{"id":72966,"date":"2021-07-21T12:51:58","date_gmt":"2021-07-21T10:51:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikti-i-interesit-ish-avokatja-e-shtetit-dhe-bashkeshorti-te-pandare-ne-gjykate\/2021\/07\/21\/"},"modified":"2023-04-06T18:58:07","modified_gmt":"2023-04-06T16:58:07","slug":"konflikti-i-interesit-ish-avokatja-e-shtetit-dhe-bashkeshorti-te-pandare-ne-gjykate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikti-i-interesit-ish-avokatja-e-shtetit-dhe-bashkeshorti-te-pandare-ne-gjykate\/2021\/07\/21\/","title":{"rendered":"Konflikti i interesit: Ish-Avokatja e Shtetit dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb pandar\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb zbuloi se ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb procese gjyq\u00ebsore ku pal\u00ebt kund\u00ebrshtare kan\u00eb pasur si mbrojt\u00ebs ligjor bashk\u00ebshortin e saj, Envi Hicka.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77700\" aria-describedby=\"caption-attachment-77700\" style=\"width: 536px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ish-Avokatja-e-Shtetit-Alma-Hicka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77700\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ish-Avokatja-e-Shtetit-Alma-Hicka-536x400.jpg\" alt=\"\" width=\"536\" height=\"400\" data-id=\"77700\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77700\" class=\"wp-caption-text\">Alma Hicka n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2015, qeveria shqiptare u d\u00ebnua nga Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb paguaj\u00eb vler\u00ebn mbi 2 milion\u00eb euro p\u00ebr tri familje t\u00eb shpron\u00ebsuara nga regjimi komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohur si <a href=\"https:\/\/kpk.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Vendim-Alma-Hicka.pdf\">Sharra dhe t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb<\/a>, padit\u00ebs ishte avokati Envi Hicka dhe studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb gjyq shteti shqiptar mbrohej nga avokatja e shtetit, Alma Hicka.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, i cili vendosi ta shkarkonte nga detyra si gjyqtare Alma Hick\u00ebn, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm ku ajo \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb konflikt interesi me bashk\u00ebshortin gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb drejtonte Avokatur\u00ebn e Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb 60 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb komunikuara n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014 kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Strasburg, 15 prej tyre p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin nga studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashk\u00ebshortin e saj.<\/p>\n<p>E pyetur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Hicka ka mohur se gjyqet ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur si pal\u00eb padit\u00ebse me bashk\u00ebshortin dhe studion e tij ligjore p\u00ebrb\u00ebnin konflikt interesi.<\/p>\n<p>\u201cKurdoher\u00eb, n\u00eb ushtrimin e \u00e7do funksioni kam respektuar t\u00eb gjitha detyrimet ligjore n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d ka deklaruar Hicka n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsori t\u00eb d\u00ebrguar nga KPK gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Alma Hicka ka qen\u00eb gjyqtare nga viti 2003 dhe n\u00eb vitin 2013 u em\u00ebrua Avokate e Shtetit, detyr\u00eb q\u00eb e mbajti deri n\u00eb vitin 2018. Pas dor\u00ebheqjes nga posti i Avokates s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Shtetit, Hicka u em\u00ebrua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ, gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb rivler\u00ebsoi Alma Hick\u00ebn ishte i kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Firdes Shulin.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar p\u00ebr subjektin nuk u zbardh sipas parashikimeve ligjore, brenda 30 dit\u00ebve pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Ai b\u00eb publik me 15 korrik &#8211; 74 dit\u00eb pas afatit maksimal dhe vet\u00ebm pasi BIRN i k\u00ebrkoi llogari KPK-s\u00eb p\u00ebr vones\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, KPK u shfaj\u00ebsua se vonesa kishte ardhur si rrjedhoj\u00eb e ngarkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb komisioner\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Amnistia p\u00ebr drejtuesit e CEZ<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rasteve ku Alma Hicka ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Strasburg, KPK evidenton edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr q\u00eb rrjedh nga ushtrimi administrativ i funksionit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb rolin e saj si avokate e shtetit, Hicka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr formulimin e nenit 9 t\u00eb marr\u00ebveshjes midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe kompanis\u00eb \u00e7eke t\u00eb energjis\u00eb CEZ, p\u00ebr zgjidhjen e gjyqit t\u00eb arbitrzhit pas shtet\u00ebzimit t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb shp\u00ebrdarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike OSHEE, n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>CEZ Grup bleu kompanin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2009 duke paguar 102 milion\u00eb euro p\u00ebr 76 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve, nd\u00ebrsa premtoi t\u00eb investonte 200 milion\u00eb euro brenda kat\u00ebr viteve. Pavar\u00ebsisht premtimeve p\u00ebr investime, kompania \u00e7eke e thelloi grop\u00ebn e borxheve t\u00eb sistem energjetik dhe n\u00eb janar 2013 humbi licenc\u00ebn pas nj\u00eb konflikti me qeverin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit UNCITRAL me nj\u00eb padi kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr heqje arbitrare t\u00eb licenc\u00ebs. Qeveria e djatht\u00eb e drejtuar nga Sali Berisha u b\u00eb gjithashtu gati p\u00ebr arbitrazh, por me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb kryeministit Edi Ram\u00eb n\u00eb vitin 2013, qasja ndaj konfliktit me CEZ ndryshoi kurs, duke shkuar drejt nj\u00eb zgjidhjeje me marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja i kushtoi buxhetit t\u00eb shtetit 95 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e djathta n\u00eb opozit\u00eb e cil\u00ebsoi at\u00eb \u201csi afer\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe korruptive n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit v\u00ebren se neni 9 i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, i garantonte amnisti ndaj ndjekjes penale drejtuesve t\u00eb CEZ n\u00eb Shqip\u00ebri, dy prej t\u00eb cil\u00ebve ishin n\u00eb hetim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb lidhje me skandalin e mbledhjes s\u00eb borxhit t\u00eb kompanis\u00eb, q\u00eb njihet gjithashtu si <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/marreveshja-konfidenciale-qe-i-dha-fund-arbitrazhit-cez-dia\/\">\u00e7\u00ebshtja CEZ-DIA<\/a>.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb Hicka ishte n\u00eb konlikt interesi p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshorti i saj m\u00eb her\u00ebt e kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar kompanin\u00eb CEZ n\u00eb nj\u00eb gjyq kund\u00ebr Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebnia e personit t\u00eb lidhur e subjektit rivler\u00ebsues, bashk\u00ebshortit z. E. H. si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb \u201cCEZ\u201d sh. a., n\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse padit\u00ebs Drejtorin\u00eb e Tatimeve Tiran\u00eb dhe i paditur CEZ sh.a., b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb rastet e konfliktit t\u00eb interesit kundrejt subjektit rivler\u00ebsues\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Hicka e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit duke pretenduar se nuk ka pasur rol vendimmarr\u00ebs, por vet\u00ebm k\u00ebshillues.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb dispozit\u00eb ligjore, por as edhe ndonj\u00eb logjik\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb t\u00eb shoh nj\u00eb lidhje interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur Hicka.<\/p>\n<p>\u201cAs un\u00eb as bashk\u00ebshorti im n\u00eb asnj\u00eb moment as p\u00ebrpara as pas fillimit. [\u2026]nuk kemi pasur asnj\u00eb interes, as t\u00eb fsheht\u00eb, as t\u00eb hapur, as pasuror dhe as t\u00eb ndonj\u00eb lloji tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, ka deklaruar ajo para Komisionit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrfaq\u00ebsimi ligjor nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb Hick\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme kohore t\u00eb caktimit t\u00eb subjektit rivler\u00ebsues n\u00eb grupin nd\u00ebrinstitucional t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb ka negociar marr\u00ebveshjen me CEZ, kjo bie n\u00eb rastet e konfliktit t\u00eb interesit, duke passjell\u00eb gjendjen e konfliktit nd\u00ebrmjet detyr\u00ebs publike dhe interesit privat t\u00eb subjektit rivler\u00ebsues.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Alma Hicka nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebdeklaruar gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit apo dhe t\u00eb ket\u00eb njoftuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim institucionin epror, Ministrin e Dret\u00ebsis\u00eb &#8211; ashtu si parashikohet n\u00eb ligj.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK-s\u00eb e vler\u00ebsoi pozitivisht Hick\u00ebn p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin; megjithat\u00eb, gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb e subjekit jan\u00eb konsideruar shkarkuese p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit<\/p>\n<p>Ashtu si ILDKPKI, edhe Komisioni konstaton probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se Hicka ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 120.3 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 90 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb automjet p\u00ebr shum\u00ebn 23 mij\u00eb e 900 euro, si dhe nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive, Hicka ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe dy hua t\u00eb marr\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2015 dhe tjetr\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr makin\u00ebn n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj si tregtare ambulante dhe ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr huan\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr nga bashk\u00ebshorti, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar se ai zot\u00ebronte t\u00eb drejta reale mbi at\u00eb pasuri.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb zbuloi se ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb procese gjyq\u00ebsore ku pal\u00ebt kund\u00ebrshtare kan\u00eb pasur si mbrojt\u00ebs ligjor bashk\u00ebshortin e saj, Envi Hicka.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72967,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,473],"tags":[544,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ish-Avokatja-e-Shtetit-Alma-Hicka.jpg","fifu_image_alt":"Alma Hicka n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72966"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72966"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72966\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72968,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72966\/revisions\/72968"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}