{"id":72866,"date":"2021-08-17T11:35:02","date_gmt":"2021-08-17T09:35:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-konfirmimi-ne-kpk-i-artan-madanit-i-pabazuar-ne-ligj-dhe-prova\/2021\/08\/17\/"},"modified":"2023-04-06T18:51:32","modified_gmt":"2023-04-06T16:51:32","slug":"kolegji-konfirmimi-ne-kpk-i-artan-madanit-i-pabazuar-ne-ligj-dhe-prova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-konfirmimi-ne-kpk-i-artan-madanit-i-pabazuar-ne-ligj-dhe-prova\/2021\/08\/17\/","title":{"rendered":"Kolegji: Konfirmimi n\u00eb KPK i Artan Madanit, i pabazuar n\u00eb ligj dhe prova"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar p\u00ebr shkarkimin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se analiza financiare dhe konkluzionet e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe dhuratat nga familjar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pabazuara.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76604\" aria-describedby=\"caption-attachment-76604\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Artan-Madani-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Aeplimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76604\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Artan-Madani-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Aeplimit-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"76604\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76604\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artan Madani n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto: Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi m\u00eb 12 maj t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Artan Madani dhe e shkarkoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit nga detyra p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, Madani ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga KPK, me argumentin e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM &#8211; Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi si t\u00eb pabazuar vendimin e KPK p\u00ebr Madanin dhe pretendoi se ai nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb garazhi n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb \u00e7mimin 5.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2001, nj\u00eb fond investimi dhe gjendjen cash. Gjithashtu, konstatoi deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe fshehjen e ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejtave mbi nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur prej subjektit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, por t\u00eb padeklaruar.<\/p>\n<p>Ballhysa e cil\u00ebsoi konkluzionin e Komisionit p\u00ebr apartamentin e banimit me sip\u00ebrfaqe 146.46 m2 dhe garazh me sip\u00ebrfaqe 10.5 m2 n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb pabazuar. Sipas tij, vler\u00ebsimi i KPK niset nga nj\u00eb premis\u00eb e gabuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vler\u00eb provuese nivelit deklarativ t\u00eb shpjegimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, i cili pretendoi se sht\u00ebpin\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim karabina dhe se kishte harruar t\u00eb deklaronte garazhin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, edhe Kolegji konstaton mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e subjektit me provat e administruara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me vler\u00ebn e deklaruar p\u00ebr apartamentin dhe garazhin, si dhe p\u00ebr burimet e krijimit.<\/p>\n<p>KPA e ka gjetur t\u00eb pabazuar pretendimin e Madanit se diferenca ka ardhur si rezultat i punimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr p\u00ebrfundimin e banes\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn 2001-2003, pasi apartamentin e kishte marr\u00eb n\u00eb disponim n\u00eb faz\u00eb karabinaje. Sipas Kolegjit, nga dokumentacioni i ZVRPP-s\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb konstatuar se punimet e objektit kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2000 dhe se ky fakt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar edhe nga provat e dor\u00ebzuara nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cGjendja karabina \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bler\u00ebsit ose p\u00ebr asnj\u00ebrin, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje nd\u00ebrtimi e p\u00ebrgjithshme e pallatit,\u201d \u00e7mon Kolegji.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb edhe shkakun tjet\u00ebr t\u00eb ngritur nga Komisoneri p\u00ebr mosdeklarimin e garazhit nga ana e subjektit, megjith\u00ebse ai kishte paguar p\u00ebr t\u00eb dy pasurit\u00eb vlera t\u00eb ndryshme dhe ka n\u00ebnshkruar certifikata pron\u00ebsie p\u00ebr secil\u00ebn. Por kjo pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar jo penalizuese.<\/p>\n<p>Nisur nga pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive ose mosdeklarimit t\u00eb tyre, Komisioneri konstatoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e tyre. Sipas Ballhys\u00ebs, nuk duhet t\u00eb konsiderohen si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhurimet nga t\u00eb af\u00ebrmit e pretenduara nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn totale 3 milion\u00eb e 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe se duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare shpenzimet p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-1997.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e Kolegjit, subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe at\u00eb periodike, ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb apartamentit. N\u00eb vijim, trupi gjykues i KPA v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb vler\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga pjes\u00ebtimi vullnetar, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb paidentifikuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb burim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb paprovueshme ekzistenc\u00ebn e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb konsideruar si burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive edhe shumat e pretenduara nga Madani gjat\u00eb hetimit administrativ se i jan\u00eb dhuruar nga babai dhe v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes, pasi nuk jan\u00eb pasqyruar as n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2003, duke mos konsideruar dhurimet e pranuara nga shumica e Komisionit, \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb Kolegj jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha alternativat e mundshme t\u00eb varianteve t\u00eb analiz\u00ebs financiare, prej nga ka rezultuar gjithmon\u00eb balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar gjat\u00eb shqytimit n\u00eb Kolegj edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb fondi investimesh n\u00eb shum\u00ebn 5.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Raiffeisen Bank dhe p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka vler\u00ebsuar se pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimet periodike p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likujditeteve nuk sjellin pasoja dhe nuk c\u00ebnojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe mungesat n\u00eb vite nuk c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut &#8211; Komisioneri dhe Kolegji vler\u00ebsojn\u00eb se subjekti rezulton me balanca negative p\u00ebr disa vite n\u00eb shum\u00ebn 2,9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i ankimit n\u00eb Kolegj ka rezultuar se Madani nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti tip \u201cFord\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar se shpjegimet e subjektit jan\u00eb bind\u00ebse, pasi pronari i makin\u00ebs ka pasur mund\u00ebsi ta blej\u00eb at\u00eb dhe se nuk ka rezultuar q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb rekorde kriminale apo t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik pretendon se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe fshehjes s\u00eb ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejtave mbi k\u00ebt\u00eb send.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Madani ka shpjeguar se ai dhe bashk\u00ebshortja e tij e kan\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb mjet n\u00eb rasta t\u00eb ve\u00e7anta udh\u00ebtimi, kryesisht p\u00ebr l\u00ebvizje familjare drejt Tropoj\u00ebs, prej nga kan\u00eb kaluar n\u00eb pik\u00ebn kufitare me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, Kolegji v\u00ebren se t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga sistemi TIMS konfirmojn\u00eb se Madani dhe familja e tij, p\u00ebr periudh\u00ebn nga viti 2014-2019 kan\u00eb kryer rreth 45 hyrje dhe dalje n\u00eb total. Gjithashtu ka rezultuar se n\u00eb vitin 2014 ka hyr\u00eb n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin automjet edhe v\u00ebllai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, z. A. M.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i ankimit n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb konstatuar se, n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim automjetin n\u00eb fjal\u00eb, sikund\u00ebr dhe ka pasur polic\u00eb sigurimi t\u00eb vlefshme. Sipas KPA, prokurori Madani duhej t\u00eb kishte deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj makine.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Ardjan Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Ram\u00ebn, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulajn arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, duke rr\u00ebzuar vendimin e KPK-s\u00eb sit \u00eb pabazuar n\u00eb fakte, prova dhe ligj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar p\u00ebr shkarkimin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebson se analiza financiare dhe konkluzionet e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe dhuratat nga familjar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pabazuara.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72867,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,362],"tags":[112,119,264],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Artan-Madani-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Aeplimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Artan Madani n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto: Besar Likmeta\n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72866"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72866"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72868,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72866\/revisions\/72868"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72867"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}