{"id":72979,"date":"2021-07-16T16:29:09","date_gmt":"2021-07-16T14:29:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfudimtare-per-besim-hajdarmatajn\/2021\/07\/16\/"},"modified":"2023-04-06T18:58:55","modified_gmt":"2023-04-06T16:58:55","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-perfudimtare-per-besim-hajdarmatajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfudimtare-per-besim-hajdarmatajn\/2021\/07\/16\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr Besim Hajdarmatajn"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Darjel Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besim Hajdarmataj p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit pretendoi se e ka p\u00ebrmbushur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se q\u00ebndrimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb i pabazuar dhe paragjykues.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79768\" aria-describedby=\"caption-attachment-79768\" style=\"width: 550px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmata-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79768\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmata-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-KPA-550x400.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"400\" data-id=\"79768\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79768\" class=\"wp-caption-text\">Besim Hajdarmataj dhe avoaktaj Romina Zano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPA | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina u q\u00ebndroi t\u00eb premten gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besim Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Pasi paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur konkluzionet e tij, Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e Hajdarmatajt duke vler\u00ebsuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e kaloi dot testin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Hajdarmataj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, Romina Zano i kund\u00ebrshtuan konkluzionet e Komisionerit si t\u00eb pabazuara dhe paragjykuese.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Ina Ram\u00ebn dhe Sokol \u00c7omon, pasi u njoh me konkluzionet p\u00ebrfiundimtare t\u00eb pal\u00ebve shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 29 korrik, ora 09:00.<\/p>\n<p>Besim Hajdarmataj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtar Roland Ilia dhe u referua p\u00ebr procedim disiplinor p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb mbyllur t\u00eb vitit 2010. Me rekomandim t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkom\u00ebbar t\u00eb Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Besim Hajdarmataj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebrgjat\u00eb 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs dhe t\u00eb Kurbinit. N\u00eb maj 2015, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb mori drejtimin e k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p>Me ardhjen e Arta Markut n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe n\u00eb shtator 2018 u komandua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative dhe m\u00eb pas t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, u rikthye s\u00ebrish si prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Sina deklaroi se prokurori Hajdarmataj nuk arriti t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme kursimet nd\u00ebr vite dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano evidentoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2012 nuk ishin konsideruar provat e dor\u00ebzuara prej tyre dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte kishte rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga bonusi p\u00ebr transportin, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt shpenzimet e jetes\u00ebs t\u00eb vler\u00ebsohen sipas referancave t\u00eb INSTAT-it dhe jo sipas deklarimeve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte provuar barra e prov\u00ebs p\u00ebr pretendimet e Komisionerit p\u00ebr balancat negative p\u00ebr likujditetet. Ajo e quajti jo t\u00eb drejt\u00eb dhe antikushtetues q\u00ebndrimin e Komisionerit q\u00eb nuk ka konsideruar provat, si dhe n\u00eb mos respektimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit. Zano shtoi se balanca negative totale p\u00ebrb\u00ebhet nga shuma t\u00eb vogla n\u00eb vite q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e subjektit k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb edhe provat e dor\u00ebzuara p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mbulimin e shpenzimeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin e v\u00ebllait n\u00eb p\u00ebrdorim, Zano pohoi se subjekti nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e certifikat\u00ebs familjare n\u00eb vitin 2007, koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar kjo pasuri dhe kur \u00ebsht\u00eb shlyer e gjith\u00eb vlera. Ajo vijoi se Hajdramataj nuk ka pasur interes pasuror n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllait, por q\u00ebndron aty p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes familjare.<\/p>\n<p>P\u00ebr tre dhurime t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr llogari t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb Kolegjit ku sipas saj thuhet se duhet t\u00eb provohet burimi vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, pa u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pasurit\u00eb e tjera t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>\u201cKemi provuar plot\u00ebsisht burimet. K\u00ebto shuma t\u00eb dhuruara nuk kan\u00eb krijuar pasuri\u201d, tha Zano. Lidhur me gjendjen cash ajo tha se u q\u00ebndronin parashtrimeve.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>Sina theksoi se n\u00eb pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuara, ku n\u00eb disa raste Hajdarmataj ka qen\u00eb n\u00eb rolin e prokurorit dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit, paraqit\u00ebn mang\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>\u201cSi drejtues ka d\u00ebshtuar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb instrumentet ligjor\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur\u201d, pohoi Komisioneri Sina dhe shtoi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs gjat\u00eb procesit n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikojn\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Hajdarmatajt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimeve m\u00eb 21 qershor, Sina ngriti dyshime se Hajdarmataj ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitin 2010 n\u00eb prokurorin\u00eb e Kurbinit, pasi kishte miq\u00ebsi me nj\u00eb prej t\u00eb kall\u00ebzuarve, si dhe se kishte cil\u00ebsuar gabim vepr\u00ebn penale duke disponuar m\u00eb pas me pushimin e procedimit penal. Po ashtu ai evidentoi se Hajdarmataj, nuk e ka ushtruar detyr\u00ebn e tij edhe n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, kur ai drejtonte Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, pasi nuk ishin kryer hetimet e nevojshme.<\/p>\n<p>Konstatimet e Komisionerit u mb\u00ebshtet\u00ebn edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 8 korrikut, i cili e konsideroi t\u00eb turpshme moskryerjen e hetimeve p\u00ebr toenlata drog\u00eb nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Prokurori Hajdarmataj zgjodhi t\u00eb mbrohej vet\u00eb p\u00ebr kriterin e profesionalizmit gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare. Ai tha se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, si p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hetuara prej tij, ashtu edhe p\u00ebr ato t\u00eb hetuara nga prokuror\u00ebt vart\u00ebs, hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebndv\u00ebshtrimi i Komisionerit Publik shpreh m\u00eb shum\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e denoncuesit\u201d, v\u00ebrejti Hajdarmataj.<\/p>\n<p>Ai analizoi me radh\u00eb t\u00eb procedimet p\u00ebr t\u00eb cilat Sina ka konstatuar probleme. Hajdarmataj tha se Komisioneri nuk ka kryer asnj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve lidhur me pretendimin p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konliktit t\u00eb interesit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e hetuar n\u00eb vitin 2010 n\u00eb Kurbin. \u201cNuk ka as indicie\u201d, tha Hajdarmataj dhe deklaroi se edhe vet\u00eb Komisioneri nuk \u00ebsht\u00eb i bindur dhe tenton ta orientoj\u00eb situat\u00ebn drejt konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Hajdarmataj pretendoi se Sina nuk ka verifikuar dhe analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS dhe tabulatet telefonike, q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetonin se ai nuk kishte miq\u00ebsi dhe se nuk kishte udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me personin q\u00eb pretendohet.<\/p>\n<p>Lidhur me caktimin e tij p\u00ebr hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, Hajdarmataj u mbrojt me faktin se kishte qen\u00eb prokuror i gatsh\u00ebm. Ai vijoi se hetimi ishte pushuar pasi nuk egzistonte vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendohej, pasi nuk ishte provuar q\u00eb t\u00eb ishin kryer veprime ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes t\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit, NJMLF dhe se n\u00eb kall\u00ebzimin e kryer nuk pasqyroheshin t\u00eb dh\u00ebnat e personave q\u00eb u ishin sekuestruar pajisjet. Hajdramtaj tha se, edhe urdh\u00ebri i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nga punonj\u00ebsit e Nj\u00ebsis\u00eb disa or\u00eb pas kryerjes s\u00eb kall\u00ebzimit, q\u00eb sipas tij tregonte se sekuestrimet nuk ishin kryer n\u00eb funksion t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti i cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrteta dhe paragjykuese konstatimet Sin\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2017 t\u00eb regjistruar n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda pas delegimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga Prokuroria e P\u00ebrmetit p\u00ebr rreth 12 ton\u00eb cannabis sativa, Hajdramataj shpjegoi se bazuar n\u00eb ndryshimet ligjore, si drejtues nuk kishte kompetenc\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb vendimarrjen e prokurorit. Ai tha se kishte pasur kontakte t\u00eb p\u00ebrditshme me prokuror\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ata hetonin dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ishin kryer hetime t\u00eb plota dhe t\u00eb gjithanshme.<\/p>\n<p>Sipas Hajdrmatajt, personat e proceduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishin lidhje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me sasin\u00eb e l\u00ebnd\u00ebs narkotike, por ishin marr\u00eb n\u00ebn hetim pasi kishin pasur si detyr\u00eb t\u00eb raportonin \u00e7do paligjshm\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr dy raste t\u00eb tjera t\u00eb verifikuara kur Hajdramtaj kishte qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit, nj\u00eb procedim i vitit 2013 dhe nj\u00eb i vitit 2015, subjekti pretendoi se ai kishte ushtruar kompetencat e tij sipas ligjit dhe se ishin kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore t\u00eb mundshme q\u00eb kishin mund\u00ebsuar d\u00ebrgimin e personave t\u00eb proceduar p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr d\u00ebrgimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr drog\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb nga ish-Krimet e R\u00ebnda n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, Hajdramaaj tha se nuk kishte pasur q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb proceduarve, por se ishte konkluduar se nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikim.<\/p>\n<p>P\u00ebr d\u00ebrgimin p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e ELbasanit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Tiran\u00ebs, kur Hajdramataj drejtonte Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, subjekti argumentoi se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb hetohej nga prokuroria m\u00eb e af\u00ebrt. Ai shtoi se Prokuoria e Elbasanit nuk e kishte d\u00ebrguar p\u00ebr mosmarr\u00ebveshje kompetence n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb vijimim, avokatja Romina Zano shtoi se Komisioneri Publik, i cili sipas saj ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb interesin e publikut, shfaq standarde t\u00eb ndryshme lidhur me q\u00ebndrimin q\u00eb mban ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit dhe ndaj prokuror\u00ebve q\u00eb kan\u00eb hetuar \u00e7\u00ebshtjet.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni Publik p\u00ebr subjektin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit thot\u00eb se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, nd\u00ebrsa p\u00ebr prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb vazhdojn\u00eb karrier\u00ebn, Komisioneri nuk e ka par\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb k\u00ebto raste\u201d, pohoi Zano.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb evidentuara gjat\u00eb procesit n\u00eb KPA, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mosdeklarimin e nj\u00eb policie sigurimi dhe me denoncime p\u00ebr kontakte t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, Komisioneri Sina k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ai tha se bazuar n\u00eb konstatimet gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj, nga vler\u00ebsimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjes b\u00ebhet i zbatuesh\u00ebm neni 61, pika 5 e ligji t\u00eb vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, sipas t\u00eb cilit subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar edhe rekomandimit t\u00eb Operacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Sina k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Hajdarmatajn dhe shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Avokatja Zano e kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e Sin\u00ebs lidhur me konsiderimin e gjetjeve t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte e provuar se Hajdarmataj nuk kishte pasur dijeni lidhur me polic\u00ebn e sigurimit ne em\u00ebr t\u00eb tij dhe prandaj nuk e kishte deklaruar.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nuk q\u00ebndronin edhe pretendimet se subjekti kishte pasur persona me precent\u00eb penal\u00eb. Sipas Zanos, nuk rezultonte q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb hetuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar dhe se subjekti ka udh\u00ebtuar me k\u00ebta prsona para se ata t\u00eb procedoheshin. Zano shtoi se \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb ngarkim t\u00eb k\u00ebtyre personave ishin pushuar dhe k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto pretendime t\u00eb Komisionerit mos t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Besim Hajdarmataj k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit q\u00eb e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Darjel Sina k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besim Hajdarmataj p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit pretendoi se e ka p\u00ebrmbushur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se q\u00ebndrimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb i pabazuar dhe paragjykues.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72980,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,362],"tags":[490,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmata-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Besim Hajdarmataj dhe avoaktaj Romina Zano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPA | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72979"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72981,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72979\/revisions\/72981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}