{"id":72776,"date":"2021-09-10T16:40:12","date_gmt":"2021-09-10T14:40:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-julian-cafka-jep-shpjegime-per-profesionalizmin-dhe-figuren\/2021\/09\/10\/"},"modified":"2023-04-06T18:45:53","modified_gmt":"2023-04-06T16:45:53","slug":"prokurori-julian-cafka-jep-shpjegime-per-profesionalizmin-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-julian-cafka-jep-shpjegime-per-profesionalizmin-dhe-figuren\/2021\/09\/10\/","title":{"rendered":"Prokurori Julian \u00c7afka jep shpjegime p\u00ebr profesionalizmin dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku ku jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi n\u00eb hetimet e kryera nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Julian \u00c7afka, i cili dha shpjegime edhe lidhur me dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dyshimeve t\u00eb ngritura nga DSIK p\u00ebr veprime korruptive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80431\" aria-describedby=\"caption-attachment-80431\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seance-KPK-Juljan-Cafka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80431\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seance-KPK-Juljan-Cafka-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80431\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80431\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Julian \u00c7afka n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 10 shtator 2021. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, Julian \u00c7afka u p\u00ebrball t\u00eb premten me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluar p\u00ebr aspektin profesional &#8211; nga ku dy prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara prej tij jan\u00eb analizuar edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin \u00c7afka po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Brundilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>\u00c7afka e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs n\u00eb vitin 2008. N\u00eb vitin 2013 ai \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr ku aktualisht \u00ebsht\u00eb komanduar n\u00eb funksionin e drejtuesit.<\/p>\n<p><strong>Raporti negativ i DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK e ka ndryshuar q\u00ebndrimin e saj fillestar p\u00ebr prokurorin \u00c7afka nga p\u00ebrshtatshm\u00ebri, n\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Relatorja Bekteshi shpjegoi se raporti i dyt\u00eb negativ \u00ebsht\u00eb hartuar nga DSIK bazuar n\u00eb informacione p\u00ebr veprime korruptive t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Bekteshi shtoi se Komisioni ka t\u00ebrhequr dosjet e tre \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb analizuar n\u00eb funksion t\u00eb raportit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, t\u00eb cilat u trajtuan n\u00eb raportin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, dy prej \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb t\u00eb cilat kishte ngritur dyshime DSIK, kishin t\u00eb b\u00ebnin me hetimin e nj\u00eb vjedhje t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb hetimit ndaj dy shtetasve t\u00eb huaj p\u00ebr \u201ckalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb Bekteshi konstatoi se megjith\u00ebse subjekti kishte k\u00ebrkuar deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurve, masa e d\u00ebnimit nuk p\u00ebrputhet me vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, Bekteshi sqaroi se subjekti nuk kishte kryer hetime t\u00eb plota, si dhe dy shtetas t\u00eb huaj nuk ishin pyetur n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tret\u00eb e raportuar nga DSIK ka rezultuar se nuk ishte hetuar prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u00c7afka k\u00ebmb\u00ebnguli se raporti i DSIK-s\u00eb nuk q\u00ebndron. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me vjedhje t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, ai shpjegoi se kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me 6 muaj t\u00eb t\u00eb pandehurve, aty ku fillon masa e d\u00ebnimit, si dhe pezullimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit. Sipas tij, kishte k\u00ebrkuar k\u00ebto masa duke p\u00ebrllogaritur munges\u00ebn e pasoj\u00ebs, pasi vjedhja kishte mbetur n\u00eb tentativ\u00eb; duke konsideruar mosh\u00ebn e re t\u00eb autor\u00ebve dhe se vepra penale nuk ishte planifikuar, por ishte kryer aty p\u00ebr aty.<\/p>\n<p>Lidhur me hetimin e dy shtetasve t\u00eb huaj p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit, \u00c7afka shpjegoi se ata ishin nga Pakistani e Etiopia dhe se nuk kishin gjetur p\u00ebrkthyes p\u00ebr gjuh\u00ebt zyrtare t\u00eb k\u00ebtyre shteteve. \u201cJan\u00eb pyetur n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb ata kuptonin\u201d, pohoi \u00c7afka.<\/p>\n<p>Ai shtoi se shtetasit e huaj kishin deklaruar se kishin udh\u00ebtuar me automjetin me t\u00eb cilin kishin kaluar kufirin duke e konsideruar si mjet transporti t\u00eb brendsh\u00ebm dhe se nuk e njihnin drejtuesin. \u201cVendimi i pushimit \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb faktet, kam b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn ligjore dhe analiz\u00ebn e fakteve. Vendimarrja ka qen\u00eb parimore, e drejt\u00eb dhe e pandikuar\u201d, pohoi \u00c7afka dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte shkelur ndonj\u00eb dispozit\u00eb dhe nuk kishte pasur ndonj\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>\u201cNuk cenohet figura ime me k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb konstatohet pap\u00ebrshtatshm\u00ebria\u201d, p\u00ebrfundoi subjekti shpjegimet p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatua dhe u dhan\u00eb shpjegime gjat\u00eb lidhur me nj\u00eb denoncim, ku pretendohet se prokurori \u00c7afka ka zvarritur hetimet p\u00ebr nj\u00eb aksident automobilistik n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe se ai \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb mbroj\u00eb autorin. Bekteshi sqaroi se denoncuesja M.Sh. ankohet se pas nj\u00eb viti pezullimi t\u00eb hetimeve gjykata e ka kthyer p\u00ebr hetime.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk jan\u00eb kryer hetime t\u00eb sakta lidhur me sekuestrimin dhe k\u00ebqyrjen e pamjeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb gjendura n\u00eb ambientet pran\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes.\u00a0 Sipas raportit t\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se ngjarja ka ndodhur n\u00eb rreth or\u00ebs 12:00 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb or\u00eb ka njoftuar salla operative e policis\u00eb p\u00ebr aksidentin. Raporti mjeko-ligjor mban or\u00ebn 11:40, nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb pyetur e d\u00ebmtuara se kur ka ndodhur ngjarja.<\/p>\n<p>\u00c7afka pohoi se nuk ka pasur tendenc\u00eb p\u00ebr mosidentifikimin e autorit. \u201cNuk mund t\u00eb jemi 100% eficent\u00eb apo n\u00eb perfeksion\u201d, deklaroi ai dhe vijoi se p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs energjit\u00eb shp\u00ebrndaheshin tek t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet.<\/p>\n<p>Sipas tij, pamjet filmike nuk e identifkojn\u00eb mjetin, nd\u00ebrsa kamerat q\u00eb pretendonte e d\u00ebmtuara nuk ishin funksionale. \u00c7afka shtoi se ndryshe nga sa pretendon denoncuesja, jan\u00eb pyetur t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt dhe i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ajo t\u00eb tregoj\u00eb gjith\u00e7ka di lidhur me autorin e mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cAjo identifikon nj\u00eb em\u00ebr, por ai mohon \u00e7do gj\u00eb. Denoncuesja nuk e relaton burimin se si e ka m\u00ebsuar se ai mund t\u00eb jet\u00eb autori\u201d, pohoi \u00c7afka.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb pyetjeve q\u00eb i drejtuan kryesuesesja Etleda \u00c7iftja dhe relatorja Bekteshi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, subjekti deklaroi se akti i egzaminimit mjeko-ligjor nuk ishte kryer n\u00eb or\u00ebn dhe dat\u00ebn q\u00eb pasqyrohej. Sipas tij, momenti i par\u00eb ishte referimi i oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, kurse ekspertimi mjekoligjor kryhet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7afka sqaroi se pamjet ishin marr\u00eb gjysm\u00eb ore para dhe pas or\u00ebs 12:00. \u201cMund t\u2019i kishim marr\u00eb edhe tre or\u00eb m\u00eb par\u00eb ose tre or\u00eb m\u00eb pas, por kam shpjeguar se ka ndodhur n\u00eb mir\u00ebbesim\u201d, tha subjekti duke iu referuar raportimit t\u00eb orarit t\u00eb ngjarjes nga policia. Sipas tij, edhe n\u00ebse do t\u00eb ishin marr\u00eb pamjet n\u00eb orar m\u00eb t\u00eb zgjatur, s\u00ebrish nuk mund t\u00eb konkludohet n\u00ebse do t\u00eb ishte zbuluar ose jo autori, pasi nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb pamje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin se e d\u00ebmtuara nuk ishte pyetur p\u00ebr orarin e ngjarjes, \u00c7afka u justifikua se ai kishte qen\u00eb me pushime n\u00eb muajin gusht dhe se ia kishte l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb oficerit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo pasoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ezauruese\u201d, tha ai dhe vijoi se n\u00eb aktin mjeko-ligjor nuk sh\u00ebnoheshin d\u00ebmtime t\u00eb denoncueses dhe \u00e7\u00ebshtja kishte pasur gjasa t\u00eb mos shkonte n\u00eb gjykim, edhe n\u00ebse autori do t\u00eb ishte dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishin trajtuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb emisionet \u201cFiks Fare\u201d dhe \u201cStop\u201d. Lidhur me nj\u00eb prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr evazion fiskal, Bekteshi tha se duket se hetimet nuk jan\u00eb t\u00eb plota, ashtu si ka evidentuar edhe gjykata.<\/p>\n<p>\u00c7afka tha se e kishin pasur dyshimin p\u00ebr fshehjen e t\u00eb ardhurave edhe nga \u00e7\u00ebshtjet e para dhe prandaj i kishin bashkuar m\u00eb pas. \u201cMendoj se ka r\u00ebnd\u00ebsoi rezultati\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e denoncuar n\u00eb \u201cFiks Fare\u201d shtetasi K.Zh. pretendon se subjekti ka kryer hetime jo t\u00eb plota me q\u00ebllim q\u00eb faj\u00ebsonte dy djemt\u00eb e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vendimmarrja e \u00c7afk\u00ebs \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykata. N\u00eb p\u00ebrgjimin e publikuar n\u00eb emisionin \u201cFiks Fare\u201d shfaqet prokurori \u00c7afka i cili deklaron se e ka v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr dhe se kur ka mundur e ka zbutur mas\u00ebn. Por ai i ka th\u00ebn\u00eb denoncuesit se p\u00ebr mendimin e tij djemt\u00eb jan\u00eb fajtor\u00eb dhe se e kishte k\u00ebrkuar pretenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb babai i dy pandehurve i thot\u00eb se ka shkuar t\u00eb takoj\u00eb denoncuesin e djemve t\u00eb akuzuar p\u00ebr mashtrim, ashtu si i kishte sugjeruar subjekti dhe se ai i ka vendosur \u201cgjob\u00eb\u201d &#8211; \u00c7afka \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk i ka th\u00ebn\u00eb ta takoj\u00eb, por t\u00eb zbuti gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se edhe nga p\u00ebrgjimet q\u00eb i jan\u00eb kryer gjat\u00eb takimeve me denoncuesit, t\u00eb publikuara n\u00eb media, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar ushtrimi korrekt i detyr\u00ebs nga ana e tij.<\/p>\n<p>Bekteshi renditi disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb verifikuara bazuar n\u00eb denoncimet e kryera nga publiku. N\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb pretenduar se \u00c7afka nuk ka njoftuar kall\u00ebzuesin me vendimmarrjen. Subjekti sqaroi se kishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb vendim q\u00eb t\u2019u mund\u00ebsohej njoftimi t\u00eb gjitha pal\u00ebve. Ai shtoi se sapo kishte m\u00ebsuar se nuk ishte njoftuar kall\u00ebzuesi, kishte vepruar q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues ka pretenduar se \u00c7afka ka vendosur mosfillimin e procedimit p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tij, pa kryer hetime. Sipas Bekteshit, subjekti ka pretenduar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr moskthimin e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb borxhi dhe se \u00e7\u00ebshtja kishte juridiksion civil dhe jo penal.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi shpjegoi se ndaj prokurorit \u00c7afka jan\u00eb depozituar tre ankesa n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2015. Gjithashtu, ankuesit kan\u00eb kryer edhe kall\u00ebzime penale ndaj subjektit p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, por ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillim hetimesh p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve kishte pretenduar se subjekti kishte hetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00eb kompetenc\u00ebs dhe juridiksionit t\u00eb prokuroris\u00eb ku ai ushtronte detyr\u00ebn. \u00c7afka deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se, nisur nga fakti se pjesa m\u00eb e madhe e veprimeve hetimore ishin kryer n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ishte vendosur q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb hetohej aty dhe t\u00eb mos delegohej p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, ku kishte ndodhur pasoja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs prokurori Julian \u00c7afka k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb dat\u00eb 14 shtator, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku ku jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi n\u00eb hetimet e kryera nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Julian \u00c7afka, i cili dha shpjegime edhe lidhur me dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dyshimeve t\u00eb ngritura nga DSIK p\u00ebr veprime korruptive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72777,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[491,118,149,229],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seance-KPK-Juljan-Cafka.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Julian \u00c7afka n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 10 shtator 2021. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72776"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72776"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72776\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72778,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72776\/revisions\/72778"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}