{"id":72930,"date":"2021-07-26T19:40:47","date_gmt":"2021-07-26T17:40:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-sokol-ngresi-dhe-denoncuesi-i-tij-do-te-perballen-ne-kpa\/2021\/07\/26\/"},"modified":"2023-04-06T18:56:33","modified_gmt":"2023-04-06T16:56:33","slug":"gjyqtari-sokol-ngresi-dhe-denoncuesi-i-tij-do-te-perballen-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-sokol-ngresi-dhe-denoncuesi-i-tij-do-te-perballen-ne-kpa\/2021\/07\/26\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Sokol Ngresi dhe \u201cdenoncuesi\u201d i tij do t\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi deklaroi se prapa denoncimeve ndaj tij p\u00ebr fshehje apartamenti q\u00ebndronte administratori i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k, Flamur Kad\u00ebna dhe k\u00ebrkoi seanc\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura duke pretenduar se n\u00eb shpjegimet e tij do t\u00eb p\u00ebrmendet edhe bota e krimit. Kolegji vendosi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb si d\u00ebshmitar Kad\u00ebn\u00ebn dhe urdh\u00ebroi q\u00eb ky i fundit t\u00eb sjell\u00eb dokumentet origjinale p\u00ebr apartamentin q\u00eb ka konfirmuar se Ngresi e ka prenotuar n\u00eb vitin 2014 dhe revokuar n\u00eb 2015-\u00ebn.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79870\" aria-describedby=\"caption-attachment-79870\" style=\"width: 511px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79870 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-KPA-511x400.jpg\" alt=\"\" width=\"511\" height=\"400\" data-id=\"79870\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79870\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sokol Ngresi duke dal\u00eb nga KPA | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi u p\u00ebrball me denoncime t\u00eb reja gjat\u00eb seanc\u00ebs publike t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 26 korrik n\u00eb KPA &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dokumentet e d\u00ebrguara prej shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb funksion t\u00eb denoncimeve t\u00eb m\u00ebparshme, se ai ka fshehur nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014, konfirmonin kontrat\u00ebn e porosis\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, q\u00eb u kund\u00ebrshtuan si t\u00eb falsifikuara nga ky i fundit.<\/p>\n<p>Ngresi dor\u00ebzoi nj\u00eb akt ekspertimi q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetonte se shoq\u00ebria \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k ka falsifikuar k\u00ebto dokumente dhe pretendoi se gjith\u00e7ka b\u00ebhej p\u00ebr shkak se mund t\u00eb kishte c\u00ebnuar intresat e administratorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. Ai shtoi se kjo po ndodhte edhe p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cxhelozis\u00eb\u201d dhe \u201clig\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb nj\u00eb ish-kolegeje t\u00eb Apelit Vlor\u00eb e shkarkuar nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse m\u00eb 7 korrik, deklaroi se ajo kishte lidhje t\u00eb ngushta me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme u evidentuan 4 denoncime, ku n\u00eb nj\u00eb prej tyre pretendohej se gjyqtari Sokol Ngresi ka fshehur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 113.4 m2 +verand\u00eb n\u00eb Ujin e Ftoht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k., kundrejt \u00e7mimit 68 mij\u00eb euro. Komisioneri Ballhysa listoi edhe disa dokumente bashk\u00ebngjitur k\u00ebtij denoncimi, konkretisht kontrata e porosis\u00eb dhe tre mandate ark\u00ebtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebtij denoncimi dhe shkaqeve t\u00eb tjera t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit, trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo, \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor dhe i k\u00ebrkoi ASHK-s\u00eb Vlor\u00eb informacion dhe dokumente lidhur me lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb pallatit n\u00eb fjal\u00eb \u2013 nd\u00ebrsa shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. q\u00eb t\u00eb informonte n\u00ebse kontratat e depozituara nga denoncuesit jan\u00eb t\u00eb hartuara realisht prej saj dhe n\u00ebse ka l\u00ebshuar mandat-pagesat n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja Shtylla deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se shoq\u00ebria \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. kishte d\u00ebrguar kontrat\u00ebn paraprake t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb fjal\u00eb, lejen e nd\u00ebrtimit; kopje t\u00eb tre mandateve t\u00eb ark\u00ebtimit nga Ngresi; kopje t\u00eb revokimit t\u00eb kontrat\u00ebs; kopjen e mandat-pages\u00ebs t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr rikthimin e vlerave t\u00eb paguara prej subjektit dhe kopje t\u00eb kartel\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u sqarua se \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb KPA-s\u00eb edhe komunikimet me email mes gjyqtarit Ngresi dhe amdinistratorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie lidhur me nj\u00eb ankim p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, si dhe nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioneri Publik, Florian Ballhysa shprehu dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr administrimin si prova t\u00eb dokumentacionit t\u00eb mb\u00ebrritur nga shoq\u00ebrit\u00eb nd\u00ebrtuese dhe institucionet shtet\u00ebrore, Ngresi theksoi se n\u00eb p\u00ebrgjigjet e \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. nuk ishin vendosur n\u00eb dispozicion dokumente origjinale. \u201cShoq\u00ebria merr tagrin e noterit dhe thot\u00eb se konfirmoj dokumentacionin\u201d, pohoi Ngresi dhe pretendoi se k\u00ebto dokumente nuk i p\u00ebrmbushnin kriteret formale p\u00ebr t\u2019u administruar.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa paraqiti konstatimet e tij lidhur me provat e reja t\u00eb administruara nga Kolegji p\u00ebr denoncimin e kryer p\u00ebr fshehje apartamenti. Ai tha se nga analizimi i shkresave private t\u00eb d\u00ebrguara nga shoq\u00ebria \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k., n\u00eb raport edhe me deklarimet e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, konstatohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka porositur n\u00eb vitin 2014 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 113,43 m2 dhe verande 95,46 m, 2 me vler\u00eb 68 mij\u00eb euro. Sipas Ballhy\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, nga madat-pagesat rezulton se deri n\u00eb shtator t\u00eb 2014-\u00ebs \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb total shuma 20 mij\u00eb euro dhe se pas revokimit t\u00eb kontrat\u00ebs \u00a0pal\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme dhe shoq\u00ebria ka kthyer t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn e paguar n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Ballhysa parashtroi edhe nj\u00eb denoncimin tjet\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi, ku \u00ebsht\u00eb pretenduar se kontrata paraprake e vitit 2014 e n\u00ebnshkruar nga subjekti me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. \u00ebsht\u00eb origjinale dhe se Ngresi ka qen\u00eb avokat i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, madje edhe kur ka qen\u00eb n\u00eb funksionin e gjyqtarit duke e konsideruar si fakt t\u00eb njohur. Bashk\u00eblidhur k\u00ebtij email-i denoncuesi ka paraqitur kopje t\u00eb dokumenteve t\u00eb depozituata n\u00eb denoncimin e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr fshehjne e apartamentit.<\/p>\n<p>Ngresi k\u00ebmb\u00ebnguli se kontrata paraprake, ajo e revokimit dhe mandat-pagesat q\u00eb pretendohej se ishin n\u00ebnshkruar prej tij ishin t\u00eb falsifikuara. \u201cFalsifikatori \u00ebsht\u00eb Flamur Kad\u00ebna. Rast i paprecedent\u00eb t\u00eb falsifikohet firma e gjyqtarit\u201d, tha Ngresi dhe vijoi se ishte pik\u00ebrisht Kad\u00ebna i cili kryente denoncimet n\u00ebp\u00ebrmjet emrave dhe adresave anonime. \u201cJan\u00eb adresa fiktive t\u00eb administruara nga ky person. Kad\u00ebna paska 30 kopje origjinale dhe i shp\u00ebrndaka n\u00ebp\u00ebr Vlor\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb fabrikuara\u201d, tha Ngresi dhe shtoi se kishte kryer kall\u00ebzim penal ndaj tij n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>BIRN gjeti se personi i p\u00ebrmendur nga Ngresi si denoncuesi i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb q\u00ebndronte prapa atyre anonim\u00eb, z.Flamur Kad\u00ebna \u00ebsht\u00eb administratori i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k..<\/p>\n<p>Ngresi deklaroi se i kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb zyre private p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb p\u00ebr element\u00ebt grafik\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb tij n\u00eb kontratat e porosis\u00eb, t\u00eb revokimit dhe n\u00eb mandate-pagesa.<\/p>\n<p>Subjekti vijoi se ekspert\u00ebt jan\u00eb shprehur se n\u00ebnshkrimet n\u00eb fotokopjet e k\u00ebtyre akteve jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrputhshme me n\u00ebnshkrimet e tij dhe se konstatohen element\u00eb dridhje n\u00eb shkrimin e tyre, q\u00eb sipas tij jan\u00eb element\u00eb t\u00eb falsifikimit. \u201cEdhe ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb aktin origjinal p\u00ebr t\u00eb konkluduar\u201d, theksoi Ngresi.<\/p>\n<p>Ai tha se po vendoste si prov\u00eb edhe historikun original t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k.. t\u00eb marr\u00eb nga ASHK. Kjo shoq\u00ebri pretendon se e ka legalizuar 9 muaj pasi ka marr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit. \u201cPretendon se p\u00ebr 9 muaj ka b\u00ebr\u00eb 10 kate pallati\u201d, theksoi Ngresi dhe pretendoi se kjo ishte nj\u00eb prov\u00eb se si ishte falsifikuar dokumentacioni.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb bllokuar informacioni p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb KPA-s\u00eb, pasi un\u00eb e mora kollaj fare dhe juve nuk iu kthejn\u00eb p\u00ebrgjigje edhe pse kan\u00eb kaluar dy jav\u00eb\u201d, v\u00ebrejti Ngresi.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb ankim p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k n\u00eb emailin e administratorit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga gjyqtari Ngresi, ai pretendoi se kishte qen\u00eb thjesht nj\u00eb korrektim q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb ankimit pasi ia kishte k\u00ebrkuar avokati i shoq\u00ebris\u00eb me t\u00eb cilin kishte pasur njohje.<\/p>\n<p>Sipas Ngresit, \u00e7\u00ebshtja nuk kishte pasur lidhje me Apelin Vlor\u00eb, por me gjykat\u00ebn Administrative dhe se kur kishte d\u00ebrguar emaili-n p\u00ebr llogari t\u00eb administratorit nuk kishte sh\u00ebnuar asnj\u00eb koment. \u201cN\u00ebse do t\u00eb kishim pasur miq\u00ebsi do t\u2019i kisha uruar sh\u00ebndet. Nuk kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb korrespodenc\u00eb\u201d, deklaroi Ngresi. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se me pronarin e \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k, kishte pasur vet\u00ebm shoq\u00ebri t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb pasi frekuentonin shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u201cPor asnj\u00ebher\u00eb nuk kapasur ndikim n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs time\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai renditi provat e reja q\u00eb po dor\u00ebzonte n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, kall\u00ebzimin penal t\u00eb kryer ndaj administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k.; aktin e ekspertimit p\u00ebr n\u00ebnshkrimet dhe fletoren zyrtare p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2012 p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin lidhur me formularin p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prova dokumentacionin e mb\u00ebrritur nga shoq\u00ebrit\u00eb dhe institucionet; ato t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti e rivler\u00ebsimit; si dhe ti k\u00ebrkoj\u00eb ASHK-s\u00eb t\u00eb verifikohet dhe informoj\u00eb lidhur me mosveprimin p\u00ebr kthimin e p\u00ebrgjigjes p\u00ebr historikun e shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k.. \u201cLigji parashikon se n\u00eb rastet e mosbashk\u00ebpunimit trupi gjykues mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pse nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebrgjigje\u201d, deklaroi kryesuesja Shtylla.<\/p>\n<p>Ballhysa b\u00ebri gjithashtu me dije se n\u00eb adres\u00ebn elektronike t\u00eb institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve kishte mb\u00ebrritur edhe nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit ku pretendohej se gjyqtari ka p\u00ebrfituar nj\u00eb pasuri nga nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb padrejt\u00eb kund\u00ebr tij. Denoncuesi ka bashk\u00ebngjitur nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb; tri kontrata prenotim shitje t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe rekursin e kryer prej tij n\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ku \u00e7\u00ebshtja pritet t\u00eb shqyrtohet.<\/p>\n<p>Ngresi sqaroi se denoncuesi kishte prenotuar tre pasuri pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. dhe se pretendonte se nuk i ishin dor\u00ebzuar n\u00eb afat. Sipas subjektit, nga shqyrtimi gjyq\u00ebsor kishte rezultuar se denoncuesi i kishte marr\u00eb n\u00eb dispozicion fizikisht brenda koh\u00ebs s\u00eb dakord\u00ebsuar dhe se nuk kishte pasur d\u00ebm. Ai theksoi se \u00e7\u00ebshtja ishte p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe se denoncuesi kishte marr\u00eb indicie nga media bazuar n\u00eb akte t\u00eb falsifikuara nga \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. dhe kishte kryer ankimin.<\/p>\n<p>Pasi u pyet nga relatorja Ina Rama n\u00ebse kishte pasur miq\u00ebsi apo armiq\u00ebsi me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k., Ngresi ritheksoi se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore, por vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrgjithshme. \u201cMe pun\u00ebn time kam r\u00ebn\u00eb ndesh ndaj k\u00ebtij personi. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb kolegia ime e shkarkuar dhe mendoj se ka t\u00eb b\u00ebj xhelozia. Jam i pazoti t\u00eb shpjegoj intrigat dhe lig\u00ebsit\u00eb e njer\u00ebzve dhe xhelozin\u00eb e koleges s\u00eb shkarkuar\u201d, deklaroi Ngresi dhe shtoi se nuk kishte gjykuar asnj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt kishte qen\u00eb avokat.<\/p>\n<p>P\u00ebr prenotimin e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2007 n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr nd\u00ebrtuese kjo e fundit ka konfirmuar se subjekti ka paguar 17 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr 16 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb paguar me kredi bankare. M\u00eb tej n\u00eb shkres\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb konfirmohet zgjidhja e kontrat\u00ebs dhe kthimi i gjith\u00eb shum\u00ebs gjyqtarit Ngresi.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, edhe pse deklarohet kthimi i shum\u00ebs 17 mij\u00eb euro nga kjo shoq\u00ebri, mbetet i paprovuar posedimi i k\u00ebsaj shume n\u00eb cash nga subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebr sa koh\u00eb ai nuk e ka deklaruar kthimin dhe posedimin e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Ngresi pretendoi se deklarimin e kishte kryer nj\u00eb muaj pasi ishte shkarkuar dhe pas rikhtimin n\u00eb detyr\u00eb kishte shpjeguar n\u00eb ILDKPKI historikun e k\u00ebtyre transaksioneve.<\/p>\n<p>Ballhysa e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar pretendimin e ngritur nga Ngresi lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasurive n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2010. Ndryshe nga Ngresi q\u00eb pretendoi se deri n\u00eb 2011-\u00ebn deklarimet ishin punuar me shkrim dore dhe se formular\u00ebt d\u00ebrgoheshin fizikisht nga ILDKPKI, Ballhysa tha se nga p\u00ebrgjigjet e mb\u00ebrritura konfirmohet se p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2010, modelet e deklaratave n\u00eb fuqi p\u00ebr pasurin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 publikimit n\u00eb fletoret zyrtare respektive, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb publikuara dhe t\u00eb aksesueshme online edhe n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Ngresi k\u00ebrkoi q\u00eb seanca e radh\u00ebs t\u00eb zhvillohej me dyer t\u00eb mbyllura duke pretenduar se shpjegimet e tij p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe me bot\u00ebn e krimit. KPA u rezervua p\u00ebr t\u2019u shprehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe vendosi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs si d\u00ebshimtar administratorin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k. Flamur Kad\u00ebna dhe t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb sjell\u00eb dokumentacionin origjinal lidhur me prentonimin e apartamentit nga Ngresi, revokimin e kontrat\u00ebs dhe mandate pagesat e kyera nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Seanca u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 9 shtator n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi deklaroi se prapa denoncimeve ndaj tij p\u00ebr fshehje apartamenti q\u00ebndronte administratori i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAFA Konstruksion\u201d sh.p.k, Flamur Kad\u00ebna dhe k\u00ebrkoi seanc\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura duke pretenduar se n\u00eb shpjegimet e tij do t\u00eb p\u00ebrmendet edhe bota e krimit. Kolegji vendosi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb si d\u00ebshmitar Kad\u00ebn\u00ebn dhe urdh\u00ebroi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72931,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,362],"tags":[191,107,112,485],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Sokol Ngresi duke dal\u00eb nga KPA | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72930"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72930"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72932,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72930\/revisions\/72932"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}