{"id":73006,"date":"2021-07-14T18:11:19","date_gmt":"2021-07-14T16:11:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-elida-hoxhaj-pyetet-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/07\/14\/"},"modified":"2023-04-06T19:00:24","modified_gmt":"2023-04-06T17:00:24","slug":"prokurorja-elida-hoxhaj-pyetet-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-elida-hoxhaj-pyetet-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/07\/14\/","title":{"rendered":"Prokurorja Elida Hoxhaj pyetet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Fierit, Elida Hoxhaj u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr veprimet e kryera nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr llogari t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, disa balanca negative, si dhe p\u00ebr pushimin e hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj nj\u00eb gjyqtari.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79718\" aria-describedby=\"caption-attachment-79718\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79718\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_2340-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79718\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-79718\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Fierit, Elida Hoxhaj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Elida Hoxhaj u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 14 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Prokurorja Hoxhaj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren Elida Hoxhaj kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Elida Hoxhaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitet \u201990. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i Komisionit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb ka evidentuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi n\u00eb lagjen Sheq i Vog\u00ebl n\u00eb Fier, t\u00eb bler\u00eb nga vjehrri i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 1967, ku jan\u00eb kryer investime deri n\u00eb vitin 1999, para se Hoxhaj t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e prokurores. Subjekti shpjegoi se mosp\u00ebrputhjet kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e matjeve n\u00eb funksion t\u00eb legalizimit t\u00eb shtesave n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt dhe t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb sip\u00ebrfaqen totale edhe t\u00eb nj\u00eb dhome q\u00eb zot\u00ebron v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, Hoxha ka deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb Albpetrol dhe n\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb tjera, t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb tij, si dhe t\u00eb ardhurat nga pagat e saj prej vitit 1996 kur ka filluar t\u00eb jetoj\u00eb aty. Ajo ka shpjeguar se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacion nga Albteroli dhe nd\u00ebrmarrje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb periudh\u00eb 1995-1996, pasi nuk ekziston dokumentacioni.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kostove t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB, Komisioni ka vler\u00ebsuar se p\u00ebr kryerjen e investimeve pas vitit \u201990, kostoja ka qen\u00eb rreth 1.8 milion lek\u00eb. Nga analiza financiare paraprake e Komisionit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p>Prokurorja Elida Hoxhaj deklaroi se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shpjegimeve dhe provave q\u00eb kishte paraqitur n\u00eb funksion t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetojn\u00eb ato \u00e7far\u00eb ka pretenduar gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se kishte dor\u00ebzuar dy raporte sipas t\u00eb cilave vlera e investimeve t\u00eb kryera p\u00ebr shtesat n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Fier, ishte m\u00eb e vog\u00ebl nga ajo e konkluduar prej Komisionit. \u201cKur un\u00eb kam filluar t\u00eb jetoj aty, pjesa m\u00eb e madhe nd\u00ebrtimeve ishte kryer. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimet jan\u00eb kryer para se t\u00eb filloja detyr\u00ebn e prokurores\u201d, theksoi Hoxhaj dhe shtoi se kishte dor\u00ebzuar prova dhe foto ajrore q\u00eb v\u00ebrtetonin se t\u00eb pakt\u00ebn prej vitit 2004, sht\u00ebpia ishte n\u00eb gjendjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortit nga shoq\u00ebria Albpetrol dhe nd\u00ebrmarrje t\u00eb tjera, edhe pse sipas saj kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb sigurohej dokumentacion i plot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 85 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 600 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Hoxhaj ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr po at\u00eb vit, kundrejt shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb si dhe ato nga pagat. Bekteshi tha se mjeti q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb 2014-\u00ebn \u00ebsht\u00eb bler\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb konsideruar vet\u00ebm kjo shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 490 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e mjetit t\u00eb shitur n\u00eb 2014-\u00ebn. Bekteshi pohoi se subjekti ka deklaruar se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga nj\u00eb person i af\u00ebrm dhe se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer disa muaj pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shiti-blerjes. Sipas relatores, rezultonte se disa muaj m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer t\u00ebrheqje e nj\u00eb vlere monetare.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 491 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe gjat\u00eb analizimit t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 2000 USD t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb llogari bankare n\u00eb shum\u00ebn 1200 USD n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs e cila jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. Si burim krijimi ka deklaruar kursimet nga pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se subjekti ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb hetimit edhe t\u00eb dh\u00ebna mbi transaksionet financiare lidhur me shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs q\u00eb jeton n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb vitin 2016 prokurorja Hoxhaj ka qen\u00eb pal\u00eb shit\u00ebse e nj\u00eb apartamenti, s\u00eb bashku me prind\u00ebrit e saj, t\u00eb cil\u00ebt e kishin p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. Bekteshi tha se subjekti nuk e ka pasqyruar pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2005 dhe as n\u00eb at\u00eb veting. Hoxhaj ka deklaruar se nuk e ka konsideruar asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe lidhur me nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerje t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitit 2013, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn motra e bashk\u00ebshortit p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga ky i fundit. Bekteshi tha se prokurorja ishte l\u00ebshuar nga motra e bashk\u00ebshortit e cila jeton jasht\u00eb shtetit, para se t\u00eb blihej kjo pasuri. P\u00ebr shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka shpjeguar se kunata e ka sjell\u00eb pjes\u00eb kur ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje tek e \u00ebma.<\/p>\n<p>E pyetur nga Bekteshi lidhur me veprimet e bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs, Hoxhaj theksoi se t\u00eb gjitha parashikimet n\u00eb prokur\u00ebn e posa\u00e7me ishin p\u00ebrcaktuar nga kunata. Ajo vijoi se rezultonte se edhe pagesa p\u00ebr llogari t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi relatorja Bekteshi dhe kryesuesja Shuli evidentuan se kunata nuk gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, subjekti sqaroi se firma ishte e motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit dhe pranoi se data ishte vendosur kur ishte dakord\u00ebsuar kontrata e shitjes.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka d\u00ebrguar n\u00eb Komision raport pozitiv p\u00ebr prokuroren Hoxhaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb seanc\u00eb u evidentuan tre kall\u00ebzime penale t\u00eb kryera ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillim nga Prokuroria e Vlor\u00ebs dhe ajo e Durr\u00ebsit. Sipas Komisionit, kall\u00ebzuesit kan\u00eb pretenduar se Hoxhaj nuk ka kryer veprimet hetimore t\u00eb urdh\u00ebruara nga gjykata.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs, Hoxhaj ka shpjeguar se ajo nuk kishte kryer hetime t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por ishte caktuar ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku jan\u00eb hetuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim punonj\u00ebsit e nj\u00eb banke dhe nj\u00eb p\u00ebrmbarues privat p\u00ebr falsifikim dokumentesh, Gjykata e Apelit Vlor\u00eb e ka prishur vendimin e pushimit dhe ka urdh\u00ebruar hetimin e p\u00ebrmbaruesit p\u00ebr falsifikim dokumentesh.<\/p>\n<p>E pyetur lidhur me pretendimin e denoncuesit se dosja ishte mbajtur 5 muaj dhe m\u00eb pas ishte d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, Hoxhaj sqaroi se ajo e kishte d\u00ebrguar 2 dit\u00eb pasi kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit dhe se vonesa kishte qen\u00eb ne Gjykat\u00ebn e Apelit Vlor\u00eb p\u00ebr arsyetimin dhe koh\u00ebn q\u00eb nevojitej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimi form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxhaj tha se kishte vler\u00ebsuar se hetimi i p\u00ebrmbaruesit p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve duhej t\u00eb kryhej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe se kjo e fundit e kishte pranuar dhe nuk kishte ngritur pretendime p\u00ebr kompetenc\u00ebn tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pushuar nga prokurorja Hoxhaj, ndaj gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs me inicialet G.B, q\u00eb BIRN e identifikoi si Guximtar Bo\u00e7i. Sipas Bekteshit, pas denoncimeve n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d n\u00eb televizionin Klan n\u00eb vitin 2017, ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte filluar hetime p\u00ebr korrupsion ndaj gjyqtarit Bo\u00e7i, por m\u00eb pas \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit p\u00ebr \u201cUshtrim i ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm[\u2026]\u201d.<\/p>\n<p>Prokurorja Hoxhaj e ka pushuar \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtarit, vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe apeli.<\/p>\n<p>E pyetur nga komisionerja Suela Zhegu n\u00ebse kishte krijuar bindjen e brendshme p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, Hoxhaj tha se kishte kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore dhe se nuk kishte pasur ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se n\u00eb 6 denoncimet e kryera nga publiku ndaj prokurores Hoxhaj nuk jan\u00eb evidentuar indicie.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore prokurorja Hoxhaj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ dhe u shpreh se vler\u00ebsonte se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit dhe duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb enjten me 15 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Fierit, Elida Hoxhaj u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr veprimet e kryera nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr llogari t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, disa balanca negative, si dhe p\u00ebr pushimin e hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj nj\u00eb gjyqtari.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73007,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[520,118,462,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_2340.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Fierit, Elida Hoxhaj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK.  Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73006"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73006"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73008,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73006\/revisions\/73008"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}