{"id":72761,"date":"2021-09-13T16:06:11","date_gmt":"2021-09-13T14:06:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arben-nika-jep-shpjegime-per-barren-e-proves-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/09\/13\/"},"modified":"2023-04-06T18:45:09","modified_gmt":"2023-04-06T16:45:09","slug":"prokurori-arben-nika-jep-shpjegime-per-barren-e-proves-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arben-nika-jep-shpjegime-per-barren-e-proves-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/09\/13\/","title":{"rendered":"Prokurori Arben Nika jep shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga prokurori i Kurbinit, Arben Nika dhe vler\u00ebson se nj\u00eb kredi e but\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80491\" aria-describedby=\"caption-attachment-80491\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arben-Nika.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80491\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arben-Nika-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"80491\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80491\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Arben Nika n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Kurbinit, Arben Nika u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Nika u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Nika po kryhet nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 122 m2 n\u00eb zon\u00ebn e quajtur \u201cFresku\u201d n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb vitit 2011, kur dhe ka lidhur kontrat\u00ebn e premtim-shitjes p\u00ebr \u00e7mimin 51 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, prokurori Nika ka deklaruar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursimet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Komici evidentoi se subjekti ka ndryshuar deklarimet lidhur me burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve. Nika ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit se p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve kan\u00eb sh\u00ebrbyer dy hua t\u00eb marra prej vjehrr\u00ebs dhe motr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Nika, po n\u00eb vitin 2011 kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat dhe kat ku gjendet banesa e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe kryerjen e investimit nga ana e tyre.\u00a0 E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga motra e subjektit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2001 kur ka filluar pun\u00eb subjekti, deri n\u00eb 2011-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e gjith\u00eb \u00e7imit t\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 51 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokurori Nika e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit. Ai theksoi se huat\u00eb nuk ishin deklaruar pasi ishin marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtonte interesin e depozit\u00ebs q\u00eb zot\u00ebronte.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se jan\u00eb shlyer brenda vitit, nuk i kam deklaruar. Ishin p\u00ebr disa muaj dhe nuk egzistonin m\u00eb\u201d, tha subjekti dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ato nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb, por jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos humbur interesat e depozit\u00ebs deri n\u00eb maturimin e saj.<\/p>\n<p>Nika u shpreh se nuk i konsideronte persona t\u00eb lidhur vjehrr\u00ebn dhe motr\u00ebn, megjithat\u00eb deklaroi se kan\u00eb punuar p\u00ebr dekada me radh\u00eb dhe kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e kursimeve. Nika sqaroi se kishte nisur bashk\u00ebjetes\u00ebn me bashk\u00ebshorten q\u00eb prej vitit 2006 dhe se n\u00eb 2007-\u00ebn kishin lidhur martes\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr bashk\u00ebshorten n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariteshin dhe t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar edhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese. Nga verifikimi ka rezultuar se ka qen\u00eb babai i prokurorit Nika i cili ka aplikuar p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb pran\u00eb Bashkis\u00eb Dib\u00ebr. Sipas Komicit, \u00ebsht\u00eb gjetur pasakt\u00ebsi n\u00eb kryerjen e aplikimit, pasi n\u00eb dosje jan\u00eb konstatuar dokumente me dat\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme nga vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se kredia e but\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar sipas legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs dhe se babai ka ndryshuar gjendjen civile p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb\u201d, tha Komici dhe theksoi se kredia ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe jo n\u00eb Dib\u00ebr ku ishte p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Nika sqaroi se kishte jetuar e punuar p\u00ebr 10 vite n\u00eb Peshkopi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb ligj nuk ka pasur ndonj\u00eb ndalim q\u00eb kredia e but\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb kishte patur ndalime nuk do t\u00eb kisha aplikuar\u201d, tha Nika dhe shtoi se bashkis\u00eb i ishte vendosur n\u00eb dispozicion edhe kontrata e premtim shitjes p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb fshehje.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit se kishte raportuar si adres\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, subjekti sqaroi se tek ajo banes\u00eb jetojn\u00eb motrat. Sipas tij, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb objekt q\u00eb ishte p\u00ebrshtatur p\u00ebr banim nga motrat dhe familje te tjera. Nika deklaroi se babai kishte jetuar disa vite me mort\u00ebn e vog\u00ebl pasi ishte s\u00eb mur\u00eb dhe ajo i sh\u00ebrbente.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vendbanimet e deklaruara u jam referuar gjithmon\u00eb gjendjes civile, aty ku ka qen\u00eb e regjistruar familja ime\u201d, pohoi.<\/p>\n<p>Pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe n\u00eb deklarimin e dy garazheve n\u00eb vitin 2013. Lidhur me garazhet, subjekti shpjegoi se kishte nj\u00eb problem pron\u00ebsie p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs ku ishte nd\u00ebrtuar pallati dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse nuk kishte shlyer vler\u00ebn.<\/p>\n<p>Komici evidentoi nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe shtetasit E.K., p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn theksoi se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi, si dhe q\u00ebllimi i hapjes s\u00eb k\u00ebsaj llogarie dyem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb llogari dyem\u00ebrore, subjekti sqaroi se E.K. \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i grad\u00ebs s\u00eb par\u00eb i bashk\u00ebshortes kishte aplikuar p\u00ebr studime jasht\u00eb shtetit pasi i duhej garanci.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Fiat Bravo n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, pasi ka rezulytuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti tha se sipas analiz\u00ebs s\u00eb tij financiare kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjuaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ jan\u00eb gjetur disa transaksione t\u00eb bashk\u00ebshk\u00ebshortes s\u00eb subjektit me nj\u00eb kolege dhe kunatin. Nika deklaroi se subjekti ka shpjeguar se kunati ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga sh\u00ebrbimi n\u00eb Afganistan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Nika shpjegoi se kunati kishte pasur n\u00eb plan t\u00eb largohej p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr sh\u00ebrbim, prandaj kishte depozituar shumat n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes. Sipas subjektit, kur kunati ishte kthyer kishte hapur llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga llgaria e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe mosdeklarimi nga ana e bashk\u00ebshortes t\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Peshkopi si dhe t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja n\u00eb vitin 2013. Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Nika shpjegoi se apartamenti ishte p\u00ebrfituar nga privatizimi dhe se nuk kishin pasur dijeni p\u00ebr pjes\u00ebn takuese. Ai shtoi se pasi bashk\u00ebshortes i \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb llogari pjesa e saj takuese, ajo e ka transferuar shum\u00ebn n\u00eb llogarit\u00eb e prind\u00ebrve duke kryer veprime konkrete p\u00ebr heqjen dor\u00eb<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Nika deklaroi se sipas analiz\u00ebs s\u00eb tij financiare ka pasur burime p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe krijimin e pasurive gjat\u00eb \u00e7do viti. Subjekti e konsideroi t\u00eb gabuar metodologjin\u00eb e Komisionit p\u00ebr analiz\u00ebn financiare dhe ritheksoi se balanca negative kishte ardhur pasi nuk ishin konsideruar t\u00eb ardhurat e tij gjat\u00eb viteve q\u00eb ka nisur bashk\u00ebjetes\u00ebn me bashk\u00ebshorten, si dhe p\u00ebr faktin se vlerat e kredituara n\u00eb llogarin\u00eb e saj jan\u00eb konsideruar vet\u00ebm si shpenzim dhe jo si t\u00eb ardhura. \u201cP\u00ebrfshirja e shpenzimeve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb jo logjike\u201d, deklaroi Nika dhe shprehu shpres\u00eb se faktet e dor\u00ebzuara prej tij do t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua nj\u00eb urdh\u00ebr i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm i vitit 2015, p\u00ebr uljen n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Nika, si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2016. Shkak i uljes s\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb detyr\u00eb kan\u00eb qen\u00eb rezultatet e nj\u00eb kontrolli t\u00eb ushtruar nga\u00a0 Drejtoria e Inspektimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme kur jan\u00eb evidentuar 37 dosje p\u00ebr t\u00eb cilat prokurori Nika nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr mosfillim ose nisje t\u00eb procedimit penal.<\/p>\n<p>Komisioni e ka zgjeruar hetimin administrativ duke konstatuar edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb zvarritjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb hetimeve duke mos u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Nika shpjegoi se kishte qen\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb personale q\u00eb kishte ndikuar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e tij. Ai shpjegoi se transferimi nga Dibra n\u00eb Kurbin kishte qen\u00eb i papritur dhe se ngarkesa n\u00eb pun\u00eb dhe trysnia p\u00ebr strehimin kishte krijuar nj\u00eb gjendje emocionale q\u00eb kishte ndikuar at\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb zgjehdura me short, \u00ebsht\u00eb konstatuar se prokurori Nika ka vendosur mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim ndaj nj\u00eb n\u00ebpuneseje t\u00eb denoncuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d. Sipas relatorit, subjekti ka argumentuar se nuk ka pasur vep\u00ebr penale, pasi \u00e7\u00ebshtja ishte administrative.<\/p>\n<p>Nika sqaroi se e kall\u00ebzuara kishte l\u00ebshuar 17 v\u00ebrtetime q\u00eb kishin vler\u00eb nga 200 lek\u00eb secila, pa arritur t\u2019i ark\u00ebtonte n\u00eb koh\u00eb. Ai sqaroi se kall\u00ebzimi penal ishte kryer p\u00ebr vjedhje duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn p\u00ebr mosark\u00ebtimin e nj\u00eb vler\u00eb totale 3400 lek\u00eb. \u201cV\u00ebrtetimet e l\u00ebshuara p\u00ebr 17 personat u evidentuan n\u00eb regjistra dhe nuk ka pasur dyshime p\u00ebr vjedhje\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr kall\u00ebzime penale t\u00eb depozituara n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs ndaj prokurorit Arben Nika si dhe 12 denoncime nga publiku, shtat\u00eb nga t\u00eb cilat jan\u00eb kryer nga i nj\u00ebjti person, kan\u00eb rezultuar pa probleme p\u00ebr Komisionin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore prokurori Nika deklaroi se ishte munduar gjithmon\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte i drejt\u00eb dhe se kishte shpres\u00eb se vendimarrja do t\u00eb kryhej bazuar n\u00eb prova dhe do t\u00eb jet\u00eb objektive.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupi gjykues shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb dat\u00eb 16 shtator, ora 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga prokurori i Kurbinit, Arben Nika dhe vler\u00ebson se nj\u00eb kredi e but\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72762,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[529,118,149,472],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Arben-Nika.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arben Nika n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72761"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72761"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72761\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72763,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72761\/revisions\/72763"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72762"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}