{"id":72951,"date":"2021-07-22T18:25:40","date_gmt":"2021-07-22T16:25:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-avni-kraja-me-balanca-negative-te-medha-dhe-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurine\/2021\/07\/22\/"},"modified":"2023-04-06T18:57:21","modified_gmt":"2023-04-06T16:57:21","slug":"prokurori-avni-kraja-me-balanca-negative-te-medha-dhe-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-avni-kraja-me-balanca-negative-te-medha-dhe-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurine\/2021\/07\/22\/","title":{"rendered":"Prokurori Avni Kraja me balanca negative t\u00eb m\u00ebdha dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Tiran\u00ebs, Avni Kraja nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe ka tentuar t\u00eb zvarris\u00eb procesin me k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Deklarimet e pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr krijimin e pasurive soll\u00ebn pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e tyre.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79840\" aria-describedby=\"caption-attachment-79840\" style=\"width: 510px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210506_221241_060521_5_012-2_8039FCm.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79840 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210506_221241_060521_5_012-2_8039FCm-510x400.jpg\" alt=\"Avni Kraja n\u00eb KPK\" width=\"510\" height=\"400\" data-id=\"79840\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79840\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Avni Kraja n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 18 maj t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Tiran\u00ebs Avni Kraja, pasi u konkluduan mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, si deklarim i pasakt\u00eb dhe i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit evidentohet se Kraja nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve si dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime shteruese. \u201cSubjekti ka tentuar zvarritje t\u00eb procesit, duke depozituar k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, t\u00eb cilat synonin pezullim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebren KPK. Komisioni e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Kraj\u00ebs p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriteret e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit dhe e p\u00ebrfundoi procesin e vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Avni Kraja e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Lushnje, Kruj\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2010 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se prokurori Kraja ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 135.5 m2 t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai ka sh\u00ebnuar si burime t\u00eb ardhurat nga shitja e katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb banese me sip\u00ebrfaqe 160 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb 2001-in n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb; nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro; t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes nd\u00ebr vite; si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 351 mij\u00eb lek\u00eb. Ai ka deklaruar se vlera p\u00ebrfundimtare e \u00e7mimit t\u00eb blerjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 105 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Kraja nuk ka deklaruar n\u00eb 2007-\u00ebn kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb lidhur n\u00eb shtator t\u00eb atij viti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament; se nuk ka pasqyruar shpenzime p\u00ebr kryerjen punimeve t\u00eb mbetura q\u00eb ka deklaruar n\u00eb vitin 2008, si dhe nuk ka provuar me dokumentacion ligjor kryerjen dhe vler\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb edhe vlerat dhe m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor shlyerja totale e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, Kraja nuk ka deklaruar ndonj\u00ebher\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb Tiran\u00eb, ku nga shitja e katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka pretenduar se ka p\u00ebrfituar 6.9 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb sipas tij kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk u provua me dokumentacion ligjor vlera e shitjes s\u00eb katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb pretenduar nga subjekti, si dhe transferimi i shum\u00ebs 6.9 milion\u00eb lek\u00eb nga v\u00ebllai i tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsit, tek prokurori Kraja.<\/p>\n<p>\u201cKonstatohet se subjekti me kontrat\u00ebn e dat\u00ebs 20.01.2020 ka shitur 1\/5 e pjes\u00ebs takuese t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn \u201c***\u201d dhe jo katin e tret\u00eb t\u00eb saj\u201d, shprehet trupi gjykues dhe ngre dyshime mbi vler\u00ebn e investimit p\u00ebr katin e tret\u00eb t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2001 krahasuar me at\u00eb t\u00eb shitjes n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 6.9 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, n\u00eb vendim thuhet se Kraja nuk ka provuar me dokumentacion ligjor vler\u00ebn e investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb tret\u00eb krahasuar me vler\u00ebn e referenc\u00ebs sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb konkludohet deklarim i pasakt\u00eb dhe i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 135.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson t\u00eb pamundur t\u00eb pamundur verifikimin e gjendjes reale t\u00eb likujditeteve cash, pasi jan\u00eb konstatuar deklarime kontradiktore n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka sh\u00ebnuar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 450 mij\u00eb mij\u00eb lek\u00eb, duke deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga puna e tij q\u00eb nga viti 1992 dhe prej pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes nga viti 2002 deri m\u00eb n\u00eb vitin 2017 kur \u00ebsht\u00eb kryer deklarimi. Si burim krijimi t\u00eb gjendjes cash ai ka deklaruar edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lushnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar si i pastreh\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb deklarimet vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, Komisioni konstaton se gjendja cash e kursimeve m\u00eb 31 dhjetor 2016 duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo aq sa ka sh\u00ebnuar subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb, Kraja ka shpjeguar se gjendja cash u referohet dy momenteve t\u00eb ndryshme dhe se shuma 1 milion e 50 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konsumuar p\u00ebr shpenzime t\u00eb ndryshme t\u00eb kryera n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]si pasoj\u00eb e deklarimeve kontradiktore t\u00eb subjektit n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebs cash dhe ndryshimeve n\u00eb vler\u00ebn e deklaruar, krijojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cili prej deklarimeve t\u00eb b\u00ebra \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pasqyron gjendjen reale t\u00eb likuiditeteve cash[\u2026]\u201d, konkludon Komsioni bazuar edhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb pasurie truall me sip\u00ebrfaqe 540 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb subjekti e ka n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi nga trash\u00ebgimia e babait t\u00eb tij me pjes\u00eb takuese 1\/5, q\u00eb \u00ebsht\u00eb certifikuar n\u00eb korrik t\u00eb 2017-\u00ebs.<\/p>\n<p>Kraja e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2019 dhe ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni m\u00eb par\u00eb, prandaj nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e 2018-\u00ebs. Por, nga verifikimi i kryer prej KPK ka rezultuar se babai i subjektit e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2013 dhe se n\u00eb 2014-\u00ebn kur ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7elur dhe d\u00ebshmia e trash\u00ebgimis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Kraja nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs lidhur dyshimet e ngritura prej Komisionit p\u00ebr padijenin\u00eb e tij p\u00ebr p\u00ebrditimin e k\u00ebsaj pasurie nga i ati, para se t\u00eb certifikohej.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb parashtrimeve rreth barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb d\u00ebrguar, ka pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie[\u2026]\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Kraja nuk ka pasqyruar automjete apo transaksione shitblerje t\u00eb kryera gjat\u00eb viteve me ato pasuri, por nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai ka deklaruar blerje dhe shitje t\u00eb tyre n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb interesave private t\u00eb viteve 2003 \u2013 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb lidhje me shitjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolks\u00ebagen Golf\u201d kan\u00eb rezultuar dy kontrata shitje t\u00eb kryera n\u00eb dy zyra noteriale t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb n\u00ebnshkruara prej subjektit, nj\u00eb e vitit 2006 dhe tjetra e 2005-\u00ebs, ku e nj\u00ebjta makin\u00eb rezulton t\u2019u jet\u00eb shitur personave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]konstatimi i dy kontratave me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt dhe me dy persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, gj\u00eb e cila p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i etik\u00ebs, por e b\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt deklarimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm[\u2026]\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, prokurori Avni Kraja ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 13.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Tiran\u00ebs, Avni Kraja nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe ka tentuar t\u00eb zvarris\u00eb procesin me k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Deklarimet e pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr krijimin e pasurive soll\u00ebn pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e tyre.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72952,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,362],"tags":[543,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210506_221241_060521_5_012-2_8039FCm.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Avni Kraja n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72951"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72951"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72951\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72953,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72951\/revisions\/72953"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}