{"id":72975,"date":"2021-07-17T12:21:37","date_gmt":"2021-07-17T10:21:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/u-korruptua-qellimi-i-ligjit-onm-kunder-kpk-per-shkarkimin-e-genci-qanes\/2021\/07\/17\/"},"modified":"2023-04-06T18:58:47","modified_gmt":"2023-04-06T16:58:47","slug":"u-korruptua-qellimi-i-ligjit-onm-kunder-kpk-per-shkarkimin-e-genci-qanes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/u-korruptua-qellimi-i-ligjit-onm-kunder-kpk-per-shkarkimin-e-genci-qanes\/2021\/07\/17\/","title":{"rendered":"\u2018U korruptua q\u00ebllimi i ligjit\u2019: ONM kund\u00ebr KPK p\u00ebr shkarkimin e Genci Qan\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, nj\u00eb v\u00ebzhgues i ONM-s\u00eb ka kund\u00ebrshtuar vendimin e trupave t\u00eb vetingut n\u00eb shkarkimin e nj\u00eb magjistrati si t\u00eb pabazuar. Steven Kessler n\u00eb argumentet e tij kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb prokurorit Genci Qana thot\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mbi gjetje \u201cjasht\u00ebzakonisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme\u201d dhe \u00ebsht\u00eb jopropocional.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_77114\" aria-describedby=\"caption-attachment-77114\" style=\"width: 513px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-genci-Qana.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-77114\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-genci-Qana-513x400.jpg\" alt=\"\" width=\"513\" height=\"400\" data-id=\"77114\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-77114\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Genci Qana (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Genci Qana u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb 31 mars 2021, pas nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn prokurori u shpreh me superlativa p\u00ebr procesin e vetingut me besimin se do t\u00eb konfirmohej.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb zbardhur m\u00eb 15 korrik, 44 dit\u00eb pune n\u00eb shkelje t\u00eb afatit ligjor prej 30 dit\u00ebsh q\u00eb Komisioni ka p\u00ebr zbardhjen e vendimeve.<\/p>\n<p>Vendimi i shkarkimit t\u00eb Qan\u00ebs \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebrmes nj\u00ebrit nga mendimet e pak\u00ebta kund\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij lloji nga v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, i cili i konsideron argumentet e KPK-s\u00eb si \u201cplot\u00ebsisht t\u00eb paarsyeshme\u201d dhe se \u201ckorruptonin q\u00ebllimin e ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb shkarkoi Qan\u00ebn e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari, kryesuese, Xhensila Pine, relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare, arsyeton unanimisht se shkarkimi bazohej mbi deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, munges\u00eb burimesh financiare dhe mosdeklarimin e nj\u00eb lapsusi t\u00eb gjendjes civile n\u00eb vitet \u201896-\u201897 q\u00eb ndryshoi \u201cn-n\u00eb\u201d me nj\u00eb \u201cm\u201d p\u00ebr 8 muaj n\u00eb mbiemrin e prokurorit. KPK n\u00eb vendim shprehet se Qana kishte shkelur pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin; p\u00ebrkat\u00ebsisht deklarim i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Steven Kessler arsyeton se \u201cnuk kishte asnj\u00eb baz\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb aplikuar k\u00ebt\u00eb parashikim ligjor.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb opinioni i dyt\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb shkarkimin prej ONM-s\u00eb, pas atij q\u00eb Ferdinando Buatier de Mongeot dha kund\u00ebr vendimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, ONM q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb 19 rekomandime p\u00ebr shkarkim apo rihetim p\u00ebr subjekte t\u00eb konfirmuara n\u00eb Komision.<\/p>\n<p><strong>Lapsusi n\u00eb mbiem\u00ebr <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nj\u00eb nga arsyet e shkarkimit t\u00eb prokurorit Genci Qana ishte mosdeklarimi n\u00eb formularin e kriterit t\u00eb figur\u00ebs ndryshimin p\u00ebr tet\u00eb muaj t\u00eb mbiemrit t\u00eb tij nga Qana n\u00eb Qama.<\/p>\n<p>Informacioni mb\u00ebrriti n\u00eb KPK p\u00ebrmes nj\u00eb denoncimi dhe u konsiderua lapsus i gjendjes civile, i cili u korrigjua brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr prej tyre.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se Qana k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr lapsusin dhe se ky i fundit rezultoi t\u00eb mos ishte p\u00ebrdorur as p\u00ebr blerje pasurie dhe as p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr, Komisioni k\u00ebmb\u00ebnguli se mosdeklarimi n\u00eb formular ishte shkarkues.<\/p>\n<p>KPK arsyeton se\u00a0 \u201cargumenti i p\u00ebrdorur nga subjekti i rivler\u00ebsimit mbi padijenin\u00eb e tij, nuk mund t\u00eb pranohet pasi sfidon logjik\u00ebn dhe justifikimi i parashtruar prej subjektit mbi padijenin\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrfillsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton se p\u00ebrtej r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktin, ndryshimi i g\u00ebrm\u00ebs s\u00eb mbiemrit duhej t\u00eb ishte deklaruar dhe se mosdeklarimi nd\u00ebshkohej automatikisht me shkarkim.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb figur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler argumenton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim mungon qart\u00ebsisht propocionaliteti. Ai thot\u00eb se ndryshimi i g\u00ebrm\u00ebs apo shtimi i bishtit t\u00eb \u201cn-s\u00eb\u201d ishte nj\u00eb gabim krejt i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i nj\u00eb zyrtari dhe se Qana nuk mund t\u00eb mbahej n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb hutuese q\u00eb ky gabim shkrimi dore apo makine shkrimi i ngarkohet subjektit dhe q\u00eb dekada m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrdoret p\u00ebr shkarkimin e tij nga puna\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Kessler thot\u00eb se askush nuk duhet t\u00eb shkarkohet nga p\u00ebr k\u00ebsi \u201cfaktesh jasht\u00ebzakonisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u2019i vesh\u00ebsh k\u00ebto fakte me lug\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb nenin 61 (3) dhe t\u2019i kategorizosh si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb korruptim qoft\u00eb i kuptimit, qoft\u00eb i q\u00ebllimit legjitim t\u00eb\u00a0 k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb plot\u00eb,\u201d shprehet ai n\u00eb mendimin e tij kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Kessler thot\u00eb se k\u00ebto fakte \u201cul\u00ebrisnin\u201d p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb propocionalitetit dhe se nuk kishte arsye q\u00eb subjekti t\u00eb g\u00ebnjente KPK p\u00ebr gabimin e nj\u00eb zyrtari vite m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Argumentet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shkarkimi i Qan\u00ebs \u00ebsht\u00eb sipas Komisionit i bazuar edhe n\u00eb munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2001. Kjo munges\u00eb vjen kryesisht prej moskonsiderimit si t\u00eb ligjshme t\u00eb 945 mij\u00eb lek\u00ebve t\u00eb fituara nga bashk\u00ebshortja e prokurorit nga puna e saj n\u00eb dy organizata jo-fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Trupa e KPK arsyeton se dokumentet q\u00eb Qana vuri n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb provuar se e shoqja ishte paguar dhe se p\u00ebr k\u00ebto paga ishin paguar detyrimet ishin kontradiktore me nj\u00ebri-tjetrin. Sipas KPK-s\u00eb, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ishin deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe se p\u00ebr to nuk provohej pagesa e tatimeve.<\/p>\n<p>\u201cRezultuan mosp\u00ebrputhje lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat e pasqyruara n\u00eb dokumentacionin e paraqitur nga subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs pas d\u00ebrgimit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, me dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim. \u00a0Komisioni po ashtu arsyeton se Qana e kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2001 me \u00e7mim 50 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se sa \u00e7mimet e tregut t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb rendit n\u00eb q\u00ebndrimin e tij 17 dokumente q\u00eb provonin pun\u00ebn dhe pagesat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb dy organizata dhe pun\u00ebn e saj n\u00eb steh\u00ebn p\u00ebr grat\u00eb e dhunuara. N\u00eb arsyetim, v\u00ebzhguesi thot\u00eb se ndryshe nga rastet e tjera, kur subjektet nuk dokumentojn\u00eb se si i kan\u00eb fituar t\u00eb ardhurat, Qana provoi angazhimin e bashk\u00ebshortes dhe po ashtu solli dokumente edhe se p\u00ebr pagat ishin shlyer t\u00eb pakt\u00ebn pjes\u00ebrisht \u00a0detyrimet.<\/p>\n<p>\u201cMe respekt parashtroj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korruptim i q\u00ebllimit t\u00eb ligjit t\u00eb shkarkosh subjektin nga puna, sepse e fejuara e tij punoi n\u00eb organizat\u00ebn&#8230;. gjat\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb keqe n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe q\u00eb tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nuk mund t\u00eb gjendet dokumentacioni q\u00eb do t\u00eb provonte q\u00eb taksat ishin paguar plot\u00ebsisht p\u00ebr ato t\u00eb ardhura t\u00eb merituara,\u201d thuhet n\u00eb opinion.<\/p>\n<p>Kessler shprehet se bazuar n\u00eb dokumentacion nuk kishte asnj\u00eb dyshim p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebshortja e subjektit dhe p\u00ebr faktin se ajo ishte paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Ai thot\u00eb se nd\u00ebr dokumentet p\u00ebrfshiheshin edhe raporte t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj me gra t\u00eb dhunuara apo nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe blerje t\u00eb ushqimeve p\u00ebr qendr\u00ebn. Ai thot\u00eb se i vetmi problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte se nuk kishte dokumente q\u00eb t\u00eb provonin pages\u00ebn e taksave p\u00ebr \u00e7do qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj treshja q\u00eb hetoi rastet p\u00ebrplaset me v\u00ebzhguesin edhe mbi dyshimet e ngritura mbi nj\u00eb hua 5 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb shum\u00eb kursimesh 730 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine. Qana pretendoi se makina e bler\u00eb p\u00ebr 14,900 euro ishte paguar nga kursimet, nj\u00eb dhurat\u00eb nga vjehrri dhe nj\u00eb hua 5 mij\u00eb euro e deklaruara q\u00eb n\u00eb vitin e blerjes.<\/p>\n<p>Por pas pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb, ai pranoi se kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb hua tjet\u00ebr 5 mij\u00eb euro nga nj\u00eb i af\u00ebrm, t\u00eb cil\u00ebn e kishte shlyer brenda pak dit\u00ebsh me kursimet e t\u00ebrhequra nga banka. Qana pretendoi se k\u00ebto para i kishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr shkak t\u00eb urgjenc\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs dhe i kishte shlyer me t\u00eb t\u00ebrhequr parat\u00eb nga banka.<\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Qana rezultonte me minus 1.7 milion\u00eb n\u00eb transaksionin p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. KPK nuk ka konsideruar si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb blerjen e makin\u00ebs huan\u00eb 5 mij\u00eb euro dhe po ashtu as kursimet prej 730 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb shpenzuara disa dit\u00eb pas blerjes.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb dalloj\u00eb se cili deklarim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe cili ka qen\u00eb shkaku i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e ka detyruar subjektin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb mos respektuar k\u00ebrkesat urdh\u00ebruese t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht burimin\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kessler e quan k\u00ebt\u00eb arsyetim t\u00eb pabazuar dhe jo propocional. Sipas v\u00ebzhguesit, edhe n\u00ebse faktet shiheshin n\u00eb drit\u00eb m\u00eb pak t\u00eb favorshme p\u00ebr subjektin, maksimumi ndaj tij do t\u00eb ngriheshin dyshime se ai kishte d\u00ebshtuar t\u00eb ishte plot\u00ebsisht transparent n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e financimit t\u00eb blerjes s\u00eb makin\u00ebs p\u00ebr 14900 euro.<\/p>\n<p>\u201cTani, mund t\u00eb spekulohet q\u00eb ndoshta huat\u00eb nga Z.D apo E.V. ishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Ose mund t\u00eb spekulohet q\u00eb k\u00ebto hua nuk u dhan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe q\u00eb subjekti i mori parat\u00eb prej ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm. Por nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr k\u00ebto spekulime dhe subjektit nuk mund t\u2019i k\u00ebrkohet t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e \u00e7do spekulimi,\u201d shkruan v\u00ebzhguesi, i cili e konsideron mosmarrjen parasysh t\u00eb huas\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme dhe konsiderimin prej KPK se kursimet nuk ishin shpenzuar p\u00ebr makin\u00ebn si jo-propocionale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb mendimit t\u00eb tij, Kessler shprehet se t\u00eb para n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes nuk \u00e7onin n\u00eb asnj\u00eb rast drejt shkarkimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, nj\u00eb v\u00ebzhgues i ONM-s\u00eb ka kund\u00ebrshtuar vendimin e trupave t\u00eb vetingut n\u00eb shkarkimin e nj\u00eb magjistrati si t\u00eb pabazuar. Steven Kessler n\u00eb argumentet e tij kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb prokurorit Genci Qana thot\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mbi gjetje \u201cjasht\u00ebzakonisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme\u201d dhe \u00ebsht\u00eb jopropocional.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72976,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,133,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-genci-Qana.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Genci Qana (djathtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72975"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72975"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72975\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72977,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72975\/revisions\/72977"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}