{"id":72915,"date":"2021-07-29T10:35:40","date_gmt":"2021-07-29T08:35:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shtyn-venndimin-per-besim-hajdarmatajn-kerkon-nje-shkrese-nga-kpk\/2021\/07\/29\/"},"modified":"2023-04-06T18:55:47","modified_gmt":"2023-04-06T16:55:47","slug":"kpa-shtyn-venndimin-per-besim-hajdarmatajn-kerkon-nje-shkrese-nga-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shtyn-venndimin-per-besim-hajdarmatajn-kerkon-nje-shkrese-nga-kpk\/2021\/07\/29\/","title":{"rendered":"KPA shtyn vendimin p\u00ebr Besim Hajdarmatajn, k\u00ebrkon nj\u00eb shkres\u00eb nga KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kur pritej q\u00eb Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit t\u00eb shpallte vendimin p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Besim Hajdarmataj, vendosi t\u00eb ndryshoj\u00eb rjedh\u00ebn e procesit p\u00ebr t\u2019u njohur me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb komunikimeve telefonike t\u00eb nj\u00ebrit prej numrave t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti i rivler\u00ebsimit, dokument q\u00eb gjendet i administruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb hetimit administrativ.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79768\" aria-describedby=\"caption-attachment-79768\" style=\"width: 550px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmata-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79768 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmata-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-KPA-550x400.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"400\" data-id=\"79768\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79768\" class=\"wp-caption-text\">Besim Hajdarmataj dhe avoaktaj Romina Zano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPA | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA nuk pati nj\u00eb vendim t\u00eb enjten m\u00eb 29 korrik p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Besim Hajdarmataj, ashtu si kishte paralaj\u00ebmruar n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse m\u00eb 16 korrik. Kryesuesja e Rezarta Schuetz deklaroi t\u00eb enjten se, kur trupi gjykues i Kolegjit u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendimarrje, u k\u00ebshillua dhe vendosi t\u00eb revokoj\u00eb vendimin p\u00ebr mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe at\u00eb p\u00ebr vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Schuetz sqaroi se kjo t\u00ebrheqje nga vendimarrja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr Hajdarmatjan u krye me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb administrohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nj\u00eb shkres\u00eb e \u201cVodafone Albania\u201d q\u00eb lidhet me komunikimet telefonike t\u00eb nj\u00ebrit prej numrave t\u00eb poseduar prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Gjat\u00eb komunikimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, Kolegji nuk b\u00ebri me dije se p\u00ebrse nuk ishte administruar m\u00eb par\u00eb kjo shkres\u00eb q\u00eb u tha se gjendet n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Kolegji shpalli se kishte vendosur q\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs ta shtyj\u00eb p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 3 gusht, n\u00eb or\u00ebn 09:00 kur pritet q\u00eb Komisioneri Publik dhe prokurori Besim Hajdarmataj t\u00eb japin q\u00ebndrimin e tyre lidhur me shkres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb administrohet nga Kolegji.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb enjten nuk ishin t\u00eb pranish\u00ebm v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs dhe Komisioneri Publik Darjel Sina, p\u00ebr t\u00eb cilin u sqarua se kishte lajm\u00ebruar se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi. Sina u z\u00ebvend\u00ebsua nga Komisioneri Florjan Ballhysa. Nd\u00ebrkoh\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm subjekti i rivler\u00ebsimit, Besim Hajdarmataj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, Romina Zano.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimeve m\u00eb 21 qershor, Sina ngriti dyshime se Hajdarmataj ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitin 2010 n\u00eb prokurorin\u00eb e Kurbinit, pasi kishte miq\u00ebsi me nj\u00eb prej t\u00eb kall\u00ebzuarve me t\u00eb cilin kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit, si dhe se kishte cil\u00ebsuar gabim vepr\u00ebn penale duke disponuar m\u00eb pas me pushimin e procedimit penal. Po ashtu ai evidentoi se Hajdarmataj, nuk e ka ushtruar detyr\u00ebn e tij edhe n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, kur ai drejtonte Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, pasi nuk ishin kryer hetimet e nevojshme.<\/p>\n<p>Konstatimet e Komisionerit u mb\u00ebshtet\u00ebn edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 8 korrikut, i cili e konsideroi t\u00eb turpshme moskryerjen e hetimeve p\u00ebr tonelata drog\u00eb nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Prokurori Hajdarmataj u mbrojt vet\u00eb p\u00ebr kriterin e profesionalizmit gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare m\u00eb 16 korrik. Ai tha se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, si p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hetuara prej tij, ashtu edhe p\u00ebr ato t\u00eb hetuara nga prokuror\u00ebt vart\u00ebs, hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Hajdarmataj theksoi se Komisioneri nuk ka kryer asnj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve lidhur me pretendimin p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konliktit t\u00eb interesit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e hetuar n\u00eb vitin 2010 n\u00eb Kurbin. Ai pretendoi se Sina nuk ka verifikuar dhe analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS dhe tabulatet telefonike, q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetonin se ai nuk kishte miq\u00ebsi dhe se nuk kishte udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me personin q\u00eb pretendohet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb diskutimit p\u00ebrfundimtar Sina u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit dhe deklaroi se Hajdarmataj nuk arriti t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme kursimet nd\u00ebr vite, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Duke konsideruar edhe konstatimet p\u00ebr profesionalizmin, Sina vler\u00ebsoi se Hajdarmataj nuk e kalon dot testin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Besim Hajdarmataj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, Romina Zano i kund\u00ebrshtuan konkluzionet e Komisionerit si t\u00eb pabazuara e paragjykuese dhe k\u00ebrkuan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur pritej q\u00eb Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit t\u00eb shpallte vendimin p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Besim Hajdarmataj, vendosi t\u00eb ndryshoj\u00eb rjedh\u00ebn e procesit p\u00ebr t\u2019u njohur me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb komunikimeve telefonike t\u00eb nj\u00ebrit prej numrave t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti i rivler\u00ebsimit, dokument q\u00eb gjendet i administruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb hetimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72916,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[490,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmata-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Besim Hajdarmataj dhe avoaktaj Romina Zano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPA | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72915"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72915"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72915\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72917,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72915\/revisions\/72917"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72915"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}