{"id":72797,"date":"2021-09-08T18:11:00","date_gmt":"2021-09-08T16:11:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-ne-ceshtjen-becchetti-kunder-enel-ve-ne-veshtiresi-gjyqtaren-kace-agolli\/2021\/09\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:46:46","modified_gmt":"2023-04-06T16:46:46","slug":"vendimi-ne-ceshtjen-becchetti-kunder-enel-ve-ne-veshtiresi-gjyqtaren-kace-agolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-ne-ceshtjen-becchetti-kunder-enel-ve-ne-veshtiresi-gjyqtaren-kace-agolli\/2021\/09\/08\/","title":{"rendered":"Vendimi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u201cBecchetti kund\u00ebr Enel\u201d v\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtaren Ka\u00e7e Agolli"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs Ka\u00e7e Agolli u p\u00ebrball n\u00eb KPK me dyshime p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb apartamenti, nj\u00eb raport me probleme t\u00eb profesionalizmit dhe dyshimet mbi nj\u00eb vendim q\u00eb i jepte 433 milion euro d\u00ebmshp\u00ebrblim kompanis\u00eb s\u00eb biznesmenit t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur Francesco Bechetti kund\u00ebr gjigandit italian t\u00eb energjis\u00eb Enel.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80360\" aria-describedby=\"caption-attachment-80360\" style=\"width: 549px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80360\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9829-549x400.jpg\" alt=\"\" width=\"549\" height=\"400\" data-id=\"80360\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-80360\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Tiran\u00ebs Ka\u00e7e Agolli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs Ka\u00e7e Agolli u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe nj\u00eb bilanc negativ q\u00eb varionte nga 4.3 n\u00eb 6.7 milion lek\u00eb. Agollit po ashtu iu b\u00eb me dije se ndaj saj kishte nj\u00eb raport kritik prej K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb, i cili kishte gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb dosjet e saj p\u00ebrfshi munges\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padive dhe munges\u00eb aktesh proceduriale.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Agollit ishte nj\u00eb vendim i vitit 2009 i nj\u00eb tresheje gjyqtaresh t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs dhe Agolli , q\u00eb i dha Albania Beg Ambient kompanis\u00eb s\u00eb biznesmenit Francesco Bechetit nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 433 milion eurosh q\u00eb duhej t\u00eb paguhej nga kompania italiane Enel.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebs i marr\u00eb me shumic\u00eb me vot\u00ebn e Agollit dhe nj\u00eb prej kolegeve, i jepte biznesmenit kontrovers, \u00a025 milion euro si d\u00ebmshp\u00ebrblim dhe detyronte Enel t\u00eb paguante fitim t\u00eb munguar p\u00eb rmos nd\u00ebrtimin e HEC-it t\u00eb Kaliva\u00e7it nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Agollit Valbona Sanxhaktari, pjes\u00eb e nj\u00eb trup\u00eb t\u00eb drejtuar nga Xhensila Pine me an\u00ebtar\u00eb Olsi Komicin, vuri n\u00eb dukje se vendimi i gjykat\u00ebs shqiptare i l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb t\u00eb tre shkall\u00ebt, ishte cil\u00ebsuar nga gjykata Supreme n\u00eb Amsterdam si nj\u00eb \u201cgabim i duksh\u00ebm\u201d mbi fakte e prova p\u00ebr t\u00eb cilat \u201casnj\u00eb gjykat\u00eb nuk do t\u00eb kishte dal\u00eb me vendim t\u00eb ngjash\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Avoktja Irena Resa q\u00eb b\u00ebri mbrojtje e Agolli kund\u00ebrshtoi pretendimin duke iu referuar faktit q\u00eb vendimi ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga tre shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri. Resa k\u00ebmb\u00ebnguli edhe q\u00eb problemet e pasuris\u00eb t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dukje nga KPK nuk q\u00ebndronin dhe se pasuria e gjyqtares kishte burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ka\u00e7e Agolli e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dosja Beccheti<\/strong><\/p>\n<p>Sanxhaktari q\u00eb referoi fillimisht nj\u00eb raport t\u00eb rrall\u00eb kritik n\u00eb kriterin e profesionalizmit t\u00eb l\u00ebshuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb, vuri n\u00eb dukje se Komisioni kishte marr\u00eb nj\u00eb indicie n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e kompanis\u00eb s\u00eb Becchettit kund\u00ebr Enel.<\/p>\n<p>Biznesmeni Francesco Beccheti, prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb debati politik n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi fitoi n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasurit\u00eb p\u00ebrfshi televizionin \u201cAgon\u201d. Rasti q\u00eb po ashtu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me koncesionin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb HEC-i n\u00eb Kaliva\u00e7, megjithat\u00eb mbetet kontrovers.<\/p>\n<p>N\u00eb referimin q\u00eb pasoi Sanxhaktari tha se gjyqtarja n\u00eb pakic\u00eb kishte kund\u00ebrshtuar vendimin e dy kolegeve duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Gjykata e Tiran\u00ebs nuk kishte kompetenc\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkiste nj\u00eb kontrate t\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb juridiksioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Sanxhaktari tha se denoncimi ngrite dyshime p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb gjyqtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Por avokatja k\u00ebmb\u00ebnguli se kompetenca ishte p\u00ebrcaktuar mbi baz\u00eb t\u00eb vendit ku ishte shkaktuar d\u00ebmi. \u201cDeri sa hidrocentrali po nd\u00ebrtohej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe d\u00ebmi p\u00ebr mos nd\u00ebrtimin e tij ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, vuri ajo n\u00eb dukje.<\/p>\n<p>Resa megjithat\u00eb nuk duket se pati shpjegime t\u00eb tjera mbi \u00e7\u00ebshtjen dhe as mbi komentet e b\u00ebra nga gjykata Supreme n\u00eb Amsterdam. Sanxhaktari lexoi se kjo e fundit kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe i asaj t\u00eb Apelit q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb fuqi. \u201cVendimi \u00ebsht\u00eb aq evident n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn shqiptare\u201d, thuhej n\u00eb arsyetimin q\u00eb lexoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Po ashtu Sanxhaktari tha se gjykata Holandeze e kishte gjetur vendimin n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 6 t\u00eb Konvent\u00ebs europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor\u00eb. Resa tha se nuk e njoht\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs holandeze dhe k\u00ebrkoi t\u00eb njohej me t\u00eb, pa u p\u00ebrgjigjur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konstatim.<\/p>\n<p>Francesco Ciardi, i cili ishte v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Agolli, pyeti gjyqtaren se pse n\u00eb caktimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit q\u00eb ai tha se shkonte 433 milion euro ishte marr\u00eb parasysh vet\u00ebm fitimet nga shitja e energjis\u00eb dhe nuk ishin mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb kostot e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb operimit t\u00eb hidrocentralit, i cili nuk u nd\u00ebrtua asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Resa n\u00eb p\u00ebrgjigje tha se duhej t\u00eb kishte qen\u00eb Enel ajo q\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrfshirjen e kostove n\u00eb llogaritje apo t\u00eb b\u00ebnte kund\u00ebrpadi. Kur Ciardi lexoi se Enel qart\u00ebsisht e kishte k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb, Resa tha se nuk e njihte me detaje vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. Agolli vet\u00eb nuk replikoi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi i Sanxhaktarit Agolli rezultoi me nj\u00eb diferenc\u00eb negative finaciare q\u00eb shkonte nga 4.3 milion n\u00eb variantin kur nuk llogaritej si shpenzim q\u00ebndrimi me qira i vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtares n\u00eb Nju Jork deri n\u00eb 6.7 milion n\u00ebse kjo e fundit konsiderohej se q\u00ebndronte me qira.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit Agolli kishte paraqitur vet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb p\u00ebrcaktonte se e bija jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb shtetaseje amerikane, por n\u00eb t\u00eb nuk thuaj n\u00ebse paguhej apo jo qira. Resa pretendoi se vajza q\u00ebndronte pa pages\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shtetases amerikane dhe se shpenzimet e familjes p\u00ebr t\u00eb ishin t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>KPK nga ana tjet\u00ebr vuri n\u00eb dukje se nuk kishte vendosur se cilin nga variantet do t\u00eb pranonte si t\u00eb drejt\u00eb, por u la t\u00eb kuptohej se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj Agolli s\u00ebrish nuk justifikonte 4.3 milion lek\u00eb. Shumica d\u00ebrrmuese e k\u00ebsaj sasie rreth 21 mij\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb ishin t\u00eb ardhura q\u00eb pretendoheshin nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb apartamenti. Sanxhaktari tha se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk provohej pagesa e tatimit n\u00eb burim.<\/p>\n<p>Resa kund\u00ebrshtoi gjetjen duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kjo pages\u00eb i takonte kompanis\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb me qira apartamentin dhe jo subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe vet\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb shtes\u00eb e nd\u00ebrtuar nga i gjith\u00eb pallati rezultuan me probleme. Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se Agolli dhe bashk\u00ebshorti edhe pse kishin pasur nj\u00eb apartament bashk\u00eb me prind\u00ebrit e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, kishin p\u00ebrfituar apartamentin tjet\u00ebr nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave si t\u00eb pastreh\u00eb. Sanxhaktari tha se p\u00ebrfitimi dukej i paligjsh\u00ebm dhe se m\u00eb pas apartamenti ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr biznes dhe ishte dh\u00ebn\u00eb me qira.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj Resa k\u00ebmb\u00ebnguli se gjith\u00e7ka ishte e ligjshme. Ajo tha se ishte e v\u00ebrtet q\u00eb \u00e7ifti kishte pasur pjes\u00eb n\u00eb apartamentin e prind\u00ebrve t\u00eb Agollit, por k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ua kishin dhuruar k\u00ebtyre n\u00eb vitin 1996 dhe m\u00eb pas n\u00eb vitin 1997 kishin p\u00ebrfituar si t\u00eb pastreh\u00eb nga EKB. \u201cNga pik\u00ebpamja morale ndoshta ka t\u00eb drejt\u00eb Komisioni\u201d, tha avokatja, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se me ligjin Agolli dhe bashk\u00ebshorti ishin korrekt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtes\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament s\u00ebbashku me fqinj\u00ebt po ashtu u rezultoi problematike. Sanxhaktari tha se p\u00ebr t\u00eb mbuluar nd\u00ebrtimin pa leje aplikimi p\u00ebr legalizim t\u00eb shtes\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit. Ajo vuri n\u00eb dukje se dukej sikur kjo ishte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e gjyqtares n\u00eb nd\u00ebrtimin pa leje.<\/p>\n<p>Resa kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetja, nd\u00ebrsa u justifikua duke th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebrtimet pa leje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kishin p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb vendin dhe se gjyqtar\u00ebt nuk b\u00ebnin ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb KPK vuri n\u00eb dukje se mungonin deklarimet p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mungesash t\u00eb tjera. Po ashtu Komisioni tha se bazuar n\u00eb deklarimet dhe mosdeklarimet e Agollit dhe gjetjet e KPK-s\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn qoft\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb tjera t\u00eb familjes mungonin burimet e ligjshme.<\/p>\n<p>Resa kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit dhe vuri n\u00eb dukje se nuk ishte llogaritur dieta q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj kishte marr\u00eb si shoq\u00ebrues i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit. Ajo vuri n\u00eb dukje edhe disa probleme t\u00eb tjera n\u00eb analiz\u00eb q\u00eb k\u00ebkoi t\u00eb merreshin parasysh, p\u00ebrfshi t\u00eb ardhurat nga qiraja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Agolli k\u00ebrkoi p\u00ebrmes avokates q\u00eb t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e vendimit u caktua n\u00eb dat\u00ebn 10 shtator n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs Ka\u00e7e Agolli u p\u00ebrball n\u00eb KPK me dyshime p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb apartamenti, nj\u00eb raport me probleme t\u00eb profesionalizmit dhe dyshimet mbi nj\u00eb vendim q\u00eb i jepte 433 milion euro d\u00ebmshp\u00ebrblim kompanis\u00eb s\u00eb biznesmenit t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur Francesco Bechetti kund\u00ebr gjigandit italian t\u00eb energjis\u00eb Enel.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72798,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[111,103,511,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9829.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Tiran\u00ebs Ka\u00e7e Agolli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72797"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72797"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72799,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72797\/revisions\/72799"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}