{"id":73021,"date":"2021-07-13T15:24:56","date_gmt":"2021-07-13T13:24:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-tiranes-isa-jata-perballet-me-vetingun\/2021\/07\/13\/"},"modified":"2023-04-06T19:01:05","modified_gmt":"2023-04-06T17:01:05","slug":"prokurori-i-tiranes-isa-jata-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-tiranes-isa-jata-perballet-me-vetingun\/2021\/07\/13\/","title":{"rendered":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Isa Jata p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Isa Jata u pyet n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb denoncim. Jata pranoi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79692\" aria-describedby=\"caption-attachment-79692\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Isa-Jata-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79692\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Isa-Jata-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79692\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79692\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Isa Jata pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me prokurorin e Tiran\u00ebs, Isa Jata.\u00a0 Seanca u fokusua kryesisht n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinin barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem nga nj\u00eb koleg prokuror dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si Jata i kishte deklaruar kursimet.<\/p>\n<p>Jata vler\u00ebsoi hetimet e KPK si t\u00eb thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte q\u00eb e kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr ato probleme q\u00eb ishin gjetur nga Komisioni.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi Jat\u00ebn ishte e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskaj dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Isa Jata ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku punon prej vitit 1994. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, Jata e ka ushtruar funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrsa prej vitit 2015 punon si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kontrata e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Golem<\/strong><\/p>\n<p>Pasuria e prokurorit, si\u00e7 doli nga relatimi n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebrb\u00ebhej nga dy apartamente. I pari i bler\u00eb n\u00eb kryeqytet n\u00eb vitin 1995 nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk u gjet\u00ebn probleme, ndwrsa apartamenti i dytw ishte blerw nga nj\u00eb koleg prokuror me inicialet A.D, p\u00ebr t\u00eb cilin KPK vuri n\u00eb dukje se kishte ngritur dyshime mbi formalitetin e kontrat\u00ebs. Faskaj lexoi se ve\u00e7 kontratave noteriale me kolegun, Jata kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me nd\u00ebrtuesit.<\/p>\n<p>Prokurori si\u00e7 doli n\u00eb relatim kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb deklarimet periodike q\u00eb kontratat ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb tilla vet\u00ebm formalisht, p\u00ebr t\u00eb garantuar kalimin e pron\u00ebsis\u00eb dhe legalizimin e apartamentit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Faskaj relatoi se apartamenti i bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 ishte regjistruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>KPK megjithat\u00eb tha se i kishte kaluar Jat\u00ebs barr\u00eb prove mbi dyshimet p\u00ebr fiktivitetin e kontratave dhe nj\u00eb bilanc negativ prej 1400 eurosh.<\/p>\n<p>Prokurori edhe n\u00eb seanc\u00eb nuk e mohoi se kontrata ishin formale, si\u00e7 edhe ishte e shkruar n\u00eb to, dhe vet\u00ebm me q\u00ebllimin e sakt\u00ebsimit t\u00eb katit dhe garantimin e tij si bler\u00ebs q\u00eb apartamenti t\u00eb mund t\u00eb regjistrohej. \u00a0\u201cKontratat u b\u00ebn\u00eb formalisht n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb kontrate shit-blerje\u201d, tha Jata dhe vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto veprime ishin deklaruar t\u00eb tilla dhe p\u00ebrmendeshin edhe n\u00eb tekstet noteriale.<\/p>\n<p>Ai tha se KPK e kishte keqlexuar kontrat\u00ebn mes tij dhe kolegut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dilte n\u00eb p\u00ebrfundimin se pagesa ishte kryer e gjitha nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb dhe ai rezultonte me minus 1400 euro, nd\u00ebrsa shtoi se k\u00ebstet ishin paguar si\u00e7 ai i kishte deklaruar dhe n\u00eb to p\u00ebrfshihej edhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p><strong>Pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb kursime <\/strong><\/p>\n<p>Faskaj nd\u00ebr t\u00eb tjera vuri n\u00eb dukje se Jata kishte deklaruar rreth 450 mij\u00eb lek\u00eb kursime n\u00eb deklarat\u00ebn veting, por nga llogarit\u00eb e b\u00ebra prej KPK-sw bazuar n\u00eb deklaratat vjetore gjendja e kursimeve duhej t\u00eb ishte rreth 5.1 milion lek\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjetje, KPK tha se Jat\u00ebs iu kalua barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb total nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2016 prej 2 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Prokurori pranoi n\u00eb sqarimet e tij se deklarimi i kursimeve nuk kishte qen\u00eb i duhuri, por m\u00ebnyra se si ai e kishte kuptuar at\u00eb. \u201cJam shum\u00eb n\u00eb siklet q\u00eb p\u00ebrballem me nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, pasi ishte di\u00e7ka tep\u00ebr e leht\u00eb,\u201d tha Jata, duke theksuar se mosdeklarimi i pak\u00ebsimeve t\u00eb kursimeve ishte ajo q\u00eb r\u00ebndonte pozit\u00ebn e tij n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb veting dhe sqarimet q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb tregonin situat\u00ebn e qart\u00eb dhe se KPK duhej t\u2019i merrte ato n\u00eb konsiderat\u00eb. Jata tha KPK nuk kishte konsideruar edhe disa t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe k\u00ebrkoi disa korrigjime t\u00eb tjera n\u00eb shpenzime, por kryesisht k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb merrej parasysh gjendja e kursimeve q\u00eb ai kishte deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje edhe mosdeklarimin prej Jat\u00ebs s\u00eb dy huave. Nj\u00ebra e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm prej tij dhe nj\u00ebra e marr\u00eb nga v\u00ebllai. KPK tha se p\u00ebr t\u00eb dyja nuk u gjet\u00ebn probleme burimesh, por ishin k\u00ebrkuar shpjegime t\u00eb mosdeklarimit. Jata kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime se mosdeklarimi i huas\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb ishte nj\u00eb harres\u00eb, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se ajo nuk ishte shlyer.<\/p>\n<p>Prokurori po ashtu kishte dh\u00ebn\u00eb sqarime mbi shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb tjera shpenzime, por KPK tha se nuk gjeti probleme. Nj\u00eb pron\u00eb ar\u00eb q\u00eb kishte ngritur dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur ishte sqaruar m\u00eb pas prej Agjencis\u00eb s\u00eb Kadastr\u00ebs se ishte nj\u00eb gabim material. Faskaj tha se me sqarimin u pa se gabimi u korrigjua.<\/p>\n<p>Ndaj Jat\u00ebs kishte vet\u00ebm tre denoncime. Vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre ishte konsideruar prej KPK-s\u00eb q\u00eb si\u00e7 doli n\u00eb sqarime kishte t\u00eb b\u00ebnte me hetimin e nj\u00eb rasti aksidenti, n\u00eb t\u00eb cilin kishte humbur jet\u00ebn nj\u00eb 5 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Jata shpjegoi me detaje hetimet q\u00eb kishte kryer dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si kishte l\u00ebshuar urdhrat p\u00ebr to. Nga sa u kuptua \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar, por me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ishte k\u00ebrkuar marrja e disa kamerave nga bizneset. Jata theksoi se n\u00eb urdh\u00ebrin e tij p\u00ebr kamerat ishin p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha, por tha se ai kishte dor\u00ebzuar dosjen n\u00eb janar 2019 p\u00ebr shkak t\u00eb transferimit dhe se nuk ishte n\u00eb dijeni se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur m\u00eb pas. Nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb pretendohej se nuk ishte pyetur, sipas Jat\u00ebs kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb gjendej dhe kur ishte pyetur p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes mendore, nuk kishte pasur ndonj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Isa Jata u pyet n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb denoncim. Jata pranoi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":73022,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Isa-Jata-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Isa Jata pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73021"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73021"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73023,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73021\/revisions\/73023"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}