{"id":72806,"date":"2021-09-07T17:39:12","date_gmt":"2021-09-07T15:39:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikt-interesi-dhe-mungese-burimesh-per-gjyqtaren-adelina-zarka\/2021\/09\/07\/"},"modified":"2023-04-06T18:47:06","modified_gmt":"2023-04-06T16:47:06","slug":"konflikt-interesi-dhe-mungese-burimesh-per-gjyqtaren-adelina-zarka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikt-interesi-dhe-mungese-burimesh-per-gjyqtaren-adelina-zarka\/2021\/09\/07\/","title":{"rendered":"Konflikt interesi dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr gjyqtaren Adelina Zarka"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pas disa shtyrjesh t\u00eb lexonte raportin e hetimit administrativ ndaj gjyqtares s\u00eb Fierit, Adelina Zarka, e cila mungoi n\u00eb seanc\u00eb. KPK tha se kishte konstatuar dy raste konflikti interesi dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80349\" aria-describedby=\"caption-attachment-80349\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pas-seances-Adelina-Zarka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80349\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pas-seances-Adelina-Zarka-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80349\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80349\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Adelina Zarka nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dy raste t\u00eb dyshuara si konflikt interesi dhe mungesa e 5.7 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Fier u duk\u00ebn si probleme kryesore t\u00eb konstatuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtares Adelina Zarka.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Xhensila Pine me an\u00ebtar Olsi Komici dhe relatore Valbona Sanxhaktari b\u00ebri me dije se Zarka, e cila mungoi n\u00eb seanc\u00eb, kishte sjell\u00eb disa raporte sh\u00ebndet\u00ebsore dhe kishte shtyr\u00eb disa her\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. Komisioni vuri n\u00eb dukje se gjyqtarja kishte p\u00ebrcjell\u00eb s\u00ebrish nj\u00eb raport p\u00ebr KPK-n\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit dhe nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 3 shtator.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha KPK kishte k\u00ebrkuar q\u00eb gjyqtarja t\u00eb caktonte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb rast se nuk kishte mund\u00ebsi fizike, pasi procesi \u00ebsht\u00eb me koh\u00eb t\u00eb kufizuar dhe nuk mund t\u00eb zgjatej pafund\u00ebsisht. Nga ana tjet\u00ebr, Komisioni tha se kishte administruar p\u00ebrgjigjet me shkrim t\u00eb Zark\u00ebs, nd\u00ebrsa u vendos q\u00eb gjyqtares t\u2019i jepeshin edhe disa dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojtjen publike.<\/p>\n<p>Adelina Zarka e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. Ajo punon prej gati dy dekadash si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pasi lexoi q\u00ebndrimin e Komisionit mbi shtyrjet e seancave p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb gjyqtares Adelina Zarka, Sanxhaktari b\u00ebri me dije se procesi do t\u00eb vazhdonte n\u00eb munges\u00eb t\u00eb saj. Sipas relatores, \u00e7\u00ebshtja ndaj Zark\u00ebs ishte mbyllur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se Zark\u00ebs i ishte gjetur pamund\u00ebsi financiare prej rreth 5.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, bazuar n\u00eb kostot e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 nga bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij me \u00bd pjes\u00eb secili.<\/p>\n<p>Relatorja tha se sht\u00ebpia ishte deklaruar si e nd\u00ebrtuar me nj\u00eb shum\u00eb prej 10 milion\u00eb lek\u00ebsh, por sipas kostove t\u00eb EKB kushtonte 17 milion\u00eb. Ajo vuri n\u00eb dukje se n\u00eb t\u00eb dy rastet, Zarka dhe i shoqi rezultonin me munges\u00eb burimesh deri n\u00eb vitin 2003. KPK vuri n\u00eb dukje se kishte llogaritur n\u00eb dy m\u00ebnyra t\u00eb ardhurat e Zark\u00ebs dhe familjes. Nj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshinte periudh\u00ebn nga viti 1990 deri n\u00eb vitin 2003 dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nga viti 2000 deri n\u00eb vitin 2003. Komisioni tha se n\u00eb t\u00eb dy rastet bilanci rezultonte negativ.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, Zarka kishte deklaruar si t\u00eb ardhura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb shitjen e nj\u00eb apartamenti. Sipas KPK-s\u00eb, apartamenti bazuar n\u00eb kontrata noteriale ishte shitur p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa Zarka pretendonte se kishte marr\u00eb prej tij m\u00eb shum\u00eb se 4 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni tha se megjith\u00ebse kishte nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb derdhjeve bankare nga bashk\u00ebshorti n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, burimi i tyre nuk u provua dhe p\u00ebr to nuk rezultoi t\u00eb ishte paguar tatim.<\/p>\n<p>Relatorja po ashtu tha se nuk kishte konsideruar mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb Zarka kishte deklaruar si borxhe t\u00eb marra p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Komisioni vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto u deklaruan vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e fundit t\u00eb hetimit dhe dukej se po p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar munges\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje edhe probleme t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb kryesisht mbi t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga nj\u00eb bar-bilardo dhe mungesa t\u00eb ngjashme, por theksoi se pas vitit 2004 familja kishte pasur likuiditete dhe nuk rezultonin balanca negative.<\/p>\n<p><strong>Konfliktet e interesit\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Zarka ishte gjetur gjithashtu n\u00eb dy raste t\u00eb dyshuara t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Sipas Sanxhaktarit, nj\u00eb pjes\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Fier ishte dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb rreth 3000 euro n\u00eb muaj. T\u00eb ardhurat nga qiraja u konsideruan t\u00eb justifikuara, por Komisioni vuri n\u00eb dukje se Zarka kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb kompanin\u00eb e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK tha se Zark\u00ebs i kishte kaluar barra e prov\u00ebs, pasi ajo kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte deklaruar dhe megjithat\u00eb nuk ishte t\u00ebrhequr nga \u00e7\u00ebshtja me pal\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d. KPK nuk dha detaje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe as se si ajo ishte zgjidhur.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, Zarka u cil\u00ebsua me konflikt interesi n\u00eb nj\u00eb vendim procedural t\u00eb regjistrimit si person fizik t\u00eb vjehrrit n\u00eb lidhje me biznesin \u201cBar-bilardo\u201d. Sanxhaktari tha se edhe pse ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare, Zarka kishte proceduar vet\u00eb si gjyqtare me regjistrimin e vjehrrit si person fizik dhe tha se kjo ishte cil\u00ebsuar po ashtu si konflikt i mundsh\u00ebm i interesit.<\/p>\n<p>KPK tha se Zarka nuk ishte hetuar n\u00eb kriteret e tjera, por nga kontrolli i udh\u00ebtimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit u gjet se ai kishte udh\u00ebtuar me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb her\u00ebt. Sanxhaktari tha se Zarka kishte pranuar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mik t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe se duhej ta kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb si kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kryesuesja e trup\u00ebs Xhensila Pine tha se KPK kishte vendosur t\u2019i jepte Zark\u00ebs nj\u00eb jav\u00eb koh\u00eb shtes\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqiste mbrojtjen e saj. Seanca d\u00ebgjimore e radh\u00ebs u caktua n\u00eb 14 shtator.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pas disa shtyrjesh t\u00eb lexonte raportin e hetimit administrativ ndaj gjyqtares s\u00eb Fierit, Adelina Zarka, e cila mungoi n\u00eb seanc\u00eb. KPK tha se kishte konstatuar dy raste konflikti interesi dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72807,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[208,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pas-seances-Adelina-Zarka.jpg","fifu_image_alt":"Gjat\u00eb nj\u00eb seance n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72806"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72806"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72806\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72808,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72806\/revisions\/72808"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}