{"id":72921,"date":"2021-07-27T19:26:05","date_gmt":"2021-07-27T17:26:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-se-gjyqtari-ken-dhima-ka-fshehur-miliona\/2021\/07\/27\/"},"modified":"2023-04-06T18:56:02","modified_gmt":"2023-04-06T16:56:02","slug":"kpk-ngre-dyshime-se-gjyqtari-ken-dhima-ka-fshehur-miliona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-se-gjyqtari-ken-dhima-ka-fshehur-miliona\/2021\/07\/27\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime se gjyqtari Ken Dhima ka fshehur miliona"},"content":{"rendered":"<p>Sipas KPK-s\u00eb Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs ka 60.5 milion lek\u00eb t\u00eb pajustifikuara me burime t\u00eb ligjshme, dy sht\u00ebpi dhe dy makina t\u00eb dyshuara si pasuri e fshehura, si dhe dy raste gjykimi n\u00eb konflikt interesi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79900\" aria-describedby=\"caption-attachment-79900\" style=\"width: 558px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-degimore-e-gjyqtarit-Ken-Dhima-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79900 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-degimore-e-gjyqtarit-Ken-Dhima--558x400.jpg\" alt=\"\" width=\"558\" height=\"400\" data-id=\"79900\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79900\" class=\"wp-caption-text\">Seanca degimore e gjyqtarit Ken Dhima<\/figcaption><\/figure>\n<p>I pyetur n\u00eb korrik 2014 n\u00eb ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vijonte t\u00eb pranonte dhurata, gjyqtari Ken Dhima ishte sfidues. \u201cMallkimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i varf\u00ebr nj\u00eb njeri. Si s\u2019do t\u2019i pranoj? \u00c7far\u00eb ka? Un\u00eb nuk e kam t\u00eb ndaluar me ligj?\u201d, tha ai para KLD-s\u00eb q\u00eb votoi n\u00eb shumic\u00eb kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij t\u00eb propozuar nga Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>7 vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhuratat q\u00eb ai kishte pranuar nuk u cil\u00ebsuan kaq t\u00eb pafajshme. KPK tha se nga hetimet kishte rezultuar se Dhima kishte shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj R.H, nj\u00eb person q\u00eb i kishte dhuruar nj\u00eb makin\u00eb me vler\u00eb 700 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni p\u00ebrmendi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, si gjetje marr\u00ebdh\u00ebniet me A.D dhe nj\u00eb kompani n\u00ebn administrimin e tij, q\u00eb i kishte huazuar Dhim\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dy makina me vler\u00eb 45 mij\u00eb euro pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim dhe m\u00eb pas kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje ndaj tyre.\u00a0 T\u00eb dyja raste u cil\u00ebsuan si raste t\u00eb dyshuara konflikti interesi dhe shkelje t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhima, i cili i kishte sjell\u00eb KPK-s\u00eb nj\u00eb raport mjek\u00ebsor n\u00eb or\u00ebn 9.30 t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb, nuk qe i pranish\u00ebm t\u00eb sqaronte marr\u00ebdh\u00ebniet. Ai po ashtu, si\u00e7 vuri n\u00eb dukje trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Suela Zhegu, nuk ishte p\u00ebrgjigjur p\u00ebr asnj\u00eb prej gjetjeve q\u00eb i ishte kaluar si barr\u00eb prove dhe nuk kishte caktuar avokat. Bekteshi tha se raporti i Dhim\u00ebs nuk ishte par\u00eb si arsye e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb seanc\u00ebn dhe i kaloi fjal\u00ebn koleges Qirko, e cila lexoi p\u00ebr mbi nj\u00eb or\u00eb gjetjet e hetimit.<\/p>\n<p>Gjyqtari sipas Komisionit rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 60.5 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi ato q\u00eb KPK i cil\u00ebsoi p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur dy pasuri q\u00eb s\u00ebbashku kushtonin m\u00eb shum\u00eb se 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Dhima e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Gjykat\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs. N\u00eb vitin 2004 ai \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr. N\u00eb vitin 2013, Dhima \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hallet e vjetra<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, s\u00ebbashku me bashk\u00ebshorten Klorinda \u00c7ela \u2013 gjithashtu me profesion gjyqtare, Dhima u kall\u00ebzua nga Inspektoriati i Lart\u00eb p\u00ebr Kontrollin dhe Deklarimin e Pasuris\u00eb dhe Konfliktiti t\u00eb Insteresit, ILDKPKI, p\u00ebr fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Pas kall\u00ebzimit t\u00eb ILDKPKI n\u00eb Prokurori, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Nasip Na\u00e7o u k\u00ebrkoi an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve, por k\u00ebrkesa e tij u refuzua nga KLD n\u00eb korrik 2014. Pas vendimit t\u00eb KLD-s\u00eb edhe prokuroria i pushoi hetimet ndaj dy subjekteve.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ndryshoi q\u00ebndrimin e ILDKPKI e cila si\u00e7 doli n\u00eb relatim kishte sjell\u00eb n\u00eb KPK nj\u00eb raport negativ, n\u00eb t\u00eb cilin Dhima akuzohej p\u00ebr fshehje pasurie dhe pamund\u00ebsi financiare. E vetmja pik\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ILDKPKI nuk kishte gjetur shkelje ishte konlfikti i interesit.<\/p>\n<p>Kjo ndryshoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn relatorja Qirko, u detyrua disa her\u00eb t\u00eb ndalonte e merrte frym\u00eb nd\u00ebrsa lexonte p\u00ebr transaksione dhe hyrje e dalje t\u00eb ardhurash t\u00eb komplikuara, q\u00eb Komisioni i kishte vler\u00ebsuar t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Relatorja tha se t\u00eb dy transaksionet ai i marrjes dhurat\u00eb t\u00eb Bencit n\u00eb vitin 2009 dhe ai i huap\u00ebrdorjes pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim t\u00eb dy makinave Audi me vler\u00eb 45 mij\u00eb euro prej vitit 2015 e n\u00eb vijim, ishin t\u00eb dyshuara p\u00ebr konflikt interesi dhe shkelje t\u00eb etik\u00ebs. Ajo tha se t\u00eb dy personat e tret\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb transaksione kishin pasur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb me Dhim\u00ebn.<\/p>\n<p>R.H e kishte b\u00ebr\u00eb dhurat\u00ebn pas vendimit penal t\u00eb Dhim\u00ebs n\u00eb vitin 2008 kur ai ishte i akuzuar p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor. Nd\u00ebrsa A.D dhe kompania e tij i kishin n\u00ebnshkruar kontratat e huap\u00ebrdorjes para se Dhima t\u00eb shqyrtonte padin\u00eb e tyre ndaj ISSH-s\u00eb. Qirko tha se n\u00eb rastin e dyt\u00eb kishte po ashtu edhe dyshime se makinat q\u00eb p\u00ebrdoreshin nga Dhima prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb ishin pasuri e fshehur.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj KPK ngriti dyshime se ishin pasuri t\u00eb fshehura nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjin nga Dhima, i cili kishte paguar edhe nj\u00eb k\u00ebst 50 mij\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ky i fundit pretendonte se kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb e cila m\u00eb pas do i kalonte t\u00eb v\u00ebllait, i cili n\u00eb at\u00eb moment nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por KPK tha se hetoi dhe gjeti se v\u00ebllai i Dhim\u00ebs kishte dal\u00eb nga Shqip\u00ebria p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb disa muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni tha se megjith\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs Dhima nuk dha shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb pasuri dhe dyshimet rreth saj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme rezultuan edhe disa nj\u00ebsi sh\u00ebrbime me sip\u00ebrfaqe 188 metra n\u00eb zon\u00ebn e Don Boskos n\u00eb Tiran\u00eb. Dhima kishte marr\u00eb nj\u00eb kredi 10 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsive, bashk\u00ebshortja kishte paguar nga llogaria e kredis\u00eb k\u00ebstin p\u00ebrkat\u00ebs, por n\u00eb kontrat\u00eb bler\u00ebs rezultonte v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nga kontratat rezultonte se Dhima ishte garantues n\u00eb kontrat\u00ebn mes kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese dhe kunatit dhe merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb paguante detyrimin e mbetur n\u00eb rast se kunati nuk ia dilte me k\u00ebstet. KPK tha se kishte dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur dhe se nuk iu vun\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentet q\u00eb tregonin pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb tjera dhe as se si kishte vijuar marr\u00ebdh\u00ebnia.<\/p>\n<p><strong>Transaksione, hua e dhurata t\u00eb pashpjeguara<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e dosjes tha n\u00eb fund t\u00eb leximit t\u00eb gjat\u00eb se pas analiz\u00ebs financiare Dhima dhe bashk\u00ebshortja po ashtu gjyqtare Klorinda \u00c7ela, rezultonin me bilance negative n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb viteve p\u00ebr t\u00eb cilat ishin rivler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Qirko vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr apartamentine par\u00eb t\u00eb bler\u00eb prej \u00e7ifitit n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr 74 mij\u00eb euro, mungonin burimet p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb. Sipas relatores vet\u00eb Dhima nuk kishte deklaruar kursime n\u00eb vitet pararend\u00ebse dhe t\u00eb ardhurat e deklaruara se kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen nuk dokumentoheshin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj t\u00eb paprovuar KPK gjeti nj\u00eb hua nga A.\u00c7. Komisioni nuk tha n\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kunatin me t\u00eb nj\u00ebjtat iniciale, por tha se personi n\u00eb fjal\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb gjyqtarit dhe t\u00eb shoqes 2 milion lek\u00eb hua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. Huaja ishte deklaruar nga Dhima, por n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ishte deklaruar n\u00ebse ajo ishte shlyer.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe i nj\u00ebjti person rezultonte se kishte marr\u00eb nga gjyqtari nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me qira, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguante 172 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. Qirko tha se nd\u00ebrsa gjyqtari nuk i kishte kthyer A.\u00c7 detyrimin marr\u00ebdh\u00ebnie e qiras\u00eb dhe deklarimi i t\u00eb ardhurave prej saj nga gjyqtari ishin t\u00eb dyshimta. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ekonomike jo llogjike\u201d, tha Qirko.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm relatorja vuri n\u00eb dukje raportet me nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, i bler\u00eb me ndihm\u00ebn e vjehrrit i cili i kishte t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor\u00eb. Komisioni tha se Dhima nuk kishte kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti problematike edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara si dhurata, hua apo si sposorizime. Sipas Komisionit b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro, p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtari nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe nuk kishte provuar as burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Blerja e dy garazheve po ashtu u gjet problematike. Dhima sipas KPK-s\u00eb kishte deklaruar si burim kursimet, por nga hetimi rezultoi se nuk ishte deklaruar pak\u00ebsim i tyre n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs. Dy nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi q\u00eb m\u00eb pas ishin l\u00ebshuar me qira po ashtu kishin probleme me burimet e krijimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Bekteshi tha se Dhima kishte refuzuar t\u00eb jepte shpjegime, kishte refuzuar t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb dhe nuk i ishte p\u00ebrgjigjur pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb d\u00ebrguar nga Komisioni. Bekteshi tha se trupa kishte vendosur t\u00eb vijonte procedur\u00ebn e rivler\u00ebsimit pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit t\u00eb gjyqtarit. Ajo tha se vendimi p\u00ebr Dhim\u00ebn do t\u00eb shpallej n\u00eb 29 korrik n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas KPK-s\u00eb Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs ka 60.5 milion lek\u00eb t\u00eb pajustifikuara me burime t\u00eb ligjshme, dy sht\u00ebpi dhe dy makina t\u00eb dyshuara si pasuri e fshehura, si dhe dy raste gjykimi n\u00eb konflikt interesi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72922,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[231,107,509,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-degimore-e-gjyqtarit-Ken-Dhima-.jpg","fifu_image_alt":"Seanca degimore e gjyqtarit Ken Dhima.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72921"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72921"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72921\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72923,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72921\/revisions\/72923"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72922"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}