{"id":73015,"date":"2021-07-13T19:34:12","date_gmt":"2021-07-13T17:34:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-ne-vetingun-e-prokurorit-gentian-stoja\/2021\/07\/13\/"},"modified":"2023-04-06T19:00:50","modified_gmt":"2023-04-06T17:00:50","slug":"kpk-me-dy-qendrime-ne-vetingun-e-prokurorit-gentian-stoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-ne-vetingun-e-prokurorit-gentian-stoja\/2021\/07\/13\/","title":{"rendered":"KPK me dy q\u00ebndrime n\u00eb vetingun e prokurorit Gentian Stoja"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPK vendosi shkarkimin me argumentin se Stoja kishte kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa komisioneri n\u00eb pakic\u00eb, Olsi Komici i konsideroi problemet si gabime minimale.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79134\" aria-describedby=\"caption-attachment-79134\" style=\"width: 517px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gentian-Stoja.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79134\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gentian-Stoja-517x400.jpg\" alt=\"\" width=\"517\" height=\"400\" data-id=\"79134\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79134\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Gentian Stoja pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 8 qershor 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Kor\u00e7\u00ebs, Gentian Stoja p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe deklarime t\u00eb rreme dhe fshehje, q\u00eb u konsideruan n\u00eb c\u00ebnimin t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Stoja mori vler\u00ebsim minimal p\u00ebr profesionalizmin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar raportin negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Xhensila Pin dhe relatorja Valbona Sanxhaktari vler\u00ebsojn\u00eb se prokurori Stoja ka fshehur n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhura t\u00eb deklaruara prej tij dhe bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2009 nga dhurimi si dhe t\u00eb drejta reale mbi t\u00eb ardhurat nga qiraja. Sipas shumic\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb duke paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, posedim ose p\u00ebrdorim t\u00eb tij dhe se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtari n\u00eb pakic\u00eb, Olsi Komici e cil\u00ebson t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e shumic\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Stoj\u00ebs. Sipas tij, subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime jan\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Prokurori Stoja ka pasqyruar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2009 kishte deklaruar nj\u00eb shum\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh.\u00a0 Ai ka shpjeguar se ka jetuar me prind\u00ebrit q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, pasi babai ka qen\u00eb ish-ushtarak i lart\u00eb dhe se nuk i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kryej\u00eb shpenzime duke kursyer nga paga e tij.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se Stoja nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarimet vjetore pak\u00ebsimin e gjendjes cash apo p\u00ebrdorimin e saj si burim p\u00ebr shpenzimet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7mon se deklarimet e subjektit jan\u00eb t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme. Shumica nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 2009 \u2013 2016.<\/p>\n<p>An\u00ebtari n\u00eb pakic\u00eb, Olsi Komici shfaq dakord\u00ebsin\u00eb se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me mospasqyrimin e ndryshimeve t\u00eb gjendjes cash, por shprehet kund\u00ebr deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, duke argumentuar se edhe shumica ka pranuar se subjekti e ka justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb gjendjes cash 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai shton se dy koleget n\u00eb shumic\u00eb e kan\u00eb pranuar edhe shpjegimin e subjektit se nga shuma e deklaruar cash n\u00eb vitin 2009 jan\u00eb shpenzuar 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Stoja ka deklaruar n\u00eb vitin 2009 t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn e 4.4 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes, t\u00eb krijuara nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve nga viti 1992 e n\u00eb vazhdim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsime nd\u00ebr vite lidhur me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si dhe nuk e ka pasqyruar disponimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, Stoja ka sqaruar se deri n\u00eb vitin 2014 bashk\u00ebshortja ka shpenzuar 1 milion lek\u00eb nga kjo shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb udh\u00ebtimeve te prind\u00ebrit n\u00eb Greqi, si edhe shpenzime t\u00eb tjera personale t\u00eb saj. P\u00ebr shum\u00ebn e mbetur prej 3.4 milion\u00eb lek\u00ebsh, ai ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb euro dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer prind\u00ebrve n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se shpjegimet e subjektit mbeten deklarative dhe t\u00eb paprovuara n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb ligjore apo n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimeve periodike vjetore. Po ashtu, shumica \u00e7mon se mbetet e paprovuar mund\u00ebsia p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 4,4 milion\u00eb lek\u00eb me burim nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb pasurie, e cila vler\u00ebsohet modeste. Shumica konstaton se n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb nuk ka pasur konsumim t\u00eb energjis\u00eb elektrike apo ujit; si dhe nuk ka dokumentacion provues p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Pine dhe Sanxhaktari vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka pasur deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe jan\u00eb fshehur t\u00eb dh\u00ebna nga deklarata \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, komisioneri Komici shprehet se shuma 4.4 milion\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe as si vler\u00eb e dhuruar asaj. Sipas Komicit, deklarimet krijojn\u00eb bindjen se marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb ka ekzistuar, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara. Lidhur me munges\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, ai shprehet se ato kan\u00eb qen\u00eb sezonale, m\u00eb pak se nj\u00eb vit dhe se nuk ka qen\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019u formalizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me problematik\u00ebn e konsumit t\u00eb ujit dhe t\u00eb energjis\u00eb elektrike, Komici vler\u00ebson se sistemi i shp\u00ebrndarjes dhe matjes, p\u00ebrpara vendosjes s\u00eb mat\u00ebsve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb faturimeve aforfe.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Stoja pretendon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr shpenzime personale, Komici argumenton se nuk v\u00ebrtetohet q\u00eb kjo shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb investimi madhor apo p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve familjare.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebson shpjegimet e subjektit t\u00eb qarta, t\u00eb plota dhe bind\u00ebse n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e shum\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi ka sqaruar n\u00eb vitin 2014 n\u00eb ILDKPKI se vlera e mbetur 3.4 milion\u00eb lek\u00eb u \u00ebsht\u00eb kthyer prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Po n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro si dhurat\u00eb nga bashk\u00ebshortes nga prind\u00ebrit dhe motra me rastin e martes\u00ebs, me q\u00ebllim ndihm\u00ebn p\u00ebr blerjen e nj\u00eb aparamenti. Subjekti ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2011, prind\u00ebrit e tij i dhuruan nj\u00eb apartament q\u00eb kishin n\u00eb pron\u00ebsi dhe n\u00eb k\u00ebto kushte, bashk\u00ebshortja dhe motrat e saj iu kan\u00eb kthyer t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn prind\u00ebrve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se subjekti nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb dhuruesve dhe mund\u00ebsit\u00eb e tyre financiare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn e plot\u00eb prej 50 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa pretendimet e subjektit se k\u00ebto shuma t\u00eb dhuruara jan\u00eb kthyer, jan\u00eb cil\u00ebsuar deklarative. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shumica vler\u00ebson se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se jan\u00eb fshehur t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Sipas shumic\u00ebs, edhe arsyetimi se pasi u strehuan tek apartamenti i dhuruar nga prind\u00ebrit e subjektit nuk do t\u00eb blinin sht\u00ebpi nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs, pasi n\u00eb vitin 2019 kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi-truall dhe n\u00eb vijim kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb vil\u00eb.<\/p>\n<p>Komici kund\u00ebrshton shumic\u00ebn dhe argumenton se dhurimi i vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb personalisht bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit me rastin e martes\u00ebs s\u00eb saj dhe me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi. Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ky dhurim \u00ebsht\u00eb kryer para se Stoja t\u00eb b\u00ebhej subjekt deklarues dhe se \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb, duke shuar k\u00ebshtu \u00e7do dyshim se \u00ebsht\u00eb krijuar gjat\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebren se prind\u00ebrit dhe motrat e bashk\u00ebshortes s\u00eb Stoj\u00ebs e justifikojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb shumave t\u00eb deklaruara. Komici konkludon se, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb duke mos e pasqyruar n\u00eb koh\u00eb kthimin e saj, por ky fakt konsiderohet prej tij si jo-shkarkues.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb veprim t\u00eb kryer, si nga subjekti i rivler\u00ebsimit, ashtu edhe personi i lidhur me t\u00eb, bashk\u00ebshortja e tij, nuk ka elemente q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin se \u00ebsht\u00eb cenuar besimi i publikut,\u201d \u00e7mon Komici dhe shprehet se prokurori Stoja duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPK vendosi shkarkimin me argumentin se Stoja kishte kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa komisioneri n\u00eb pakic\u00eb, Olsi Komici i konsideroi problemet si gabime minimale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73016,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gentian-Stoja.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gentian Stoja pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73015"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73015"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73017,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73015\/revisions\/73017"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}