{"id":73048,"date":"2021-07-09T16:19:47","date_gmt":"2021-07-09T14:19:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-mirela-iliopullo-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2021\/07\/09\/"},"modified":"2023-04-06T19:02:21","modified_gmt":"2023-04-06T17:02:21","slug":"gjyqtarja-mirela-iliopullo-perballet-me-probleme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-mirela-iliopullo-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2021\/07\/09\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Mirela Iliopullo p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosdeklarime t\u00eb pasurive dhe shpenzimeve t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo \u2013nd\u00ebrsa kjo e fundit pretendoi se kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79625\" aria-describedby=\"caption-attachment-79625\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mirela-Iliopullo-pas-seances-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79625\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mirela-Iliopullo-pas-seances--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79625\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79625\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo dhe avokatja e saj, Antoneta Sevdari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe dha shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb \u2013kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrfundua hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut ndaj Iliopullos po kryhet nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tom\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Mirela Iliopullo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 si ndihm\u00ebs gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebs e Sarand\u00ebs. Prej vitit 2000 ajo e ushtron funksionin e saj pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre me sip\u00ebrfaqe 44.99 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 2009 kundrejt vler\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, n\u00eb seanc\u00eb u evidentua se Iliopullo nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2006, kur e ka porositur, si dhe pages\u00ebn e kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2007 subjekti ka deklaruar se \u00e7mimi i paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ai pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2009. \u201cDuket se ka fiktivitet n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2009 t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, pasi m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb paguar e gjith\u00eb vlera,\u201d tha Hamitaj dhe evidentoi se shpenzimet e punimeve t\u00eb pretenduara nga subjekti jan\u00eb m\u00eb pak nga shuma e ulur prej shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka rezultuar me munges\u00eb financiare p\u00ebr justifikimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi kursimet cash ishin t\u00eb padeklaruara dhe nuk u konsideruan.<\/p>\n<p>Shpjegimet p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar barr\u00ebn e prov\u00ebs u paraqit\u00ebn fillimisht nga avokatja Antoneta Sevdari. Ajo theksoi se mosdeklarimi \u00ebsht\u00eb korrigjuar nga subjekti n\u00eb vitin pasardh\u00ebs. se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nuk mund t\u00eb jen\u00eb shkarkuese dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ndryshimi i \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb me at\u00eb t\u00eb shitblerjes p\u00ebrfaq\u00ebson mosp\u00ebrmbushjen e kontrat\u00ebs fillestare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Duke iu referuar analiz\u00ebs s\u00eb kryer nga nj\u00eb auditues ligjor i pajtuar nga Iliopullo, Sevdari tha se p\u00ebr vitin 2006, analiza financiare rezulton pozitive.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi rishikimin e shpenzimeve t\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs dhe ato t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit si dhe t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit. \u201cOse t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb shpenzimet e tij,\u201d k\u00ebrkoi Sevdari.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb kontrat\u00ebn e p\u00ebrpjes\u00ebtimit t\u00eb pasuris\u00eb bashk\u00ebshortore, pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2 n\u00eb Sarand\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se kjo pasuri i kalon ekskluzivisht gjyqtares Iliopullo.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj evidentoi se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruar nga subjekti para vitit 2003 dhe se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs deklaruese 2003-2014. Ai vijoi se Iliopullo nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb tjet\u00ebr shesh nd\u00ebrtimi n\u00eb Dropull me sip\u00ebrfaqe 600 m2, q\u00eb sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtimit i kalonte subjektit. Sipas relatorit, Iliopullo e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2004, kur ka sqaruar se e ka bler\u00eb n\u00eb 2003-in.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se, duket se subjekti ose ka tentuar ta fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, ose ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDuket i dyshimt\u00eb p\u00ebrfitimi i k\u00ebsaj pasurie, pasi familja e subjektit ka p\u00ebrfituar tre sheshe nd\u00ebrtimi dhe dy prej tyre me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Sarand\u00eb\u201d, tha Hamitaj dhe shtoi se n\u00eb kryerjen e k\u00ebtyre transaksioneve duket sikur Iliopullo ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari theksoi se nuk kishte kontrat\u00eb shitje p\u00ebr k\u00ebto pasuri dhe se ky ishte shkaku p\u00ebrse nuk ishin pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Ajo deklaroi se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me fshehjen edhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb shkarkuese.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 98 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, t\u00eb porositur nga subjekti n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit total 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb paguar shuma 4.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se subjekti ka revokuar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb porosie n\u00eb vitin 2016 dhe po at\u00eb vit ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb porosie p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim, por p\u00ebr llogari t\u00eb babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ai shtoi se subjekti ka pretenduar se edhe kontrata e porosis\u00eb n\u00eb vitin 2014 ka qen\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb atit dhe se pagesa ishte kryer prej tij. Hamitaj evidentoi se Iliopullo nuk ka deklaruar n\u00eb 2014-\u00ebn kontrat\u00ebn e porosis\u00eb dhe pages\u00ebn e kryer duke e fshehur k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>\u201cSi dhe nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb d\u00ebrgimin e shumave nga prind\u00ebrit,\u201d shtoi Hamitaj, nd\u00ebrsa tha se balanca negative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb 4.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e gjyqtares Iliopullo tha se kishin dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr gjith\u00eb pagesat p\u00ebr apartamentin, q\u00eb sipas saj jan\u00eb kryer nga vet\u00eb babai i subjektit dhe bashk\u00ebshorti i motr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar Iliopullos barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs cash 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasyqruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 448 p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj vlere dhe -4.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e gjith\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Pamjaftueshm\u00ebri u konstatiua edhe p\u00ebr krijimin e dy depozitave, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 14 mij\u00eb euro dhe tjetra 64 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari theksoi se n\u00ebse do t\u00eb kishte rishikim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs dhe atyre t\u00eb udh\u00ebtimeve sipas provave dhe shpjegimeve t\u00eb dor\u00ebzuara prej tyre \u2013 si dhe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga qiraja e zyr\u00ebs, at\u00ebher\u00eb bilanci do t\u00eb rezultonte pozitiv p\u00ebr shumic\u00ebn e viteve. \u201cVet\u00ebm p\u00ebr vitin 2012 rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 205 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d tha Sevdari dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Iliopullo nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr arsimimin e vajz\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. P\u00ebr mbulimin e studimeve universitare n\u00eb Universitetin e Patras n\u00eb Greqi, ajo ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr burs\u00ebn e p\u00ebrfituar prej vajz\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr studimet n\u00eb SHBA ka deklaruar se i ka mbuluar bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht provave t\u00eb dor\u00ebzuara, Hamitaj tha se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mbulimi i nj\u00eb pjese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 750 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2016 nuk kan\u00eb deklaruar shpenzimet dhe dhurimet\u201d, tha Hamitaj dhe konstatoi se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 rezultonte nj\u00eb balanc\u00eb negative rreth 11 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari e konsideroi me pasakt\u00ebsi t\u00eb shumta analiz\u00ebn e KPK dhe shtoi se kishin dor\u00ebzuar prova, se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS ishin t\u00eb parregullta. Ajo pretendoi se analiza financiare do t\u00eb ndryshonte duksh\u00ebm n\u00ebse korrigjohej bazuar n\u00eb provat e dor\u00ebzuara.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Iliopullo sqaroi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se vajza kishte qen\u00eb studente ekselente dhe kishte fituar burs\u00eb nga shteti grek, pasi jan\u00eb edhe pjes\u00eb e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb SHBA ka fituar bursa e grante dhe sot punon n\u00eb administrat\u00ebn amerikane,\u201d tha ajo. Iliopullo shpjegoi se vajza mund t\u00eb kishte jetuar edhe tek prind\u00ebrit e saj q\u00eb kan\u00eb burime t\u00eb mjaftueshme, por ka zgjedhur t\u00eb jetoj\u00eb me bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>Sevdari theksoi se pasuria q\u00eb zot\u00ebron gjyqtarja Iliopullo p\u00ebrb\u00ebn 13% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb saj dhe se \u00e7do vit rezulton me balanc\u00eb pozitive, ve\u00e7 2012-\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 205 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb kjo munges\u00eb financiare t\u00eb trajtohet n\u00eb drit\u00ebn e proporcionalitetit dhe u shpreh se nuk mund t\u00eb jet\u00eb shkarkuese.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mojm\u00eb se e kemi p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs,\u201d tha Sevdari.<\/p>\n<p>Iliopullo evidentoi se ishte rritur nga dy prind\u00ebr profesor\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Gjirokast\u00ebr. \u201cJam rritur me vlera dhe n\u00eb mes t\u00eb librave\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cKam pasakt\u00ebsi, por kurr\u00ebsesi fshehje. Kam vet\u00ebm nj\u00eb pasuri dhe nga divorci nj\u00eb truall me disa kollona q\u00eb kan\u00eb mbetur ashtu pa u investuar . Thuhet se kam c\u00ebnuar besimin e publikut, por t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb gjykohen nga un\u00eb,\u201dpohoi Iliopullo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Iliopullo k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, atij t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. KPK njoftoi se seanca kur pritet t\u00eb shpallet vendimi do t\u00eb zhvillohet me 13 korrik, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosdeklarime t\u00eb pasurive dhe shpenzimeve t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo \u2013nd\u00ebrsa kjo e fundit pretendoi se kishte p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":73049,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[230,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mirela-Iliopullo-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Mirela Iliopullo dhe avokatja e saj, Antoneta Sevdari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73048"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73048"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73050,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73048\/revisions\/73050"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}