{"id":72939,"date":"2021-07-26T11:31:37","date_gmt":"2021-07-26T09:31:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shperfillja-ndaj-jeteve-njerezore-nuk-perputhet-me-rolin-e-prokurorit\/2021\/07\/26\/"},"modified":"2023-04-06T18:56:52","modified_gmt":"2023-04-06T16:56:52","slug":"kpk-shperfillja-ndaj-jeteve-njerezore-nuk-perputhet-me-rolin-e-prokurorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shperfillja-ndaj-jeteve-njerezore-nuk-perputhet-me-rolin-e-prokurorit\/2021\/07\/26\/","title":{"rendered":"KPK: Shp\u00ebrfillja ndaj jet\u00ebve njer\u00ebzore nuk p\u00ebrputhet me rolin e prokurorit"},"content":{"rendered":"<p>Sipas KPK-s\u00eb prokurori Agim Dalipaj ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia pasi nuk ka hetuar disa aksidente n\u00eb pun\u00eb me raste humbje jete &#8211; duke p\u00ebrjashtuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebnsat dhe dule ngarkuar me faj e viktimat.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79275\" aria-describedby=\"caption-attachment-79275\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dalipaj-i-sakte-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79275\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dalipaj-i-sakte--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79275\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79275\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Agim Dalipaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 17 qershor 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Lezh\u00ebs, Agim Dalipaj pasi u konkludua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin dhe se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit evidentohen disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb aksidenteve t\u00eb pun\u00eb, edhe me pasoj\u00eb humbje jete, q\u00eb jan\u00eb pushuar nga prokurori Dalipaj pa kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe duke faj\u00ebsuar viktimat.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb konstatohet munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe deklarim i pamjaftuesh\u00ebm, si dhe gjendje n\u00eb konflikt interesi n\u00eb hetimin dhe pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb nd\u00ebrtuesi, nga i cili ka deklaruar se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament, por pa arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb pagesat. \u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dalipaj \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Agim Dalipaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1992 dhe ka punuar n\u00eb prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs dhe t\u00eb Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Model pune i dob\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme q\u00eb e ka vler\u00ebsuar Dalipajn \u201cmir\u00eb\u201d p\u00ebr vitin 2014 dhe \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d p\u00ebr vitet 2015 dhe 2016, Komisioni konkludon se ai \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Komisionit analizohen disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga prokurori Dalipaj p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkelja e rregullave n\u00eb pun\u00eb\u201d, ku n\u00eb disa raste ka vendosur mosfillim procedimi ose pushim, pa kryer hetime ose pa hetime t\u00eb plota. Ka qen\u00eb verifikimi i dosjeve t\u00eb shortuara prej nga \u00ebsht\u00eb identifikuar se ai nuk kryer hetime p\u00ebr zbardhjen e rrethanave t\u00eb vdekjes s\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori teksa ushtronte detyr\u00ebn, q\u00eb ka nxitur Komisionin t\u00eb kryej\u00eb verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>KPK u ka k\u00ebrkuar prokurorive t\u00eb Lezh\u00ebs dhe Tropoj\u00ebs ku ai ka ushtruar detyr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb vendosnin n\u00eb dispozicion t\u00eb gjitha dosjet e hetuara nga subjekti lidhur me k\u00ebt\u00eb vepr\u00ebr penale, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se Dalipaj i ka pushuar ose mosfilluar procedimet duke p\u00ebrjashtuar pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale dhe duke i\u2019ua kaluar at\u00eb viktimave ose duke i cil\u00ebsuar si raste fatkeqe.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit q\u00eb ka hetuar k\u00ebto dosje, n\u00eb disa raste ka interpretuar gabim ligjin dhe gjithashtu vendimet e marra prej tij nuk jan\u00eb arsyetuar plot\u00ebsisht, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, hetimi i rasteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me humbjen e jet\u00ebs ose d\u00ebmtimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, si dhe nuk rezultojn\u00eb p\u00ebrpjekje serioze nga prokurori Dlipaj p\u00ebr t\u00eb zbuluar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt konstatohet se \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb nxituara, t\u00eb bazuara n\u00eb akte t\u00eb cek\u00ebta ekspertize teknike, q\u00eb nuk mb\u00ebshteten n\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb mos filluar ose mbyllur hetimet dhe q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si baz\u00eb e vendimeve t\u00eb tij t\u00eb arsyetuara n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d, argumenton Komisioni dhe shton se k\u00ebto fakte tregojn\u00eb munges\u00ebn e kapaciteteve dhe aft\u00ebsive t\u00eb Dalipajt n\u00eb aspektin e njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se, n\u00eb vend q\u00eb Dalipaj t\u00eb nd\u00ebrmarrte veprime dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rol aktiv n\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe detyrimin p\u00ebr t\u00eb respektuar, mbrojtur dhe mb\u00ebshtetur dinjitetin njer\u00ebzor dhe t\u00eb drejtat e njeriut, ka shfaqur neglizhenc\u00eb e vazhdueshme n\u00eb nj\u00eb seri t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme vendimesh.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb shp\u00ebrfillje e till\u00eb dhe neglizhim ndaj humbjes s\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore, nuk p\u00ebrputhet me rolin e prokurorit\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb model pune aq t\u00eb dob\u00ebt, saq\u00eb rrezikon ose shkel t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe se d\u00ebshton s\u00eb kryeri detyr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb respektuar, mbrojtur dhe mb\u00ebshtetur dinjitetin njer\u00ebzor dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Gjithashtu, probleme jan\u00eb gjetur n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe n\u00eb disa prej 14 denoncimeve nga publiku, nga ka rezultuar se Dalipaj nuk ka kryer veprime hetimore t\u00eb plota, edhe kur jan\u00eb urdh\u00ebruar nga gjykata.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, t\u00eb gjitha t\u00eb metat e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin profesional c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek nj\u00eb magjistrat.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh dhe konflikti interesi<\/strong><\/p>\n<p>ILDKPKI ka konstatuar fshehje n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 53 m2 n\u00eb qytetin e Sh\u00ebngjinit me vler\u00eb 21 mij\u00eb 500 euro; deklarim\u00a0t\u00eb rrem\u00eb dhe munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie; si dhe paqart\u00ebsi t\u00eb\u00a0p\u00ebrfshirjes s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb procedurat e legalizimit. Kjo, pasi n\u00eb prill t\u00eb vitit 2014 bashk\u00ebshortja e Dalipajt ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e procesit t\u00eb legalizimit t\u00eb objektit pa leje t\u00eb nd\u00ebrtuar nga shoq\u00ebria e adminsirtuar nga L.Rr, ku gjendej edhe ky apartament i nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar se prokurori Dalipaj nuk ka deklaruar sakt\u00eb burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. K\u00ebt\u00eb pron\u00eb Dalipaj e ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe si burim ka sh\u00ebnuar kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai ka deklaruar vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb \u00e7mimit n\u00eb shum\u00ebn 21 mij\u00eb euro dhe nuk ka sh\u00ebnuar se i ka likuiduar shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe detyrimin 600 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ashtu si ka pretenduar m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i deklarimeve periodike rezulton se subjekti nuk ka deklaruar kursime cash nd\u00ebr vite, si dhe nuk ka pasqyruar ndonj\u00eb pages\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cB. I\u201d sh.p.k. Gjithashtu, ai nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb periudh\u00ebn 2006 \u2013 2009, kur ishte n\u00ebnshkruar kontrata e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Dalipaj ka ndryshuar q\u00ebndrim lidhur me burimin duke u shprehur se pjesa e paguar p\u00ebr apartamentin ka qen\u00eb shuma q\u00eb bashk\u00ebshortja u ka dh\u00ebn\u00eb hua nd\u00ebrtuesit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij deri n\u00eb vitin 2003, sa her\u00eb q\u00eb atyre u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kryenin veprime financiare, pasi kishin njohje miq\u00ebsore midis tyre.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka depozituar asnj\u00eb dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb provuar dh\u00ebnien e shumave hua, por edhe konvertimin e tyre n\u00eb vler\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto gjetje, KPK e ka kryer analiz\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e vitit 2006 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e sip\u00ebrmarrjes dhe pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar detyrimi n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb i pretenduar si i pashlyer, \u00ebsht\u00eb konsideruar si shpenzim e gjith\u00eb vlera e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit 21 mij\u00eb euro. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs financiare ka rezultuar pamjaftueshm\u00ebri financiare n\u00eb shum\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Dalipaj \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushte konflikti interesi n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb apartamentit. N\u00eb funksion t\u00eb verifikimeve t\u00eb KPK-s\u00eb, fillimisht Prokuroria Lezh\u00eb ka d\u00ebrguar informacion t\u00eb cunguar duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga Dalipaj vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2021, ku sqaronte se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve subjekti nuk kishte hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shit\u00ebsin e apartamentit, shtetasin L.Rr..<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrgjigja ishte e paplot\u00eb, Komisioni i ka k\u00ebrkuar s\u00ebrish\u00a0informacion Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, e cila k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka informuar se Dalipaj ka hetuar n\u00eb vitin 2003 nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u00a0me t\u00eb pandehur L.Rr dhe se ka vendosur pushimin e saj.<\/p>\n<p>Dalipaj ka deklaruar gjat\u00eb hetimit administrativ se me nd\u00ebrtuesin L.Rr kishin lidhje shoq\u00ebrore, se n\u00eb vitin 2002 kishte porositur apartamentin n\u00eb objektin q\u00eb ai kishte filluar t\u00eb nd\u00ebrtonte, si dhe se i ka dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb disa raste deri n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka qen\u00eb\u00a0n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb momentin q\u00eb ka hetuar procedimin n\u00eb ngarkim t\u00eb z. L. Rr, pasi ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me t\u00eb, si dhe pretendon se i ka dh\u00ebn\u00eb hua k\u00ebtij shtetasi.<\/p>\n<p>\u201cSi rrjedhoj\u00eb e rezultateve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme se subjekti nuk e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri (pasi si\u00e7 rezulton nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e saj), por e ka p\u00ebrfituar nga z. L.Rr n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb mobilimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 89 m2 n\u00eb Lezh\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2012. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 409 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve t\u00eb mobilimit. Gjithashtu jan\u00eb konstatuar deklarime kontradiktore n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb me krusimet nd\u00ebr vite, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr shtesat n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 190 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebnyra e veprimit t\u00eb subjektit, si p\u00ebr p\u00ebrfitimin e pasuris\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, ashtu edhe paaft\u00ebsia n\u00eb kryerjen e procedurave hetimore, do t\u00eb lexohej nga publiku si nj\u00eb sjellje q\u00eb nuk ngjall besim te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, konkludon trupi gjykues i kryesuar Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtare Alma Faskajn.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas KPK-s\u00eb prokurori Agim Dalipaj ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia pasi nuk ka hetuar disa aksidente n\u00eb pun\u00eb me raste humbje jete &#8211; duke p\u00ebrjashtuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebnsat dhe dule ngarkuar me faj e viktimat.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72940,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[542,118,149,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dalipaj-i-sakte-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Agim Dalipaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72939"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72939"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72939\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72941,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72939\/revisions\/72941"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}