{"id":73030,"date":"2021-07-12T16:37:02","date_gmt":"2021-07-12T14:37:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-riselda-fishta-perballet-me-probleme-per-profesionalizmin\/2021\/07\/12\/"},"modified":"2023-04-06T19:01:37","modified_gmt":"2023-04-06T17:01:37","slug":"prokurorja-riselda-fishta-perballet-me-probleme-per-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-riselda-fishta-perballet-me-probleme-per-profesionalizmin\/2021\/07\/12\/","title":{"rendered":"Prokurorja Riselda Fishta p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy masa disiplinore t\u00eb dh\u00ebna ndaj prokurores s\u00eb Lezh\u00ebs, Riselda Fishta nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, prej nga jan\u00eb konstatuar zvarritje hetimesh dhe mang\u00ebsi t\u00eb tjera procedurale, t\u00eb cilat u pranuan pjes\u00ebrisht nga subjekti i rivler\u00ebsimit me justifikimin se kishte qen\u00eb pa p\u00ebrvoj\u00eb dhe n\u00eb fillesat e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79677\" aria-describedby=\"caption-attachment-79677\" style=\"width: 525px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Riselda-Fishta.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-79677 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Riselda-Fishta-525x400.jpg\" alt=\"\" width=\"525\" height=\"400\" data-id=\"79677\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79677\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Riselda Fishta | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Riselda Fishta u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 12 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs u relatuan gjetjet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs ishin pozitive dhe u relatuan n\u00eb pak minuta &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr rreth dy or\u00eb u evidentuan probleme t\u00eb shumta p\u00ebr profesionalizmin dhe dy masa disiplinore, p\u00ebr t\u00eb cilat prokurorja Fishta dha shpjegime.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren Riselda Fishta kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Riselda Fishta p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011. Ajo punon prej nj\u00eb dekade si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Tafa sqaroi n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs se nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb pjes\u00ebn takuese \u00bd n\u00eb nj\u00eb apartament dhe dy depozita t\u00eb krijuara nga babai i subjektit n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ishte n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe n\u00eb kur studionte ende n\u00eb universitet \u2013 pasuri mbi t\u00eb cilat Fishta e ka fituar pjes\u00ebn takuese p\u00ebr shkak t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb pasi i ati ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme edhe n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2018 n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs kundrejt shum\u00ebs 30 mij\u00eb euro, ku si burim kryesor ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 26 mij\u00eb euro. Tafa tha se ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Komisioni e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb edhe raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs q\u00eb ka konkluduar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Fishta p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Problemet profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa(Bungo) renditi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh t\u00eb konstatuara nga dy inspektime, nj\u00eb i kryer nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe nj\u00eb prej Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku n\u00eb t\u00eb dyja rastet prokurorja Fishta \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar me mas\u00eb disiplinore v\u00ebrejte, n\u00eb nj\u00eb rast me paralajm\u00ebrim p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Tafa sqaroi se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr dy prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara, ku p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2014 nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr 8 muaj, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb respektuar qarkorja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm lidhur me interpretimin q\u00eb duhet ti b\u00ebhej vepr\u00ebs penale p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d. Gjithashtu, ka rezultuar se n\u00eb nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb vitit 2015, Fishta nuk ka disponuar lidhur me aktet e sekuestruara.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore jan\u00eb evidentuar dy urdh\u00ebrat e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr masa disiplinore ndaj prokurores Fishta. Urdh\u00ebri i par\u00eb i vitit 2014 p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore v\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr shkakrkim, \u00ebsht\u00eb bazuar mbi nj\u00eb akt kontrolli t\u00eb ushtruar nga Drejtoria e Inspektimit pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2014, nga jan\u00eb konstatuar tejkalime t\u00eb afateve n\u00eb vendimet e mosfillimit t\u00eb procedimeve penale; nisje e procedimeve penale jasht\u00eb afateve. E pyetur nga relatorja Tafa se p\u00ebrse drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs kishte k\u00ebrkuar inspektim ndaj saj edhe pse ishte n\u00eb fillimet e detyr\u00ebs, prokurorja Fishta nuk preferoi t\u00eb jepte shpjegime.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2012 jan\u00eb konstatuar pes\u00eb raste kur procedimet jan\u00eb filluar jasht\u00eb afatit dhe gjasht\u00eb raste raste kur subjkti nuk ka kryer hetime p\u00ebr disa muaj. N\u00eb vitin 2013 jan\u00eb evidentuar 34 raste t\u00eb tejkalimit t\u00eb afateve t\u00eb hetimit, ku n\u00eb nj\u00eb rast ka qen\u00eb deri n\u00eb 189 dit\u00eb. Sipas raportit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, ka pasur mosrespektim t\u00eb afateve edhe n\u00eb vendimet p\u00ebr pezullimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Duke iu referuar gjetjeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Tafa tha se n\u00eb 51 vendime pushimi, 31 ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb kryer jasht\u00eb afatit, ku n\u00eb 3 raste \u00ebsht\u00eb kryer 9 muaj n\u00eb tejkalim t\u00eb afatit dhe n\u00eb 1 rast 15 muaj m\u00eb von\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast, edhe pse Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka shfuqizuar nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb subjektit t\u00eb vitit 2015 lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebparshme, ajo nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr tet\u00eb muaj. N\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2014 ka rezultuar se nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr dy vjet e nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Tafa evidentoi nj\u00eb rast, kur p\u00ebr shkak t\u00eb mosdh\u00ebnies zgjidhje p\u00ebr nj\u00eb procedim penal, policia \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb referoj\u00eb s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjtat fakte, q\u00eb jan\u00eb hetuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror. Nj\u00eb person i identifikuar si autor i nj\u00eb vepre penale nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjes s\u00eb hetimeve nga subjekti dhe \u00ebsht\u00eb kapur m\u00eb von\u00eb n\u00eb flagranc\u00eb nga policia duke kryer nj\u00eb tjet\u00ebr paligjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se vonesat e hetimeve kishin sjell\u00eb si pasoj\u00eb humbjen e fuqis\u00eb s\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb dhe se ka pasur raste kur t\u00eb proceduarit jan\u00eb mbajtur n\u00eb qeli pa masa sigurie. Tafa tha se ka qen\u00eb drejtuesi i prokuroris\u00eb q\u00eb ka konstatuar k\u00ebyt\u00eb situat\u00eb dhe ka marr\u00eb masa.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, Fishta e ka d\u00ebrguar t\u00eb pandehurin n\u00eb gjykim pa vendosur ndaj tij mas\u00eb sigurie, edhe pse kishte qen\u00eb i identifikuar q\u00eb n\u00eb momentet e para.<\/p>\n<p>Tafa tha se zvarritjet kan\u00eb ndodhur p\u00ebr neglizhenc\u00eb, pasi n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk jan\u00eb deleguar veprime hetimore. Ajo shtoi se, edhe n\u00eb rastet kur jan\u00eb deleguar veprime hetimore, sygjerimet e oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore kan\u00eb mbetur pa u trajtuar p\u00ebr periudha t\u00eb caktuara nga subjekti.<\/p>\n<p>Nga verifikimet ka rezultuar se subjekti nuk iu ka njoftuar vendimet e mosfillimit t\u00eb procedimeve subjekteve t\u00eb interesuar.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i ushtruar n\u00eb zyr\u00ebn e Fisht\u00ebs jan\u00eb gjetur vendime dhe fashikujt hetimor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar q\u00eb nuk i jan\u00eb njoftuar drejtuesit dhe nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb sekretari, n\u00eb disa raste p\u00ebr rreth dy vjet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se 77 seanca gjyq\u00ebsore jan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb prokurores Fishta pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb arsye t\u00eb p\u00ebrligjur.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb inspektimin e kryer n\u00eb vitin 2016 jan\u00eb gjetur zvarritje sistematike t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Relatorja Tafa shpjegoi se, n\u00eb funksion t\u00eb hetimit administrativ, Komisioni ka p\u00ebrzgjedhur me short 10 dosje p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2016, prej nga jan\u00eb konstatuar vonesa t\u00eb pajustifikuara t\u00eb hetimeve; mosnjoftim i vendimeve pal\u00ebve t\u00eb interesuara; mosp\u00ebrputhje dhe man\u00ebsi. Edhe n\u00eb 6 denoncimet e publikut ngrihen kryesisht probleme t\u00eb zvarritjeve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe c\u00ebnimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri q\u00eb i jan\u00eb marr\u00eb deklarime edhe pse \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai nuk ka ditur t\u00eb shkruaj\u00eb e lexoj\u00eb.<\/p>\n<p>Fishta e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje. Ajo tha se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte njohuri minimale gramtatikore dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte paraqitur me avokat t\u00eb zgjehdur nga vet\u00eb ai. Sipas subjketit, i pandehuri kishte shkruar rregullisht emrin, mbiemrin dhe firm\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb konstatim se n\u00eb zyr\u00eb i ishte gjetur nj\u00eb dosje e nj\u00eb kolegu, Fishta u justifikua se e kishte sjell\u00eb padashje oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, i cili kryente veprime hetimore p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb dy prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokurorja Fishta deklaroi tha se gjetjet e inspektimit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2014 lidhen me \u00e7\u00ebshtjet e hetuara n\u00eb fillimet e detyr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se mosfillimet e hetimeve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb \u00e7mimin e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe se afatet ishin t\u00eb ndryshehme. \u201cVonesat n\u00eb vendimet e mosfillimit nuk sjellin asnj\u00eb pasoj\u00eb penale\u201d, pohoi Fishta dhe pretendoi se ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nevojitur t\u00eb priste akt-ekspertimet p\u00ebr t\u00eb konkluduar.<\/p>\n<p>P\u00ebr pezullimet ajo pretendoi se ishin kryer benda afateve. Fishta kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr afatet e paraburgimit, lidhur me q\u00ebndrimin e t\u00eb pandehurve n\u00eb qeli pa mas\u00eb sigurie. Sipas subjktit, kishte pasur z\u00ebvend\u00ebsim mase p\u00ebr t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Fishta pranoi se n\u00eb fillim t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj nuk kishte qen\u00eb e orientuar lidhur me administrimin e dosjeve dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse fashikujt e \u00e7\u00ebshtjev t\u00eb gjykuara i kishte mbajtur aty. \u201cN\u00eb vend q\u00eb t\u2019i arshivoja i mbaja n\u00eb zyr\u00eb. Ka lidhje me mosnjohjen e procedurave, por nuk ka sjell\u00eb pasoja dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit\u201d, pohoi Fishta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurorja Fishta e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar raportin e inspektimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2016. Ajo tha se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e kishte filluar inspektimin bazuar n\u00eb ankesat e kryera ndaj dy prokuror\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe se nga raporti ajo kishte rezultuar me m\u00eb pak shkleje se nga gjith\u00eb koleg\u00ebt e saj, pavar\u00ebsisht se ndaj saj ishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>\u201cKam marr\u00eb v\u00ebrejtje dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e gjykuar. Jan\u00eb konstatuar zvarritje q\u00eb nuk kan\u00eb vazhduar m\u00eb. Punoj me korrektes\u00eb\u201d, tha Fishta.<\/p>\n<p>Relatorja Tafa e cil\u00ebsoi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rastin e prokurores Fishta. \u201cN\u00eb dy kriteret e para q\u00eb jan\u00eb zakonisht problematike, ju rezultoni pa probleme. Kurse p\u00ebr profesionalizmin ka probleme t\u00eb shumta\u201d, konstatoi Tafa.<\/p>\n<p>Fishta rip\u00ebrs\u00ebriti se n\u00eb fillimet e saj kishte pasur v\u00ebshtir\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb edhe babai. Ajo shtoi se e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kund\u00ebrshtonte urdh\u00ebrin e prokuorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore dhe se nuk e kishte marr\u00eb guximin at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Interesimit t\u00eb relatores lidhur me mosnjoftimin e t\u00eb jgitha pal\u00ebve, Fishta shpjegoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ishte detyruese p\u00ebr t\u00eb njoftuar t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt e interesuara.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurorja Riselda Fishta fal\u00ebnderoi Komisionin hetimin administrativ t\u00eb kryer ndaj saj dhe k\u00ebrkoi konfirimimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 14 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy masa disiplinore t\u00eb dh\u00ebna ndaj prokurores s\u00eb Lezh\u00ebs, Riselda Fishta nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, prej nga jan\u00eb konstatuar zvarritje hetimesh dhe mang\u00ebsi t\u00eb tjera procedurale, t\u00eb cilat u pranuan pjes\u00ebrisht nga subjekti i rivler\u00ebsimit me justifikimin se kishte qen\u00eb pa p\u00ebrvoj\u00eb dhe n\u00eb fillesat e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73031,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[118,149,299,548],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Riselda-Fishta.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Riselda Fishta | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73030"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73030"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73030\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73032,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73030\/revisions\/73032"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73031"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}