{"id":72752,"date":"2021-09-14T16:41:24","date_gmt":"2021-09-14T14:41:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marr-fature-edhe-te-rrobat-e-perdorura-gjyqtarja-zarka-jep-shpjegime-per-pasurine\/2021\/09\/14\/"},"modified":"2023-04-06T18:44:37","modified_gmt":"2023-04-06T16:44:37","slug":"marr-fature-edhe-te-rrobat-e-perdorura-gjyqtarja-zarka-jep-shpjegime-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marr-fature-edhe-te-rrobat-e-perdorura-gjyqtarja-zarka-jep-shpjegime-per-pasurine\/2021\/09\/14\/","title":{"rendered":"\u201cMarr fatur\u00eb edhe te rrobat e p\u00ebrdorura\u201d: Gjyqtarja Zarka jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe se n\u00eb shqyrtimin dhe vendimarrjen p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kompanin\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80518\" aria-describedby=\"caption-attachment-80518\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelina-Zarka-pas-seances-ne-KPK-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80518\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelina-Zarka-pas-seances-ne-KPK--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80518\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80518\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Adelina Zarka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Adelina Zarka u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluar p\u00ebr pasurin\u00eb, q\u00eb u relatuan n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme kur ajo nuk ishte e pranishme.<\/p>\n<p>Zarka i k\u00ebrkoi ndjes\u00eb Komisionit p\u00ebr munges\u00ebn dhe u shpreh se kishte qen\u00eb jasht\u00eb vullnetit t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb prolemeve sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb kishin filluar q\u00eb n\u00eb muajin maj dhe vazhdonin ende.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo u ndal n\u00eb gjetjet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Zarka e kund\u00ebrshtoi balanc\u00ebn negative n\u00eb vler\u00ebn 5.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar nga KPK p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 nga bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij, me pjes\u00eb takuese \u00bd secili. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti, q\u00eb sipas kontrat\u00ebs noteriale \u00e7mimi i shitjes ishte 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zarka deklaroi se apartamenti q\u00eb kishte shitur gjendej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Fierit, n\u00eb vendin quajtur \u201cBar Rinia\u201d dhe se realisht kishte p\u00ebrfituar nga ky transaksion vler\u00ebn 4 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cParaqitja e atij \u00e7mimi nuk ka pasur si q\u00ebllim fshehjen e t\u00eb ardhurave ose shmangien e tatimit\u201d, tha Zarka dhe shtoi se ajo ishte nd\u00ebshkuar me gjob\u00eb nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI dhe se me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ kishte shlyer p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjoba e tejkalon edhe detyrimin e tatuesh\u00ebm,\u201d tha Zarka duke iu referuar p\u00ebrllogaritjes s\u00eb vler\u00ebs q\u00eb duhej t\u00eb kishte paguar p\u00ebr \u00e7mimin e shitjes q\u00eb pretendon. Ajo theksoi se menj\u00ebher\u00eb pas shitjes s\u00eb apartamentit, bashk\u00ebshorti kishte depozituar n\u00eb bank\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb s\u00eb konsiderueshme t\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur fshehje dhe gjendemi para gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli ajo. N\u00eb vijim Zarka tha se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb kishin sh\u00ebrbyer edhe tre hua; nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai i saj dhe nga dy miq t\u00eb bashk\u00ebshortit shumat 2 milion\u00eb dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se megjith\u00ebse nj\u00eb prej huave kishte qen\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe nuk kishte detyrim p\u00ebr t\u2019u deklaruar, bashk\u00ebshorti i kishte deklaruar prej vitit 2003 dhe n\u00eb vijim n\u00eb DSIK, kur ishte pajisur me certifikat\u00eb sigurie. \u201cI kam konsideruar borxhet t\u00eb deklaruara para nj\u00eb institucioni shtet\u00ebror\u201d tha ajo dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb ardhurat dhe mund\u00ebsin\u00eb financiar t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi i huave \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pasakt\u00ebsi dhe nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e tyre. Nuk ka qen\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb mos deklarohen, por jan\u00eb pasakt\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs\u201d, sqaroi Zarka dhe k\u00ebrkoi t\u00eb depozitonte nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb DSIK-s\u00eb, q\u00eb sipas saj thuhej se dokumentacioni lidhur me deklarimin e huave ishte asgjesuar. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb depozitonte origjinalin q\u00eb e dispononte.<\/p>\n<p>E pyetur nga Sanxhaktari n\u00ebse kishte ndonj\u00eb prov\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se apartamenti ishte shitur n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb, Zarka tha se se nuk donte t\u2019i ngat\u00ebrronte personat q\u00eb e kishin bler\u00eb. Ajo pohoi se nj\u00eb prej pronar\u00ebve kishte aktualisht probleme mendore dhe nuk kishte k\u00ebrkuar deklarat\u00eb noteriale prej tij.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb koncept tjet\u00ebr. Tani edhe tek rrobat e p\u00ebrdorura marr fatur\u00eb,\u201d shtoi Zarka. Sipas saj, edhe ekspertimi i kryer nga nj\u00eb ekspert i pavarur v\u00ebrtetonte koston reale t\u00eb apartamentit t\u00eb shitur dhe banes\u00ebs s\u00eb re, sipas referencave t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p>Lidhur me detyrimin p\u00ebr deklarimin e nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebshortit, Zarka shpjegoi se ajo e njihte shtetasin R.Xh., por nuk kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb dijeni se kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar. Ajo pohoi se R.Xh. kishte kryer studimet me bashk\u00ebshortin e saj dhe se e njihte si biznesmen dhe konsull nderi n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj. \u201cK\u00ebrkova dhe rezulton t\u00eb jet\u00eb i pad\u00ebnuar\u201d, pohoi ajo dhe shtoi se nuk figuronte as fakti se ishte rehabilituar.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime gjat\u00eb relatimit n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse se gjyqtarja Zarka ishte gjetur n\u00eb dy raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Sipas Sanxhaktarit, nj\u00eb pjes\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Fier ishte dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb rreth 3000 euro n\u00eb muaj. Megjith\u00ebse t\u00eb ardhurat nga qiraja u konsideruan t\u00eb justifikuara, Komisioni v\u00ebrejti se Zarka kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb kompanin\u00eb e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se Zark\u00ebs i kishte kaluar barra e prov\u00ebs, pasi ajo kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte deklaruar dhe megjithat\u00eb, nuk ishte t\u00ebrhequr nga \u00e7\u00ebshtja me pal\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d.<\/p>\n<p>Zarka u cil\u00ebsua me konflikt interesi dhe n\u00eb nj\u00eb vendim procedural t\u00eb regjistrimit si person fizik t\u00eb vjehrrit n\u00eb lidhje me nj\u00eb biznesi \u201cBar-bilardo\u201d. Megjith\u00ebse ka rezultuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare, ajo kishte proceduar vet\u00eb si gjyqtare me regjistrimin e vjehrrit si person fizik.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zarka u mbrojt se kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin n\u00eb shqyrtimin dhe vendimarrjen p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. \u201cN\u00eb asnj\u00eb rast nuk kam shkelur ligjin dhe nuk kam b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje. E kam vler\u00ebsuar integritetin si domosdoshm\u00ebri,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen ku pal\u00eb ishte \u201cBankers Petroleum\u201d, Zarka shpjegoi se kishte vendosur pushimin p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. \u201cNuk e c\u00ebnojn\u00eb besimin dhe inegritetin tim. Marr\u00ebdh\u00ebnia me \u2018Bankers Petroleum\u2019 nuk ka ndikuar n\u00eb vendimarrje,\u201d deklaroi ajo.<\/p>\n<p>\u201cNdaj meje nuk ka asnj\u00eb denoncim se dikujt mund ti kem k\u00ebrkuar nj\u00eb shum\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, theksoi Zarka dhe vijoi se ka pasur ngarkes\u00eb t\u00eb madhe. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb hetonte edhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese, trupi gjykues u t\u00ebrhoq dhe vendosi ta trajtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit pas shqyrtimit t\u00eb provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Zarka k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. \u201cPuna ime \u00ebsht\u00eb jeta ime, terapia ime\u201d, deklaroi ajo dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Xhensila Pine rikujtoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb do t\u00eb trajtohet pas shqyrtimit t\u00eb provave t\u00eb reja dhe njoftoi shtyrjen e senac\u00ebs p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 16 shtator, ora 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe se n\u00eb shqyrtimin dhe vendimarrjen p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kompanin\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[208,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adelina-Zarka-pas-seances-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Adelina Zarka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72752"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72752"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72754,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72752\/revisions\/72754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}