{"id":72848,"date":"2021-09-01T16:26:55","date_gmt":"2021-09-01T14:26:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-arrestuar-i-sarandes-sali-hasa-gjendet-me-probleme-te-pasurise\/2021\/09\/01\/"},"modified":"2023-04-06T18:48:43","modified_gmt":"2023-04-06T16:48:43","slug":"prokurori-i-arrestuar-i-sarandes-sali-hasa-gjendet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-arrestuar-i-sarandes-sali-hasa-gjendet-me-probleme-te-pasurise\/2021\/09\/01\/","title":{"rendered":"Prokurori i arrestuar i Sarand\u00ebs, Sali Hasa gjendet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha si dhe ngriti dyshime p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Porto Palermo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb \u00a0prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs, Sali Hasa, aktualisht i arrestuar p\u00ebr korrupsion pasiv.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80285\" aria-describedby=\"caption-attachment-80285\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-sali-hasa-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-80285 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-sali-hasa--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80285\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80285\" class=\"wp-caption-text\">Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb relatoi gjetjet p\u00ebr prokurorin Sali Hasa n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi sezonin e ri t\u00eb vetingut me prokurorin e arrestuar t\u00eb Sarand\u00ebs, Sali Hasa t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 1 shtator. Kryesuesja e trupit gjykues, Firdes Shuli tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Hasa ishte njoftuar p\u00ebr seanc\u00ebn n\u00eb paraburgim dhe e kishte marr\u00eb njoftimin, por nuk mund t\u00eb paraqitej p\u00ebr arsye q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditura.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trupit gjykues jan\u00eb Etleda \u00c7iftja dhe Roland Ilia, ky i fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Si v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Prokurori Sali Hasa u arrestua p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit pasiv m\u00eb 19 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, pas hetimeve t\u00eb nisura ndaj nj\u00eb grupi t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs nga ana e SPAK. Procesi i tij i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrfunduar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur pasakt\u00ebsi, mosp\u00ebrputhje dhe munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr nj\u00eb investim karabina t\u00eb kryer mbi nj\u00eb truall t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1998. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vlera e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, e cila ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ligjshme nga ana e KPK.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se zyra e hipotek\u00ebs Kavaj\u00eb ka konfirmuar se Hasa e ka shitur tok\u00ebn n\u00eb vitin 2004, por nuk ka dokumentacion p\u00ebr shitjen e karabinas\u00eb me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 130 m2 n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor p\u00ebr nd\u00ebrtimin e karabinas\u00eb; p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje dhe se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb nd\u00ebrtimin e objektit. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet pretendimi se karabinaja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me t\u00eb ardhura t\u00eb siguruara nga bashk\u00ebshortja nga puna n\u00eb aktivitetin e t\u00eb atit, duke konkluduar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se duket i q\u00ebllimt\u00eb mosdeklarimi para noterit i shitjes s\u00eb karabinas\u00eb dhe se ka munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs s\u00eb pretenduar nga shitja 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb paguar detyrimet p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb heqjes s\u00eb k\u00ebsaj vlere, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2005 kundrejt shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, \u00a0por nga hetimi ka rezultuar se ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb porosie n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr \u00e7mimin 50 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton deklarime kontradiktore dhe t\u00eb pasakta p\u00ebr shum\u00ebn e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. \u201cVlera e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes 1.7 milion\u00eb lek\u00eb dyshohet t\u00eb jet\u00eb fiktive. Subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e banes\u00ebs,\u201d tha Ilia dhe shtoi se vlera n\u00eb treg e apartamentit kishte qen\u00eb 8.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe paqart\u00ebsi t\u00eb veprimeve q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsuar krijimin e burimeve financiare, jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb procedur\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 90 m2 n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs kundrejt \u00e7mimit 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2010 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 720 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer para n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate. Si burim tjet\u00ebr p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb 3.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Hasa ka deklaruar edhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim qeverie p\u00ebr strehimin e zyrtar\u00ebve publik\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se si e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb lloj kredie bashk\u00ebshortja e subjektit dhe djali i tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata zot\u00ebronin edhe nj\u00eb apartament tjet\u00ebr. Sipas KPK, duket se subjekti e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb apartament me \u00e7mim preferencial n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i tregut ka qen\u00eb 4.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorit Hasa i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove edhe p\u00ebr disa autovetura, mes s\u00eb cilave nj\u00ebra e bler\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb huaje prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh. Sipas KPK-s\u00eb, Hasa nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Hasa ka deklaruar blerjen e nj\u00eb mjeti tip Audi n\u00eb shum\u00ebn 850 euro dhe shitjen e k\u00ebsaj pasurie djalit t\u00eb tij p\u00ebr 1000 euro, i cili e ka shitur pas dy vitesh p\u00ebrdorimi n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs lidhur me trajtimin preferencial n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj makine p\u00ebr 850 euro n\u00eb vitin 2012 dhe ngre dyshime p\u00ebr \u00e7mimin e shitjes 400 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ka rezultuar kontrat\u00eb blerje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar \u00e7mimin 850 euro dhe nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja.<\/p>\n<p>Hasa ka deklaruar blerjen dhe shitjen e nj\u00eb autoveture tip Peugeot brenda nj\u00eb periudhe 2 javore n\u00eb vitin 2012. Ai rezulton ta ket\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 euro dhe e ka shitur 2200 euro dy jav\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p><strong>Dhurimet<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton fshehje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb prokurorit Hasa lidhur me deklarimin e dhurimit t\u00eb nj\u00eb toke kullot\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 n\u00eb Porto Palermo-Himar\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga shtetasi V.Rr. n\u00eb favor t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ilia tha se nga hetimi ka rezultuar se f\u00ebmij\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 2000 m2 n\u00eb \u201cPalermo-Himar\u00eb\u201d dhe jo nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke kullot\u00eb 1000 m2, ashtu si ka deklaruar Hasa. Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se prej kontratave t\u00eb dhurimit jan\u00eb p\u00ebrfituar 2 pasuri me nga 1000 m2, pasi rezultojn\u00eb dy kontrata noteriale me franksione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb gjetur konflikt interesi me dhuruesin, KPK ngre dyshime se p\u00ebrse nj\u00eb person q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrethit familjar duhej t\u2019u dhuronte 2000 m2 truall dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb prokurorit Hasa.<\/p>\n<p>Hasa ka deklaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shpenzimeve p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Rusi jan\u00eb mbuluar nga dhurimet e gjysh\u00ebrve. Ai ka pretenduar se gjysh\u00ebrit u kan\u00eb dhuruar f\u00ebmij\u00ebve nga 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dy vite shkollore p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka d\u00ebrguar edhe ai shuma monetare. Hasa ka deklaruar se arsimimi ka qen\u00eb falas pasi jan\u00eb mb\u00ebshtetut nga shteti shqiptar dhe ai rus.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhurimet e gjysh\u00ebrve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, pasi nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konstatuar edhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve p\u00ebr shpenzimet e shkollimit n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, Hasa pretenduar edhe nj\u00eb dhurim tjet\u00ebr nga dy shtetas, q\u00eb sipas tij ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb vitin 2006. \u201cNgelet e dyshimt\u00eb lidhja e subjektit me k\u00ebto shtetas, shuma e dhuruar, si dhe ky dhurim nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb nga subjekti n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb,\u201d tha Ilia.<\/p>\n<p>Nga hetimi jan\u00eb evidentuar edhe p\u00ebrdorimi i dy apartamenteve n\u00eb Sarand\u00eb pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2010. Po ashtu \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti tip Benz t\u00eb deklaruar nga subjekti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 15.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se t\u00eb gjitha shpjegimet e subjektit do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare. Seanca p\u00ebr shpaljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 3 shtator, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha si dhe ngriti dyshime p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Porto Palermo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb \u00a0prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs, Sali Hasa, aktualisht i arrestuar p\u00ebr korrupsion pasiv.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72849,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-sali-hasa-.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb relatoi gjetjet p\u00ebr prokurorin Sali Hasa n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72848"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72848"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72848\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72850,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72848\/revisions\/72850"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}