{"id":72878,"date":"2021-08-09T18:45:04","date_gmt":"2021-08-09T16:45:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vendimin-per-shkarkimin-e-gjyqtares-luveda-dardha\/2021\/08\/09\/"},"modified":"2023-04-06T18:52:50","modified_gmt":"2023-04-06T16:52:50","slug":"kpk-u-nda-ne-vendimin-per-shkarkimin-e-gjyqtares-luveda-dardha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vendimin-per-shkarkimin-e-gjyqtares-luveda-dardha\/2021\/08\/09\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares Luveda Dardha"},"content":{"rendered":"<p>Relatori Olsi Komici ka dal\u00eb n\u00eb mendim pakice kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualfikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Luveda Dardha.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80053\" aria-describedby=\"caption-attachment-80053\" style=\"width: 486px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210611_201145_110621_5_014-4_cb7FDSw.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80053\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210611_201145_110621_5_014-4_cb7FDSw-486x400.jpg\" alt=\"\" width=\"486\" height=\"400\" data-id=\"80053\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80053\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Luveda Dardha, duke dal\u00eb nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili e ka shkarkuar at\u00eb nga detyra. | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli me 11 qershor vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Luveda Dardha.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Dardha u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen &#8211; t\u00eb tre n\u00eb pranin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Branko Hrvatin<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Dardh\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shumic\u00eb votash. Kryesuesja Sanxhanktari dhe an\u00ebtarja Xhensila Pine kan\u00eb vendosur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke argumentuar se gjyqtarja ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting lidhur me burimin e krijimit t\u00eb pasurive dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u2019i justifikuar ato.<\/p>\n<p>Gjithashtu, dy komisioneret kan\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se t\u00eb dh\u00ebnat e DSIK-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e gjyqtares n\u00eb korrupsion c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatori Olsi Komici n\u00eb mendim pakice \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb favor t\u00eb konfirmimit t\u00eb Dardh\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb. Ai thekson se vendimi i shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs gjykuese nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, pasi sipas tij subjekti i rviler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Ai gjithashtu nuk e ka pranuar arsyetimin e shumic\u00eb se vler\u00ebsimi i DSIK-s\u00eb se gjyqtarja ishte e pap\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, ishte i mb\u00ebshtetur n\u00eb fakte dhe prova t\u00eb pakontestueshme.<\/p>\n<p>Luveda Dardha p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe u caktua p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Dardha \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi ex-officio si pasoj\u00eb e funksionit t\u00eb saj si gjyqtare. Rivler\u00ebsimi p\u00ebr gjyqtaren Dardha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrshir\u00eb pasurin\u00eb, profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Me hedhjen e shortit KPK ka administruar raportet e vler\u00ebsimit t\u00eb hartuara nga institucionet ndihm\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoratin e Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI); Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ).<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI deklarim i subjekit nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe ajo ka dokumentacion jo t\u00eb plot\u00eb ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin financiar t\u00eb huadh\u00ebnies nga babai.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga konkluzionet e ILDKPKI-s\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim administrativ t\u00eb thelluar p\u00ebr t\u00eb verifikuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb gjyqtares mbi gj\u00ebndjen e saj pasurore, burimet e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave, si edhe evdientimen e fshehjes s\u00eb mund\u00ebshme t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb deklarimeve t\u00eb rreme, apo t\u00eb ndonj\u00eb situate konflikti interesi.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar p\u00ebr nj\u00eb aparament 80 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt 9.7 m2, nj\u00eb automjet \u2018Daimler Chrysler\u2019, si dhe nj\u00eb tok\u00eb are me sip\u00ebrfaqje 10 mij\u00eb m2 n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2016, subjekti i rivler\u00ebsimit ka dekluar se aseti ka vler\u00eb 80 mij\u00eb euro. N\u00eb deklarat\u00ebn veting gjyqtarja ka deklaruar si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset nj\u00eb kredi 7 milion\u00eb lek\u00eb nga Banka Credins &#8211; e konvertuar n\u00eb 50 mij\u00eb euro, t\u00eb ardhura personale 2 mij\u00eb euro dhe 28 mij\u00eb euro hua nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit, Komsioni konstaton se kontrata e huas\u00eb ka nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb deklaruar prej 36 mij\u00eb euro dhe burim t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i prind\u00ebrve t\u00eb subjetkit n\u00eb tregun industrial t\u00eb Fierit nga viti 1993 deri n\u00eb vitin 2001, t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb Greqi, si dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e dy apartamenteve. Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar n\u00eb vitin 2017, nj\u00eb pjes\u00eb e shum\u00ebs me vler\u00eb 8 mij\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer m\u00eb her\u00ebt nga huamarr\u00ebsit, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u p\u00ebrket t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti tregtar privat i prind\u00ebrve dhe detyrimeve tatimore t\u00eb paguara, subjekti ka sqaruar se prind\u00ebrit p\u00ebr periudh\u00ebn kohore 1993-2001, nuk kan\u00eb qen\u00eb subjekte t\u00eb regjistruara n\u00eb organet tatimore, si dhe nuk kan\u00eb pasur detyrimin p\u00ebr t\u2019u regjistruar, por paguanin vet\u00ebm nj\u00eb tarif\u00eb ditore kundrejt Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr z\u00ebnien e vendit p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit. Gjyqtarja gjithashtu ka sqaruar se babai i saj ka punuar n\u00eb shtetin grek n\u00eb vitin 1994 dhe 1995 gjat\u00eb sezonit veror, por nuk disponon dokumentacion provues pasi nuk ka qen\u00eb i siguruar. Nga analiza financiare e KPK-s\u00eb ka rezulatuar se babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien huas\u00eb 36,000 euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK i kaluar Dardh\u00ebs barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb paraqitur shpjegime apo prova t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit t\u00eb Komisionit, lidhur me pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarim n\u00eb lidhje me burimin e parave p\u00ebr blerjen e apartamentit, pasi huaja n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb deklaruar 28 mij\u00eb euro dhe rezulton t\u00eb jet\u00eb 36 mij\u00eb euro n\u00eb kontrat\u00eb. Gjithashtu, Komisioni pretendon se depozita e t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2004 nga prind\u00ebrit, nuk duket sikur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si burimi i parave p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se n\u00eb deklarat\u00ebn veting huaja \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 28 mij\u00eb euro, pasi ka qen\u00eb detyrim i mbetur ndaj huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb koh\u00ebn e paraqitjes s\u00eb deklarat\u00ebs veting. Subjekti i rivler\u00ebsimi gjithashtu ka deklaruar se burim p\u00ebr huan\u00eb ka sh\u00ebrbyer edhe shitja nga prind\u00ebrit i nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Fierit, nga t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfituar 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi ka analizuar provat dhe faktet dhe ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, shumica e trup\u00ebs ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtarja ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dh\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb lidhje me huan\u00eb e marr\u00eb nga prind\u00ebrit. Sipas KPK-s\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfturara nga prind\u00ebrit nga shitja e apartamentve nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 36 mij\u00eb euro, dh\u00ebn\u00eb hua subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Shumica e trupit gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur me t\u00eb nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit t\u00eb apartamentit, n\u00eb shum\u00ebn 2 mij\u00eb euro. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimi se gjyqtarja ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar apartamentin e banimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica shprehet n\u00eb vendim se gjyqtajra nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin fillestar financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs \u2018Daimler Chrysler\u2019, si dhe ajo ka pasur munges\u00eb koherence n\u00eb deklarimet e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekuar p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Edhe p\u00ebr pasurin\u00eb tok\u00eb me sip\u00ebrfaqe 10 mij\u00eb m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, shumica e trup\u00ebs arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e trupit gjykues &#8211; e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga komisoneret Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine, vler\u00ebson se gjyqtarja Luveda Dardha nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb p\u00ebrpiluar nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, gjyqtarja Luveda Dardha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion pasiv, p\u00ebr at\u00eb ngrihen dyshime se ka ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb disa procese penale, si dhe ka informacione p\u00ebr veprime t\u00eb kundraligjshme. Grupi i pun\u00ebs n\u00eb DSIK e ka vler\u00ebsuar subjektin e rivler\u00ebsimit si t\u00eb pap\u00ebrshtshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn si gjyqtare.<\/p>\n<p>Komisioni, pasi ka hetuar t\u00eb dh\u00ebnat e deklasifikuara dhe sekrete mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetuar p\u00ebrcaktimi i Grupit t\u00eb Pun\u00ebs dhe ka marr\u00eb parasysh shpjegimet e subjejktit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se informacionet q\u00eb disponoheshin p\u00ebr gjyqtaren ishin t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe rrethana konkrete.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues shprehet se mosp\u00ebrmbushja e rregullt e detyr\u00ebs nga gjyqtarja c\u00ebnon past\u00ebrtin\u00eb e\u00a0 figur\u00ebs s\u00eb subjektit dhe shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, trupi gjykues vler\u00ebson se gjyqtarja Luveda Dardha arrin nivel kualifikues. N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, dy an\u00ebtaret e trupit gjykues n\u00eb shumic\u00eb arsyetojn\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimi duhet shkarkuar nga detyra p\u00ebr kriterin pasuris\u00eb dhe p\u00ebr arsye se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet mendimit n\u00eb pakic\u00eb, relatori i \u00e7\u00ebshtjes Olsi Komici \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr vendimit t\u00eb kolegeve t\u00eb tij p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit m\u00eb sip\u00ebrfaqe 80 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Komici shprehet se edhe pse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga prind\u00ebrit, deklarimi nuk ka qen\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Komicit t\u00eb dh\u00ebnat dh\u00eb provat e vendosura n\u00eb dispozicion nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me aktivitetin tragtar t\u00eb prind\u00ebrve jan\u00eb bind\u00ebse. Ai gjithashtu thekson se t\u00eb ardhurat e dekluara nga shitja e apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb dhe Fier, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb paguar taksat dhe detyrimet, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burime t\u00eb ligjshme financiare.<\/p>\n<p>Komici thekson se nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtarja ka nj\u00eb munges\u00eb burimesh me vler\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2012-2016, por ai n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb proporcionaliteti e vler\u00ebson si vler\u00eb minimale, duke mos prodhuar pasoja q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin se ndodhemi p\u00ebrpara nj\u00eb deklarimi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb lidhje me konstatimet e grupit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb veprimtari korruptive, Komici shprehet se bazuar n\u00eb informacionet e institucioneve ligjzbatuese nuk rezultuan se ka prova t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, t\u00eb pakontestueshme dhe shteruese q\u00eb e implikojn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit apo personin e lidhur me t\u00eb n\u00eb veprimtari korruptive.<\/p>\n<p>Komici arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se bazuar n\u00eb provat e paraqitura, trupi gjykues nuk duhet t\u00eb kishte disponuar me shkarkimin e subjektit nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Relatori Olsi Komici ka dal\u00eb n\u00eb mendim pakice kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualfikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Luveda Dardha.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":72879,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[132,107,118,539],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210611_201145_110621_5_014-4_cb7FDSw.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, Luveda Dardha, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili e ka shkarkuar ate nga detyra. | Foto : LSa","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72878"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72878"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72880,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72878\/revisions\/72880"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}