{"id":72872,"date":"2021-08-12T17:18:09","date_gmt":"2021-08-12T15:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpk-se-ne-vendimin-e-shkarkimit-te-zegjine-sollakut\/2021\/08\/12\/"},"modified":"2023-04-06T18:52:17","modified_gmt":"2023-04-06T16:52:17","slug":"argumentet-e-kpk-se-ne-vendimin-e-shkarkimit-te-zegjine-sollakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpk-se-ne-vendimin-e-shkarkimit-te-zegjine-sollakut\/2021\/08\/12\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPK-s\u00eb n\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb Zegjine Sollakut"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u hetua n\u00eb veting p\u00ebr transaksione t\u00eb padeklaruara, konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi dhe denoncimet nga publiku, por u penalizua n\u00eb fund nga aritmetika e analiz\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80078\" aria-describedby=\"caption-attachment-80078\" style=\"width: 507px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zegjine-dhe-Theodhori-Sollaku.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80078\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zegjine-dhe-Theodhori-Sollaku-507x400.jpg\" alt=\"\" width=\"507\" height=\"400\" data-id=\"80078\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80078\" class=\"wp-caption-text\">Bashk\u00ebshort\u00ebt Zegjine dhe Theodhori Sollaku para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pas 26 vitesh n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, gjyqtarja Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 korrik, pasi nuk arriti t\u00eb justifikonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj familjare me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb llogaritur n\u00eb 5.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Sollaku ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr investimet e kryera si dhe p\u00ebrballimin e shpenzimeve gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj si gjyqtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste, deklarimet e saj u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Vetingu i gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs u krye nga trupa e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Procesi u fokusua kryesisht n\u00eb llogaritje aritmetike mbi kriterin e pasuris\u00eb, ndon\u00ebse gjat\u00eb hetimit u gjet\u00ebn transaksione financiare t\u00eb padeklaruara t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit si dhe deklarime t\u00eb mang\u00ebta t\u00eb llogarive bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, Komisioni analizoi dyshimet p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi si dhe 58 denoncime nga publiku &#8211; dy prej t\u00eb cil\u00ebve ishin shoq\u00ebruar edhe me kall\u00ebzime penale p\u00ebr \u2018shp\u00ebrdorim detyre\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00ebrin prej kall\u00ebzimeve ishte vendosur mosfillimi, nd\u00ebrsa kall\u00ebzimi i dyt\u00eb kishte kaluar pingpong mes dy prokurorive, p\u00ebrpara se t\u00eb pushohej me vendim gjykate.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Komisioni i konsideroi si t\u00eb pabazuara denoncimet dhe e vler\u00ebsoi pozitivisht Sollakun p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Zegjine Sollaku ka punuar si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 1995-2003 dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj ka qen\u00eb gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK, ajo u mbrojt nga bashk\u00ebshorti i saj, Theodhori Sollaku \u2013avokat dhe ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili deklaroi se t\u00eb gjitha transaksionet financiare ishin kryer nga ana e tij dhe jo nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p><strong>Minuse dhe mosdeklarime <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni analizoi fillimisht pasurit\u00eb e familjes Sollaku t\u00eb deklaruara p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebhen nga 7 apartamente, pes\u00eb garazhe, 1 banes\u00eb private n\u00eb qytetin e Fierit si dhe dy automjete.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Komisioni gjeti mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr u konsiderua pa probleme.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar tregon se Sollaku e kund\u00ebrshtoi n\u00eb t\u00eb gjitha rastet barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe prap\u00ebsoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Diferenca negative e konstatuar n\u00eb fillim u reduktua ndjesh\u00ebm gjat\u00eb procesit, por jo aq sa t\u2019i siguronte subjektit konfirmimin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Komisioni vler\u00ebsoi se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kishin pasur burime t\u00eb ligjshme prej rreth 283 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebrpara vitit 2003 dhe 5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 \u2013 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u aplikua dhe masa disiplinore e shkarkimit.<\/p>\n<p>E mjaftuar me k\u00ebt\u00eb konkluzion, trupa gjykuese e Komisionit u ndal shkarazi tek gjetje t\u00eb tjera n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb; t\u00eb tilla si transaksione apo ndryshime t\u00eb llogarive bankare t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi 11 transaksione t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i subjektit, me p\u00ebrshkrimin dh\u00ebnie\/kalim dhe kthim borxhi n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme. E pyetur nga KPK, gjyqtarja Sollaku pretendoi se nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb tyre dhe se ato ishin kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit si avokat.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar m\u00eb pas se k\u00ebto veprime financiare jan\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ndihm\u00ebs reciprike shoq\u00ebrore dhe miq\u00ebsore dhe nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer \u2018kurrsesi p\u00ebr shtimin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebsoi se disa nga transaksionet ishin t\u00eb paqarta, disa nga shpjegimet nuk ishin bind\u00ebse dhe burimet financiare t\u00eb shumave t\u00eb qarkulluara nuk ishin gjithmon\u00eb t\u00eb provuara me dokumentacion ligjor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni e \u00e7moi t\u00eb panevojshme q\u00eb t\u00eb dilte me konkluzion p\u00ebr secil\u00ebn prej transaksioneve, pasi gjykoi se veprimet ishin zeruar brenda vitit dhe nuk kishin sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pasurit\u00eb \u2013me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb rasti.<\/p>\n<p>P\u00ebr munges\u00ebn e deklarimeve t\u00eb shtesave dhe pak\u00ebsimeve n\u00eb llogarit\u00eb bankare, Komisioni u mjaftua me p\u00ebrcaktimin si \u2018deklarim i pamjaftuesh\u00ebm\u2019 n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebzohet konflikti i interesit <\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga pasuria, gjyqtarja Zegjine Sollaku mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional, trupa e KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb hetimin e dyshimeve p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi si dhe n\u00eb verifikimin e denoncimeve, p\u00ebrpara se t\u2019i jepte subjektit not\u00eb kualifikuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit, Komisioni ka identifikuar 29 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara nga Zegjine Sollaku me subjekte q\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb caktuara, kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie juridiko-financiare me bashk\u00ebshortin e saj.<\/p>\n<p>E pyetur mbi k\u00ebt\u00eb fakt, Sollaku ka hedhur posht\u00eb konfliktin e interesit, nd\u00ebrsa ka pretenduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb transaksioneve t\u00eb kryera nga ana e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Edhe Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur se gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, subjekti nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb rrethana t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka analizuar materialet e administruara dhe p\u00ebrgjigjet e subjektit, si dhe momentet kohore t\u00eb trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve nga subjekti n\u00eb raport me koh\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb interesit, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ka pasur rrethana t\u00eb tilla,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e 58 denoncimeve nga publiku, trupa gjyq\u00ebsore vler\u00ebson se disa syresh jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe disa t\u00eb tjera nuk p\u00ebrbajn\u00eb prova apo indicie p\u00ebr verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Dy prej denoncuesve kishin depozituar m\u00eb par\u00eb edhe kall\u00ebzime penale p\u00ebr \u2018shp\u00ebrdorim detyre\u2019 ndaj Sollakut, por hetimet ose nuk kishin nisur, ose ishin pushuar me vendim gjykate.<\/p>\n<p>I dor\u00ebzuar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nj\u00ebri prej kall\u00ebzimeve \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb pas n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit dhe prokurori ka k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb pushimin e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata e ka rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkese dhe ka urdh\u00ebruar plot\u00ebsim t\u00eb hetimeve, por pas ankimit t\u00eb prokurorit dhe nj\u00eb p\u00ebrplasje kompetencash me SPAK-un, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar nga gjykata me argumentin se \u2018fakti nuk ekziston\u2019.<\/p>\n<p>Sipas KPK, kall\u00ebzimi ndodhet aktualisht n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb pas ushtrimit t\u00eb rekursit nga nj\u00ebra prej pal\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb profesionalizmit, KPK \u00e7mon se ka gjetur problematika kryesisht me afatet n\u00eb disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb administruara. Megjithat\u00eb, KPK vler\u00ebson se ato nuk mund ta penalizojn\u00eb subjektin.<\/p>\n<p>\u201c\u2026mbeten t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb till\u00eb q\u00eb vler\u00ebsohet q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb vetvete shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Zegjine Sollaku..,\u201d thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa shtohet se subjekti arrin nivel kualifikues n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Zegjine Sollaku u hetua n\u00eb veting p\u00ebr transaksione t\u00eb padeklaruara, konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi dhe denoncimet nga publiku, por u penalizua n\u00eb fund nga aritmetika e analiz\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":72873,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zegjine-dhe-Theodhori-Sollaku-11.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja prane Gjykates se Apelit  Tirane, Zegjine Sollaku, bashkeshorti i saj, ne cilesine e avokatit, Theodhori Sollaku, duke hyre ne nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur seancen degjimore me te. Sollaku po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e saj.\t\/r\/n\/r\/nJudge at the Court of Appeals in Tirana, Zegjine Sollaku, her husband, in the capacity of lawyer, Theodhori Sollaku, entering in a session of the Independent Qualification Commission, IQC. Sollaku is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72872"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72872"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72874,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72872\/revisions\/72874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}