{"id":72794,"date":"2021-09-08T19:07:41","date_gmt":"2021-09-08T17:07:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-burimin-e-pasurise-se-gjyqtares-ariola-kristo\/2021\/09\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:46:42","modified_gmt":"2023-04-06T16:46:42","slug":"kpk-ngre-pikepyetje-mbi-burimin-e-pasurise-se-gjyqtares-ariola-kristo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-burimin-e-pasurise-se-gjyqtares-ariola-kristo\/2021\/09\/08\/","title":{"rendered":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi burimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Ariola Kristo"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Ariola Kristo u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi nj\u00eb hua, disa kursime t\u00eb padeklaruara dhe munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80362\" aria-describedby=\"caption-attachment-80362\" style=\"width: 490px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80362\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9845-490x400.jpg\" alt=\"\" width=\"490\" height=\"400\" data-id=\"80362\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-80362\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Ariola Kristo. Foto;Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn b\u00ebri me dije se kishte gjetur gjat\u00eb hetimit administrativ nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb pasurit\u00eb e gjyqtares s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Ariola Kristo. Problemet lidheshin kryesisht me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3 kate plus bodrum n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb vitet 2006-2008.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Genta Tafa (Bungo), vuri n\u00eb dukje se gjyqtarja rezultonte nga analiza financiare me munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn e 6.8 milion lek\u00ebve. KPK vuri n\u00eb dukje po ashtu disa mos deklarime dhe deklarim kontradiktore t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares.<\/p>\n<p>Kristo nga ana e saj kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe bilancin negativ. Tha se kishte sjell\u00eb prova q\u00eb rr\u00ebzonin barr\u00ebn e prov\u00ebs mbi pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi disa rillogaritje n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Kristo pranoi disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, por tha se ato ishin t\u00eb paq\u00ebllimta.<\/p>\n<p>Ariola Kristo p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. Ajo punon prej gati dy dekadash pran\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p><strong>Problemet n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Faskaj b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb detajuar dhe me shum\u00eb shifra t\u00eb procesit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjyqtaren dhe bashk\u00ebshortin prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit t\u00eb Pogradecit me sht\u00ebpi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Faskaj tha se nga hetimi i KPK-s\u00eb kishte rezultuar se shpenzimet e kryera nga \u00e7ifti nga blerja e truallit deri te mobilimi, ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa ishin deklaruar dhe se atyre u mungonin burimet e ligjshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Mungesa sipas relatimit kishte t\u00eb b\u00ebnte me mos dokumentimi e nj\u00eb huaje 1.5 milion lek\u00eb nga xhaxhai i ndjer\u00eb i bashk\u00ebshortit, mosp\u00ebrputhjet kohore n\u00eb deklarimin e shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe rreth 2 milion lek\u00eb kursime q\u00eb nuk ishin deklaruar nga Kristo n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave deri n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Konkretisht KPK tha se nuk kishte prova dokumentare t\u00eb huas\u00eb dhe se deklarimet e Kristos p\u00ebr ILDKPKI se dokumenti kishte humbur dhe deklarimi p\u00ebr vetingun se nuk kishte pasur kontrat\u00eb ishin t\u00eb diskutueshme. Relatorja vuri n\u00eb dukje edhe se nuk provohej mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb pasur shum\u00ebn.<\/p>\n<p>Kristo kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje dhe pretendoi se kishte sjell\u00eb deklarime bankare q\u00eb tregonin kursimet e t\u00eb ndjerit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ajo po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarimi i huas\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe i shlyerjes s\u00eb saj n\u00eb vitin 2006 ishin prova t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj. \u00a0Ajo tha se dokumente t\u00eb tjera ishin t\u00eb pamundura p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb raporteve familjare n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim u kund\u00ebrshtua nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs, i cili i vuri n\u00eb dukje Kristos se ajo kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive dhe se nuk duhej t\u2019i kishte lejuar vetes t\u00eb pranonte nj\u00eb hua pa asnj\u00eb dokument dhe pa asnj\u00eb mund\u00ebsi gjurmimi.<\/p>\n<p>Faskaj nd\u00ebrkoh\u00eb vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb shum\u00eb rreth 2 milion lek\u00eb kursime t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrdoruar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb nga gjyqtarja. Relatorja vuri n\u00eb dukje se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 kur ishte pyetur nga ILDKPKI gjyqtarja kishte deklaruar se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj shume t\u00eb v\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshorti para martese.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb mbrojtjes Kristo dha t\u00eb nj\u00ebjtin shpjegim. Madje ajo tha se gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ajo kishte pasur ngarkesa t\u00eb tjera dhe kishte qen\u00eb indiferente n\u00eb lidhje me shpenzimet q\u00eb si\u00e7 doli ishin ndar\u00eb mes bashk\u00ebshort\u00ebve magjistrat\u00eb dhe prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit. \u201cHer\u00eb paguante nj\u00ebri dhe her\u00eb tjetri sipas mund\u00ebsive\u201d, tha gjyqtarja, q\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb ekzistenc\u00ebn e parave t\u00eb kursyera.<\/p>\n<p>Faskaj nd\u00ebrkoh\u00eb pretendoi se nga hetimi rezultonin disa deklarime kontradiktore n\u00eb lidhje me nj\u00eb shum\u00eb rreth 20 mij\u00eb euro. Shuma sipas deklarimit ishte marr\u00eb nga familja e motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, e cila kishte bler\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj apartamentin e prind\u00ebrve t\u00eb tij. Por shuma ishte deklaruar e marr\u00eb n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa shitja e apartamentit ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2012. Madje statusi juridik i apartamentit deri n\u00eb vitin 2012 nuk kishte qen\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kishte qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gjyshes s\u00eb bashk\u00ebshortit dhe pas vdekjes s\u00eb saj ishte ndar\u00eb mes trash\u00ebgimtar\u00ebve dhe vet\u00ebm pas heqjes dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ishte b\u00ebr\u00eb pasuri e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebkoh\u00eb shuma 20 mij\u00eb euro fillimisht ishte deklaruar si dhurim nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit p\u00ebr \u00e7iftin, po Kristo m\u00eb pas pretendoi se ajo ishte pjes\u00eb e bashk\u00eb-investimit. Kristo tha se fakti q\u00eb prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit jetonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb dhe kishin katin e par\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe bodrumin dhe nj\u00eb kontrat\u00eb m\u00eb vete me OSHEE tregonte se ata ishin bashk\u00eb-investitor\u00eb. Ajo tha se sht\u00ebpi ishte vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb shmangur pretendimet e m\u00ebvonshme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Kristo k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb pagesa ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se kontrata e shitjes ishte p\u00ebrpiluar n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Relatorja q\u00eb nuk u duk e bindur me shpjegimin e pyeti Kriston se \u00e7far\u00eb e kishte penguar at\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb juridik t\u00eb gjendjes s\u00eb shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Kristo pretendoi se pagesa ishte kryer sipas deklarimit.<\/p>\n<p><strong>Makinat dhe denoncimi<\/strong><\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebtyre gjetjeve KPK vuri n\u00eb dukje disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime t\u00eb gjendjes cash dhe n\u00eb transaksionet e b\u00ebra. Po ashtu Komisioni vuri n\u00eb dukje deklarime t\u00eb ndryshme t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin. N\u00eb nj\u00eb deklarim vjetor ato ishin 7 milion, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin veting 10 milion. Kristo i shpjegoi me faktin se kishte deklaruar fillimisht vet\u00ebm pjes\u00ebn e saj dhe bashk\u00ebshortit n\u00eb nd\u00ebrtim dhe m\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb godin\u00ebn duke iu referuar statusit juridik t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se disa prej pasakt\u00ebsive ishin t\u00eb paq\u00ebllimta, nd\u00ebrsa shpjegoi se nj\u00eb diferenc\u00eb n\u00eb cash pas deklarimit veting kishte t\u00eb b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn si ajo e kishte menduar deklarimin. Ajo kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb gabim material n\u00eb llogaritjen e pag\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb vit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb njiheshin si t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb blerjet e makinave shitjet e mjeteve t\u00eb m\u00ebparshme. Kristo shpjegoi diferencat disa ditore n\u00eb koh\u00eb mes shitjeve dhe blerjeve, duke iu referuar besimit mes pal\u00ebve dhe solli si prova deklarime noteriale.<\/p>\n<p>Por Kristo u pyet ve\u00e7an\u00ebrisht nga Jacobs p\u00ebr transaksionet me disa makina. Nga relatimi doli se \u00e7ifti kishte bler\u00eb dhe shitur disa t\u00eb tilla dhe Jacobs vuri n\u00eb dukje se n\u00eb shitjen disa vjet m\u00eb von\u00eb \u00e7mimi rezultonte m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kristo mohoi se makinat ishin shitur m\u00eb shtrenjt ajo tha se \u00e7mimi i shitjes p\u00ebrfshinte pages\u00ebn e dogan\u00ebs dhe se vlera reale e tyre duhej t\u00eb p\u00ebrfshinte edhe k\u00ebt\u00eb shpenzim.<\/p>\n<p>Por Jacobs tha se k\u00ebto transaksione nuk e bindnin. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kostot nuk ishin pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs dhe se nuk mund t\u00eb llogariteshin n\u00eb shitjen e saj disa vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Kristo pati nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv n\u00eb dy kriteret e tjera. Vet\u00ebm sa i p\u00ebrket profesionalizmit relatorja theksoi se ishin ngritur dyshime n\u00eb vendimmarrjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje nisur nga nj\u00eb denoncim. Faskaj tha se Kristo kishte pranuar t\u00eb linte me mas\u00eb sigurimi detyrim paraqitje nj\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit. Faskaj tha se n\u00eb vendim gjyqtarja shprehet se k\u00ebrkesa e prokurorit nuk ishte e bazuar n\u00eb ligj, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj kishte marr\u00eb vendimin si\u00e7 ishte k\u00ebrkuar prej tij.<\/p>\n<p>Kristo u mbrojt duke i q\u00ebndruar vendimit t\u00eb marr\u00eb. Ajo tha se nuk ishte dakord me prokurorin dhe se besonte se k\u00ebrkesa nuk plot\u00ebsonte kriteret ligjore, por ishte e detyruar t\u00eb pranonte at\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Faskaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim dhe k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00ebse Kristo e kishte menduar se po pranonte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn besonte se nuk ishte e bazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Por gjyqtarja pretendoi se n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb kishte vendosur n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit dhe se nj\u00eb rekurs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishte pranuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se vendimi ishte i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kristo k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb fund se kishte kryer detyr\u00ebn me korrektes\u00eb dhe n\u00ebse do t\u00eb lejohej t\u00eb vijonte do ta vazhdonte ta b\u00ebnte at\u00eb nj\u00ebsoj. Vendimi p\u00ebr t\u00eb u caktua t\u00eb premten n\u00eb 10 shtator n\u00eb or\u00ebn 9.40.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Ariola Kristo u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi nj\u00eb hua, disa kursime t\u00eb padeklaruara dhe munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72795,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[455,147,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9845.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Ariola Kristo. Foto;Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72794"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72794"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72794\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72796,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72794\/revisions\/72796"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}