{"id":72815,"date":"2021-09-07T12:26:47","date_gmt":"2021-09-07T10:26:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/favorizimi-i-te-pandehurit-per-shitje-heroine-penalizoi-prokurorin-saimir-smaka\/2021\/09\/07\/"},"modified":"2023-04-06T18:47:25","modified_gmt":"2023-04-06T16:47:25","slug":"favorizimi-i-te-pandehurit-per-shitje-heroine-penalizoi-prokurorin-saimir-smaka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/favorizimi-i-te-pandehurit-per-shitje-heroine-penalizoi-prokurorin-saimir-smaka\/2021\/09\/07\/","title":{"rendered":"Favorizimi i t\u00eb pandehurit p\u00ebr shitje heroine penalizoi prokurorin Saimir Smaka"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka ka cenuar besimin e publikut gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79561\" aria-describedby=\"caption-attachment-79561\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Saimir-Smaka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79561 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Saimir-Smaka-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79561\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79561\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka u shkarkua p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivleresimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 7 korrik t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Saimir Smaka, pasi u gjet\u00ebn probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb thuhet se prokurori Smaka ka cenuar besimin e publikut n\u00eb kriteret e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit; si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe ka munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite bankare.<\/p>\n<p>Saimir Smaka p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr 7 vite ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se, megjith\u00ebse prokurori Smaka ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim gjat\u00eb t\u00eb gjitha fazave t\u00eb hetimit, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dha shpjegime vet\u00ebm gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Saimir Smaka p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Favorizimi i t\u00eb pandehurit <\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga konkluzioni i DSIK-s\u00eb, KPK thot\u00eb n\u00eb vendim se i ka analizuar vet\u00eb provat e administruara nga organet ligjzbatuese, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti kishte cenuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb informacionet dhe dokumentacionet e klasifikuara, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb aktet publike apo t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb subjektit, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendim, ku p\u00ebrmendet mes t\u00eb tjerash edhe favorizimi i nj\u00eb t\u00eb pandehuri.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim sqarohet se favorizimi kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb hetim p\u00ebr shitje narkotik\u00ebsh, ku nj\u00eb person i arrestuar n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs kishte deklaruar se dozat e heroin\u00ebs i kishte bler\u00eb tek nj\u00eb person i dyt\u00eb. T\u00eb dy t\u00eb arrestuarit e kishin pranuar akuz\u00ebn, por Smaka kishte k\u00ebrkuar arrest me burg p\u00ebr shp\u00ebrndar\u00ebsin e kapur n\u00eb flagranc\u00eb dhe detyrim paraqitje p\u00ebr personin q\u00eb e furnizonte at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026pa cituar ndonj\u00eb rrethan\u00eb apo prov\u00eb t\u00eb re q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn ndryshimin midis dy t\u00eb arrestuarve,\u201d konstaton trupi gjykues dhe shton se k\u00ebrkesa p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cdetyrim p\u00ebr paraqitje\u201d p\u00ebr shtetasin F. K. bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb argumentet e paraqitura nga Smaka.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2018, subjekti e ka d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim, por duke ndryshuar pjes\u00ebrisht akuz\u00ebn, pasi nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb &#8220;bashk\u00ebpunimin&#8221; si m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, prokurori Smaka ka k\u00ebrkuar nga 5 vite burgim p\u00ebr t\u00eb dy t\u00eb pandehurit, por p\u00ebr shtetasin F.K ka k\u00ebrkuar pezullimin e ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit dhe kalimin n\u00eb sh\u00ebrbim prove p\u00ebr 3 vjet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, trupi gjykues e pyeti subjektin n\u00ebse ka kontaktuar ndonj\u00ebher\u00eb me ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb dy t\u00eb pandehurve E. D. dhe F. K., qoft\u00eb edhe p\u00ebr efekt t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Smaka fillimisht e mohoi di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, por m\u00eb pas pranoi se i ka pritur n\u00eb zyr\u00eb kur kan\u00eb ardhur her\u00ebn e par\u00eb n\u00ebnat e t\u00eb pandehurve nga fillimi i shtatorit t\u00eb vitit 2018, kur ata kan\u00eb qen\u00eb me mas\u00eb sigurimi me afat.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se n\u00ebnat e t\u00eb pandehurve kan\u00eb shkuar her\u00eb tjet\u00ebr kur ai e ka d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjyq. Sipas tij, pas shtatorit t\u00eb vitit 2018 nj\u00ebra prej n\u00ebnave t\u00eb t\u00eb pandehurve ka shkuar s\u00ebrish n\u00eb ambientet e prokuroris\u00eb dhe se ai i ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja do shqyrtohej me objektivitet, me paan\u00ebsi dhe se do zgjidhej brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>I pyetur lidhur me procedur\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e takimeve, Smaka ka shpjeguar se nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur procesverbal dhe nuk ka pasur persona t\u00eb tret\u00eb, por n\u00ebnat e t\u00eb pandehurve jan\u00eb paraqitur te recepsioni ku punonj\u00ebsi ka mbajtur sh\u00ebnim n\u00eb regjist\u00ebr ID-n\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka favorizuar shtetasin F. K., duke c\u00ebnuar parimin e nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet moszbatimit t\u00eb dispozitave penale dhe procedurale penale, me pasoj\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur mang\u00ebsi n\u00eb tre prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. N\u00eb nj\u00eb rast evidentohet mosargumentimi i vendimit t\u00eb mosfillimit t\u00eb procedimit penal; n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dyt\u00eb evidentohet mang\u00ebsi n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb pushimit, vones\u00eb e kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore dhe n\u00eb komunikimin e vendimit kall\u00ebzuesit \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe p\u00ebr rastin e tret\u00eb, vendimi i pushimit i \u00ebsht\u00eb komunikuar me vones\u00eb kall\u00ebzuesit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, tri praktika me ankesa ndaj Smak\u00ebs t\u00eb regjistruara n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme bazuar n\u00eb ankesat e shtetasve S.M.; M.M. dhe G.M. identifikojn\u00eb mang\u00ebsi profesionale t\u00eb subjektit si, zvarritje t\u00eb hetimeve paraprake pa arsye ligjore; moskryerje hetimesh p\u00ebr muaj me radh\u00eb dhe mosnjoftim i pal\u00ebve p\u00ebr shtyrjen e afatit t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar nga publiku, ku shtetasi A.S. ka pretenduar se Smaka e ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim pa prova, por vet\u00ebm me th\u00ebniet e nj\u00eb personi, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i v\u00ebrtet\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb informacioni t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, ka pasur indicie p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e prokurorit Smaka n\u00eb vepr\u00ebn penale \u201ckorrupsion pasiv t\u00eb gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po vazhdojn\u00eb hetimet.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjigjet e ardhura nga prokurorit\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se ndaj subjektit jan\u00eb kryer pes\u00eb kall\u00ebzime penale p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni nuk ka gjetur probleme. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim tjet\u00ebr KPK ka evidentuar se Smaka, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale i ka mohuar t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb personi t\u00eb hetuar q\u00eb t\u00eb njihej me dosjen hetimore.<\/p>\n<p><strong>Mungesa financiare<\/strong><\/p>\n<p>Smaka ka rezultuar me balanc\u00eb financiare negative n\u00eb lidhje me depozitimet cash n\u00eb nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb vitet 2014 \u2013 2015, kur ka derdhur n\u00eb bank\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, Smaka ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me burimin e depozitimeve cash n\u00eb vitet 2014-2015 n\u00eb shum\u00ebn totale 1.7 milion lek\u00eb. Fillimisht ai ka deklaruar n\u00eb ILDKPKI si burim p\u00ebr gjendjet e depozituara t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e tok\u00ebs bujq\u00ebsore nga babai, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka pretenduar se cash-i ishte krijuar nga kursimet personale dhe pagat.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimet kontradiktore t\u00eb Smak\u00ebs, Komisioni ka vendosur q\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb si burim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e gjendjeve cash t\u00eb depozituara n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse, t\u00eb ardhurat e deklaruara para ILDKPKI n\u00eb vitin 2015 si t\u00eb p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore nga babai \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga analiza mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb kursimeve nga pagat.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni krijon bindjen se ndryshimi i burimit t\u00eb krijimit t\u00eb depozitimeve bankare n\u00eb cash n\u00eb vitet 2014 &#8211; 2015, gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre depozitimeve\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se t\u00eb ardhurat nga qiraja e tok\u00ebs p\u00ebr vitet 2014-2015 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb detyrimeve tatimore, Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos i konsideroj\u00eb si burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e shumave t\u00eb depozituara e p\u00ebr pasoj\u00eb balanca negative ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2013 \u2013 2016, ka rezultuar munges\u00eb e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 172 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun vler\u00ebson se Smaka ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasuris\u00eb dhe se gjendet n\u00eb kushtet e shkarkimit edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka ka cenuar besimin e publikut gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72816,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Saimir-Smaka.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Vlor\u00ebs, Saimir Smaka u shkarkua p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivleresimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72815"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72817,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72815\/revisions\/72817"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}