{"id":72827,"date":"2021-09-04T13:31:29","date_gmt":"2021-09-04T11:31:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-gjyqtarja-mirela-iliopullo-cenoi-besimin-e-publikut\/2021\/09\/04\/"},"modified":"2023-04-06T18:47:47","modified_gmt":"2023-04-06T16:47:47","slug":"vendimi-i-kpk-gjyqtarja-mirela-iliopullo-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-gjyqtarja-mirela-iliopullo-cenoi-besimin-e-publikut\/2021\/09\/04\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Gjyqtarja Mirela Iliopullo c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebsoi se gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo ka kryer veprime n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrfitimin e disa trojeve si dhe ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb dhe shpenzimet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79625\" aria-describedby=\"caption-attachment-79625\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mirela-Iliopullo-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79625\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mirela-Iliopullo-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79625\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79625\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo dhe avokatja e saj, Antoneta Sevdari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra m\u00eb 13 korrik gjyqtaren e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo, pasi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pasurit\u00eb dhe shpenzimet e kryera; se kishte kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe se kishte fshehur pasurin\u00eb, duke c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtaren Iliopullo u p\u00ebrfundua vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Sipas trupit gjykues t\u00eb KPK t\u00eb kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen, nisur nga rezultati negativ financiar, nuk ka qen\u00eb e nevojshme t\u00eb analizohen t\u00eb gjitha pikat e tjera t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit apo kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Mirela Iliopullo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 si ndihm\u00ebs gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebs e Sarand\u00ebs. Prej vitit 2000 dhe deri n\u00eb momentin e shkarkimit ajo e ushtroi funksionin e saj pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Cenimi i besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni e cil\u00ebson t\u00eb dyshimt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tre trojeve nga familja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Gjyqtarja Iliopullo ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2014 nj\u00eb shesh nd\u00ebrtimi me sip\u00ebrfaqe 400 m2 n\u00eb Sarand\u00eb. Nga verifikimi i k\u00ebsaj pasurie, Komisioni ka gjetur se me t\u00eb nj\u00ebjtin vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Sarand\u00eb t\u00eb vitit 1999, ka p\u00ebrfituar edhe ish-bashk\u00ebshorti nj\u00eb truall tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 367.8 m2. Pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, dy ish-bashk\u00ebshort\u00ebt kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale n\u00eb vitin 2014, ku secili ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb tok\u00ebn e p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se nuk e zot\u00ebron truallin e marr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe ka dor\u00ebzuar v\u00ebrtetim nga Bashkia Sarand\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb realizuar ende kontrata e shitblerjes s\u00eb truallit. Megjithat\u00eb, KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr mosdeklaroimin e nj\u00ebrit prej shesheve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe ngre dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit.<\/p>\n<p>\u201cDuket se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, referuar kritereve p\u00ebrcaktuese dhe vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjendjes faktike, p\u00ebr sa koh\u00eb familja e saj ka p\u00ebrfituar nj\u00ebkoh\u00ebsisht tre sheshe nd\u00ebrtimi\u201d, konstaton KPK dhe vler\u00ebson se subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre p\u00ebrfitimeve ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Iliopullo nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim distancimi, duke pranuar p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb, madje pa e deklaruar p\u00ebrfitimin e nj\u00ebrit prej shesheve as n\u00eb deklaratat vjetore dhe as n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, Iliopullo ka deklaruar p\u00ebrfitimin e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 600 m2 n\u00eb Dropull n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit me vendim t\u00eb shkurtit 2003 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Komun\u00ebs. Sipas deklarat\u00ebs noteriale p\u00ebr ndarjen e pasuris\u00eb, bashk\u00ebshortore \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar q\u00eb kjo pasuri t\u2019i kalonte subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, e cila e ka deklaruar edhe n\u00eb vitin 2014. Por, ka rezultuar se ajo nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb truall n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<strong>\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2003 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb fillim nuk e kishte kuptuar drejt m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs, prandaj edhe e kishte shtuar n\u00eb 2004-\u00ebn. Ajo ka theksuar se nuk zot\u00ebron asnj\u00eb pasuri n\u00eb Komun\u00ebn Dropull i Posht\u00ebm, por p\u00ebr shkak t\u00eb zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs nuk ka qen\u00eb e kujdesshme dhe e ka n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn noteriale p\u00ebr ndarjen e pasurive pa i dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se me vendimin e KRT-s\u00eb t\u00eb vitit 2007, ish bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit i \u00ebsht\u00eb miratuar \u201cleja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit shesh depozitimi p\u00ebr materiale\u201d dhe n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2008 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur projekt-zbatimi i objektit \u201cmagazin\u00eb\u201d, si dhe \u00ebsht\u00eb paguar shuma prej 26.700 lek\u00ebsh, e barabart\u00eb me 1% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit prej 2 milion\u00eb e 670 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur lidhur me k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, subjekti ka shpjeguar nd\u00ebr t\u00eb tjera se ish-bashk\u00ebshorti e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb truall formalisht, por se nuk ka investuar asj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb tre trojeve t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e subjektit, trupi gjykues \u00e7mon se Iliopullo ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb mosp\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfitime dhe mosnjohjen e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre. \u201cMadje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo bind\u00ebse ajo ka shpjeguar se nuk i ka konsideruar si pasuri t\u00eb p\u00ebrfituara, pasi ka munguar akti final q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte regjistrimin e tyre n\u00eb ASHK,\u201d evidenton KPK dhe vler\u00ebson se ky q\u00ebndrim i subjektit bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimin e saj ligjor.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se subjekti duke b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto pasuri n\u00eb deklaratat vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting ka shkelur etik\u00ebn e gjyqtarit dhe c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr fshehje<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb vitin 2014 subjekti ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 98 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr kundrejt \u00e7mimit 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, nga ka shlyer shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb mars t\u00eb atij viti dhe p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar t\u00eb paguhet brenda muajit shtator.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament, subjekti ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb porosie n\u00eb dhjetor t\u00eb 2016-\u00ebs, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, i cili p\u00ebrfaq\u00ebsohej me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me prej saj.<\/p>\n<p>Iliopullo ka deklaruar se kontrat\u00ebn e porosis\u00eb e ka n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr llogari t\u00eb babait dhe se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer po p\u00ebr llogari t\u00eb tij. Ajo ka shtuar se kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb revokuar dhe se ka qen\u00eb si nd\u00ebrmjet\u00ebse ose ndihm\u00ebse p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar transaksionin, duke qen\u00eb se babai nuk jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur se pagesat jan\u00eb kryer me lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe aktualisht nuk disponon dokumentacion. Ajo ka petenduar se prind\u00ebrit kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, pasi kishin dal\u00eb n\u00eb pension n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, q\u00eb prej vitit 1992 dhe prej asaj kohe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb emigrim, fillimisht n\u00eb Greqi dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Iliopullo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme nuk ka deklaruar n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb nga ana e saj n\u00eb vitin 2014. \u201c\u2026mosdeklarim i q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshehur at\u00eb fakt dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebsisoj kontrollin dhe kryerjen e verifikimeve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb lidhen edhe me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb paguar prej 4.200.000 lek\u00ebsh\u201d, shprehet trupi gjykues.<\/p>\n<p>KPK e konsideron si tez\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar pretendimin e subjektit se ajo ishte e pajisur me prokur\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb l\u00ebshuar nga babai dhe rendit tre arsye q\u00eb vler\u00ebson se evidentoj\u00eb mosp\u00ebrputhjen e fakteve me deklarimet e Iliopullos.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, prokura e cituar nuk ishte e p\u00ebrgjithshme por e posa\u00e7me dhe i jepte tag\u00ebr subjektit dhe motr\u00ebs s\u00eb saj vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr pensionet e prind\u00ebrve. Gjithashtu, KPK v\u00ebren se prind\u00ebrit e subjektit nuk kishin burime financiare t\u00eb mjaftueshme dhe as interes p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr sa koh\u00eb jetonin n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se edhe subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Nisur nga faktet se apartamenti n\u00eb fjal\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej nga prind\u00ebrit e subjektit dhe se ata nuk kishin mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb till\u00eb, trupi gjykues shprehet se ka krijuar bindjen se Iliopullo ka kryer fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb familjes s\u00eb gjyqtares Iliopullo edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre me sip\u00ebrfaqe 44,99 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 2006, si dhe mos deklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se \u00e7mimi i porosis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb nga ai i pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sitblerjes t\u00eb vitit 2009 n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 799 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni shpreh bindjen se kontrata p\u00ebrmban \u00e7mim fiktiv, q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me pal\u00ebn shit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201c\u2026n\u00ebse \u00e7mimi i kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2009 do t\u00eb rezultonte i besuesh\u00ebm, subjekti do t\u00eb kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb trajtim preferencial, t\u00eb cilin nuk e ka deklaruar, pasi rezulton nj\u00eb ulje \u00e7mimi prej s\u00eb paku 350.043 lek\u00eb e pajustifikuar,\u201d argumenton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit se diferenca e \u00e7mimit kishte ardhur si pasoj\u00eb e moskryerjes s\u00eb t\u00eb gjitha punimeve nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse nga Komisioni. Nga analiza financiare e Komisionit ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs dhe arsimimit n\u00eb SHBA t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2016.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se ka rezultuar nj\u00eb bilanc i p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ n\u00eb mas\u00ebn 8.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb gjitha shpenzimet dhe investimet e kryera nd\u00ebr vite dhe 3.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs dhe shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebsoi se gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo ka kryer veprime n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrfitimin e disa trojeve si dhe ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb dhe shpenzimet.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72828,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[230,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mirela-Iliopullo-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo dhe avokatja e saj, Antoneta Sevdari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72827"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72827"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72829,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72827\/revisions\/72829"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}