrit-canos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-degjon-ballafaqimin-e-qendrimeve-ne-ceshtjen-e-petrit-canos\/2021\/09\/15\/","title":{"rendered":"Kolegji i Apelimit d\u00ebgjon ballafaqimin e q\u00ebndrimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Petrit \u00c7anos"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb KPA t\u00eb merrte mas\u00ebn e shkarkimit ndaj prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Petrit \u00c7ano, nd\u00ebrsa ky i fundit k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se pretendimet p\u00ebr cenim t\u00eb besimit publik ishin t\u00eb pabaza.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_78494\" aria-describedby=\"caption-attachment-78494\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7ano-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-78494\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7ano-duke-dal\u00eb-nga-KPA-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"78494\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-78494\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Petrit \u00c7ano duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Petrit \u00c7ano.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili ankimoi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmim e \u00c7anos n\u00eb tetor 2019, k\u00ebrkoi nga Kolegji q\u00eb t\u00eb ndryshonte k\u00ebt\u00eb vendim dhe t\u00eb caktonte shkarkimin e prokurorit p\u00ebr shkelje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>\u00c7ano dhe mbrojt\u00ebsi i tij kund\u00ebrshtuan p\u00ebrfundimet e Ballhys\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Duke iu referuar raportit mbi profesionalizmin, \u00c7ano tha se drejtuesi i prokuroris\u00eb nuk mund t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fajet e nj\u00eb prokurori dhe se ai kishte zbatuar me korrekt\u00ebsi ligjin. \u201cNuk ka pasur c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Raporti misterioz i DSIK<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj \u00c7anos ka zgjatur gati dy vjet dhe n\u00eb KPA jan\u00eb zhvilluar mbi 7 seanca n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast. Disa prej seancave u hap\u00ebn dhe u mbyll\u00ebn pa ndonj\u00eb produktivitet p\u00ebr shkak se as Komisioneri Publik dhe as vet\u00eb \u00c7ano nuk pat\u00ebn akses n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror q\u00eb kishte ndryshuar vler\u00ebsimin e figur\u00ebs s\u00eb prokurorit nga i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimet e tij, Ballhysa p\u00ebrs\u00ebriti se ai nuk kishte mundur t\u00eb gjente asgj\u00eb n\u00eb material p\u00ebrpos ndryshimit t\u00eb statusit. Ballhysa tha se anonimizimi i dokumentit e b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb palexuesh\u00ebm dhe se ai ia la Kolegjit t\u00eb shprehej mbi k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri nga ana e tij la t\u00eb kuptohej se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr denoncime q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me pun\u00ebn e prokurorit dhe q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pas fillimit t\u00eb procesit n\u00eb KPA. Nj\u00eb denoncim i ngjash\u00ebm u rr\u00ebzua nga KPA m\u00eb her\u00ebt si pa indicie. M\u00ebrtiri po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00c7ano vijonte t\u00eb ishte pajisur po nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar me certifikat\u00eb sigurie, duke i m\u00ebshuar kontradikt\u00ebs mes dy dokumenteve.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri po ashtu paraqiti edhe nj\u00eb mbrojtje procedurale. Ai tha se ankimi ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa vuri n\u00eb dukje disa element\u00eb sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat sipas tij nuk ishte provuar e kund\u00ebrta e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe q\u00eb e vendosin \u00c7anon n\u00eb pozita jo t\u00eb favorshme.<\/p>\n<p>Komisioneri tha se megjith\u00ebse nuk ishte gjetur konflikt interesi, \u00c7ano i kishte bler\u00eb dy apartamente me \u00e7mime mjaft m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se \u00e7mimet e tregut. N\u00eb nj\u00eb rast, sipas tij \u00e7mimi i blerjes ishte 7.5 milion\u00eb nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi n\u00eb treg 17 milion\u00eb ose 60 p\u00ebr qind m\u00eb shtrenjt. N\u00eb rastin e dyt\u00eb nga 12.3 milion\u00eb q\u00eb ishte vler\u00ebsuar, apartamenti ishte bler\u00eb p\u00ebr 7.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati i \u00c7anos i kund\u00ebrshtoi t\u00eb dy gjetjet. Ai tha se n\u00eb rastin e par\u00eb, marr\u00ebveshja dhe pagesat ishin b\u00ebr\u00eb disa vite para se t\u00eb b\u00ebhej rivler\u00ebsimi i apartamentit, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb rastin e dyt\u00eb Komisioneri Publik nuk merrte n\u00eb konsiderat\u00eb amortizimin. Ai solli si prov\u00eb kontrata t\u00eb ngjashme p\u00ebr apartamente t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli po ashtu n\u00eb nj\u00eb pamjaftueshm\u00ebri prej 2.6 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb vinte kryesisht nga mosprovimi i pagimit t\u00eb tatimeve p\u00ebr 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga shitja e mobiljeve t\u00eb nj\u00eb aktiviteti t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe disa mungesa n\u00eb vite krijuar prej kursimeve.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi edhe k\u00ebto gjetje dhe vuri n\u00eb dukje se bilanci i \u00c7anos ishte pozitiv. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat prej 1.4 milion\u00eb lek\u00ebsh ishin t\u00eb dokumentuara nga tatimet dhe duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet mbi profesionalizimin<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa e cil\u00ebsoi si \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d faktin q\u00eb \u00c7ano nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb \u00a0apo nuk kishte marr\u00eb masa t\u00eb tjera sa i p\u00ebrket vendimeve p\u00ebr lirim para kohe t\u00eb disa t\u00eb burgosurve t\u00eb rreziksh\u00ebm nga burgu i Kruj\u00ebs apo p\u00ebrfitimit prej tyre t\u00eb amnistive dhe uljeve t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se p\u00ebr k\u00ebto veprime, prokurori Bujar Memia ishte shkarkuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb dhe vuri n\u00eb dukje statistika q\u00eb sipas tij b\u00ebnin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe \u00c7anon si drejtues prokurorie.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje q\u00eb lidhen kryesisht me lirimin e Genc Tafilit, Endrit Dokles, Ilir Paj\u00ebs dhe Hekuran Bill\u00ebs, ka sjell\u00eb shkarkimin e prokurorit Memia dhe gjyqtares s\u00eb Kruj\u00ebs Enkeleda Hoxha.<\/p>\n<p>Por avokati M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb \u00c7ano nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet e prokurorit dhe se ai nuk kishte mund\u00ebsi t\u2019i apelonte ato vendime. Ai vuri n\u00eb dukje se kompetencat e drejtuesit nuk ishin shkelur. Po ashtu, M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo pjes\u00eb e ankimit ishte shtuar nga Komisioneri pas depozitimit t\u00eb ankimit dhe duhej t\u00eb rr\u00ebzohej p\u00ebr procedur\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri po ashtu tha se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb shqyrtohej nga ILD dhe jo n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa shtoi se KPA do duhej t\u00eb shqyrtonte n\u00eb Apel edhe rastin e shkarkimit t\u00eb Memis\u00eb dhe se vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb paragjykonte \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb vinte nga nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Vet\u00eb \u00c7ano k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn me korrekt\u00ebsi. Ai tha se nuk kishte c\u00ebnuar besimin dhe se q\u00ebndrimi i Komisionerit ishte i pabazuar.<\/p>\n<p>\u201cDrejtuesi i prokuroris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb roje i prokurorit dhe nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fajet e tij,\u201d tha \u00c7ano, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi statistikat si jodometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se do t\u00eb shpallte vendimin n\u00eb 21 shtator ora 15.00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb KPA t\u00eb merrte mas\u00ebn e shkarkimit ndaj prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Petrit \u00c7ano, nd\u00ebrsa ky i fundit k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se pretendimet p\u00ebr cenim t\u00eb besimit publik ishin t\u00eb pabaza.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72750,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[112,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-\u00c7ano-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit \u00c7ano duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72749"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72749"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72749\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72751,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72749\/revisions\/72751"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}