{"id":72860,"date":"2021-08-19T17:28:47","date_gmt":"2021-08-19T15:28:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-prokurorja-alketa-zifla-cenoi-besimin-te-sistemi-i-drejtesise\/2021\/08\/19\/"},"modified":"2023-04-06T18:50:55","modified_gmt":"2023-04-06T16:50:55","slug":"vendimi-i-kpk-prokurorja-alketa-zifla-cenoi-besimin-te-sistemi-i-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-prokurorja-alketa-zifla-cenoi-besimin-te-sistemi-i-drejtesise\/2021\/08\/19\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Prokurorja Alketa Zifla cenoi besimin te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK, prokurorja Alketa Zifla p\u00ebrfitoi nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit p\u00ebrmes veprimeve fiktive dhe pushoi m\u00eb pas nj\u00eb kall\u00ebzim ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie n\u00eb kushtet e \u2018konfliktit t\u00eb interesit\u2019.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79251\" aria-describedby=\"caption-attachment-79251\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ziflaa-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79251\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ziflaa-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79251\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79251\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Tiran\u00ebs, Alketa Zifla n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Veprimet e kryera p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb si dhe trajtimi i nj\u00eb kall\u00ebzimi penal n\u00eb kushtet e \u2018konfliktit t\u00eb interesit\u2019 ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit soll\u00ebn penalizimin me shkarkim nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Alketa Zifla.<\/p>\n<p>KPK gjeti gjithashtu munges\u00eb financiare prej 900 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2017, por nuk e konsideroi k\u00ebt\u00eb si element shkarkues.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Zifla ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb me kryerjen e disa veprimeve fiktive, q\u00eb sipas trup\u00ebs nuk p\u00ebrputhen me sjelljen etike t\u00eb nj\u00eb magjistrati.<\/p>\n<p>N\u00eb proces, nuk u gjet\u00ebn probleme p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Alketa Zifla e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tepelen\u00ebs. N\u00eb vitin 2008, ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb Fier, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 u transferua n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me ngjitjen e Arta Markut n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb dhjetor 2017, Zifla u em\u00ebrua shefe e kabinetit. Pas largimit t\u00eb Markut, ajo u rikthye n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku e ushtroi detyr\u00ebn derisa sa u shkarkua nga KPK m\u00eb 16 qershor.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Zifl\u00ebn u krye nga trupa e drejtuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p><strong>Veprime fiktive<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, prokurorja Alketa Zifla ka p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga Bashkia e Fierit n\u00eb mars t\u00eb vitit 2012, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 59 m2 n\u00eb Tiran\u00eb nga prind\u00ebrit e saj po at\u00eb vit, ku n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb vendosur \u00e7mimi 11.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se familja e prokurores i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u2019u trajtuar me kredi t\u00eb but\u00eb, por evidenton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb veprimet e kryera prej saj dhe prind\u00ebrve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shit\u00ebsve t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb kapari, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti deklaron se i ka dh\u00ebn\u00eb babait nj\u00eb kapar prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh do ta shlyente me disbursimin e kredis\u00eb bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb me lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb l\u00ebshuar deklarat\u00eb noteriale, sipas s\u00eb cil\u00ebs ata nuk kan\u00eb marr\u00eb nga vajza e tyre vler\u00ebn e 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve, por e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim p\u00ebr t\u2019a ndihmuar at\u00eb n\u00eb blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prind\u00ebrit kan\u00eb l\u00ebshuar edhe dy deklarata t\u00eb tjera noteriale, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave kan\u00eb deklaruar \u00e7mimin e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 452 mij\u00eb lek\u00eb dhe se kjo \u00ebsht\u00eb shuma e vetme q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga e bija, q\u00eb ajo e ka p\u00ebrfituar nga kredia e leht\u00ebsuar nga Bashkia Fier.<\/p>\n<p>E pyetur nga Komisioni p\u00ebr k\u00ebto veprime juridike t\u00eb kryera prej saj dhe prind\u00ebrve, Zifla ka shpjeguar se nuk ka kryer asnj\u00eb pages\u00eb kapari dhe se kontrata prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb kriter t\u00eb bank\u00ebs, q\u00eb mbulonte 75% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se nga verifikimi i dokumentacionit nuk ka rezultuar ndonj\u00eb kriter bankar \u201cgarantor\u201d i natyr\u00ebs s\u00eb kaparit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, nuk q\u00ebndron as pretendimi tjet\u00ebr i subjektit lidhur me \u00e7mimin 11.2 milion\u00eb lek\u00eb i vendosur n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes. Sipas Zifl\u00ebs, vendosja e k\u00ebtij \u00e7mimi ka qen\u00eb detyrues sipas nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, por KPK evidenton se ky udh\u00ebzim rregullon m\u00ebnyr\u00ebn e mbajtjes s\u00eb tatimit dhe nuk detyron pal\u00ebt n\u00eb vullnetin e tyre kontraktual p\u00ebr caktimin e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se veprimet e saj nuk kan\u00eb qen\u00eb fiktive dhe se kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb regjistrimin e apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se q\u00ebndrimi i subjektit vjen n\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb dispozitave ligjore mbi fitimin e pron\u00ebsis\u00eb dhe se jan\u00eb kryer me q\u00ebllimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb hetimit administrativ si dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tij, rezultoi i qart\u00eb vullneti i subjektit p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre veprimeve n\u00eb marr\u00ebveshje me prind\u00ebrit e saj vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb\u201d, konstaton KPK dhe i konsideron fiktive veprimet juridike t\u00eb kryera prej Zifl\u00ebs dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga kredia, Komisioni ka konstatuar se e gjith\u00eb vlera \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb llogari t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bank\u00eb n\u00eb depozit\u00eb me afat gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016. T\u00eb gjitha interesat e p\u00ebrfituara n\u00eb vler\u00ebn 665 mij\u00eb lek\u00eb, ata ia kan\u00eb kaluar subjektit, e cila i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe at\u00eb veting dhurimet e kryera nga babai n\u00eb form\u00ebn e shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Zifla ka konfirmuar faktin e pagimit t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb nga prind\u00ebrit e saj, por ka pretenduar se nuk ishte dhurim. Ajo ka sqaruar se n\u00eb vitin 2014, p\u00ebr shkak t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb jetonin 7 persona s\u00eb bashku dhe se ka marr\u00eb me qira nj\u00eb tjet\u00ebr apartament aty pran\u00eb. Zifla e konsideron shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit si kompensim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej familjeve, p\u00ebr shkak t\u00eb qiras\u00eb q\u00eb duhej paguar p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se subjekti q\u00eb ka p\u00ebrfituar kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese p\u00ebr strehim nuk mund ta l\u00ebshoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb me qira gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe lidhur me konfliktin e interesit prej nga ka rezultuar se Zifla ka trajtuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 16 korrik 2012 nga 15 qytetar\u00eb fierak\u00eb ndaj disa zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe falsifikim t\u00eb dokumenteve n\u00eb shp\u00ebrndarjen e banesave p\u00ebr strehim pa plot\u00ebsuar kushtet &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti i rivler\u00ebsimit ka vendosur mosfillimin e procedimit penal dy jav\u00eb pasi e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i fashikujve ka rezultuar se Zifla e ka vendosur mosfillimin e procedimit duke arsyetuar se fakti nuk parashikohet nga ligji si vep\u00ebr penale dhe se \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb votimi t\u00eb fsheht\u00eb kolegjial dhe objekt i nj\u00eb procedure ankimi administrativ q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur n\u00eb rastin konkret.<\/p>\n<p>Vendimi i Zifl\u00ebs \u00ebsht\u00eb ankimuar nga kall\u00ebzuesit dhe Gjykata e Fierit e ka rr\u00ebzuar, duke e urdh\u00ebruar prokurorin\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb hetimet. M\u00eb pas, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet dhe e ka d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb me t\u00eb pandehur disa punonj\u00ebs e zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Zifla ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit gjat\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebtij kall\u00ebzimi penal dhe duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Sipas KPK, kjo situat\u00eb konflikti krijohet p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit prej saj t\u00eb kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese nga Bashkia e Fierit si dhe p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj kredie jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se nuk ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e heqjes dor\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte n\u00eb kushtet e pritjes s\u00eb ndonj\u00eb vendimmarrjeje n\u00eb favorin e saj nga K\u00ebshilli Bashkiak Fier. Ajo ka shtuar se ishin vet\u00ebm 3 prokuror\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn e Task-Forc\u00ebs ku ajo b\u00ebnte pjes\u00eb dhe se kall\u00ebzimi i \u00ebsht\u00eb caktuar nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb, urdhrin e t\u00eb cilit ishte e detyruar ta zbatonte.<\/p>\n<p>Pa u ndaluar n\u00eb vler\u00ebsimin e vendimmarrjes s\u00eb saj n\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb profesionalizmit dhe bazuar vet\u00ebm n\u00eb faktet dhe rrethanat e p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti duhej t\u00eb kishte hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nd\u00ebrmori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh fiktive me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, p\u00ebrdori shkaqe t\u00eb paligjshme n\u00eb hartimin e kontratave, shfryt\u00ebzoi politikat sociale strehuese t\u00eb zbatuara nga Bashkia Fier p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj t\u00eb pastreh\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb\u2026 mori pjes\u00eb n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje me Bashkin\u00eb Fier n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit,\u201d konstaton KPK.<\/p>\n<p>Sipas trupi gjykues, k\u00ebto rrethana konsiderohen t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar dyshimin e arsyesh\u00ebm se subjekti ka pasur gjith\u00eb garancit\u00eb e mundshme nga Bashkia Fier p\u00ebr g\u00ebzimin dhe p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb jo sipas destinacionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, duke u gjendur k\u00ebshtu n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb trajtimin e kall\u00ebzimit penal t\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se Zifla ka c\u00ebnuar besimin e publikut me veprimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK evidentohen edhe disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime p\u00ebr kriterin e pasurin\u00eb, por jan\u00eb konsideruar jo penalizuese.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK, prokurorja Alketa Zifla p\u00ebrfitoi nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb nga Bashkia e Fierit p\u00ebrmes veprimeve fiktive dhe pushoi m\u00eb pas nj\u00eb kall\u00ebzim ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bashkie n\u00eb kushtet e \u2018konfliktit t\u00eb interesit\u2019.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72861,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alketa-Zifla-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Tiran\u00ebs, Alketa Zifla n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72860"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72860"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72862,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72860\/revisions\/72862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}